.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Fratini: Viza? Po, nėse na lini tė investojmė nė energji Empty Fratini: Viza? Po, nėse na lini tė investojmė nė energji

Tue Oct 28 2008, 13:28
Fratini: Viza? Po, nėse na lini tė investojmė nė energji Fratini-berishaa"Reforma zgjedhore dhe ajo nė drejtėsi, bashkė me opozitėn"Shefi i diplomacisė italiane, edhe pse i pėrket spektrit tė djathtė, pra qė ka njė afėrsi politike me mazhorancėn aktuale nė qeverisje, nuk ka lėnė pa pėrmendur kushtet qė Roma zyrtare ka vėnė ndaj Tiranės pėr tė arritur te liberalizimi i plotė i vizave. Ministri i Jashtėm italian, Franko Fratini, njė nga personalitetet e diplomacisė evropiane, ish-nėnkryetar i Komisionit Evropian, deklaroi dje nė Tiranė se kushtet pėr qeverinė shqiptare janė tė qarta dhe tashmė tė pėrsėritura nga tė gjithė pėrfaqėsuesit e Perėndimit kohėt e fundit. Njė refren, i cili nis me luftėn ndaj krimit, duke u plotėsuar me kufijtė, vazhdon me procesin zgjedhor, duke kėrkuar edhe pėrfundimin e prodhimit dhe shpėrndarjes sė kartave tė identitetit dhe nė fund ka kėrkuar hartimin e reformės nė drejtėsi. Pėr tė gjitha kėto ēėshtje tė rėndėsishme, shefi i diplomacisė italiane, Franko Fratini, ka bėrė tė ditur se vendi i tij kėrkon qė tė zhvillohet njė proces bashkėpunimi me opozitėn, e cila duhet tė japė konsensusin e saj. Nė konferencėn e shtypit, pas takimit me homologun e tij shqiptar, Lulzim Basha, Fratini deklaroi se "Shqipėria duhet tė plotėsojė kushtet pėr vizat, qė janė dokumentet e sigurta tė identifikimit dhe lufta kundėr krimit. Gjithashtu duhet tė realizohet reforma e sistemit zgjedhor. Unė uroj qė kjo tė bėhet nė marrėveshje me opozitėn, pasi reforma zgjedhore duhet tė jetė e pėrbashkėt dhe sigurisht edhe njė proces reformash qė tė prekė magjistraturėn. Njė reformė nė drejtėsi qė duhet tė jetė po aq e gjerė dhe e rėndėsishme".

Vizat

Procesi i liberalizimit tė vizave me vendet e Bashkimit Evropian pritej qė tė niste nė fillim tė vitit 2009, por sipas tė gjitha gjasave ai do tė shtyhet sėrish, pasi nuk ėshtė ratifikuar Traktati i Lisbonės nga tė gjitha vendet e BE-sė. Vitin e kaluar, kur Fratini ishte nė postin e nėnkryetarit tė Komisionit Evropian dhe njėkohėsisht komisioner pėr Drejtėsinė, Bashkimi Evropian firmosi njė marrėveshje me vendet e Ballkanit Perėndimor, pėr lehtėsimin e dhėnies sė vizave. Marrėveshja ka hyrė nė fuqi qė nė 1 janarin e vitit 2008. Por, edhe pse ka pasur njė rritje mė tė madhe tė numrit tė vizave tė dhėna nga ambasadat e vendeve evropiane, gjithsesi qytetarėt shqiptarė ende kanė probleme me radhėt dhe vonesat e mundėsimit tė udhėtimit nė shtetet e BE-sė. Ministri i Jashtėm italian, Franko Fratini, theksoi dje se vendi i tij do tė ndėrmerrte njė iniciativė veēmas me shtetet e tjera evropiane, pra do tė niste njė liberalizim "tė njėanshėm" pėr qytetarėt shqiptarė. Por natyrisht qė kjo "dhuratė" nuk do tė vijė krejt "veresie". Shefi i diplomacisė italiane ka pėrmendur kushtet politike qė duhet tė plotėsojė Shqipėria, por gjithashtu ka kėrkuar nga Tirana zyrtare qė t‘i japė prioritet marrėdhėnieve ekonomike me Italianė. E thėnė shkurt, Fratini kėrkoi nga Berisha qė tė lejojė ndėrtimin e disa veprave energjetike nė Shqipėri, tė cilat do tė furnizonin me energji elektrike kryesisht Italianė. Tirana zyrtare i ėshtė pėrgjigjur "Ok" parimisht, por Roma do tė presė qė gjithēka tė konkretizohet. Ndaj dhe ka dhėnė si afat fillestar qershorin e vitit tė ardhshėm, gjė qė edhe mund tė shtyhet si pasojė e zgjedhjeve. Nė lidhje me liberalizimin e vizave, shefi i diplomacisė italiane, Franko Fratini, theksoi se "unė erdha nė Shqipėri nė mars tė kėtij viti nė cilėsinė e zv/presidentit tė KE-sė pėr hapjen e dialogut pėr liberalizimin e vizave. Besoj se pasardhėsi im nė Bruksel mund ta realizojė kėtė proces para pėrfundimit tė mandatit nė qershor tė 2009-ės. Kjo nuk do tė thotė njė hyrje e Shqipėrisė nė Evropė, por do tė ishte njė sinjal i jashtėzakonshėm, qė qytetarė tė kėtij vendi tė kenė tė drejtė tė marrin tragetin pėr nė Bari, nga Durrėsi, pa viza individuale".


Traktati

Procesi i liberalizimit tė vizave me vendet e Bashkimit Evropian, pritej qė tė niste nė fillim tė vitit 2009, por sipas tė gjitha pritet qė tė shtyhet sėrish, pasi nuk ėshtė ratifikuar Traktati i Lisbonės nga tė gjitha vendet e BE-sė




Presidenti


Topi: Marrėdhėniet me Italinė, tė forcohen


Niveli i shkėlqyer i marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Italisė nė tė gjitha fushat, atė politike, institucionale, ekonomike, tregtare, etj., u theksua gjatė audiencės sė veēantė qė kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, i rezervoi nė mjediset e Pallatit tė Brigadave, ministrit tė Jashtėm tė Italisė, Franko Fratini. Sipas zyrės pėr shtyp tė Presidencės, nė kontekstin e marrėdhėnieve tė mira mes dy vendeve, u vu nė dukje dhe vizita e suksesshme e Presidentit Topi nė Itali dhe takimet miqėsore tė zhvilluara me personalitete tė larta tė vendit, pėrfaqėsues tė botės akademike, biznesit, etj. Kryetari i shtetit theksoi se zgjerimi e forcimi i marrėdhėnieve me Italinė, rritja e shkėmbimeve tregtare-ekonomike, prania mė e madhe e investitorėve italianė nė Shqipėri dhe synimi pėr intensifikimin e bashkėpunimit tė gjithanshėm mes vendeve tona, pėrqendron domosdoshmėrisht vėmendjen drejt ēėshtjes sė qarkullimit tė lirė tė njerėzve, pėr tė cilėn ėshtė e nevojshme tė krijohen lehtėsira tė mėtejshme dhe nė kėtė drejtim.


Me Kryeparlamentaren


Fratini-Topallit: E meritoni ndihmėn


Ministri i Jashtėm italian, Franko Fratini, i ka deklaruar Kryeparlamentares Jozefina Topalli, se ndihma e Italisė pėr vendin tonė ėshtė "e merituar". "Gjithēka qė Italia ka bėrė pėr Shqipėrinė e ka bėrė sepse ju e keni merituar. Tė gjitha forcat politike nė Itali mbėshtesin plotėsisht anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe ju siguroj se shumė shpejt Parlamenti italian do tė konfirmojė votėn pro Protokollit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Aleancėn e Veriut", garantoi ministri Fratini kryetaren Topalli, nė njė takim tė zhvilluar dje. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit, ndėrsa nėnvizoi realizimin e shumė reformave thelbėsore, tha se "tashmė puna e Parlamentit shqiptar ėshtė fokusuar nė reformėn elektorale dhe atė nė drejtėsi". Korridori 8 ishte njė nga pikat e rėndėsishme tė takimit me Fratinin, pėr tė cilin ministri italian theksoi se duhen bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė ky projekt tė pėrfshihet nė projektet parėsore qė do tė realizohen me Fondin Evropian tė krijuar sė fundi nga BE-ja.


Italia kėrkon ndėrtimin e njė termocentrali nė Shqipėri


Fratini: Kemi shumė nevojė pėr energjinė elektrike


Termocentrali energjetik nė Porto Romano ka qenė njė nga ēėshtjet kryesore tė diskutimeve tė nivelit tė lartė, gjatė vizitės sė ministrit tė Jashtėm italian, Franko Fratini nė Tiranė. Nevoja e Italisė pėr tė siguruar sa mė shumė energji elektrike ka thelluar marrėdhėniet mes dy vendeve fqinje. "Kemi njė interes tė madh pėr mundėsitė qė Shqipėria na ofron pėr prodhimin e energjisė elektrike, pėr tė cilėn Italia ka shumė nevojė", u shpreh Fratini gjatė konferencės sė pėrbashkėt me Kryeministrin Berisha. Ambicia e palės italiane ėshtė ndėrtimi i dy centraleve tė prodhimit tė energjisė elektrike nė zonėn e Porto Romanos, nė afėrsi tė Durrėsit. Italianėt e ENEL, me kohė kanė shprehur interes pėr ndėrtimin e njė termocentrali me qymyr. Problemi nė kėtė pikė vazhdon tė mbetet sasia e energjisė elektrike, e cila nė masėn 90 pėr qind tė saj do tė shkojė pėr furnizim tė konsumatorėve italianė. Sipas burimeve nė Kryeministri, kjo ka qenė edhe pika mė kulminante e takimit tė pėrbashkėt kokė mė kokė mes dy delegacioneve shqiptare. Projekti i parė qė u firmos mes dy palėve ėshtė parku industrial, i cili do tė ndėrtohet nė Koplik, nė veri tė vendit, afėr Shkodrės. Projekti koncesionar ėshtė ide e investitorėve italianė, tė cilėt kanė nė plan tė investojnė disa milionė euro. Projekti tjetėr lidhet me ndėrtimin e disa centraleve tė prodhimit tė energjisė elektrike nga era, nė zonėn e Lezhės, me vlerė investimi qė prek shifrėn e rreth 150 milionė eurove. Po nė kuadėr tė investimeve nė fushėn e energjetike, //////lidhet njė tjetėr kontratė pėr rikonstruksionin e stacionit elektrik nė Tiranė, i cili ////lidhet me linjat e transmetimit 400 kv Elbasan-Podgoricė. Njė tjetėr projekt, po i rėndėsishėm, ka tė bėjė me kredinė 5 milionė euro qė do t‘u akordohet ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme (SME), nė drejtim tė zhvillimit tė tyre. Nė kuadėr tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, Fratini theksoi se vitin e ardhshėm ajo do tė bėhet anėtare me tė drejta tė plota tė NATO-s dhe kjo hap me siguri njė perspektivė tė re, pėr stabilizimin dhe sigurinė e tė tėrė rajonit. "Natyrisht rruga drejt BE-sė varet nga reformat dhe rezultatet qė Shqipėria do tė dijė tė arrijė, por ėshtė njė rrugė ku Shqipėria do tė ketė gjithmonė mbėshtetjen e Italisė", tha ai. Fratini kėrkoi qė reformat e rėndėsishme tė vendit tė bėhen me tė dyja polet e mėdha politike nė vend, si mazhoranca dhe opozita. Ndėrkohė qė vend tė veēantė nė takimin Berisha-Fratini zė edhe Korridori i Tetė. "E konsiderojmė bashkėpunimin nė sektorin e infrastrukturės njė prioritet dhe Korridorin Tetė njė prioritet akoma dhe mė tė madh", tha Fratini. Nga ana e tij, ministri i Jashtėm italian u shpreh se Kryeministri Berisha i ka mbajtur tashmė premtimet e dhėna Evropės, duke garantuar nė kėtė mėnyrė ecjen me sukses tė Shqipėrisė drejt integrimit nė BE dhe anėtarėsimit tė plotė nė NATO.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Fratini: Viza? Po, nėse na lini tė investojmė nė energji Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi