.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

cfare permban 6 pikeshi i ban kii moon Empty cfare permban 6 pikeshi i ban kii moon

Thu Dec 04 2008, 02:58
Periudha e tranzicionit ne Kosove po percillet me paqartesi juridike, ku institucionet e Kosoves, UNMIK-u, EULEX-i e ICO-ja funksionojne ne baze te dokumenteve te ndryshme juridike. Kushtetuta, plani i Ahtisaarit dhe raporti i Ban Ki-Munit jane keto tri dokumente qe aktualisht institucionet vendore dhe nderkombetare u referohen ne kryerjen e funksioneve te tyre. Por tashme gjithcka ka marre fund vetem dy dite me pare ku Keshilli i Sigurimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara miratoi unanimisht planin 6 pikesh te Ban Ki-Mun.

1. Policia

a.) Diskutimet kane nxjerre ne siperfaqe synimin e perbashket te pergjithshem per implementimin e sundimit te ligjit ne tere Kosoven.

b.) Ne perputhje me praktikat me te mira nderkombetare, sherbimi policor duhet te pasqyroje te gjithe shoqerine dhe sherbimet policore te bazuara ne komunitet.

c.) Stacionet dhe nenstacionet ne rajonet e pakicave jane hapur ne te gjitha komunat.

d.) Perfaqesuesi im Special, nepermjet komisarit te tij te policise, do te inicioje emerimet ne funksionet e larta, ne perputhje me ligjet e zbatueshme te cilat nderlidhen me aktivitetet ne terren.

e.) Te gjitha detyrat policore ne Kosove do te monitorohen nderkombetarisht.

2. Doganat

a.) Kosova do te vazhdoje te funksionoje si nje rajon i vetem doganor.

b.) Oficeret nderkombetare te doganave, te emeruar ne perputhje me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se (1999), do te rikthehen ne portat 1 dhe 31. Modalitetet e stacionimit te tyre, sa me shume qe eshte e mundshme do te pasqyrojne modalitetet e konceptit te menaxhimit te kufijve te integruar te Evropes dhe kjo mund te perfshije edhe bashkerenditje te pikave doganore.

c.) Do te aplikohen tarifat, te cilat jane ne perputhje me kodin e doganave, te rregullores 2004/1 te UNMIK-ut.

d.) Do te nevojiten negociata te metejshme mes lojtareve relevante, per te arritur pajtimin dhe per te percaktuar modalitetet per operim, per riaktivizimin e pikave doganore, te permendura me lart.

3. Drejtesia

a) Diskutimet kane dhene shenja edhe per pranim te gjere te parimeve baze, duke perfshire edhe sundimin e ligjit qe te aplikohet ne te gjithe Kosoven, dhe qe drejtesia te jete ne dispozicion te te gjitheve, pavaresisht etnise, komunitetit apo lokaliteteve.

b) Pas diskutimeve per zhvillimin e ketyre parimeve, ndertesa e gjykates ne veri te Mitrovices ka kohe qe eshte vene ne funksion te limituar nen kontrollin e UNMIK-ut, duke zbatuar vetem ligjet e UNMIK-ut dhe i mbeshtetur nga stafi i UNIMK-ut deri ne 60 dite nga dita e hapjes se gjykates.

c) Gjate fazave pasuese, gjykatesit dhe prokuroret lokale do te emerohen ne pajtueshmeri me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se (1999).

4. Transporti dhe infrastruktura

a) Diskutimet kane dhene shenja te pranimit te nevojes per bashkepunim te ngushte mbi ceshtjet e medha infrastrukturore (rruge, hekurudhe, uje, energji elektrike), rrjedhen e trafikut dhe tregtine, si dhe mbi ceshtjet shume te rendesishme praktike sic eshte identifikimi i kualifikimeve.

b) Duke pasur parasysh kete, Raporti im i kaluar ka dhene shenja se nje komitet i bashkepunimit teknik, do te themelohet nga Perfaqesuesi im Special per t'iu adresuar te gjitha ceshtjeve relevante.

5. Kufijte

Shume prej ceshtjeve relevante me menaxhimin e kufirit, do te adresohen nga procesi i komitetit teknik per transport dhe infrastrukture. Ne te kunderten, KFOR-i si prezence ushtarake nderkombetare, vazhdon ta permbushe mandatin e tij te sigurise ne te gjithe Kosoven.

6. Trashegimia serbe

a) Mbrojtja nderkombetare e Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove duhet dhe do te vazhdoje.

b) Nen rrethanat e tanishme dhe duke marre parasysh rolin e statusit neutral te OKB-se ne Kosove, konsideroj se dialogu i vazhdueshem eshte i nevojshem ne Beograd dhe Prishtine.

c) Agjenda do te perfshije zbatimin e marreveshjeve mbrojtese perreth vendeve te Kishes Ortodokse Serbe.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi