.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Obama, presidenti i 44-t i SHBA Empty Obama, presidenti i 44-t i SHBA

Wed Nov 05 2008, 12:58
Obama, presidenti i 44-t i SHBA Obama-barackkSenatori demokrat Barack Obama ėshtė zgjedhur si presidenti i parė me ngjyrė i SHBA-sė.Ndėrsa zoti Obama kapėrceu kufirin e fitores, pati shenja gėzimi nė njė park nė Ēikago ku janė mbledhur dhjetėra mijėra vetė.Korrespondenti i BBC Justin Webb thotė: "Nė ēdo nivel Amerika do tė ndryshoje si rezultat- impakti do tė jetė kaq i thellė saqė kombi asnjėherė nuk do tė jetė mė i njėjtė." Ai thotė se amerikanėt kanė bėrė dy deklarata thelbėsore pėr veten se ata janė tė pakėnaqur me status-quo-nė; dhe se ata po i mbyllin derėn tė shkuarės raciste.

Nė fjalimin e fitores, Obama tha "Nėse ka njeri qė ende dyshon se Amerika ėshtė vend ku ēdo gjė ėshtė e mundur, qė ende vret mendjen nėse ėndrra e themeluesve tanė ėshtė gjallė nė epokėn tonė, qė ende vė nė pyetje fuqinė e demokracisė sonė, sonte keni pėrgjigjen."

Zoti Obama tha se vendi pėrballej me disa nga sfidat mė tė mėdha nė qindra vite:

"Ne e dimė se sfidat qė do tė sjellė e nesėrmja janė mė tė mėdhatė nė jetėn tonė - dy luftra, njė planet nė rrezik, kriza mė e rėndė financiare nė shekull. Edhe kur qėndrojmė kėtu sot, ne e dimė se ka amerikanė tė guximshėm qė po zgjohen nė shkretėtirat nė Irak dhe malet nė Afganistan duke rrezikuar jetėn."

Fitorja e tij pėrballė republikanit John McCain erdhi si rezultat i pėrkrahjes nga tė rinjtė, afrikano-amerikanėt dhe gratė.

Duke pranuar humbjen, zoti McCain tha se ai admiroi fushatėn e zotit Obama.

Zoti Obama mori shtetet kyēe tė Pennsylvania-sė dhe Ohio-s, para se tė kapėrcente shifrėn prej 270 votash tė kolegjit elektoral, kur projeksionet treguan edhe fitore nė Kaliforni dhe nė disa shtete tė tjera.

Mė pas erdhi lajmi se ai kishte fituar edhe nė Florida, Virginia dhe Colorado - tė gjitha votuan pėr republikanėt nė 2004 - duke i shndėrruar kėto shtete nga tė kuqe nė blu.

Reagime

Presidenti Bush i ka telefonuar Senatorit Obama pėr ta uruar pėr fitoren. Ai i tha atij se ju do tė nisni njė nga udhėtimet mė tė mėdha tė jetės: Ia kalofsh mirė.

Presidenti i Kenias, Mwai Kibaki, ka shpallur tė enjten ditė feste kombėtare pas fitores sė Obamės.

I ati i zotit Obama ka lindur nė Kenia, dhe ka patur festime tė shumta nė qytetin e lindjes sė tė atit nė Kogelo.

Nicolas Sarkozy ka uruar Barack Obamėn pėr atė qė ai e quajti ""fitore briliante" tė zgjedhjeve nė Amerikė.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e uroi Barack Obamėn pėr fitoren nė zgjedhjet e SHBA duke thėnė se ai shpresonte se do tė ndihmonte nė gjetjen e njė zgjidhjeje tė re pėr t'i dhėnė fund krizės financiare.

Rrjedha e ngjarjeve

Z. McCain e vazhdoi fushatėn deri nė ditėn e zgjedhjeve me njė fjalim qė mbajti herėt nė mėngjes nė Prescott, Arizona.

Ai u premtoi mbėshtetėsve se ai dhe kandidatja e tij pėr zvpresidente, Sarah Palin, do tė "ndryshonin gjėrat nė Uashington".

Ai u bėri thirrje votuesve tė tij qė tė dilnin e tė votonin.

Nė mitingun e tij tė fundit tė fushatės nė periferi tė Uashingtonit, Obama doli para njė turme prej 100 mijė vetėh.

Personi qė po kandidon pėr t'u bėrė presidenti i parė afrikano-amerikan i SHBA-sė, foli pėr unitet kombėtar pak km larg fushėbetejės sė parė tė Luftės Civile Amerikane.

Nė njė fjalim, ai u tha mbėshtetėsve tė tij se udhėtimi i gjatė deri nė ditėn e zgjedhjeve kishte qenė pėr tė njė pėrvojė e pasur dhe qė e kishte bėrė mė tė thjeshtė.

Ngushėllime

Mė herėt gjatė ditės, z. Obama tha se gjyshja e tij, Madelyn Durnham, qė e kishte rritur, kishte vdekur nė Hawaii.

Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt me motrėn e tij nga nėna, z. Obama tha se ata i detyroheshin shumė asaj.

Nė njė aktivitet nė Karolinėn veriore, z. Obama, foli me emocion pėr gjyshen.

Senatori McCain dhe bashkėshortja e tij lėshuan njė deklaratė pėr shtyp ku i ofruan ngushėllimet mė tė thella z. Obama dhe familjes.

Sondazhet e fundit

Sondazhi i fundit i zgjedhjeve i Reuters/C-SPAN/Zogby i botuar tė martėn, arriti nė pėrfundimin se votuesit e mundshėm favorizojnė z. Obama para z. McCain me 11 pikė, 54 me 43 pėrqind.

Sondazhe tė tjera sugjeruan se z. Obama po e shton avantazhin mbi rivalin e tij deri me 13 pikė.

Por korrespondenti i BBC-sė nė Uashington, James Coomarasamy, thotė se ndėrsa Obama ka udhėhequr nė mėnyrė tė vazhdueshme gjatė javėve tė fundit, ka njė seri faktorėsh qė mund t'i vėnė nė rrezik parashikimet e sondazheve.

Mes tyre, thotė ai, janė roli qė ngjyra e lėkurės sė senatorit tė Illinoisit mund tė luajė tek synimet e votuesve, fakti nėse votuesit e sdaporegjistruar do tė dalin apo jo pėr tė votuar dhe efekti Palin-nėse kandidatja e z. McCain pėr zėvendspresidente i ka shtuar energjitė apo i ka bėrė kundėr tij republikanėt.

Shtetet e betejės

Tė hėnėn tė dy kandidatėt bėnė fushatė nė shtetet ku rezultati i zgjedhjeve pritet tė jetė i afėrt.

Sondazhet sugjeronin se z. Obama udhėheq nė tė gjitha shtetet ku fitoi nė 2004-ėn, kandidati i pasuksesshėm demokrat, John Kerry.

Fitorja nė to do t'i jepte z. Obama 251 nga 270 votat e Kolegjit Zgjedhor qė duhen pėr tė fituar Shtėpinė e Bardhė.

Ai kryesoi ose ishte i barabartė me z. Mccain nė disa shtete tė tjera, gjė qė donte tė thonte se ka disa rrugė drejt fitores.

Pėr kėtė arsye, rezultatet nė Florida, Indiana, Missouri, Karolinė e Veriut, Virginia, Pensilvania, Nevada dhe Ohio u pritėn si kyēe pėr rezultatin pėrfundimtar.

Sipas sistemit tė Kolegjit Zgjedhor, shteteve iu jepen vota nė bazė tė numrit tė popullsisė. Siaps kėtij kriteri, numrin mė tė madh tė votave e ka Florida.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Obama, presidenti i 44-t i SHBA Albuto10
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi