.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

tradheti apo loje pushtetesh Empty tradheti apo loje pushtetesh

Thu Dec 04 2008, 02:45
Vendimi i fundit i Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr misionin evropian EULEX, pati disa fitimtarė. Nė radhė tė parė fituan vetė BE-ja dhe SHBA-ja, tė cilėt pėrveē ftesės nga shqiptarėt siguruan edhe miratimin e serbėve pėr shtrirjen pa kokėēarje tė misionit tė tyre nė tė gjithė Kosovėn.

Fitoi Tadiēi, i cili frikshėm e me pėrkrahjen e Perėndimit po forcon pozitat e tij nė skenėn politike serbe. Edhe Ban Kin Muni fitoi. Sipas gjasave, ai do tė sigurojė edhe njė mandat tjetėr pėr karrigen e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė. Nga vendimi i Kėshillit tė Sigurimit, sidomos pas kundėrshtimit tė pranueshėm qė u bėnė disa pikave tė planit tė Banit, nuk kanė dalė tė humbur as shqiptarėt. Atė qė nuk arritėn ta bėnin vetė, vendosjen e autoritetit tė shtetit tė ri nė tė gjithė territorin, duket se do ta arrijnė tani nėpėrmjet misionit evropian EULEX.

Por, vendimi i Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr misionin evropian EULEX, pėrkthyer ky me mesazhet qė po ju pėrcjell ekipi i Tadiēit bashkėkombėsve tė vet pėr gjoja varrosjen e planit tė Ahtisarit e rikthimin e Kosovės nėn Serbi, kėrkesės serbe pėr shfuqizimin e marrėveshjes sė Kumanovės pėr zonėn e sigurisė nė kufi me Kosovėn, si dhe dyshimi i bazuar i shqiptarėve se prania e EULEX-it nėn OKB mund tė pėrdoret nėn rrogoz si rrugė pėr njė ndarje tė butė tė Kosovės, rrezikon tė riaktivizojė pėrsėri konfliktin e pazgjidhur pėrfundimisht, midis serbėve dhe shqiptarėve.

Nėse kėsaj situate i shtojmė edhe pėrpjekjet e vazhdueshme serbe pėr shkeljen e Dejtonit e ndarjen e Bosnjės, dhunėn e tyre nė Preshevė, Medvegje e Bojanovc, tendencėn e disa qarqeve maqedonase pėr ndarjen e Maqedonisė dhe pėrplasjet e kėsaj tė fundit me Greqinė, ky vendim i Kėshillit tė Sigurimit mund tė frymėzojė qarqe tė caktuara pėr njė plan B, krijimin e shteteve mbi baza etnike, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin dhe sigurinė ne Ballkan. "Kjo sot mund tė ēojė drejt njė situate ku gjėra shumė tė kėqija mund tė ndodhin", do t‘i deklaronte radios "Evropa e Lirė" mė datė 22.11.2008, Daniel Serwer, nga Instituti Amerikan i Paqes.

Nė tė vėrtetė, misioni evropian EULEX ėshtė misioni mė i madh dhe mė i rėndėsishėm i BE-sė. Bashkimi nė kėtė mision edhe i rreth 100 policėve, gjykatėsve dhe kėshilltarėve ligjorė amerikanė e bėn misionin EULEX shumė tė rėndėsishėm dhe pėr amerikanėt. Marrėveshja pėr kėtė mision ėshtė vlerėsuar si marrėveshje historike e liderėve evropianė e amerikanė dhe paralajmėrimi i njė epoke tė re tė bashkėpunimit transatlantik.

Prandaj, si evropianėt, ashtu edhe amerikanėt, kėrkonin garanci qė misioni euroatllantik EULEX tė jetė patjetėr i suksesshėm. Dhe pėr kėtė atyre ju duhej miratimi i palės serbe dhe i rusėve. Kjo ishte arsyeja e shtyrjes sė instalimit tė misionit qė nga qershori, kur ju bė ftesa nga autoritetet kosovare dhe hyri nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės e deri tani.

Pėr tė siguruar miratimin serb dhe nė mėnyrė qė plani tė gėlltitej sa mė lehtė e me sa mė pak kundėrshtime, jo vetėm prej tyre, por edhe prej rusėve, vendet e BE-sė bėnė dy kompromise me serbėt, veprime kėto qė nga kosovarėt u pėrkthyen si shitje e interesave tė Kosovės. Fillimisht vendet e BE-sė abstenuan nė bllok gjatė procesit tė votimit nė OKB, lidhur me kėrkesėn serbe pėr tė dėrguar ēėshtjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė. Dhe tani, sė bashku me SHBA-nė, kėto vende pranuan planin serb, tashmė me autorėsi tė Ban Kin Munit pėr vėnien e EULEX-it nėn ombrellėn e OKB-sė. Kėshtu u sigurua prej tyre miratimi serb dhe ai rus pėr shtrirjen e misionit EULEX edhe nė veri tė Kosovės. Prandaj, vendimi i fundit i Kėshillit tė Sigurimit ishte, nė radhė tė parė, njė fitore diplomatike pėr evropianėt dhe amerikanėt.

Vendimi nė fjalė i shtoi shumė aksionet e Tadiēit nė skenėn politike serbe. Ai po e shfrytėzon mjaft mirė mbėshtetjen e Perėndimit. Tashmė ai ėshtė bėrė njė lider i padiskutueshėm nė vendin e tij. Por, plani 6-pikėsh serb nuk ėshtė nismė e ekipit tė Tadiēit. Ai plan ėshtė hartuar nė qeverinė e mėparshme serbe dhe ėshtė propozuar nga ministri i Koshtunicės pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiē, qė nė muajin mars 2008. Djegia e doganave nė veri tė Mitrovicės dhe pushtimi i gjykatės atje, janė pjesė e skenarit pėr tė detyruar faktorin ndėrkombėtar tė pranonte kėtė plan, i cili nė vetvete shėnonte legalizimin e njė ndarjeje tė butė tė Kosovės.

Nė thelb, plani i sotėm 6-pikėsh, i marrė tani nė konsideratė nga Perėndimi, ėshtė plani i Sllobodan Samarxhiēit. Vendet perėndimore nė atė kohė refuzuan ta merrnin nė konsideratė, pasi nuk donin t‘i jepnin kapital politik Koshtunicės nė prag tė zgjedhjeve. Kėtė kapital Perėndimi po ia jep tani Tadiēit. Perėndimi po e mbėshtet Tadiēin nė raport me Koshtunicėn, njėlloj siē mbėshteti dikur Koshtunicėn nė raport me Millosheviēin. Por, nė pėrfundim Koshtunica shfrytėzoi pėrkrahjen e Perėndimit pėr tė forcuar pushtetin e tij dhe nė veprime nuk ndryshoi shumė nga Millosheviēi. Nė fund, ai nuk harroi t‘ia "shpėrblejė" Perėndimit mbėshtetjen qė i dha, duke i djegur ambasadat e tyre. Edhe Tadiēi, pasi ta ndiej veten tė sigurt brenda vendit, nuk do tė vazhdojė gjatė ta mbajė tė fshehur nacionalizmin e tij, sidomos kur tė afrohen zgjedhjet e tjera dhe, pėrsėri, Perėndimit do t‘i duhet tė kėrkojė tjetėr partner nė Serbi.

Nė kėtė super lojė, roli kryesor i takonte Ban Kin Munit. Nė Perėndim, menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ka ekzistuar frika se Ban Kin Muni mund t‘i ofrojė Rusisė koncesione thelbėsore nė raport me Kosovėn. Kėtė e ka paralajmėruar e pėrditshmja angleze "Times" mė datė 11.4.2008. Duke cituar burime diplomatike, gazeta shkruan se Kremlini ka filluar tė kėrcėnojė zotin Ban, kohė mė parė kur e ka ndjerė se ėshtė nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės.

Si anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit, Rusia ka tė drejtėn e vetos dhe mund tė bllokojė mandatin e dytė pesėvjeēar tė zotit Ban Ki Mun, i cili fillon mė 2012-ėn. Ban Ki Muni ka qenė nėn presionin rus pėr tė emėruar njė ndėrmjetės tė ri, me synimin pėr tė ripėrtėrirė bisedimet midis serbėve dhe kosovarėve, siē kėmbėngulte Moska, citonte gazeta "Times" nė atė kohė. Dhe nė tė vėrtetė, pak mė vonė, Sekretari i Pėrgjithshėm emėroi italianin Lamberto Zannieri, i cili, mė 31 korrik, pak pasi erdhi nė krye tė UNMIK-ut, doli me tezat pėr njė autonomi tė posaēme brenda policisė sė Kosovės pėr policėt serbė, autoritetin e doganės nė Kosovėn veriore nė ngjashmėri me modelin e Hong-Kongut, ku njė territor ka dy zona dogane. Diēka tė tillė dhe pėr gjyqėsorin etj. Autoritetet kosovare reaguan ashpėr, duke i quajtur kėto lajthitje tė Zannieri-t, kur nė tė vėrtetė ato ishin porosi tė Banit.

Ban Ki Muni arriti tė mbajė EULEX-in nėn ombrellėn e OKB-sė, opsion i pranueshėm nga Moska dhe serbėt. Ai arriti t‘i kthejė rusėt nė tavolinėn e vendimmarrjes pėr Kosovėn dhe t‘ju ushqejė atyre shpresėn pėr tė ripėrtėrirė bisedimet serbo-kosovare. Pas kėtyre, ka shumė gjasa qė Ban Ki Muni tė arrijė tė sigurojė edhe votėn ruse pėr tė mbajtur edhe pėr njė mandat tjetėr karrigen e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, duke shėnuar kėshtu njė fitore personale.

Nga ky vendim i Kėshillit tė Sigurimit nuk kanė dalė tė humbur as shqiptarėt, sidomos pas pėrfshirjes nė deklaratėn pėrfundimtare edhe tė planit tė tyre 4-pikėsh dhe ligjėrimit nė njė farė mėnyre tė kundėrshtimeve qė ata bėnė pėr planit 6-pikėsh. Sipas nėnkryetarit tė Partisė Radikale, Dragan Todoroviē: "Me pranimin e raportit tė Ban Ki Munit, Serbia nė mėnyrė tė ndėrmjetme e pranon pavarėsinė e Kosovės".

Nėse qeveria kosovare do ta kishin shtrirė qė nė fillim autoritetin edhe nė veri tė Kosovės, as amerikanėt dhe as evropianėt nuk do ta kishin tė nevojshme t‘u bėnin koncesione serbėve dhe rusėve. Autoritetet kosovare, megjithėse u njohėn me planin qė nė fund tė muajit mars, e injoruan dhe nuk pėrgatitėn asnjė strategji kundėr tij, ndonėse zhvillimet nė terren tregonin se gjithēka ishte skenarizuar nė zbatim tė tij.

Atė qė nuk e bėri dot qeveria e Kosovės, vendosjen e rendit dhe tė autoritetit tė shtetit nė veri tė Kosovės, e ka marrė pėrsipėr ta bėjė vetė EULEX-i. Duke vėnė theksin nė reformat nė gjyqėsor e siguri, EULEX-i do tė jetė sektori kryesor evropian i sigurisė nė Kosovė dhe do tė luajė rol tė rėndėsishėm nė pėrmbushjen e kushteve pėr integrimin euroatlantik tė saj. Pėr kėtė, siē theksoi dhe ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, "Kosova shėnoi njė fitore tė madhe. Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė, sovranitetit dhe sigurisė nė vend".

Pėrfundimisht, nė kushtet e gjendjes aktuale nė terren, ku pjesa veriore e Mitrovicės ėshtė krejtėsisht jashtė kontrollit tė qeverisė sė Kosovės, ku autoriteti i shtetit nuk ėshtė shtrirė plotėsisht edhe nėpėr enklava tė tjera tė banuara nga serbėt, gjetja e njė kompromisi pėr shtrirjen e suksesshme nė Kosovė tė misionit evropian EULEX ėshtė zgjidhja mė e pranueshme. Vendimi i fundit i Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara garantoi pikėrisht kėtė. Por, bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė vazhdojė tė luajė rolin udhėheqės nė Ballkan dhe pėr asnjė arsye nuk duhet tė lejojė ndarjen e Kosovės. Pėrndryshe, ata vetė do tė jenė nxitėsit dhe pėrgjegjėsit e rikthimit tė mundėsisė dhe tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr bashkimin nė njė shtet tė vetėm nė Ballkan.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi