.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Turizmi, ēfarė ofroi kėtė verė? Empty Turizmi, ēfarė ofroi kėtė verė?

Fri Oct 24 2008, 20:32
Turizmi, ēfarė ofroi kėtė verė? 74box_spektakelFundi i sezonit dėshmoi se turizmi po shndėrrohet vit pas viti nė shtyllėn kryesore tė ekonomisė shqiptare. Shqipėria turistike e kėtij viti u bė njė realitet i prekshėm nga njė numėr disa herė mė i madh pushuesish krahasuar nga njė vit mė parė.
Midis plazheve tė populluara nga Velipoja deri nė Sarandė, Shqipėria ofroi tėrheqje tė pashkelura nė brigjet e veriut dhe jugut tė deteve Adriatik dhe Jon, tė cilėt u thithėn me shumė interes nga turistėt e huaj.
Shqipėria turistike nuk ėshtė mė njė surprizė, por njė nga destinacionet tėrheqėse tė turizmit, ku plazhet e pashkelura dhe ushqimi i mirė pėrbėjnė tėrheqjet kryesore.


Eksperienca e sezonit qė sapo u mbyll tregoi se Shqipėria po bėhet njė destinacion fantastik pushimesh pėr turistėt e gjithė botės. Kryesisht tė ardhur nga vendet fshqinje, Kosova dhe Maqedonia, por edhe nga vende tė largėta si Amerika e Japonia, turistėt e huaj kanė shijuar plazhet qetėsuese me rėrė tė Adriatikut dhe ato luksoze dhe fantastike tė Jonit, pasuritė arkeologjike dhe parqet natyrore. Kėsisoj Shqipėria po kthehet shumė shpejt nė njė nga vendet mė tė vizituara nė Europė, ashtu siē thotė “the next Prague (CBC).”

Vlen pėr t’u pėrmendur se edhe kėt vit vizitorėt nga Kosova pėrbėnin pjesėn kryesore tė turistėve. Numri i tyre ėshtė rritur me 45%, sipas statistikave zyrtare. Kryesisht pushuesit nga Kosova kanė zgjedhur bregdetin e Durrėsit, ku tradita e guzhinės dhe muzikės kosovare, janė bėrė pjesė dominante e jetės turistike tė kėtij destinacioni. Emrat tipikė kosovarė tė lokaleve si dhe shija e gulashit dhe suxhukut bėnė qė pushuesit nga Kosova gjithnjė e mė tepėr tė ndihen si nė shtėpinė e tyre. Ndėrsa ėshtė shėnuar njė rritje nga 2-3 herė e numrit tė tyre nė plazhin e Velipojės, pėr shkak tė afėrsisė sė Kosovės me plazhin verior, rėrėn kurative, detin e pastėr dhe ēmimet favorizuese. Mosnjohja e statusit tė pavarėsisė nga Mali i Zi si dhe lidhja shpirtėrore me Shqipėrinė, ka bėrė qė kosovarėt t’i qėndrojnė besnik bregdetit shqiptar, sikurse deklarojnė edhe vetė.

Megjithatė, dukuri interesante e kėtij sezoni ishte rritja nė mėnyrė tė ndjeshme e turistėve nga Maqedonia nė bregdetin shqiptar. Rreth 88 pėr qind ėshtė rritur numri i tyre nė bregdetin shqiptar. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga agjencia bullgare e lajmeve “Fokus” , e cila sqaron se kjo shifėr ka shėnuar rritje pėr shkak se njė numėr i madh i maqedonėsve kanė braktisur bregdetin grek, pas tensioneve dhe mosmarrėveshjeve tė fundit midis kėtyre dy vendeve pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė. Sipas informacionit tė agjencisė bullgare, rreth 100 mijė qytetarėt nga Maqedonia e kanė zgjedhur Shqipėrinė si vendin mė tė preferuar pėr pushimet verore. Ndėrkohė, deri nė 90% tė turistėve qė kanė ardhur nė Shqipėri janė europianė, nga tė cilėt 70% kanė hyrė nė vend nėpėrmjet tokės.

Ēmimet

Siē bėhet e ditur, shumė prej pushuesve qė kanė ardhur nga vendet fqinje, kryesisht Kosovė dhe Maqedoni, kanė braktisur Greqinė pėr shkak tė konflikteve, Bullgarinė pėr shkak tė ēėshtjes sė vizave, ndėrsa bregdetin malazez pėr shkak tė ēmimeve tė larta. Kėsisoj bregdeti shqiptar gjatė kėtij sezoni u konsiderua si mė i pėrshtatshmi edhe pėr shkak tė ēmimeve relativisht jo shumė tė larta qė ofronte pėr pushuesit, nė kėmbim tė ushqimeve tė freskėta dhe akomodimit tė tė gjitha niveleve. Vetė fakti qė agjencitė bullgare analizuan rrjedhjen e turistėve maqedonas drejt Shqipėrisė, tregon se sa delikate ėshtė kjo industri. Kėtė vit, ēmimet nė plazhet shqiptare, ishin mė tė lira se vitet e kaluara. Pėr shembull nė hotelet e Ulqinit, kėsaj vere nuk mund tė prenotoje pa njė ēmim minimal prej 10 eurosh nė natė, por edhe kėtė ēmim nuk e gjeje nė sezonin e mbipopulluar tė muajve korrik e gusht. Ndėrsa nė hotelet shqiptare ulja e ēmimeve tė hotelerisė duket se ka ndikuar pėr tė mos pasur rėnie nė nivelin e frekuentuesve qė vijnė nga pėrtej kufirit. Ēmime qė vėshtirė t’i gjeje vitet e kaluara. Por, edhe hotelet luksoze, sidomos ato tė Vlorės dhe Sarandės janė detyruar, pėrballė konkurrencės nė rritje, tė pėrshtatin ēmimet dhe tė rrisin nivelin e shėrbimit. Nisja e funksionimit tė mekanizmit tė konkurrencės ka bėrė qė pronarėt e hoteleve tė mos luajnė mė me ēmimet. Rritja e nivelit tė shėrbimit ka ndikuar qė nė plazhet shqiptare tashmė tė afrohen jo vetėm kosovarė e maqedonas, por edhe pushues tė tjerė nga vendet e Europės Lindore. Gjithnjė e mė shumė nė plazhet e bregdetit shqiptar gjatė kėtij sezoni dėgjoje tė flitej serbisht, sllovakisht, ēekisht apo gjuhė tė tjera tė vendeve tė ish-bllokut sovjetik.

Kėtė vit kursimi ka filluar qė me heqjen e taksės prej 10 eurosh pėr person, qė mė parė paguhej nė kufi.

Media dhe promocioni

Rritja e interesit pėr Shqipėrinė turistike ka ardhur edhe si rrjedhojė e njė reklamimi mė tė dendur nė mediat shqiptare dhe ato ndėrkombėtare tė kulturės, traditave dhe historisė sė vendit tonė, veēanėrisht nga ana e Ministrisė sė Turizmit tė Shqipėrisė. Njė pjesė tė kėsaj merite e mbajtėn edhe mediat shqiptare “online” tė cilat kontribuan nė njohjen dhe klikimin e destinacioneve shqiptare nga lundruesit e shumtė tė internetit. Ndėrkohė vėmendja qė pushtoi Shqipėria nė mediat e huaja, sidomos ato qė kanė njė sy drejt turizmit, u bė mjaft e prekshme kohėt e fundit.

Megjithatė shumica e turistėve, sidomos ata qė vijnė nga Maqedonia dhe qė gjatė kėtij sezoni mbipopulluan plazhet kryesisht tė Vlorės, deklaruan se e kanė marrė informacionin pėr plazhet e virgjėra, tė pastra, tė bukura, tė qeta dhe tė sigurta, nga miq tė tyre dhe shumė pak nėpėrmjet internetit. Ndėrsa kanė parė si mangėsi promocionin e kėtij qyteti. Ata kėrkojnė mė shumė publicitet dhe mė shumė fletėpalosje pėr tė bėrė publike dhe tė njohur nė arenėn ndėrkombėtare plazhet e bregdetit tė Shqipėrisė. Sipas tyre nė kėtė drejtim shteti shqiptar, kompanitė turistike si dhe shoqėrite hoteliere dhe turistike duhet tė bėjnė mė shumė publicitet dhe mė shumė reklama, sepse bregdeti shqiptar njihet shumė pak nga shtetasit e huaj.

Shija e guzhinės

Njė nga pikat mė tė forta tė industrisė sė turizmit shqiptar ishte kuzhina vendase, njė pėrzierje joshėse e ndikimeve greke dhe turke. Ushqimi me bazė peshku tė freskėt, produktet bio duke filluar qė nga frutat e zarzavatet, deri tek pijet tradicionale si rakia dhe vera vendase, ėmbėlsirat gjithashtu sipas traditės, tė gjitha kėto kundrejt ēmimeve tė arsyeshme pėr xhepin e turistėve tė huaj, kanė bėrė qė guzhina tė mbetet njė nga atraksionet kryesore, krahas diellit mesdhetar, detit dhe hijeshive tė vijės bregdetare. Por, fakti tjetėr qė njė pjesė e madhe e hoteleve, krahas traditės kanė futur edhe guzhinėn italiane, apo elementė tė tjerė tė guzhinės internacionale, bėri qė turistėt e ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri, tė shprehnin dėshirėn qė tė rikthehen sėrish, qoftė edhe pėr t’i shtuar ditėve tė pushimeve me kosto tė ulėt, edhe shijen e njė guzhine qė tė kėnaq.

Shėrbime dhe investime

Pavarėsisht shifrave kurajuese tė rritjes sė numrit tė turistėve, cilėsia e rrugėve dhe shėrbimeve mbetet problemi parėsor i zhvillimit tė turizmit. Ky ishte njė ndėr shqetėsimet kryesore pėr ecurinė e kėtij sezoni, qė me fillimin e tij, shprehur nga vetė ministri i turizmit, z. Pango, kur deklaronte se “rritja e kapaciteteve tė ndenjes dhe rritja e cilėsisė sė shėrbimeve mbeten sfidat kryesore pėr turizmin shqiptar”. Vetė sipėrmarrėsit shqiptarė janė tė ndėrgjegjshėm se infrastruktura mbetet njė nga problemet e tyre mė tė mėdha. Rrugėt dytėsore pėr nė plazhe vazhdojnė tė jenė problematike. Ndėrkohė qė pastėrtia nė plazhe nuk ėshtė ajo e dėshiruara.

Megjithatė, qeveria po promovon kėtė industri dhe ka lajmėruar plane pėr komplekse turistike tė ardhshme. Sipėrmarrės nga Dubai dhe Katarri kanė shprehur interes nė financimin e zhvillimeve tė konsiderueshme nė Gjirin e Lalėsit. Po ashtu, rrjeti francez Club Med planifikon tė ndėrtojė rreth 350 vila luksi nė Gjirin e Kakomesė, duke investuar 75 milion euro.

Ndikimi nė ekonomi

Ekonomia nė Shqipėri ka konfirmuar turizmin si industria numėr 1 nė vend. Me kėtė zgjuarsi nė investime qė po bėjnė shqiptarėt, me ndėrtimin e hoteleve, fshatrave turistike apo vilave dhe restoranteve qė i kanė zili tė gjithė vizitorėt, Shqipėria me ēfarė dėshmoi ky sezon turistik i verės, shumė shpejt do tė tregohet me gisht nė tė gjitha hartat turistike, njėlloj si fqinjėt e saj Greqia apo Italia.

Pėr herė tė parė kėto dy vitet e fundit turizmi ėshtė ngjitur nė krye tė klasifikimit pėr sa i pėrket prurjeve valutore nė ekonominė vendase nga jashtė. Vlerat monetare qė u pėrfituan kaluan dėrgesat e emigrantėve, tė ardhurat nga eksportet dhe tė ardhurat qė futen nga investimet direkte, duke u shndėrruar nė njė burim madhor tė ardhurash dhe punėsimi.

Ndėrkohė qė Organizata Botėrore e Turizmit i ka sugjeruar Shqipėrisė tė ndjekė njė model ndryshe tė zhvillimit tė turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele qė cilėsohen jo fort tė suksesshme nė vijimėsinė e industrisė turistike.

Turizmi ka shėnuar njė rritje tė ndjeshme nė vitet e fundit, pasi mė shumė se 1.6 milionė turistė kanė vizituar Shqipėrinė nė vitin 2007 dhe ky numėr pritet tė rritet kėtė vit.

Megjithėse qeveria po bėn tė pamundurėn pėr tė shfaqur pjesėn mė tė mirė tė turizmit shqiptar, operatorė tė ndryshėm thonė se mungojnė infrastrukturat dhe promovimi i tregut shqiptar. Sipas tė dhėnave nga “National Tourism Organization” nga 627 hotele nė vend, vetėm 36 janė tė ēertifikuar



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Turizmi, ēfarė ofroi kėtė verė? Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi