.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shembet pallati ne Gjirokaster(fotot) Empty Shembet pallati ne Gjirokaster(fotot)

Mon Nov 10 2008, 11:43
Shembet pallati ne Gjirokaster(fotot) Pallati-gjirokasterGjirokastrės- Nga rrėnojat e pallatit tė shembur ėshtė nxjerrė trupi i parė i pajetė. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mėsohet se vetėm pak mė parė ėshtė nxjerrė trupi i pajetė i Parashqevi Zotos, 65-vjeē.“Trupi i gruas u gjet nė anėn perėndimore tė pallatit, nė krah tė qytetit tė Gjirokastrės” – thanė burimet.

Ata qė janė duke punuar nė vendin e ngjarjes janė duke nxjerrė tani nga rrėnojat trupin e pajetė, ndėrkohė qė nė vend ėshtė afruar edhe autoambulanca pėr tė marrė trupin e saj.

ora.08.05
Tragjedi e paralajmeruar

Ankesat e banorėve tė pallatit 5-katėsh nė vesh tė shurdhėr. Prenēi: Shoqėruam edhe punonjės tė Bashkisė

Banorėt i dėrguan peticion kryetarit tė Bashkisė, Bime, pėr tė ndaluar punimet nė pallatin e ri

GJIROKASTĖR- Njė tragjedi e paralajmėruar ishte ajo e djeshmja nė Gjirokastėr. Ankesat e njėpasnjėshme dhe peticionet e banorėve, siē ka ndodhur shpesh nė kėtė vend, shkuan nė “vesh tė shurdhėr”. U desh shembja e njė pjesė tė mirė tė pallatit, me tre persona, mes tyre njė fėmijė, nėn gėrmadha pėr tė kuptuar se rreziku qė banorėt paralajmėruan vlente mė shumė sesa nevoja pėr ndėrtime.

Njė rrezik qė nisi pak kohė mė parė, pėrfundoi tragjikisht mesditėn e djeshme kur njė pjesė e njė pallati nė lagjen “11 Janari” nė Gjirokastėr u shemb dhe pėr pasojė u plagosėn disa banorė ndėrsa tre persona mbetėn nėn rrėnoja. Tragjedia edhe mund tė shmangej, nėse kryetari i bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bime, do tė kishte marrė nė konsideratė peticionin e banorėve tė pallatit apo nėse do tė zbatoheshin procedurat e domosdoshme nė fushėn e ndėtimeve.

Hetimi

“Nga deklarimet e marra prej shumė banorėve tė pallatit mėsuam se pak kohė mė parė, ata ishin ankuar, madje kishin bėrė edhe njė peticion, tė cilin ia dėrguan kryetarit tė bashkisė, pėr tė mos lejuar ndėrtimet pranė pallatit, duke kėrkuar anulimin e lejes sė ndėrtimit”, -u shpreh mbrėmėpėr “Shekullin” drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi.

Ndėrkohė, nė deklaratėn e dhėnė pėr gazetėn, Prenēi u shpreh se deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, janė marrė shumė deklarime si dhe po mbahen tė shoqėruar 15 persona, mes tė cilėve pėrfaqėsues sė firmės sė ndėrtimit, punonjės tė zyrės sė urbanistikės dhe punonjės pranė bashkisė. “Janė ngritur dy grupe pune, njė nga antikrimi ekonomik-financiar pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit dhe njė grup nga policia e Gjirokastrės, tė cilėt po hetojnė me intensitet ngjarjen.

Deri mė tani janė marrė shumė deklarime si dhe aktualisht janėshoqėruar 15 persona, dhe priten arrestime”,- shtoi mė tej Prenēi. Sipas tij, janė sekuestruar dokumentet e firmės sė ndėrtimit, si projektimi, zbatimi etj, tė cilat do tė verifikohen nga grupi hetimor.

Emergjencat

Pėr tė bėrė tė mundur nxjerrjen e tė paktėn tre personave nga rrėnoja u angazhuan punonjėsit e emergjencave tė mbėrritura nga Tirana e Greqia. “Janė tre persona qė rezultojnė qė u mungojnė familjeve tė banorėve tė pallatit dhe mendohet se janė nėn gėrmadha, por ende nuk dihet nėse ka tė tjerė persona duke llogaritur mysafirė tė ndonjė familjeje, kalimtarė apo edhe punonjės tė firmės”,- u shpreh pėr “Shekullin” drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi.

Sipas tij, ėshtė lokalizuar vendi ku mendohet tė jenė tre tė humburit, por ėshtė i vėshtirė kėrkimi nė rrėnoja pasi do tė priten hekurat, betonat gjė e cila tė kushton kohė. Nė kėrkime janė angazhuar shumė punonjės, tė cilėt nuk do tė vazhdojnė tė largojnė gėrmadhat edhe gjatė natės duke u gdhirė dita e sotme, deri nė gjetjen e personave.


Policia shoqėron mbi 15 punonjės tė kompanisė qė kryente ndėrtimin dhe punonjės tė bashkisė

Kapen nė kufi me Greqinė 2 inxhinierė tė firmės "Arti"

GJIROKASTĖR- Menjėherė pas ngjarjes sė ndodhur, Prokuroria dhe Drejtoria e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr nisėn hetimet pėr tė zbuluar shkaqet qė sollėn atė. Pas evakuimit tė banorėve, organi i akuzės shpėrndau fletėt e shoqėrimeve pėr drejtuesit e firmės “Arti ndėrtim sh.p.k”, e cila po kryente punimet disa metra mė poshtė pallatit qė u shemb, buzė rrugės kombėtare Gjirokastėr – Kakavijė.

Deri nė mbrėmje, nga ana e policisė u shoqėruan pėr t’u marrė nė pyetje 15 vetė, mes tė cilėve inxhinierė dhe drejtues tė firmės zbatuese, e cila po merrej me ndėrtimin e pallatit tė ri. Ndėr emrat e firmės pėrmenden Kristo Ristani dhe Filip Ēami. Tė dy ata u ndaluan nė pikėn kufitare tė Kakavijės, pak pas tragjedisė, ndėrsa tentonin qė tė kalonin nė shtetin fqinj.

Por burimet e policisė u shprehėn se kėta dy persona nuk ishin tė vetmit. Ndėrkaq, mėsohet se u shoqėrua edhe Sotiraq Janora, drejtues ligjor i “Arti ndėrtim sh.p.k”, Gjergji Meēiu, drejtues teknik, si dhe Njazi Ēobani. Megjithatė, nė pyetje janė marrė edhe persona tė tjerė, emrat e tė cilėve ende nuk janė bėrė tė ditur. Nga ana e organit tė akuzės mėsohet se po hetohet pėr tė parė nėse firma zbatuese ka marrė masat e duhura pėr mėnyrėn e kryerjes sė punimeve, pėr tė mbrojtur pallatin ngjitur me vendin e ndėrtimit, qė tė mos shembej.

Punimet pėr ndėrtimin e pallatit tė ri kanė filluar prej pak kohėsh. Mėsohet se nė muajin gusht, projekti i paraqitur mori miratimin e Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Bashkisė Gjirokastėr. Firma zbatuese “Arti ndėrtim shpk” me drejtues ligjor Sotiraq Janora e drejtues teknik Gjergji Meēiu, si dhe kontruktor Luan Bufi po punonte nė momentin kur u shemb pallati.

Mendohet se terreni jo i favorshėm dhe gėrmimet e vazhdueshme sollėn ēarjen e tokės nė njė sipėrfaqe tė madhe dhe mė tej edhe rrėzimin e pallatit, qė ndodhej nė majė tė njė kodre.


Herė pas here, frika pėr shembjen e pjesės sė mbetur tė pallatit ka bėrė qė ekipet e shpėtimit tė ndėrpresin punėn

Tragjedia, kėrkime nėn rrėnoja edhe natėn

Forcat e policisė greke mbėrritėn nė mesditė nė vendngjarje pėr tė ndihmuar nxjerrjen e trupave nga rrėnojat

GJIROKASTĖR- Dėmtimi i rėndė i asaj pjese tė pallatit tė mbetur nė kėmbė ka mbajtur peng pėr njė kohė tė gjatė nisjen e operacionit tė kėrkim-shpėtimit. Rreziku i shembjes nga momenti nė moment e pėr rrjedhojė edhe frika e tė tjerave viktimave i ka bėrė autoritetet tė hezitojnė pėr njė kohė tė gjatė, si dhe tė sprapsen shumė herė nga gėrmimet. Ka qenė kjo dilema qė ka filluar dhe ndėrprerė kėrkimet.

Rreth orės 13:35 nisėn kėrkimet e para, por ato u ndėrprenė pas 20 minutash, pėr shkak tė lėkundjeve nė pjesėn e mbetur tė pallatit. “Ėshtė njė gjendje shumė kritike. Nuk mund tė ndėrhyjmė ende, pasi nėse preken rrėnojat, mund tė bjerė edhe seksioni tjetėr i pallatit”,- ėshtė shprehur dje nė mesditė prefekti Spiro Ksera.

E ndėrsa Forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė po tentonin tė gėrmonin nė kėrkim tė tė zhdukurave, ka pasur kontakte tė vazhdueshme me palėn greke pėr njė ndihmė mė tė specializuar. Kėta tė fundit shprehėn gatishmėrinė e tyre pėr tė dėrguar 100 forca tė specializuara nga Janina nė operacionet e kėrkim-shpėtimit.

Disa orė i janė kushtuar ekzaminimit tė plotė tė vendgjarjes dhe gjetjes sė mėnyrės pėr tė ndėrhyrė pėr nxjerrjen e trupave. Ekspertėt grekė mbėrritėn rreth orės 15:30 tė pasdites dhe nisėn menjėherė operacionet, fillimisht me njė qen policie. Nė orėn 16:00 tė pasdites sė djeshme, qeni ka lokalizuar vendin ku ndodheshin dy trupa, qė dyshohet sei pėrkisnin anėtarėve tė familjes Dalani: Valbona dhe Anxhela.

Ndėrkaq, personi i tretė i identifikuar si e zhdukur ėshtė Parashqevi Zoto, rreth 65 vjeēe. Tė zhdukurit rezultojnė tė jenė nė njė thellėsi prej pesė metrash, ēka i ka bėrė thuajse zero shpresat se mund tė jenė ende gjallė.

Qeni i policisė, i sjellė nga forcat greke ka identifikuar dy vende poshtė tė cilave mund tė ndodhen tė zhdukurat. Por edhe pas kėtij momenti, ndėrhyrja ka qenė mjaft e vėshtirė.

Megjithatė, forcat shqiptare dhe ato greke kanė vazhduar tė gėrmojnė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, pa gjetur ende asnjėrėn prej viktimave. Autoritetet lokale tė Gjirokastrės pohuan dje pasdite se operacioni do tė vazhdojė edhe gjatė natės, pa ndėrprerje, pėr tė gjetur nėn rrėnoja trupat e munguar.

Ndėrkaq, pritet qė pasi tė nxirren trupat, tė bėhet edhe shembja e pjesės tjetėr tė pallatit, i cili vazhdon tė jetė nė rrezik shembjeje nga ēasti nė ēast. Forcave qė janė marrė me operacionet e kėrkim-shpėtimit nuk u janė ndarė pėr asnjė ēast familjarėt e tre tė zhdukurave, tė cilėt kanė pritur fillimisht me shpresė gjetjen e tyre, e mė pas me ankth pėr njė mort tė tmerrshėm, qė sapo ka filluar.


Kronologjia e ngjarjes ēast pas ēasti

11:45 – Shemben dy seksione tė njė pallati nė lagjen “11 Janari”

11:50 – Nė sektorin operativ tė policisė mbėrrin njoftimi pėr ngjarjen e ndodhur, ēka vuri nė lėvizje uniformat blu, mjekėt, zjarrfikėset

12:30 - Familjarėt ankohen se nuk po gjejnė tė afėrmit e tyre, ndėrsa bėhet e ditur se janė shpėtuar 15 vetė, ndėrsa katėr rezultonin nė gjenjde tė rėndė dhe u dėrguan pėr nė spital.

13:30 – Njė ekip prej shtatė personash u nis nga Greqia pėr tė ndihmuar policinė shqiptare pėr fatkeqėsinė e ndodhur

13:45 – Pėr nė vendngjarje nisen drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi, krerė tė departamentit tė emergjencave, si dhe ministri i Energjitikės, Genc Ruli, njėkohėsisht deputet i zonės.

14:10 – Mbėrrin me helikopter nė vendngjarje kryeministri Berisha pėr tė inspektuar zonėn. Ai premtoi se tė gjithė pėrgjegjėsit do tė viheshin para drejtėsisė dhe se do tė jepej ndihmė pėr banorėt e pallatit.

14:30 – Nga Tirana nisen specialistė pėr tė dhėnė ndihmėn e tyre. Spitali i Gjirokastrės qėndroi gjatė gjithė kohės nė gjendje gatishmėrie. Nė spital nė kėto momente ndodhej vetėm njėri prej tė plagosurve.

15:00 – Bėhet e ditur se nėn rrėnoja ndodhen tre vetė, mes tė cilėve njė fėmijė. Burimet zyrtare tė Policisė sė Shtetit bėnė tė ditur se ndaluan nė kufi, nė Kakavijė, pėrfaqėsues tė firmės qė po ndėrtonte njė pallat pranė pallatit qė u shemb dhe qė dyshohet tė ketė punuar keq nėn themele, ēka shkaktoi edhe tragjedinė.

15:10 – Dyshohet se edhe njė familje e tėrė ka mbetur mes rrėnojave

15:50 – Rifillojnė kėrkimet nėn rrėnoja pėr tė gjetur personat e humbur. Nė ndihmė edhe njė qen i sjellė nga forcat greke tė mbėrritura nė vendngjarje

17:34 – Nė polici shoqėrohen nėntė persona. Mes tyre inxhinierė tė firmės sė ndėrtimit, tė cilėt janė marrė nė pyetje lidhur me punimet, si dhe me shkaqet qė ēuan nė shembjen e pallatit.

18:30 – U konfirmua se njė nga familjet qė dyshohej se ishte nėn rrėnoja, ishte gjallė dhe ndodhej nė Tepelenė. Familja pėrbėhej nga nėna dhe dy vajzat

19:27 - Numri i tė shoqėruarve nga policia shkoi nė 12. Nė vendngjarje mbėrrin edhe kreu i PS-sė, Edi Rama

20:30 – Kryetari i Bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bime, u shpreh se do tė merren masa pėr tė ndihmuar banorėt, tė cilėt janė pėrfshirė nga fatkeqėsia


PRONONCIMET

Ministrja Godo

I ėshtė dhėnė ndihma personave tė lėnduar. Ėshtė njė traumė e madhe, kanė nevojė pėr mbėshtetje psikologjike. Jemi tė trembur pasi mund tė ketė ende persona nėn rrėnoja dhe shpresojmė qė tė jetė gjallė, pasi ėshtė njė ngjarje shumė e rėndė. Do tė merren masa pėr mbėshtetje. Ėshtė njė baba qė ka humbur gruan dhe fėmijėn, ende nuk gjendet fėmija tjetėr. Do tė dėrgojmė njė grup psikologėsh pėr tė ndihmuar familjarėt

Kryeministri Berisha

Do tė ketė hetim tė plotė tė gjthanshėm pėr tė nxjerrė ēdo pėrgjegjėsi tė kėsaj ngjarjeje shumė tė rėndė. E gjithė kjo, ju siguroj, do tė jetė objekti i njė hetimi tė plotė. Por, tė bėjmė ēdo gjė pėr tė shpėtuar ata shpirtra qė ndodhen nėn rrėnoja. Nuk pėrbėn problem hetimi, sepse ata do tė vendosen nė hotel. Problemi ėshtė tė gjenden ata personat qė janė nėn rrėnoja. Problemi mė madhor janė ata qė kanė humbur njerėzit. Do tė priten mendime ekspertėsh pėr kėtė gjė, pėr shembjen e pallatit, i cili nė fakt ėshtė spostuar vetė disa metra.

Kryesocialisti Rama

“Ėshtė pa asnjė lloj dyshimi njė trishtim i madh qė tė shohėsh jetė njerėzish tė pafajshėmtė mbetetn nėn rrėnoja dhe natyrisht lind edhe revolta pėr tė kėrkuar qė autorėt tė vihen para pėrgjegjėsisė. Ėshtė njė rast qė duhet hetuar deri nė fund, nė mėnyrė qė ata qė e shkaktuan tė vihen para pėrgjegjėsisė dhe qė kjo ngjarje tė zbardhet deri nė fund”. Rama u shoqėrua nė Gjirokastėr nga Gramoz Ruēi


SHKAKU/ Mėsohet se gjatė mbledhjes sė KRRT-sė ka pasur kundėrshtime pėr mosdhėnien e lejes sė ndėrtimit

Kryetari i Bashkisė, asnjė shpjegim pėr lejen e ndėrtimit

Kryetari i Bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bime, tha se banorėt tė cilėt ishin tė pėrfshirė nė fatkeqėsi do tė ndihmoheshin me tė gjitha mjetet e duhura. Por, i kontaktuar me telefon nga gazeta “Shekulli”, me shprehjen “Tani jam nė vendngjarje”, Bime nuk pranoi tė komentonte asgjė. Ndėrkaq mbetet ende pėr t’u zbardhur pėrgjegjėsia e vetė kryetarit tė bashkisė pėr fatkeqėsinė e ndodhur.

Pėrgjegjėsia pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, nė fakt, ėshtė e vetė kryebashkiakut, nė njė kohė qė njė mbikėqyrės i vendosur nga bashkia duhet tė kishte qenė i pranishėm ndėrsa vijonin punimet. Vendosja e piketimeve dhe mbrojtja e themeleve tė pallatit pėrkrah ėshtė njė nga kriteret e domosdoshme qė duhet tė kryente firma ndėrtuese pėr tė vazhduar mė pas punimet pėr ndėrtimin e njė pallati tjetėr.

Burime tė sigurta kanė bėrė tė ditur se nė kohėn e dhėnies sė lejes sė ndėrtimit pėr kėtė pallat, gjatė mbledhjes sė KRRT-sė sė bashkisė, tre prej inxhinierėve, anėtarė tė kėtij organizmi, e kanė kundėrshtuar me forcė lejimin e kėtij ndėrtimi tė ri. Por, gjithsesi, pėr pallatin ėshtė dhėnė miratimi dhe pak kohė mė parė nisėn edhe punimet, qė sollėn mė tej edhe ngjarjen e rėndė.

Ndėrkaq, kryebashkiaku nė linjė telefonike, nė tentativėn pėr tė kėrkuar shpjegime pėr kėto procedura, tha vetėm: “Nuk ėshtė koha e pėrshtatshme tani. Jam nė vendngjarje. Po kėrkohet pėr nxjerrjen e dy trupave…”Ndėrsa policia ka shoqėruar 12 persona, tė cilėt janė marrė nė pyetje. Tė gjithė tė shoqėruarit janė drejtues, inxhinierė e projektues tė firmės “Alti ndėrtim shpk”.


Shembet pallati ne Gjirokaster(fotot) 111

Shembet pallati ne Gjirokaster(fotot) 310

Shembet pallati ne Gjirokaster(fotot) 410

Shembet pallati ne Gjirokaster(fotot) 510



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Shembet pallati ne Gjirokaster(fotot) Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi