.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

Papandreu pėr Kosovėn Empty Papandreu pėr Kosovėn

Sat Dec 06 2008, 11:20
Papandreu pėr Kosovėn
24 May 2001 15:07 UTC

Ministri i jashtėm grek George Papandreou tha se nė Ballkan kemi tė bėjmė me dy lloj botėkuptimesh tė ndryshme, njėri qė kėrkon zgjidhjen e problemeve me anė tė dhunės dhe tjetri qė kėrkon zgjidhje me rrugė demokratike. Ndonjėherė, tha zoti Papandreou, tek disa popuj tė Ballkanit ekziston frika se ata mund tė dalin tė humbur dhe politikanėt e shfrytėzojnė kėtė frikė pėr qėllimet e tyre. Popujt e Ballkanit, tha ai, nuk ka pėrse ta ndjejnė veten tė humbur, sepse ekzistojnė mundėsitė qė tė gjitha palėt tė dalin tė fituara.

Zoti Papandreou tha se problemet nė Ballkan nuk mund zgjidhen me anė tė ndryshimit tė kufijve. Nė rast se krijohet njė precedent i tillė, tha ai, kjo nuk do tė ketė fund. Por njėkohėsisht, tha ministri i jashtėm grek, duhet tė krijohen kushtet qė pakicat kombėtare tė cilat jetojnė brenda kėtyre kufijve tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat. I pyetur se si e shikon ai statusin e ardhshėm tė Kosovės zoti Papandreu tha:

“Mendoj se sė pari, kemi njė propozim tė ri tė Kombeve tė Bashkuara pėr zgjedhjet nė Kosovė. Ky ėshtė njė hap i ri i rėndėsishėm qė do tė lejojė shqiptarėt e Kosovės por edhe tė gjitha grupet e tjera etnike tė marrin pjesė nė zgjedhje dhe tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre. Prandaj, aty do tė kemi njė pėrfaqėsim zyrtar tė kėtij rajoni. Kjo do tė na lejonte ne tė ecnim drejt hapit tjetėr, drejt diskutimeve tė rėndėsishme dhe serioze midis qeverisė jugosllave, udhėheqjes kosovare dhe komunitetit ndėrkombėtar. Siē e dini, Kombet e Bashkuara janė shprehur shumė qartė mbi zgjidhjen nė kuadrin e rezolutės 12-44 tė OKB-sė.

Por, se cila do tė jetė me saktėsi zgjidhja, kėtu natyrisht ka nevojė tė madhe pėr diskutim. Kur them diskutim dhe dialog, e kam gjithashtu fjalėn pėr krijimin e masave tė mėtejshme tė besimit midis serbėve dhe shqiptarėve. Prandaj unė jam shumė i gėzuar pėr faktin se qeveria e Shqipėrisė dhe qeveria e Jugosllavisė kanė vendosur tashmė marrėdhėnie, se ato tani takohen dhe diskutojnė me njėra-tjetrėn. Ne mund ta zgjidhim problemin nė njė mėnyrė tė moderuar. Mė lejoni ta shtroj ēėshtjen ndryshe: Nė fund tė fundit, ajo qė ka rėndėsi tė madhe ėshtė qė, pavarėsisht se cila do tė jetė zgjidhja, kjo tė jetė njė zgjidhje e cila tė dalė nga dialogu dhe nga njė proces paqėsor. Kjo ėshtė me interes pėr tė gjithė.

Do tė doja tė pėrmendja edhe diēka tjetėr po aq tė rėndėsishme. Tė gjitha vendet tona kanė patur aspiratat e tyre. Ne grekėt kemi patur idenė e Greqisė sė Madhe dhe kemi dashur tė ēlirojmė popullatat greke kudo nė Ballkan. Prandaj, ne i kuptojmė shumė mirė ndjenjat e shqiptarėve, qofshin ata kosovarė apo shqiptarė tė Shqipėrisė. Ne e dimė se ēdo tė thotė kjo nė Ballkan, ne e dimė se ē’ėshtė kjo ndjenjė. Por ajo qė ndryshon ėshtė se sot ka njė alternativė tjetėr dhe kjo alternativė ėshtė se ne po bėhemi pjesė e Bashkimit Evropian. Shqipėria ėshtė nė procesin e njė etape shumė tė rėndėsishme, qė mund tė quhet faza paraprake e bisedimeve pėr marrėveshjen e asocimit dhe stabilizimit.

Kjo ėshtė njė fazė nė prag kandidaturės dhe kandidatura ėshtė faza para anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian. Brenda Bashkimit Evropian ka lėvizje tė lirė tė njerėzve dhe tė kapitaleve, dhe ka njė infrastrukturė qė lidh pjesėt e ndryshme tė Evropės. Pra nė fakt, pak rėndėsi ka nėse jeton nė kėtė apo atė anė tė kufirit. Prandaj mė duket se ka shumė rėndėsi qė tė shikojmė se si mund t’i lidhim me njėra tjetėrn popullatat e ndryshme shqiptare, pėrmes infrastrukturės, pėrmes zhvillimit ekonomik, pėrmes stimujve pėr krijimin e bizneseve tė vogla e tė mesme, pėrmes veprimtarive kulturore, nė mėnyrė qė tė ketė njė zhvillim tė fuqishėm tė kulturės shqiptare.

Ne duhet tė shikojmė mundėsinė qė prania shqiptare nė Ballkanin e gjerė tė bėhet shumė e rėndėsihme dhe konstruktive dhe unė jam i sigurt se ajo mund tė bėhet e tillė. Unė e di se shqiptarėt nė Greqi kanė qenė shumė tė rėndėsishmė dhe shumė konstruktivė pėr ekonominė tonė. Pra mendoj se kemi tė bėjmė me disa alternativa tė ndryshme dhe kjo na lejon t’i zgjidhim kėto ēėshtje shumė tėvėshtira nė Ballkan me njė rrugėmė tė moderuar dhe mė paqėsore”.




Tani Athine
(7/10/01 10:15:25 am)
Reply Re: Papandreu per Kosoven
--------------------------------------------------------------------------------
Papandreu ne dallim nga babai apo gjyshi i tij eshte politikan me i moderuar kjo ndoshta per arsyet te ndryshimit te kohrave apo ne nje fare menyre te gjakut pasi eshte greko-american nuk e di por nje gje eshte e sigurte se persa i perket politikes greke ne drejtim te Shqiperise nuk ndryshon shume nga babai i tij..Politika greke persa i perket ceshtjes shqiptare ne Ballkan mund te them se eshte me afer sllaveve se sa shqiptare...Dhe kjo per arsye qe dihen ,pasi sic jane shprehur greket nje Shqiperie bashkuar me Kosoven ose nje Shqiperia e Madhe sic e reklamojne kohet e fundit greket do te ishte nje Turqi e dyte per Greqine..Sa per arsyet nuk eshte e veshtire te kuptohen...Persa i perket te ashtuquajtures "ide e madhe" qe gjoja e paskan kaluar dhe greket dhe dolen te humbur kjo nuk qendron...Ajo qe kerkojne shqiptaret sot nuk eshte as me shume e as me pak ajo qe kerkuan dhe realizuan ne fillim te shekullit greket dhe shtetet e tjera ballkanike...Shqiptaret vertete jane vone por me mire vone se kurre...I rikthehem "idese se madhe"...Greqia kur fitoi pavarsine dhe u njoh per here te pare si shtet ne vitin 1831 me ndihmen e disa fuqive te medha nuk kishte keta kufij shteteror qe ka sot por rreth nje te treten e Greqise se sotme ose dicka me teper dmth ishte Greqia pa Epirin,Maqedonine,Thraken dhe ishujt...Pra ne fazen e pare greqia ishte nje shtet i cunguar..sic ishte Shqiperia e 1913 ..Por greket nuk qendruan aty ata gjithmone kerkonin te bashkoheshin dhe krahinat e tjera me popullsi greke plus ishujt..QE te mos zgjaten ne fazen e dyte moren keto krahina me pas moren dhe ishujt dhe me ne fund me 1950 moren dhe 12 ishujt.Pse nuk eshte dakort zoti Papandreu qe ate rruge qe ndoqen greket te mos ta ndjekin dhe shqiptaret?A ka ndonje shtet tjeter ne Evrope qe te jete gjysma e popullsise dhe trojeve jashte shtetit dhe po ky shtet ame te kufizohet me keto troje ?Ceshtja shqiptare eshte nje padrejtesi qe iu be ketij kombi nga fuqite e Medha te asaj kohe dhe nga fqinjet dhe duhet zgjidhur...Dhe dicka per Idene e Madhe te grekeve...Thone greket qe humben nga kjo ide por humben kur filluan te luftojne jo per trojet greke por per fise greke te Azise se Vogel pra te Turqise dhe per Kipron dmth, ESHTE NJELLOJ SIKUR TE BASHKOHEN TROJET SHQIPTARE dhe me pas shqiptare te pretendojne dhe Malin e Zi , Kroacine e ku di une se dikur atje kane jetuar stergjyshrit tane iliret...Pra zoti Papandreu domosdoshmerisht do jete me afer qendrimit sllav per ceshtjen shqiptare sepse kur u caktuan kufijte e sotem te Shqiperise gjysherit e tij ishin bashke me gjysherit e Milloshevicit apo te Trajkovskit dhe kerkonin ta coptonim Shqiperine midis tyre duke injorua egzistencen e kombit Shqiptar...Keshtu qe nuk me cudisin aspak deklaratat apo qedrimi i zotit Papandreu apo cdo greku apo sllavi...Gjithe te mirat!



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi