.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Berluskoni vjen me 2.4 miliardė euro Empty Berluskoni vjen me 2.4 miliardė euro

Tue Dec 02 2008, 12:19
Berluskoni vjen me 2.4 miliardė euro Images15Kryeministri i Italisė, sot nė Tiranė. Rikthehet pas 6 vitesh pėr centralin me erė dhe linjėn e gazit. Detajet e marrėveshjeve dhe "halli" i Berishės.Kryeministri italian, Silvio Berluskoni rikthehet nė Shqipėri pas gjashtė vitesh. Shefi i qeverisė italiane do tė mbėrrijė sot nė mesditė nė Tiranė, ku do tė takohet me krerėt e lartė tė shtetit, Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarin e PS-sė dhe kryebashkiakun e Tiranės, Edi Rama. Nė orėn 11:00, Kryeministri Berluskoni do tė mbėrrijė nė aeroportin e Tiranės dhe 20 minuta mė pas ai do tė jetė nė godinėn e Kėshillit tė Ministrave. Pėr 50 minuta dy kryeministrat do tė jenė nė bisedime kokė mė kokė me njėri-tjetrin, ku pika mė thelbėsore e vizitės sė shefit tė qeverisė italiane dhe bisedės sė tyre ėshtė nėnshkrimi i disa marrėveshjeve energjetike me vendin tonė. Nė mesditėn e sotme, Kryeministri Berisha dhe i ftuari i tij, Silvio Berluskoni do tė mbajnė edhe njė konferencė pėr shtyp nė tė cilėn do tė bėhen publike edhe detajet e marrėveshjeve tė nėnshkruara mes qeverisė italiane dhe asaj shqiptare. Batutat e fundit tė Kryeministrit italian nė takime me zyrtarėt e lartė, si me kancelaren gjermane Anxhela Merkel dhe Presidentin rus, Medvedev, kanė bėrė xhiron e botės. Nė kėtė mėnyrė edhe Kryeministri Berisha pritet tė kthehet sot nė "tabelėn e qitjes" sė batutave pikante tė numrit njė tė qeverisė italiane. Menjėherė pas konferencės pėr shtyp, delegacioni italian do tė drejtohet pėr nė Pallatin e Brigadave ku do tė priten nga Presidenti Bamir Topi. Pas takimit tė veēantė me Kryeministrin italian, Presidenti Topi do tė shtrojė njė drekė pėr nder tė shefit tė qeverisė italiane. Nė rast se protokolli i axhendės sė vizitės sė Kryeministrit italian nuk do tė ndryshojė, nė kėtė drekė do tė marrin pjesė edhe Kryeministri Berisha, Kryeparlamentarja Topalli dhe kreu i PS-sė, Rama. Njė takim i tillė i zyrtarėve tė lartė kishte kohė qė i kishte munguar vendit, qė pas vizitės sė Presidentit Xhorxh Bush nė Tiranė. Vlen tė theksohet se autoritetet nė Tiranė, pavarėsisht nga ngjyrimi i tyre politik, e shohin Italinė si partnerin kryesor strategjik nė marrėdhėniet ekonomike dhe politike. Madje asnjėherė nuk ėshtė ngurruar qė Italia tė cilėsohet si Avokati i Shqipėrisė nė pėrpjekjet e saj pėr tė pėrshpejtuar hapat drejt integrimit evropian tė vendit. Ndėr marrėveshjet qė priten tė nėnshkruhen nė godinėn e Kryeministrisė, dy ministrat e kabinetit "Berisha", Genc Ruli dhe Sokol Olldashi, do tė jenė pjesa kyēe e takimit, pėr nėnshkrimin e bashkėpunimit Shqipėri-Itali. Integrimi i Shqipėrisė pritet tė jetė njė tjetėr temė e nxehtė e kėrkuar nga Tirana zyrtare. Nga pala italiane pritet qė tė rikonfirmohet mesazhi pėr Shqipėrinė nga vizita disa orėshe e shefit tė qeverisė italiane nė Tiranė. Axhenda e Kryeministrit Berluskoni ėshtė pėrqendruar nė takimin me Kryeministrin Berisha, firmosjen e disa marrėveshjeve ekonomike dhe njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi tė dy kryeministrave tė cilėt njihen edhe pėr miqėsinė e vjetėr politike mes tyre.

Axhenda e vizitės sė Berluskonit


Ora 11:00 Mbėrritja nė Aeroportin e Tiranės, Rinas.

Ora 11:20 Mbėrritja nė Godinėn e Kėshillit tė Ministrave,

ceremonia e mirėseardhjes.

Ora 11:30 Bisedimet mes Kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe Kryeministrit Sali Berisha.

Ora 12:20 Ceremonia e firmosjes sė marrėveshjeve dhe akteve.

Ora 12:30 Konferenca pėr shtyp.

Ora 13:15 Transferimi i delegacionit italian nė Pallatin e Brigadave.

Ora 13:20 Takim mes Kryeministrit Berluskoni dhe Presidentit Topi.

Ora 13:25 Dreka e ofruar nga Presidenti Topi, ku marrin pjesė Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i PS-sė dhe Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama.




Takimi


Dy kryeministrat do tė konkretizojnė pėrfundimisht ecurinė e projekteve energjetike


Projektet pėr energji nukleare pritet tė jenė temė e bisedimeve




Takimi i Kryeministrit Berisha, zhvilluar njė vit mė parė nė Tiranė me dy kompani amerikane rreth projektit bėrthamor tė energjisė elektrike, solli ndryshime tė mėdha te fqinjėt tanė pėrtej Adriatikut. Si nesėr njė vit mė parė, vendin tonė do ta vizitonte Kryeministri Romano Prodi (sot nė opozitė), ku thelbi i takimit me homologun e tij shqiptar do tė ishte padyshim projekti i ndėrtimit tė centralit nuklear. Qė prej asaj vizite e deri mė sot, kur ka kaluar njė vit, takimet e kompanive italiane me kabinetin "Berisha" janė bėrė mė tė shpeshta. Por jo vetėm kaq. Kujtojmė se rreth njė muaj mė parė vendin tonė e vizitoi edhe ministri i Jashtėm Franko Fratini, i cili firmosi presė projekte, kryesisht energjetike, pėr t‘u zhvilluar nė vendin tonė. Italia po vuan nga kėrkesa e lartė pėr konsum tė energjisė elektrike, ndėrsa furnizuesi kryesor i saj mbetet Franca. Nisur nga situata gjeopolitike me Rusinė pėr gazin e lėngshėm dhe me vendet ku Italia importon energji elektrike me ēmime tepėr tė larta, e bėn planin pėr ndėrtimin e centralit nuklear nė Shqipėri tepėr tėrheqės. Nė parim palėt kanė rėnė dakord qė financimi i projektit do tė merret parasysh nga pala italiane. E pėrkthyer ndryshe, kjo do tė thotė qė njė pjesė e prodhimit do tė shkojė pėr tė furnizuar Italinė me njė ēmim qė palėt do ta vendosin nė kontratė nė varėsi tė periudhės. Por italianėt nuk "duan" vetėm nuklearin, i konsideruar "mollė e ndaluar" pėr ta qė nė ‘87-ėn, falė referendumit. Kompania ENEL ka lidhur njė kontratė me qeverinė shqiptare pėr ndėrtimin e dy termocentrale nė pjesėn bregdetare tė Durrėsit, ku fuqia transmetuese e energjisė elektrike mendohet tė jetė rreth 1600 megavat. Tė tjera projekte po nė sektorin e energjisė elektrike lidhen me zonat nė perėndim tė vendit, duke nisur me Lezhėn e deri nė Llogora, ku parashikohet tė ndėrtohen disa parqe ekologjike me vlerė investimi gjysmė miliardė euro. Deri tani ēdo veprim ėshtė ndėrmarrė nė bazė tė takimeve bilaterale dhe marrėveshjeve paraprake, pa thėnė fjalėn e fundit. Kėsisoj, vizita e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, e dyta nė Shqipėri, do tė shėrbente pėr tė sqaruar pozicionin e qeverisė italiane rreth tė ardhmes energjetike mes dy vendeve.


Kryeministri 72 vjeēar qė zotėron 9.4 miliardė dollarė


72 vjeēari, Silvio Berluskoni, ėshtė njė nga ata politikanėt e "rrallė" evropianė, por edhe mė gjerė, i cili thuajse gjithmonė pėrbėn lajm. I ardhur nga fusha e biznesit, Kryeministri italian, ka lindur nė qendrėn industriale tė Italisė, nė Lombardi dhe ėshtė padyshim njė nga njerėzit mė tė suksesshėm tė kontinentit. Berluskoni pėrbėn tė tretin Kryeministėr mė jetėgjatė tė Italisė, ngaqė kėtė post e ka gėzuar tre herė: nga viti 1994 deri nė 1995, nga viti 2001 deri nė vitin 2006, dhe qė nga vera e kėtij viti, ai ėshtė sėrish nė krye tė ekzekutivit tė vendit fqinj. Berluskoni ėshtė drejtuesi i njė partie tė madhe politike tė qendrės sė djathtė, qė quhet "Il Popolo della LibertĆ "(Populli i Lirisė". Ai qeveris bashkė me partinė Aleanca Nacionale tė Xhanfranko Finit dhe Ligės sė Veriut tė Umberto Bosit.

Berluskoni ėshtė themeluesi dhe aksioneri mė i madh i Fininvest, njė nga dhjetė kompanitė mė tė mėdha private tė vendit. Kjo ndėrmarrje ka nė zotėrim tre nga televizionet mė tė mėdha kombėtare, por edhe disa televizione dixhitale, si edhe njė nga revistat mė tė shitura nė vend. Silvio Berluskoni ėshtė edhe pronari i njė nga klubeve tė futbollit mė legjendarė tė botės, "AC Milan", i cili ka fituar trofe tė mėdhenj kombėtarė dhe ndėrkombėtarė. Sė bashku me Enio Doris, Berulskoni themeloi Mediolanum SpA, njė nga shoqėritė mė tė mėdha tė sigurimit nė Itali. Sipas revistės "Forbes", Berluskoni ėshtė personi i tretė mė i pasur nė Itali dhe zotėron asete qė arrijnė shifrat e 9.4 miliardė dollarėve. Kryeministri italian, sė bashku me kėngėtarin napolitan, Mariano Apiēela ka shkruajtur dy albume me kėngė napolitane: "Meglio ‘na canzone", nė 2003 dhe "L‘ultimo amore", nė 2006. Berluskoni njihet nga tė gjithė si politikan piktoresk, i cili nuk e ka profesion politikėn dhe i pėlqen shpesh ta thotė atė, kur bėn gafa tė herėpashershme.





Kryeministri italian vjen me

2.4 miliardė euro pėr 2 projekte



Projekte gjigante nė fushėn e energjisė, duke pėrfshirė dhe centralin mė tė madh elektrik me erė, do tė firmosen nė tavolinėn diplomatike, kur Silvio Berluskoni, Kryeministėr i Italisė, do tė takojė Sali Berishėn, homologun e tij shqiptar nė Tiranė sot.

Kriza kronike energjetike e Shqipėrisė dhe ambiciet e z. Berisha pėr tė krijuar njė qendėr rajonale tė energjisė nė vendin e dytė mė tė varfėr nė Evropė, ka hapur njė treg tė ri pėr shumė kompani italiane. Gjithēka pėrballet me njė urgjencė pėr z. Berisha, pasi ai pėrballet me zgjedhjet parlamentare nė qershor dhe ka nevojė tė bindė shqiptarėt se do ta zgjidhė njėherė e pėrgjithmonė ngėrēin e mungesės sė energjisė elektrike. Kryeministri shqiptar po ofron mundėsi tėrheqėse pėr investitorėt, duke pėrfshirė edhe toka qė janė nėn pronėsinė e shtetit, qė jepen me qira, nėn nismėn e famshme "Shqipėria njė euro". Megjithatė, njerėzit e pėrfshirė nė kėto projekte, theksojnė se kjo mund tė sjellė shtyrje tė mėtejshme, mundėsi pėr korrupsion, mungesė transparence nė aprovimin e procedurave, probleme me pronarėt e tokave, si dhe rezistencėn e ambientalistėve. Njė nga kompanitė e huaja ėshtė e pėrfshirė nė akuza pėr dhėnie ryshfetesh ndaj zyrtarėve shqiptarė, por Tirana insiston se ka zbatuar procedurat e BE-sė. Sipas axhendės zyrtare, ministri shqiptar i Energjisė, Genc Ruli, do tė firmosė dy projekte tė rėndėsishme energjetike, njėri qė kap vlerėn e 1.3 miliardė eurove, kontratė pėr grupin italian "Falcione" pėr tė ndėrtuar fushėn gazsjellėse afėr Fierit nė jug tė Shqipėrisė dhe njė linjė nėndetare gazi pėr nė Itali, si dhe njė kontratė me vlerė 1.15 miliardė euro, me kompaninė siciliane tė ndėrtimit "Moncada", pėr ndėrtimin e njė centrali me erė nė gadishullin e Karaburunit dhe njė linjė kabllore qė kalon nė detin Adriatik nga Shqipėria nė Itali. Deficiti italian i energjisė dhe problemet e brendshme, e kanė shtyrė Romėn tė kėrkojė infrastruktura tė reja, duke e kthyer Shqipėrinė njė opsion atraktiv si burim energjie. Propozimi i Moncada-s pėr njė central me erė, qė pėrmban 250 turbina dhe qė pėrbėn njė nga projektet mė tė mėdha nė Evropė, qė janė ndėrtuar deri tani. Falcione duket se ka mundur rivalin nė kėtė projekt, ASG Power, njė kompani me qendėr nė Zvicėr dhe qė zotėrohet 75% nga Agim Gjinali, njė biznesmen shqiptar nga Kosova. Ky projekt propozon ngritjen e depozitave tė gazit qė do tė sillet nga Afrika e Veriut dhe Katari, duke furnizuar kryesisht Italinė, por edhe industrinė shqiptare. Si pėrfitim, Marseglia grup, tha se z.Berluskoni dėshiron tė presė vetė shiritin e pėrurimit tė centralit me erė dhe linjės elektrikė nėnujore, i cili tashmė ėshtė aprovuar. Por zyra pėr shtyp e Berluskonit ka mohuar se kjo ėshtė nė axhendė. Mė vonė Marsaglia bėri tė ditur mė vonė pėr "Financial Times" se do tė ketė vetėm njė takim mes pėrfaqėsuesve tė kompanive.


Bisedimet


Pėrveē ekonomisė, nė axhendė edhe ēėshtja e emigracionit


Njė tjetėr axhendė e bisedimeve zyrtare ndėrmjet Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, dhe homologut tė tij, Sali Berisha, do tė jetė dhe ēėshtja e nxehtė e emigracionit, e cila shihet si njė problem pėr qeverinė e qendrės sė djathtė tė Romės. Siē bėjnė tė ditur mediat italiane, Berluskoni do tė firmosė edhe njė marrėveshje pėr ēėshtjen e emigracionit nga Shqipėria nė Itali, e cila do tė lehtėsojė procedurat e punėsimit tė shqiptarėve nė vendin fqinj. Ndėrkaq, po sipas mediave italiane, mbetet ende nė vendnumėro ēėshtja e liberalizimit tė vizave. Rikthimi i "kavalierit" nė Tiranė pas gjashtė vitesh pėrbėn njė ofensivė tė re diplomatike tė Romės zyrtare ndaj Shqipėrisė pėr tė intensifikuar marrėdhėniet ekonomike dypalėshe. Prej vitesh, Italia ka mbajtur njė qėndrim paksa pritės tek ofertat qė do tė bėnte Tirana zyrtare. Njė vit mė parė, Kryeministri i atėhershėm italian, Romano Prodi, i cili vizitoi Tiranėn, gjatė njė interviste pėr "Top Channel" theksoi se Shqipėria duhet tė zgjedhė pėr partner strategjik midis Athinės dhe Romės.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Berluskoni vjen me 2.4 miliardė euro Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi