.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Asnjė i mbijetuar nėn rrėnoja, nxirren tri kufomat Empty Asnjė i mbijetuar nėn rrėnoja, nxirren tri kufomat

Tue Nov 11 2008, 15:54
Asnjė i mbijetuar nėn rrėnoja, nxirren tri kufomat Pallati-gjirokaster9Vogėlushja Dalani gjendet e pajetė me njė lodėr nė dorė.Asnjė i mbijetuar nėn rrėnojat e pallatit tė shembur nė Gjirokastėr. Ekipet e kėrkimit dhe shpėtimit, qė u angazhuan pėr dy ditė nė operacionet pėr shpėtimin e tė mbijetuarve dhe gjetjen e tė humburve, nxorėn dje nga rrėnojat e pallatit trupat pa jetė tė tri viktimave: Parashqevi Zoto, 63 vjeēe, Valbona Dalani, 40 vjeēe dhe Anxhela Dalani 12 vjeēe.

Ekipet e shpėtimit tė pėrbėra nga trupat shqiptare dhe greke tė zjarrfikėseve dhe tė trupave speciale pėr fatkeqėsi, mundėn tė dallojnė sė pari, mes rrėnojave, trupin e gruas sė moshuar, qė kishte humbur nėn rrėnojat e shembura nė pjesėn lindore tė pallatit. Kėrkimi nė kėtė anė tė godinės sė shembur u imponua pėr shkak tė pozicionit tė rrezikshėm qė kishte gėrmimi nė krahun perėndimor tė shembjes, pasi godina kishte rrėshqitur 10-12 metra nė lindje dhe ishte zhytur 2-3 metra nė thellėsi tė tokės. "Pozicioni i godinės, i anuar nė anėn lindore, na imponoi vazhdimin e operacioneve tė shembjes dhe pastrimit me mjete tė rėnda nė anėn e sipėrme, pasi ēdo ndėrhyrje nė anėn tjetėr ishte me pasoja tė rrezikshme pėr grupet e kėrkimit", tha pėr "Shqip" shefi i Shėrbimit tė Zjarrfikėseve tė Shqipėrisė, Dilaver Laēi.

Pas gjetjes sė trupit, qė i pėrkiste 63-vjeēares Parashqevi Zoto dhe pas pastrimit tė vendit, ku u zbulua trupi i saj, kėrkimet janė spostuar nė anėn lindore, ku mendohej se ndodheshin trupat e gruas tjetėr dhe vajzės sė saj. Disa orė mė pas, grupet mundėn tė dallojnė mes gėrmadhave trupin pa jetė tė 40-vjeēares Valbona Dalani, qė, sipas tė gjitha gjasave, nė momentin e katastrofės ndodhej nė ballkonin e shtėpisė sė saj. Kėrkimet kanė vazhduar dhe rreth orės 14:00 ėshtė bėrė e mundur gjetja e trupi pa jetė tė vogėlushes 12-vjeēare Anxhela Dalani. Sipas pjesėtarėve tė grupit tė shpėtimit, trupi i saj u gjet vetėm 5 metra larg nėnės sė saj e dėmtuar nė kokė, ndėrkohė qė nė dorė mbante njė arushė pellushi.

Gjetja e trupave pa jetė ėshtė shoqėruar me dėshpėrim nga familjarėt e tė afėrmit e viktimave, tė cilėt asnjėherė nuk pranuan dhe besuan se tė mbeturat nėn rrėnojat e incidentit kishin humbur jetėn. Pėrreth 30 orė, qė zgjatėn operacionet e kėrkimit, familjarėt kanė qėndruar pa lėvizur nga territori i shtėpive tė tyre tė shembura. Ata kanė refuzuar gjatė natės sė parė ofertat e pėrfaqėsuesve tė prefekturės dhe qarkut pėr t‘u strehuar nė konvikte dhe hotele. Nė radhėt e familjarėve qė prisnin me shpresė gjetjen gjallė tė tė afėrmve tė tyre ka shkaktuar tronditje tė thellė ēasti kur trupat e shpėtimit transportonin trupin e 12-vjeēares Anxhela Dalani me arushėn e bardhė. Tė tre trupat pa jetė u pėrcollėn pėr nė morgun e qytetit dhe pritet qė nesėr tė zhvillohet ceremonia e varrimit tė tyre.


Strehimi


Tė mbijetuarit refuzojnė ofertėn pėr tė qėndruar nė konvikt


Asnjė nga banorėt e pallatit tė shembur, nė lagjen "11 Janari" tė Gjirokastrės, nuk pranoi tė strehohej nė konviktin qė autoritetet vendore vunė nė dispozicion. Shumica e kėtyre personave e kaluan natėn jashtė, duke pritur me ankth rezultatet e operacionit tė kėrkimit dhe shpėtimit. Tė tjerė u strehuan nė shtėpitė e tė afėrmve tė tyre nė Gjirokastėr. Burime nga Shtabi i Emergjencės, qė u ngrit ditėn e tragjedisė nė Gjirokastėr, thanė se tė dielėn pasdite u bėnė gati ambientet e njė konvikti, pėr strehimin e atyre qė humbėn shtėpitė. Por asnjėri prej tė dėmtuarve nuk u paraqit nė kėtė konvikt. Shumica e personave, qė humbėn shtėpitė janė banorė tė vjetėr tė Gjirokastrės dhe kanė nė qytet shumė miq e tė afėrm, tė cilėt u kanė hapur dyert. Megjithatė, konvikti do tė qėndrojė nė dispozicion tė tyre, pasi sistemimi i kėtyre familjeve nė shtėpi tė reja mund tė zgjasė dhe ata nuk mund tė qėndrojnė pėr periudha tė gjata te tė afėrmit. Burime nga Shtabi i Emergjencės thanė se shumė shpejt do tė ngrihet njė komision pėr vlerėsimin e dėmit material qė i ėshtė shkaktuar ēdo familjeje, nė mėnyrė qė procesi i dėmshpėrblimit tė mos zgjasė shumė nė kohė.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Asnjė i mbijetuar nėn rrėnoja, nxirren tri kufomat Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi