.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Miratohet kodi zgjedhor Empty Miratohet kodi zgjedhor

Wed Nov 19 2008, 16:29
Miratohet kodi zgjedhor Kuvendi-shqiptar112 deputetė nga 140 qė ka Parlamenti nė Shqipėri dhanė votėn pro kodit tė ri zgjedhor. Ashtu si 7 muaj mė parė kur u ndryshua nė Kushtetutė sistemi zgjedhor , PD dhe PS arritėn mbrėmjen e sė martės konsensus tė plotė. Ndėrsa deputetėt grevistė tė urisė dolėn nga salla pėr t’u bashkuar me pėrkrahėsit e tyre qė protestonin pranė selisė sė Parlamentit. Kryetari i LSI, Ilir Meta, figura kryesore e grevės, u premtoi pėrkrahėsve se do tė vazhdojė me protestat. Pėrpara se tė miratohej kodi zgjedhor, deputetėt mbajtėn fjalime pėr rreth 4 orė. Pėrfaqėsues tė PD-sė deklaruan se mes konfliktualitetit qė ka mbizotėruar nė skenėn politike nė Shqipėri dhe konsensusit, partia nė pushtet, pa hezitim zgjodhi kėtė tė fundit.


Ndonėse nė njė mendje pėr epėrsitė e kodit tė ri, deputetė tė PS tė opozitės u shprehen se nėse qeveria nuk do tė plotėsonte infrastrukturėn e duhur ( kartat e identitetit, listat zgjedhore), zgjedhjet do tė rrezikoheshin pėrsėri.



Pėr herė tė parė nė 10 vjet, kodi zgjedhor u pėrgatit tėrėsisht nga vetė deputetėt, pa asistencėn e drejtpėrdrejtė tė OSBE.



Zgjedhjet e pėrgjithshme politike duhet tė mbahen nė qershor tė vitit 2009 ose, nėse infrastruktura e zgjedhjeve nuk do tė jetė gati, disa muaj mė vonė. Pas zgjedhjeve problematike tė mė shumė se njė dekade, objektiv ende i paarritur nga politika nė Shqipėri ėshtė qė zgjedhjet tė mos kontestohen prej palės humbėse, rezultati tė pritet me qetėsi, votat tė numėrohen nė kushte normale dhe humbėsi tė urojė fitimtarin.



Deputetėt ndėrpresin grevėn



Dhjetė deputetėt grevistė dolėn nga salla e parlamentit ku zhvilluan grevėn e tyre pėr njė javė dhe u bashkuan me protestuesit pėrkrahės tė tyre, nė sheshin pėrpara selisė sė Kuvendit. Kryetari i LSI-sė, figura qendrore e grevės sė urisė, deklaroi se nga dita e mėrkurė do tė nisė njė etapė tjetėr e protestės kundėr Kodit zgjedhor qė po pėrgatitet pėr miratim.



Zoti Meta deklaroi se as diplomatėt e huaj nuk do tė jenė nė gjendje tė ndalin manipulimin e zgjedhjeve, qė sipas tij po pėrgatisin dy partitė PD dhe PS.



Burimi-BBC



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Miratohet kodi zgjedhor Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi