.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

U ēliruam mė 29, zbulohet dokumenti Empty U ēliruam mė 29, zbulohet dokumenti

Sat Nov 29 2008, 18:33
U ēliruam mė 29, zbulohet dokumenti Dita-clirimitNatėn e 28 nėntorit 1944 ushtarėt gjermanė kryen njė nga masakrat mė tė mėdha nė Shkodėr.Kur u ēlirua Shqipėria? Pyetja ka marrė njė pėrgjigje ligjore me pėrcaktimin e datės 29 Nėntor si Festa e Ēlirimit, por edhe pse nuk e prekėn ligjin, pėrfaqėsuesit e mazhorancės sė sotme nuk e njohin kėtė datė dhe i pėrkujtojnė njėherėsh mė 28 Nėntor ditėn e pavarėsisė dhe atė tė ēlirimit nga pushtuesit nazifashistė. Nga Shkodra, qė ėshtė qyteti i fundit i ēliruar, vijnė pėr herė tė parė dėshmi dhe prova, se natėn e 28 nėntorit tė vitit 1944 ushtarėt gjermanė kontrollonin qytetin, madje kanė vrarė 7 qytetarė tė Shkodrės, pesė prej tė cilėve anėtarė tė familjes Berberi. Kėto dėshmi gazeta "Shqip" ka arritur t‘i provojė edhe me dokumente, siē ėshtė certifikata e vdekjes sė dėshmorit Qamil Berberi, i cili u vra natėn e 28 nėntorit nga njė patrullė e ushtrisė gjermane, qė kontrollonte ende qytetin. Gazeta ka siguruar gjithashtu foto tė ceremonisė mortore tė anėtarėve tė familjes Berberi, qė u zhvillua mė 29 Nėntor, ditėn e parė tė lirisė pėr qytetin. Veteranėt e luftės tregojnė se nata e 28 nėntorit 1944 e gjeti qytetin verior tė Shkodrės nė terror tė plotė nga gjermanėt. Nė librin e tij "Portrete dėshmorėsh", nėnkryetari i veteranėve tė luftės pėr Shkodrėn, Vehbi Fishta, tregon nė lidhje me masakrėn e 28 nėntorit, kur u vra anėtari i njėsitit gueril Qamil Berberi dhe gjithė familja e tij prej pesė personash. Atė natė u vra edhe njė furrtar dhe njė partizan, ndėrsa u plagosėn nga gjermanėt dy persona tė tjerė. Duke folur pėr masakrėn e 28 nėntorit, Fishta tregon: Nė atė kohė isha 17 vjeē dhe isha aktivist i njėsiteve guerile tė qytetit. Shtėpinė e kisha nė tė njėjtėn rrugicė ku ndodhi masakra dhe e mbaj mend shumė mirė ngjarjen. Rreth orės 21.30 tė datės 28 nėntor 1944, Qamil Berberi, pėrgjegjės i njėsitit gueril pėr pjesėn lindore tė rrugės sė "Cakajve" ishte kthyer pėr nė shtėpi pėr tė marrė bukė pėr shokėt. Nė orėn 22.30, Qamili doli dhe vetėm 60 metra larg shtėpisė sė tij u ndesh me njė autoblindė gjermane, qė hapi zjarr dhe e vrau nė vend. Kur dėgjoi krismat, babai i tij, Sabri Berberi, doli nga shtėpia pėr tė parė ē‘kishte ngjarė, por edhe ai u qėllua pėr vdekje. Mė pas dolėn te dera e shtėpisė edhe gruaja e Sabriut, Esmaja dhe dy vajzat, Sadija e Adilja. Ushtarėt gjermanė qė ndodheshin nė autoblindė qėlluan pa mėshirė dhe mbi to, duke vrarė nė vend Esmanė dhe Sadijen, ndėrsa Adilja u plagos rėndė dhe vdiq nė spital pas disa ditėsh. Kjo ishte ndėr masakrat mė tė tmerrshme qė gjermanėt bėnė nė Shkodėr, ndaj mbahet mend mirė. Pėr koincidencė atė natė ishte Bajram dhe furrtari i lagjes, Luigj Urbani, ishte nė punė. Ai doli nga furra rreth 20 minuta pasi dėgjoi krismat, me mendimin se patrulla ishte larguar, por nė fakt ushtarėt gjermanė qėndronin aty dhe e qėlluan furrtarin sapo ky doli nė rrugė. Mė pas, njė grua tjetėr, Gjyshe Dibra, banore e kėsaj rruge, e cila doli nė derė pėr tė parė ē‘kish ndodhur, u qėllua nga gjermanėt dhe u plagos nga njė plumb nė kėmbė. Kjo grua e plagosur ndihmoi mė pas pėr tė saktėsuar oraret e detajet e gjithė kėsaj masakre, pasi nė murin e shtėpisė sė saj kishte njė orė tė vjetėr". Rrėfimi i kėsaj masakre tė natės sė 28 nėntorit 1994 bėhet mė i besueshėm pas publikimit qė bėn pėr herė tė parė gazeta "Shqip" tė fotove tė funeralit tė katėr anėtarėve tė familjes Berberi mė 29 nėntor. Fakti qė mė 28 nėntor Shkodra ishte e pushtuar vėrtetohet edhe nga certifikata e vdekjes e dėshmorit tė atdheut, Qamil Berberi, nė tė cilėn si datė vdekjeje shėnohet 28 nėntori 1944.


Partizani


Jonuz Nishani kujton natėn e fundit tė luftės


"Mė 28 nėntor luftohej,

atė pasdite u plagosa"



Jonuz Ali Nishani, 82 vjeē, ėshtė njė nga njerėzit qė mė 28 nėntor 1944 luftonin me armė nė dorė pėr ēlirimin e qytetit tė fundit qė mbahej ende nėn kontrollin e gjermanėve. Jonuzi thotė: "Kam qenė nė batalionin ‘Perlat Rexhepi‘ dhe ishim tė vendosur nė kodrat e Dragocit tė fshatit Mes, tetė kilometra larg Shkodrės. Mbaj mend se ishte data 24 apo 25 nėntor e vitit 1944 dhe nga pozicioni ku ishim kishim detyrė tė sulmonim postėn gjermane nė fshatin Mes dhe tanket gjermane te fusha e aviacionit. Pėr disa ditė kemi bėrė luftime tė ashpra. Gjermanėt na gjuanin me murtaja, ndėrsa ne pėrdornim mitraloz, ose pushkė. Ēeta jonė udhėhiqej nga komandant Mehmet Tariati dhe komisar Qazim Kapisyzi dhe kishte njė mision tepėr tė vėshtirė, pasi duhej tė ēahej posta gjermane pėr tė depėrtuar nė Shkodėr. Nga luftimet qė po zhvilloheshin, si tani mė kujtohet, ishte pasditja e datės 28 nėntor. Kur dielli po perėndonte, po mbanin nėn vėzhgim rrugėn e fshatit Mes. Unė isha pas njė shkėmbi dhe njė goditje me mortajė nga armiku, fare pranė vendit ku ishim nė pozicion, mė shkaktoi plagosje nė kofshėn e majtė. Edhe tani e kam shenjėn qė mė duket fare lehtė nė kėmbė. Ndėrsa luftimet bėheshin gjithnjė e mė tė ashpra, qėndroja i plagosur nė pozicion, nė majė tė kodrės. Krismat pushuan rreth orės 04.00 tė mėngjesit tė 29 nėntorit. Vetėm atėherė, me ndihmėn e brigadave tė tjera sulmuese ne arritėm qė tė vinim pėrpara gjermanėt. Mė kujtohet se kur po shkonin pėr nė Shkodėr, nė afėrsi tė urės sė Mesit ishin trupat e dy gjermanėve tė vrarė. Pak pa hyrė nė Shkodėr, kemi pritur ēetėn qė vinte nga Reēi dhe rreth orės 09.00 tė datės 29 nėntor, batalioni ‘Perlat Rexhepi‘ ka mundur tė hyjė nė qytet. Isha i plagosur dhe nuk mund qė tė shkoja me batalionin pėr tė shijuar fitoren. Shokėt mė ēuan te shtėpia e njė kushėriri, ku mora ndihmėn mjekėsore".



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



U ēliruam mė 29, zbulohet dokumenti Albuto10
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi