.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Today at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

rama -jam gati te takohem me meten Empty rama -jam gati te takohem me meten

Tue Dec 09 2008, 17:25
Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se eshte i gatshem te takohet me kreun e Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Gjate intervistes per emisionin “Shqip” ne TCH, Rama ka shprehur keqardhjen e tij per situaten ne te cilen ndodhet partia tjeter e opozites.

“LSI ka nje vit qe i ka hapur PS nje lufte qe bazohet tek arsenali i politikes se vjeter, eshte nje parti pa nje projekt te ri politik dhe une per kete mund te them qe me vjen keq. Megjithate, dera jone eshte gjithome e hapur. Une jam gati te ulem te diskutoj me Ilir Meten”, ka pohuar Rama.

Me tej kreu i PS ka mbrojtur hartimin e Kodit te ri Zgjedhor, duke dhene garancine se ai do te mbroje votat e shqiptareve. “PS dhe une personalisht do te jemi garantet e cdo vote, sepse e gjithe filozofia jone nuk eshte ardhja ne pushtet me cdo kusht, por qe te bejme te mundur qe pushteti t’u takoje me cdo kusht qytetareve”, ka shtuar Rama.

Kryetari i Partise Socialiste ka deklaruar se eshte koha per nje politike pertej se majtes dhe te djathtes, e cila nuk sjelle percarje mes njerezeve. Duke sjelle shembullin e Toni Blair dhe Barack Obames, Rama theksoi se eshte koha per nje politike te re qe do te ndermarre masa efektive, pavaresisht se qendrimet qe mbahen jane te majta apo te djathta.

“Udhetimi im ne Shqiperi me ka krijuar nje revolte te brendshme shume te madhe per shkak te hendekut te madh te krijuar mes njerezve deri ne fshatin me te larget. Njerezit pertej halleve qe kane qendrojne te ndare ne emer te ndasive politike. Ne na duhet qe te mos u japim shqiptareve arsye per t’u ndare. Problemet dhe hallet e shqiptareve nuk jane te majta dhe te djathta, por jane probleme qe duhet te zgjidhen me nje politike te re dhe me masa te efektshme pavaresisht se politikat jane te djathta apo te majta”, eshte shprehur Rama.

“Shqiptaret duhet t’i kapercejne kufijte qe u ka vene kjo politike e vjeter. Ata nuk duhet t’i referohen te shkuares e cila con ne ndarje”, shtoi ai. Sipas kreut te Partise Socialiste, zgjedhjet e vitit 2009, sipas te gjitha gjasave do te zhvillohen ne fund te muajit qershor.

“Shpresoj te mos jene si zgjedhjet e KOKSH-it, ku kandidati theu kutine e votimit ne emer te lirise se votes dhe ku vete qeveria beri nje deklarate skandaloze sepse denoi dhunen shume formalisht, ndersa ka arrestuar nje person te denoncuar nga dhunuesi. Nuk do doja qe Berisha te beje te njejten gje. Zgjedhjet e vitit te ardhshem jane zgjedhje mes se shkuares dhe se ardhmes. Kodi eshte nje rezultat i arritur me debat, perpjekje e veshtiresi. Si forca me e madhe sot ne vend, edhe ne rastin e kodit zgjedhor, kemi vene interesat e qytetareve mbi interesat e momentin apo interesat klanore apo partiake”, theksoi Rama.

Ne vijim, ai beri thirrje per bashkimin e shqiptareve per te sjelle ndryshimin e Shqiperise. “Bashkimi qe na duhet per te ndryshuar Shqiperine eshte nje bashkim qytetaresh. Une mund te them me plot gojen se per mua pushteti nuk eshte qellim por eshte mjet per te realizuar disa qellime te perbashketa. Politika ka lindur per t’u dhene mundesi njerezve te zgjidhin disa probleme qe nuk i zgjidhin dot vetem. Ky eshte nje koncept themelor qe me ndan mua nga shume te tjere, nga ajo pjese e politikes qe pushtetin e sheh si qellim per te plotesuar interesat e ngushta partiake”, vijoi kreu i PS-se.[img][/img]



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi