.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

shqiptaret qe dikur sunduan irakun Empty shqiptaret qe dikur sunduan irakun

Sat Dec 06 2008, 10:31
Guvernatorė, ushtarakė, klerikė, madje edhe histori dashurie ndriēojnė njė lidhje tė vjetėr me zonėn e trazuar.

Iraku, vendi i Babilonisė sė lashtė dhe vendi i pėrplasjes sė madhe mes dy pjesėve tė mėdha tė moslemanėve: mes sunitėve dhe shiitėve. Tė parėt, politikisht kanė pasur gjithnjė nė krah Perandorinė Osmane, tė dytėt mbretėrit e Iranit. Nga ky konflikt sikurse edhe tani kanė gjalluar konflikte tė ashpra, gjakderdhje, mėrira e luftėra. Qė nė kohė tė herėshme shqiptarėt kanė qenė protagonistė nė kėtė lojė tė ashpėr, me tė cilėn i lidhte vetėm njė gjė: dėshira pėr t'i shėrbyer ushtarakisht njė fuqie tė madhe. Aty nga 1508, Shahu i Persisė, mbrojtės i madh i shiitėve, Ismail-al-Safavi pat shtėnė nė dorė njė pjesė tė mirė tė Irakut Verior, gjė qė e pat shtyrė Sulltanin e atėhershėm, Selimi I tė drejtonte njė ekspeditė tė madhe ushtarake pėr tė rivendosur pushtetin e tij. Njė nga komandantėt mė tė suksesshėm tė fushatės ėshtė njė i quajtur AHMET PASHĖ DUKAGJINI. Letėrsia arabe pėrshkruan gjėrė e gjatė se si Dukagjini, i bėrė mosleman, i drejtoi trupat osmane drejt fitores nė Ēalldiran nė 1514. Fitorja ishte e rėndėsishme. Aventura e shqiptarėve nė troje tė Irakut kishte nisur mirė.

Nga 1544 deri nė 1548 nė krye tė Irakut ishte shqiptari AJAZ PASHA. Sikurse ndodh shpesh pėr gjithė tė mėdhenjtė pavarėsisht nga koha, Ajaz Pashės i janė kushtuar shumė poezi, ku sigurisht ai rrėfehet si njeri tejet bujar.

Vite mė vonė, Porta e Lartė dėrgoi nė Bagdad njė tjetėr shqiptar, NASUH PASHĖN. Njėsoj si nė historinė e Skėnderbeut, valiu i ri shqiptar i Bagdatit, mėsoi se qyteti i kishte rėnė nė dorė njė vendasi falė njė fermani tė falsifikuar. Nasuhu nuk pati edhe aq fat nė njė betejė qė u bė mes dy rivalėve nė afėrsi tė Bagdadit. Iku i plagosur rėndė pėr nė Stamboll, porse i ndihu fati dhe u bė, si shumė shqiptarė tė tjerė, Vezir i Madh, pra Kryeministėr, pasi qe martuar mė parė me njėrėn prej vajzave tė shumta tė Sulltanit.

Historianėt arabė ende i pėrmendin bėmat e disa komandantėve shqiptarė nė vitet qė pasuan. Nė 1626 Tikriti, vendi i origjinės sė Sadam Hyseinit, ishte ende nė duart e persėve, tė cilėt e kishin pushtuar disa vjet mė parė. Njė shqiptar, OMER PASHA, luftoi nė krye tė njė grushti njerėzish me njė ushtri shumė herė mė tė madhe. Omer Pasha, komandanti, ishte i vetmi qė shpėtoi nga masakra qė pasoi. Legjenda thotė se e shpėtoi kali i tij i shpejtė. Ca vjet mė vonė historia pėrsėritet. Tashmė ėshtė Ahmet KUĒUK PASHA, edhe ky shqiptar nė shėrbim tė Sulltanit, qė komandon trupat turke nė betejat rreth Tikritit. Si e pa qė nuk kishte shpėtim atėherė u ul dhe nisi t'i falej Allahut. Sigurisht qė njėri nga ushtarėt persė ia preu kokėn dhe e dėrgoi nė Teheran. Shahu nė shenjė respekti lejoi qė koka e prerė e Ahmet Kuēuk Pashės tė varrosej nė njė teqe nė Damask, nė Siri. Pashai plak e kishte menduar edhe kėtė. Vite mė parė kishte ndėrtuar njė vend tė shenjtė pėr vete.

Nga fundi i shekullit XVII presioni i ushtrive iraniane gati sa se bllokoi ekonominė nė Bagdad. Porta e Lartė u alarmua. Bllokimi i ekonomisė nė kėto anė donte tė thoshte trazira edhe nė vendet arabe fqinje. Sėrish na shfaqet njė shqiptar. Ai ėshtė ABDURRAHMAN PASHA, i cili u caktua vali i qytetit. Abdurrahmani ishte njeri i drejtė. Ai nuk lejoi qė nėnpunėsit tė vidhnin nė kurriz tė popullit, liroi njerėzit nga taksat abuzive dhe arriti tė sjellė normalizimin e tregut. Nė historinė e Irakut shqiptari me emrin Abdurrahman mbahet mend edhe pėr dashamirėsinė e tij ndaj poetėve dhe artistėve tė tjerė, ndonėse nėn zė thuhet se ai e kishte njė ēikė qef verėn. Njė xhami e ndėrtuar prej tij ka qenė nė kėmbė deri vonė nė Bagdad. Ajo quhej Maruf-al-Karhi.

Shqiptarėt e kishin fort pėr zemėr Irakun, madje aq pėr zemėr saqė tė arrijnė tė themelojmė njė dinasti shqiptare nė krye tė Bagdadit. I pari i kėsaj dinastie shqiptare nė zemėr tė Arabisė ishte dibrani HASAN PASHA, i cili nisi punė nė kėto anė nė 1704. Hasani e nisi punėn duke emėruarar djemtė e tij ndėr provinca, duke kėrkuar kėshtu bashkimin e njėsive tė coptuara irakene nė njė vilajet tė vetėm. Mė pas, duke u mbėshtetur nė njė ushtri tė re krejt tė reformuar, Hasan Pasha nga qėndrimi nė mbrojtje ndaj iranianėve, i hyri detyrės sė vėshtriė qė tė sulmonte. Nuk arriti ndonjė sukses tė madh, megjithėqė kishte arritur tė depėrtonte nė Iran. U varros me nderime tė mėdha nė Bagdad nė vitin 1724. Thonė se nė kryeqytetin iraken emrin e tij e mbajnė xhami e emra lagjesh.

Vendin e Hasan Pashės e trashėgoi i biri, AHMET PASHA, njė i ri ambicioz, i cili e kishte ndarė mendjen tė vazhdonte udhėn e tė atit. Ahmeti vazhdoi tė sundonte deri aty afėr fundit tė shekullit XVIII. Pas kėsaj dinastia shqiptare nė Bagdad u pėrfshi nga njė stuhi rėre, gjatė sė cilės emrat e sundimtarėve vazhduan tė zėvendėsohen me ritme tė shpejta.

Duhej tė kalonin disa vite tė trazuara derisa shqiptarėt tė shfaqeshin perseri nė krye tė Irakut. SYRI PASHA, vali nga 1899 - 1890, ka hyrė nė historinė e Irakut si ndėrtuesi i njė dige tė rėndėsishme dhe si mbrojtės i madh i poetėve. Sipas historianėve vendas Syriu futi nė veprim edhe njė ide tjetėr, atė tė ndihmės shoqerore per tė varfėrit dhe vejushat. Syriu u dha udhė njė veprimtarie me tradita nė lėmin e poezisė.

I fundmi i dinastisė shqiptare nė Bagdad ka qenė ABDULVEHAB PASHA, qė qėndroi nė rolin e valiut vetėm njė vit. Pėr tė dihen pak gjėra, nėse pėrjashtojmė ndonjė poezi oborri qė servilat e kanė shkruar me zell pėr tė. Era e re kishte nisur tė frynte gjithandej. Nuk kishte mė nevojė pėr njerėz tė luftės, a mė mirė me thėnė kishte nevojė pėr njė luftė ndryshe.

Njė tjetėr shqiptar i shquar i ka njohur mirė kėto anė. EQEREM BEJ VLORA, pinjoll i Vlorajve tė famshėm, njė nga mendjet mė tė mprehta shqiptare tė dy shekujve tė fundit, e ka rrėfyer nė mėnyrė brilante pėrshtypjet e tij nė Irak e rrethinė. Nė 1904, Eqerem Beu ishte njė nėnpunės i ri i Ministrisė sė Jashtme tė Stambollit. Bashkė me diplomatė tė tjerė inspektonte asokohe hekurudhėn e Hexhazit, atė qė quhej njė lloj paraleleje e Kanalit tė Suezit, njė arritje e madhe pėr kohėn, njėsoj si koridoret tona tė sotme. Sytė e lodhur nga peisazhi, i mbuluar nga rėra e verdhėllemtė, i kanė shndėritur tė riut shqiptar kur ka parė tė kalėronte mbi njė mėzat tė zi arab njė vajzė tė re elegante. Diku andej nga Siria, nė kufi me Irakun, zė fill kjo histori nostalgjie mė shumė se sa dashurie. I riu shqiptar desh la mėndtė kur pa atė vajzė tė re arabe qė bashkė me tė tjerėt i bėnte respektet e duhura sipas rregullave tė shkretėtirės. Mėsoi sakaq se perria e shkretėtirės ishte vajza e njėrit prej krerėve lokalė, nė ēadrėn e tė cilit kishte bujtur. Dhe atėherė beu i Vlorės pėrmbahet, porse nuk mund tė heqė dorė nga simpatia e tij. Nxjerr nga brezi pistoletėn e tij, njė Mauzer, i cili nė atė kohė vlente sa qimet e kokės, dhe ia zgjat vajzės sė re. Vetė Eqerem Beu rrėfen se u ēudit pa masė kur pa se nė kėmbim vajza i kishte dhuruar mėzatin e saj tė racės sė pastėr tė kulluar arabe. Ndonėse tė dy tė rinjtė fati i pėrplasi nė cepa tė ndryshėm tė Botės, mes tyre u lidh njė letėrkėmbim qė do tė vazhdonte gjatė.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi