.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

mungesa e nje kercenimi Empty mungesa e nje kercenimi

Sun Dec 07 2008, 07:14
Serbia, pas fitores sė parė diplomatike, votimit tė rezolutės serbe pėr shqyrtimin e pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare, po pėrgatit festėn pėr njė fitore tė dytė, aprovimin nga OKB-ja tė planit djallėzor pėr ndarjen e Kosovės. Festėn e parė ia prishi disi njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Mali i Zi dhe IRJM-ja, qė Serbia historikisht i pati konsideruar si shėrbėtorėt e saj nė vrasjen dhe

persekutimin e shqiptarėve. Por kjo "tradhti" nuk erdhi as si fryt i njė dashurie tė re tė pėr shqiptarėt qė konsiderohen si qytetarė tė dorės sė dytė nė kėto vende dhe as si rezultat i diplomacisė shqiptare. Ajo ishte thjesht rezultat i aspiratave tė kėtyre vendeve pėr t‘u anėtarėsuar nė BE e NATO.

Diplomacia shqiptare, pėr tė qenė tė sinqertė, i bėri disa tentativa pėr ta penguar kalimin e rezolutės serbe nė OKB, por ato ishin tė pafuqishme sepse qenė tė minuara qė nga koha e negociatave dhe e pranimit pa kushte tė planit tė Ahtisarit. Qė nė momentin e negociatave Serbisė i duhej hequr mundėsia e refuzimit tė pavarėsisė sė Kosovės, duke i imponuar si zgjedhje tė mundshme formimin e shtetit tė ri ose bashkimin natyral tė dy pjesėve mė tė mėdha tė kombit shqiptar. Roli i Shqipėrisė duhet tė ishte shumė aktiv dhe mbi tė gjitha shumė mė agresiv nė kohėn e negociatave tė drejtuara nga Presidenti Ahtisari. Kurrsesi, Tirana zyrtare nuk duhet tė pajtohej me mungesėn e saj nė tryezėn e negociatave dhe akoma mė pak me imponimin pėr mosbashkim kombėtar. Nė vend tė ngritjes sė zėrit, politikanėt tanė u sollėn si struci, duke mohuar deri edhe ekzistencėn e ėndrrės sė ēdo Shqiptari tė vėrtetė. Ndaj nė negociata, kjo sakrificė madhore e jona, jo vetėm nuk u shpėrblye, por pėrkundrazi, ēėshtja e bashkimit u kthye nė njė ēėshtje tabu.

Serbia, duke pėrfituar nga pėrulja jonė, pati guximin e ēmendur ta refuzojė pakon e Ahtisarit, qė duhet tė ishte njė ėndėrr e paarritshme pėr xhelatėt e Ballkanit. A do e imagjinonte kush qė gjermanėve tė Polonisė apo Francės t‘u jepeshin pas Luftės sė Dytė Botėrore, tė drejta si serbėve tė Kosovės? Tė drejta tė tilla as qė krahasohen me ato tė shqiptarėve, jo vetėm nė Kosovėn Lindore apo nė Mal tė Zi, po as nė IRJM ku janė popull pėrbėrės. Kėshtu, ajo qė duhet tė ishte pikėsynimi i negociatave tė palės serbe u kthye nė pikėsynimin e palės shqiptare.

Ky qėndrim i politikanėve tanė ka si strumbullar paralelizmin midis Serbisė sė madhe dhe bashkimit tonė kombėtar, me anė tė tė cilit ndonjė ndėrkombėtar naiv apo i paguar ka arritur tė trembė politikanėt tanė. Por ky paralelizėm ėshtė

po aq absurd sa ai midis dy njerėzve qė duan tė bėhen tė pasur, njėri duke vrarė, plaēkitur e dhunuar dhe tjetri duke punuar ndershmėrisht dhe duke respektuar tė tjerėt. Politikanėt tanė nuk janė aq budallenj sa tė mos e kuptojnė njė gjė tė tillė, por ata nuk guxojnė t‘i kundėrshtojnė ndėrkombėtarėt se kanė si pikėsynim tė fitojnė konkursin e servilizmit qė do t‘u siguronte mbėshtetje nė zgjedhjet e radhės, e jo mbėshtetjen e ēėshtjes kombėtare.

Kjo ka bėrė, qė sot serbėt tė kėrkojnė gjithmonė e mė tepėr. Pas aprovimit tė planit 6-pikėsh tė Ban Ki Mun, qė ėshtė baza politike e ndarjes sė Kosovės, ata kėrkuan sė fundmi rishikimin e marrėveshjes sė Kumanovės. Pra, kėrkojnė legjitimimin e njė ndėrhyrje nė veri tė Kosovės, sipas modelit rus nė Gjeorgji. Nė qoftė se sot kjo marrėveshje mbron disi Kosovėn e detyruar pėr tė mos pasur ushtri (kėtu prapė ėshtė evident fakti qė viktima, Kosova, trajtohet njėlloj si xhelati i luftės sė dytė, Gjermania), nesėr tanket serbe do e kishin shumė tė lehtė tė penetronin nė veri. Askush nuk ėshtė aq budalla sa tė mendojė se ushtarėt francezė apo ēfarėdo qofshin do luftojnė e do jenė gati tė vriten pėr tė mbrojtur Kosovėn.

Kėto parashikime, politikanėt tanė i quajnė skenarė katastrofikė, qė i shpikin djem si Albin Kurti dhe tėrė ata qė mbėshtesin lėvizjen Vetėvendosje (qė s‘janė gjė tjetėr veēse shqiptarė jo tė pėrgjumur qė kanė kuptuar se kanė tė drejtė tė thonė se si duan tė jetojnė). Ndaj bėjnė ē‘mos qė tė margjinalizojnė ēdokėnd ngre zėrin nė emėr tė tė drejtės sė popullit tė Kosovės dhe tė pėrgjumin popullin me idenė se SHBA-ja dhe BE-ja i tremben ndarjes sė Kosovės se ajo do tė sillte rishikimin e tėrė kufijve nė Ballkan. Por kjo nuk ėshtė tamam kėshtu. Vėrtet, ata i tremben rishikimit tė kufijve, por kjo do tė ndodhte vetėm nė qoftė se shqiptarėt do kishin forcėn e mjaftueshme pėr tė negociuar bashkimin e tėrė trojeve shqiptare nė rast tė ndarjes sė Kosovės. Pėrndryshe, do kemi veē rishikim tė kufijve tė Kosovės dhe e vetmja forcė qė do pėrdoret do jetė ajo ndaj protestuesve shqiptarė si nė shkurt gjatė protestave paqėsore tė Vetėvendosjes ku policia e UNMIK-ut shtoi listėn tepėr tė gjatė tė dėshmorėve.

Pėrgjumja, ėshtė njė faktor shqetėsues qė fatkeqėsisht na ka karakterizuar kėto vitet e fundit (qė prej fundit tė luftės nė Kosovė). Mė tepėr kemi shpresuar te mbėshtetja e ndėrkombėtarėve se sa kemi punuar pėr zgjidhjen e problemeve kombėtare. Jo se zgjidhja e problemeve mund tė arrihet pa ndihmėn e partnerėve strategjikė, por kjo ndihmė nuk mund tė konsiderohet e fituar apriori. Ajo varet kryesisht nga faktori gjeopolitik dhe ai ekonomik. Pėr tė dy kėta faktorė duhet njė qėndrim konstant qė bazohet nė interesat madhore, tė cilat nuk pėrputhen kurrsesi me servilizmin e politikanėve. Flitet shumė pėr interesat gjeopolitike amerikane nė Ballkan. Ėshtė evidente qė ne jemi populli mė pro-amerikan nė Ballkan (pėr tė mos thėnė nė botė) dhe kjo edhe falė mbėshtetjes amerikane nė momente kyē. Por ėshtė gjithashtu shumė evidente se fati i shqiptarėve nuk ėshtė njė prioritet pėr ta. Ndaj nė momente kur Rusia apo BE-ja kėrkojnė lėshime ndaj Serbisė ne duhet tė tregohemi shumė tė kujdesshėm qė kėto tė mos bėhen nė kurrizin tonė. BE-sė, njė dreq e di pėrse, i ėshtė mbushur mendja se s‘mund tė bėjė pa Serbinė. Ndaj sa herė del njė personazh politik nė Serbi qė thotė dy llafe tė mira pėr BE-nė, ata sulen me vrap pėr t‘i bėrė lėshime qė janė direkt apo indirekt nė kurriz tė Kosovės. Nė qoftė se ne vazhdojmė tė flemė me mendjen top se kemi Amerikėn, zgjimi rrezikon tė jetė shumė brutal.

Nuk dua tė them se ne duhet tė luajmė rolin e lavires qė flirton herė me njėrin e herė me tjetrin, (siē e bėn ndonjė vend i BE-sė e NATO-s qė vazhdon tė blejė armė nė Rusi) por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė luajmė rolin e atij qenit tė bindur qė shtrihet me urdhėr. Detyra e politikanėve tanė ėshtė qė tė shfrytėzojnė sa mė mirė atė ē‘ka ne u ofrojmė partnerėve tanė. Ndaj privatizimet apo projektet madhore duhet tė realizohen me partnerė strategjikė nė mėnyrė qė tė na sigurojnė mbėshtetje tė palėkundur. Serbia privatizoi disa sektorė strategjikė (telekomunikacionin dhe naftėn) dhe nuk pyeti pėr ēmimin po ia dha Rusisė e nė kėmbim siguroi njė mbėshtetje, qė askush nuk e imagjinonte kaq tė qėndrueshme. Rruga Durrės-Prishtinė, vėrtet po na kushton shumė shtrenjtė, por tė paktėn ēmimi i paguar duhet tė na kishte siguruar njė pavarėsi tė sigurt dhe tė pacenueshme pėr Kosovėn.

Akoma mė flagrant ėshtė rasti i termocentralit Kosova C, ku Shqipėrisė iu ndalua pjesėmarrja nė investim me urdhėr. Po tė shtojmė edhe impaktin ekologjik tė kėtij projekti, llogaritė dalin akoma mė tė disfavorshme.

Ata qė kanė negociuar kėto projekte (e tė tjera si kėto) duhet tė japin llogari e nuk mund tė mjaftohen me tundjen gjatė fushatave tė ndonjė fotoje ku ky apo ai President a Kryeministėr i ka begenisur.

Nga rruga pa krye ku na kanė futur politikanėt tanė, nuk dilet duke ndenjur e akoma mė pak duke kritikuar protestat e Vetėvendosjes apo deklarata si ajo e z. Krasniqi, me pretendimin se po na idhnojnė partnerėt tanė. Pėrkundrazi, vetėm duke ngritur zėrin do rifitojmė kredibilitetin qė na kanė humbur politikanėt. Ndryshe do jemi si gjithmonė nė kėto 100 vitet e fundit, mall pėr kompensim.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Similar topics
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi