- etcAntar i Rregullt
Numri i postimeve : 90
Ditelindja : 08/10/1984
Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit : 11/05/2008
Kuvendi ngrin rivotimin e kodit
Thu Dec 11 2008, 07:12
Shqyrtimi nga Parlamenti i dekretit te presidentit per kthimin e Kodit Zgjedhor nuk do te ndodhe aq shpejt sa mendohej.
Pengesa teknike eshte neni 86 i rregullores se Parlamentit, sipas te cilit nje dekret i presidentit per rishqyrtim ligji diskutohet ne komisionin qe e ka shqyrtuar ate fillimisht.
Kjo do te thote se i vetmi autoritet per ta bere kete eshte komisioni i hartimit te Kodit Elektoral. Por ai ka pushuar se funksionuari qe prej 15 nentorit, kur dergoi draftin ne Parlament, pa e kaluar ate ne komisionin e ligjeve.
Per kete shkak, Top Channel ka mesuar se komisioni i ligjeve i ka kthyer pergjigje negative kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli, duke mos marre persiper te shqyrtoje dekretin e presidentit per kthimin e Kodit Elektoral.
Deri tani askush nuk thote sesi do te procedohet me tej dhe sesi do te kapercehet ky ngerc teknik, qe duket se, me mire se kujtdo tjeter po i shkon per shtat mazhorances.
Se pari, sa me shume dite te kalojne pa shqyrtuar dekretin e presidentit, mazhoranca i krijon vetes me shume hapesire per te thelluar krizen e saj me kreun e shtetit, duke identifikuar presidentin qe ktheu kodin, me nje institucion qe krijon probleme.
Se dyti, sa me shume dite kalojne pa shqyrtuar dekretin e presidentit, aq me problematike mund te behen marredheniet mes dy forcave opozitare, Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, e cila vazhdon te kerkoje perfaqesim ne komisionet e administrimit te zgjedhjeve.
Me nje qendrim sfidues ndaj socialisteve, kryeministri Berisha u pozicionua pro asaj qe e quajti kohe per dialog mes Rames dhe Metes, edhe pse vetem dy dite me pare Edi Rama deklaroi se Kodi Elektoral ishte nje ceshtje e mbyllur.
Une jam neutral ne kete mes. Uroj qe te gjejne nje mirekuptim dhe kaq. Me mua ata skane asgje. Une nuk perzihem, ka deklaruar Berisha.
Por pas ketij qendrimi duket se ka nje arsye te trete, edhe me te forte se dy te parat. Kur nuk pritej nga askush, megjithese ishte perfolur dhe debatuar shume gjate nga te gjithe aktoret politike dhe jo vetem, qeveria miratoi ne mbledhjen e radhes projektligjin per prokurorine. Ne variantin e tij perfundimtar, ky draft nuk ka ndryshime thelbesore nga ai qe Top Channel publikoi per here te pare ne shtator.
Atehere opozita, ashtu si edhe prokuroria, kundershtuan me force, pervec te tjerave, nenin qe heq imunitetin per prokuroret, nen i cili qendron i pandryshuar ne draftin e miratuar nga qeveria.
Megjithese nuk thuhet, tendenca eshte e qarte dhe e ngjashme me ate te prillit te shkuar, kur paralelisht bashke me ndryshimet kushtetuese te zgjedhjes dhe shkarkimit te presidentit, u votua edhe ndryshimi i sistemit elektoral ne Shqiperi.
Edhe kete here vemendja do te bjere mbi Partine Socialiste, e cila nen presionin e kalimit sa me te shpejte te Kodit Elektoral, ne shkembim te votave te mazhorances, mund te leshoje pe ne heshtje dhe te miratoje nje ligj per prokurorine qe jo vetem do te zhveshe punonjesit e akuzes nga imuniteti, por do ti beje ata vulnerabel, ne mes te nje beteje te vertete te mazhorances me presidentin dhe Prokurorine e Pergjithshme.

________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
|
|