.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

nje skandal i ri ne diplomacine shqiptare Empty nje skandal i ri ne diplomacine shqiptare

Sat Dec 06 2008, 09:35
Biseda midis konsullit, kreut tė PD-sė dhe njė punonjėsi

Dy punonjės tė konsullatės shqiptare nė Selanik (Greqi) dhe kryetari i degės sė Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) nė kėtė qytet, i tregojnė njėri-tjetrit tė gjitha abuzimet qė bėhen nga diplomatėt shqiptarė tė kėsaj konsullate. "Fiks Fare" transmetoi dje pjesė nga njė bisedė mes konsullit tė Pėrgjithshėm nė Selanik, zotit Thoma Nini, punonjėsit tė kėsaj konsullate, i cili njihet me emrin Hajri dhe kreut tė degės sė PD-sė, Urim Gjata. Gjatė bisedės, personat zbulojnė abuzimet qė bėhen me emigrantėt shqiptarė, tė cilėt presin nė radhė me orė tė tėra pėr tė marrė njė prokurė, apo pėr tė legalizuar qoftė edhe njė certifikatė. Gjithashtu, gjatė bisedės zbardhen abuzimet dhe allishverishet qė bėjnė diplomatėt shqiptarė nė Selanik; vjedhje e hapur e fondeve tė shtetit, duke ndėrruar goma makinash pėr tė pėrfituar goma tė reja, e qė mė pas i shesin. Personi qė lakohet mė shumė nė kėtė bisedė ėshtė sekretari i konsullatės, Astrit Shehu. Sipas bashkėbiseduesve, sekretari i konsullatės hyn e del nga Greqia nė mėnyrė tė paligjshme, luan nė kazino, humbet shuma marramendėse, qė kėrkon t‘i kompensojė duke kėrkuar ryshfet nga emigrantėt hallexhinj, u bėn prokura pėr t‘u pajisur me pasaportė personave tė shpallur nė kėrkim... Vetė konsulli, zoti Nini, i pohon gjatė bisedės tė gjitha kėto abuzime. Gjithashtu, vetė konsulli tregon skemėn e emėrimeve politike nė konsullatat shqiptare nėpėr botė. Tregon se si emėrohen konsujt edhe pėr ndere personale.


Biseda

Midis Thoma Ninit, konsull i Pėrgjithshėm nė Selanik;

Urim Gjata, kryetar i PD-sė nė Selanik;

Dhe njė personi, tė cilit i pėrmendet vetėm emri, Hajri.


Urim Gjata: Iku nė Bullgari me njė oficer tė policisė dhe me njė femėr...

Hajriu: Polic...

Urim Gjata: Nuk ėshtė polic te ju ai?

Hajriu: Njė i gjatė... unė nuk e di, se njė herė kam ardhur... Astriti apo Fredi...

Urim Gjata: Njė i gjatė, Astriti, unė pėr Astritin po flas (e kanė fjalėn pėr Astrit Shehun, sekretari i Konsullatės shqiptare nė Selanik). Po kur kanė ikur ata?

Hajriu: Ka 3-4 muaj. Nė fund tė shtatorit, mund tė ketė pasur njė kohė tė lirė apo mund tė ketė pasur njė shėrbim diplomatik, dhe mund tė ketė ikur. Ishte Astriti, njė polic grek, njė femėr avokate, bullgare ishte ajo femra...

Hajriu: Njė e shėndoshė...

Urim Gjata: Po polici grek iku me Fredin apo me Astritin?

Hajriu: Bashkė ishin, por nuk e di se ēfarė kompromisi kishin bėrė...

Urim Gjata: Po si tha Fredi, qė u hapen tė tėrė trarėt e doganave?

Hajriu: E, po. Shkon nė kazino ai, po hajde... Aty te kazinoja mes dy doganave.

Urim Gjata: Po, tek ajo kazinoja aty shkon ai... aty ku e pashė unė. Po. Po me Fredin sa ditė iku nė Bullgari ai?

Hajriu: Tri ditė iku. Njė ditė nė Sofje dhe njė ditė afėr vijės bregdetare dhe u kthyen.

Urim Gjata: Kishte edhe ca dibranė ai njėherė dhe po i gėnjente, po ata nuk e qasin mė atė tani...

Hajriu: Ore, nuk e kuptoj, ēfarė ka me ata dibranėt ai, pse i gėnjen ata ai?

Urim Gjata: Mirė, mo mirė, po e keqja ėshtė se ata janė tė lidhur keq me Stavri Dajėn, me tėrė mafien shqiptare... Sa ju kėrkoi ju pėr makinėn e vjedhur?

Hajriu: 1200 euro.

Urim Gjata: Po ju me sa e gjetėt?

Hajriu: Me 800.

Urim Gjata: Deri nė Dibėr?

Hajriu: Jo bre, deri nė kufi.

Urim Gjata: Bravo! Ai i pėrdor kėta dhe i pėrdor keq. A e di pse i pėrdor ai? Nė konsullatėn e vjetėr, ai bėnte ligjin. Vjen njė herė njė letėr nė Konsullatėn shqiptare nė Maqedoni, Stavri Dajo thoshte nė Konsullatėn shqiptare nė Selanik. Ē‘punė ka ai nė konsullatėn shqiptare? Se kėshtu i bėnte ai, Stavri Dajo, pranė konsullatės shqiptare nė Selanik. Ai, mė mirė ta bėnte nė konsullatėn shqiptare... Stavri, sikur ishte ambasada shqiptare dhe kėtė e pėrdorte ai. Ia preu kėmbėt Niko Dhamo dhe i dyti ia preu duart Thoma Nini. Ky ia preu me njė stil tė ėmbėl, ia hoqi konsullatėn. E di si tha ky? Kur tė mė dalin leshtė e kokės mua, atėherė ti do jesh nė konsullatė, kėtu, i tha Thoma Nini.

Urim Gjata: Astrit Shehu thotė: Unė kam ardhur, se dua tė bėj lekė. Imagjino, ai vodhi gomėn e makinės te servisi i ‘Volswagen"-it dhe pėr ēfarė? Ia dha shefes sė Financės, Idės, nė Tiranė...

Hajriu: Po sa pagoi vetė?

Urim Gjata: 400 euro dhe e ēmontoi vetė. Bashkė me Ronin, njė jevg nga Elbasani, vodhi gomėn e makinės. I bėri prokurė njė krimineli dhe thotė ‘nuk e rruaj fare, se nuk punoj pėr 10 euro‘. Shiko, tregonte njėri. Dėgjo se ishte pėr tė qarė. Vjen njė emigrant nga Miēilini, se i ikte trageti. Donte tė bėnte njė prokurė i shkreti. 30 euro bėnte prokura dhe i dha edhe 10 euro i shkreti. Na, i tha, t‘i kesh pėr kafe. Po nuk ta vė vulėn pėr 10 euro unė, jo. Atij tė shkretit i ikte trageti dhe a e di pse? Se numri i tij ėshtė pėrjashta...se thotė aty: kush abuzon me emigrantėt, Thoma Nini dhe ata vijnė kėrkojnė Thoma Ninin, konsullin e Pėrgjithshėm dhe Iliriani u thotė se nuk ka njeri, nuk pret njeri...

Hajriu: Kush ėshtė ky Iliriani? Po ku ka bĆ¢ā‚¬Ā¦ njeri tė kėrkojė konsullin e Pėrgjithshėm dhe ai t‘i thotė nuk ėshtė...

Urim Gjata: Ata janė bėrė njė grup...

Hajriu: Fajet i kemi ne, qė ua zgjasim atyre...

Thoma Nini: Jo, i Spartakut, se Spartaku ėshtė konsulli ynė i Pėrgjithshėm nė Milano, dhe i tha qė i priste nė Athinė, Rodos dhe Selanik. Atje ėshtė i vėllai i Jozefinės.

Urim Gjata: Po mirė mo mirė, po dėgjo kėtu. Ishalla, mos qoftė e vėrtetė, po Astriti, pra sekretari i Konsullatės ikin tri ditė me njė polic grek dhe me njė bullgare, shkojnė nga Selaniku nė Bullgari.

Hajriu: Po nuk ka ndonjė gjė...

Urim Gjata: Po mirė, mo mirė, o Hajri. Mė dėgjo, ata mund tė jenė miq, po si mund tė iki sekretari i Konsullatės bashkė me Fredin, me njė polic grek dhe me njė femėr bullgare tri ditė nė Bullgari?

E di kush e kishte Thoma Nini? Stavri tha, ajo i paguan. E shoqja e Astritit ėshtė nga i njėjti fshat a nga diku aty afėr... I thoshte Gjergjit: "Pėr ēdo certifikatė qė mė sjell nga lart poshtė ke 2 euro" Kėtė gjė, ai e bėn edhe me... Ti e di se ēfarė u bė sot nė konsullatė? Certifikatat e pėrkthyera nga Ollga Vasiliu, Astrit Shehu u thotė: shko dhe pėrktheji nė vend tjetėr dhe ai nuk i vė vulėn... Ēfarė t‘i bėsh?

Thoma Nini: Kur erdhi Jozefina nė Korēė, pesė minuta, sa e kam takuar, kuptohet, ē‘kemi, si je, e ē‘thotė konsullata? Mirė, i thashė. Keni gjetur ndihmė nga shteti? Po, i thashė. Duhet tė ndihmoni njėri-tjetrin, mė tha.

Urim Gjata: Pėr Xhovalinin, shoferin tė tha.

Thoma Nini: Po.

Urim Gjata: I ēuan ēantėn me 30 milionė Xhovalinit nė fushatė. Vetėm tė mos bėnte fushatė kundėr atij deputetit tė PS-sė.

Thoma Nini: Ajo qė ėshtė politike ėshtė politike.

Urim Gjata: Tė ishe ti, shkuarjen e atij Shehut me njė polic grek e me njė avokate bullgare nė Bullgari, nė mendjen tėnde si e...

Hajriu: Si, njė diplomat shqiptar, me njė polic grek, me njė femėr bullgare, agjente dhe ajo...

... Mirėpo Astrit Shehu ka njė hall tė madh, miqtė e mi, ka 200 milionė lekė borxh. Ai do t‘i lajė, por nuk lahen kėshtu lekėt ore Hajri. Astrit Shehun nuk njeh njeri nė PD, nuk ka mik nė PD, ka njė njeri qė i ka dhėnė shtėpinė pa lekė nė Tiranė. Ēon ēdo muaj nė Tiranė djathė edhe ca gjėra tė tjera. Vajti e vodhi gomėn e makinės, turpi mė i madh, sepse dhe vajti dhe u pėrplas. Bėn rolin e kriminelit. U kėrkon lekė shqiptarėve dhe u thotė se unė nuk dua tė di pėr njeri nė botė. E vodhi gomėn e makinės, e vodhi, o Maqo. E vodhi dhe ia dha asaj shefes sė Financės nė Ministrinė e Jashtme. Bėnte 700 euro goma.

Urim Gjata: Kėtė histori e tregoi vetė ai, sepse isha dhe unė aty.

Thoma Nini: Se e tregoi vetė, vajta mora Romin tha, hoqi atė gomėn e makinės, i hoqėm gomėn e asaj dhe ia vumė makinės. Dhe vajti u pėrplas. Sepse i ndėrroi gomėn para.

Urim Gjata: Po, gomėn e parė dhe u pėrplas.

... Thoma Nini erdhi i dėrguar i Sali Berishės nė Selanik, ėshtė mėkėmbėsi i tij, ėshtė person i tij, i ardhur nė Selanik. Ka disa ambasadorė dhe konsuj qė i vendos Kryeministri, konsuj politikė.

Kthehemi te Thoma Nini Nini. Unė Thoma Ninin nuk e njoha nė Selanik, por e njoha nė Korēė. Veja nė Korēė, pinim ndonjė shishe uzo, rrinim pėr qejf dhe Thoma Nini ishte burrė qė nuk bėnte certifikata false, po isha unė. Apo jo Thoma Nini?

Ore, unė do vija, pėr ēfarė do mė duhej Thoma Nini mua, shkoja, por mė thoshte: tė lutem Urim, mos mė hajde mė. Bėje si certifikatė, nuk dua lekė, por tė lutem mos me hajde mė nė zyrė. Unė nuk e njoh paranė? E njeh Keli qė mbron Astrit Shehun?! E njeh ai!

Thoma Nini: Unė, me Urim Gjatėn njihem prej vitesh qė mė pėrpara se tė vija nė ambasadė.

Urim Gjata: Ka tė tjerė qė e bėjnė? Cili?

Hajriu: Po ja, ata qė punojnė aty. Pjesa tjetėr qė punon nė ambasadė e bėn. Astriti!

Urim Gjata: Astriti! Unė nuk e di.

Hajriu: Por lekė ka marrė ai nga shqiptarėt. I ka marrė, e sigurt? Sepse Astrit Shehu thotė kėshtu: Unė kam dibranėt dhe nuk pyes pėr njeri kėtu.

Urim Gjata: I thotė Ndreēkės, hajde se do bėjmė pazar dhe mė sill nga dogana kaq steka me cigare. Zotėri, i tha ai, po mua mė fut nė burg. Sepse nuk lejohet nė Greqi tė fusėsh njė stekė, ky mė thotė tė fus 10 steka. Do tė them njė gjė edhe Maqka vetė nuk ka se ē‘bėn pa ne. Apo e kam gabim, o shef Maqo?

Personi 1: Tashti, atė qė e ka bėrė Thoma Nini, nuk e ka bėrė kush.

Thoma Nini: Mua mė thanė: organizo punėn. Mė thanė: hiqe andej, e hoqa. Mė thanė: do fusėsh lek nė bankė dhe i futa. Mė thanė tė tėra mėnyrat qė duhet tė organizoja punėn. U thashė: nė cilėn bankė i doni? Kėtu. Mė thanė: Do t‘i bėsh me pagesa, do bėsh pagesėn nė bankė dhe do tė sjellin dhe mandatin. Aq mund tė bėja unė. Stafi nuk varej nga unė, stafin ma dėrgonin ata.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi