.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Tumoret, nga se shkaktohen? Empty Tumoret, nga se shkaktohen?

Tue Dec 09 2008, 12:24
Tumoret, nga se shkaktohen? Images16Te gjitha shkaqet sipas nobelistit te ketij viti per mjekesine.Harald zur Hausen ėshtė shumė kokėfortė, aq sa punoi i vetėm pėr vite me radhė mbi njė zbulim qė askush nuk e besonte. Dhe nė fund ia doli mbanė, madje arriti tė fitonte edhe ēmimin "Nobel", qė do ta marrė sot nga duart e mbretit tė Suedisė. Sepse sot, askush nuk dyshon mė se virusi pėr tė cilin Hausen ka njė jetė qė punon dhe studion ėshtė shkaku i tumorit nė qafėn e mitrės dhe rrjedhimisht i vdekjes sė miliona grave nė tė gjithė botėn. Identifikimi i papiloma virusit (HPV) qė transmetohet pėrmes marrėdhėnieve seksuale dhe zbulimi i mekanizmit tė veprimit tė saj, ēoi nė krijimin e njė vaksine. Por, nė tė vėrtetė, nuk ėshtė vetėm historia pėr zbulimin e HPV dhe vaksinės ajo qė e bėn guximin e zotit Hausen njė punė qė meriton ēmimin "Nobel". Zbulimi i tij ėshtė njė gur nė rrugėn e re tė luftės kundėr kancerit, ajo qė ēon nė vend tė parė lidhjen mes kėsaj sėmundjeje, virusit dhe infeksioneve. Aktualisht shkencėtari 62 vjeē ėshtė drejtor shkencor i "Qendrės sė kėrkimeve gjermane mbi kancerin" nė Heidelberg.

Profesor, le ta nisim nga zbulimi juaj. Nė ē‘mėnyrė papiloma virus ndryshon qelizat? Sepse, edhe pse mund tė jetė i pėrhapur nė pjesė tė tjera tė organizmit, ėshtė i lidhur ngushtė vetėm me kancerin nė qafėn e mitrės?

Sepse aty gjen ambientin mė tė pėrshtatshėm. Estrogjenet ndihmojnė veprimin e gjeneve tė saj. Nė pjesė tė tjera tė organizmit, si pėr shembull nė gojė, ku gjendet nė sasi tė mėdha, nuk ėshtė aktive, sepse ėshtė pėrshtatur me ambientin. Kėto viruse, pėr njė kohė tė gjatė, qėndrojnė tė "heshtur" nė gjenomėn qelizore.

D.m.th, pasi virusi infekton qelizat, zhvillimi i tumorit nė qafėn e mitrės ėshtė vetėm ēėshtje kohe? Megjithatė, jo te tė gjitha gratė qė kanė virusin zhvillohet kanceri.

Nuk ėshtė vetėm ēėshtje kohe, por edhe e mėnyrės se si gratė "ndėrveprojnė" me infeksionin. Siē e thashė, ka sjellje qė favorizojnė ndryshimet qelizore, duke rritur kėshtu probabilitetin qė qelizat tė mos arrijnė dot mė tė kontrollojnė pėrhapjen e virusit. Ėshtė e vėrtetė qė vetėm 1 pėr qind e grave tė infektuara zhvillojnė kancerin, ndėrsa 99 pėr qind arrin ta "mbajnė" sidomos pasi kanė kuruar kondilomat dhe lezionet para-malinje.

Si arritėt ta izolonit virusin?

Gjatė studimeve universitare, u ndesha me kėtė fenomen qė lejon gjenomėn e njė bakteriofagu specifik tė hyjė nė ADN-nė e qelizave bakteriologjike dhe tė modifikojė kėshtu karakteristikat. Atėherė mendova se edhe kanceri mund tė kishte njė zhvillim analog, d.m.th qė gjenoma e njė virusi mund tė hynte nė qelizat kancerogjene ose nė qelizat e shėndetshme dhe mund t‘i modifikonte ato. Pėr kėtė arsye, kėrkova qė ta studioja kėtė fenomen. Le tė analizojmė virusin herpes simplex, por nga analizat tona gjenetike mbi qindra qeliza tumorale nuk rezultoi qė ky virus tė pėrfshihej nė gjenezėn tumorale. Ky zbulim mė dha mundėsinė qė tė thellohesha mė shumė nė shenjat dhe kondilomat qė papiloma virus mund tė shkaktonte nė qafėn e mitrės. Megjithatė vetėm nė vitet 1983-‘84 arritėm tė gjenim Hpv16, qė ishte mė i pranishmi nė qelizat kancerogjene.

Sot vaksina ėshtė njė realitet, a mendoni se ėshtė njė mjet i domosdoshėm pėr parandalimin e sėmundjes? Kushton shumė, sidomos nėse krahasohet me "Pap test"-et qė deri mė sot pėrdoren me sukses nė parandalimin e kėtij tumori.

Ėshtė e vėrtetė se ēmimi i njė "Pap testi" ėshtė shumė herė mė i vogėl se ai i vaksinės, por nėse marrim nė konsideratė se "Pap testi" zbulon lezionet para malinje qė duhen trajtuar klinikisht, qė kėto lezione mund tė shkaktojnė aborte ose lindje tė parakohshme. Nga ana tjetėr, vaksina nuk lejon fare qė kėto tė formohen, ndaj ėshtė mė mirė dhe mė e domosdoshme tė bėsh vaksinėn. Falė vaksinės, gratė janė tė mbrojtura 70-80 pėr qind kundėr kondilomave, por duhet tė bėjnė edhe "Pap testin" pėr tė qenė 100 pėr qind tė sigurta. Po ashtu mė duhet tė theksoj se ėshtė e vėrtetė se ēmimi i vaksinės ėshtė shumė i lartė, sidomos nė vendet nė zhvillim dhe pėr kėtė mė vjen me tė vėrtetė keq. Pėr mua duhet tė ishte falas.

Por zakonisht, nė vendet nė zhvillim, nuk ėshtė vetėm problemi i ēmimit....

Sigurisht qė jo. Por, mendoj se kėtu njerėzit duhet tė informohen me kujdes pėr shėndetin dhe sidomos pėr vaksinimin. Kam punuar nė Najrobi, nė Kenia dhe kam arritur tė shoh me sytė e mi se si tumori nė qafėn e mitrės ėshtė njė emergjencė shėndetėsore nė kėto vende. Pėr mė tepėr, pėr ta bėrė tė mundur pėrdorimin e vaksinės nė vendet e varfra, duhet pėrmirėsuar formula. Nė institutin tonė po pėrpiqemi tė zhvillojmė njė vaksinė qė nuk ka nevojė tė ruhet nė vende tė ftohta.

Megjithatė, pėr shumė dhjetėvjeēarė, studimi i viruseve qė shkaktojnė kancerin nuk ėshtė konsideruar si gjėja mė e rėndėsishme. Si ka mundėsi?

Ėshtė ēėshtje kohe. Sot, mund tė tregojmė se 20 pėr qind e tumoreve shkaktohet nga njė infeksion, madje e dimė qė ėshtė njė pėrqindje qė rrezikon tė rritet edhe mė shumė. Unė shpresoj qė shumė shpejt, sepse ashtu siē na mėson rasti i virusit tė Hepatitit B apo i papilomės, se nėse njohim lidhjen mund tė krijojmė mjete efikase pėr t‘i parandaluar.

Tė dish se pas zhvillimit tė njė tumori qėndron njė infeksion mund tė ndikojė edhe nė terapinė e kurimit tė tij?

Sigurisht. Njohja e kėtyre agjentėve mund tė ēojė nė njė revolucion total tė diagnozės, nė parandalimin dhe kurimin e tumoreve.

Nė revistėn "Journal of Clinical Oncology" ėshtė publikuar njė studim qė lidh praninė e virusit tė Hepatitit B me kancerin nė pankreas. Ēfarė mendoni?

Ajo qė dimė ėshtė se 60 pėr qind e rasteve tė tumoreve nė mėlēi ėshtė e lidhur me kėtė virus. Por rezultatet mbi pankreasin mendoj se duhen thelluar mė tej. Nga ana tjetėr, viruset e hepatiteve janė ndėr mė tė studiuarit.

A mendoni se studimi pėr lidhjen mes virusit dhe kancerit do tė sjellė tė tjera surpriza?

Jam i bindur se do tė dalin nė dritė shumė mė tepėr lidhje mes viruseve dhe kancerit. Madje edhe lidhje indirekte si nė rastin e HIV-it qė lejon zhvillimin e tumorit tė Kaposit. HIV-i nuk ėshtė shkaku kryesor, por pa tė, ky lloj kanceri nuk do ishte zhvilluar. Sipas kėsaj rruge, mund tė gjejmė shumė lidhje tė tjera.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Tumoret, nga se shkaktohen? Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi