.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Today at 12:22webmaster
hejWed 24 Apr 2024 - 8:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri 19 Apr 2024 - 11:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon 11 Mar 2024 - 20:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue 27 Feb 2024 - 22:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun 25 Feb 2024 - 15:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon 19 Feb 2024 - 21:05webmaster
Majk - LamtumireTue 13 Feb 2024 - 13:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue 13 Feb 2024 - 13:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue 13 Feb 2024 - 13:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue 13 Feb 2024 - 13:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue 13 Feb 2024 - 13:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat 10 Feb 2024 - 13:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat 10 Feb 2024 - 13:35webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

Si e vrau PD Azemin! Empty Si e vrau PD Azemin!

Thu 11 Dec 2008 - 6:28
Fiks Fare": Pėrjashtimi nga partia i liderit tė dhjetorit, deri te survejimi dhe informacionet e SHIK-ut

Partia Demokratike e "vrau" moralisht dhe politikisht Azem Hajdarin kur ishte gjallė. Nga ana tjetėr, kryetari i saj, Sali Berisha, qan pėr tė nė ēdo pėrvjetor tė lėvizjes studentore tė dhjetorit apo ēdo 12 shtator.

Zėdhėnėsja e kėsaj partie, gazeta RD, dėshmon se si PD-ja, me gėzim tė madh dhe unanimitet, pėrjashtoi Azem Hajdarin nga partia dhe grupi parlamentar. Ndėrkohė qė nga ana tjetėr, SHIK-u i Berishės po mbushte qindra faqe me survejime dhe informacione ndaj liderit tė dhjetorit, heroit tė demokracisė, pėr tė cilin derdh lot kryetari i PD-sė, Sali Berisha.

Sulmi ndaj Azemit, nėn udhėheqjen e Presidentit tė atėhershėm dhe kryetarit tė pėrhershėm tė PD-sė, ka vazhduar nga disa drejtime: nga grupi parlamentar, nga SHIK-u, nga partia, nga gazeta. Njė sulm i mirorganizuar dhe i dirigjuar, deri nė atė pikė sa e nxorėn Azemin spiun tė SHIK-ut dhe terrorist.

Mė 9 gusht 1994, nė faqen e parė tė gazetės RD, gjendet njė shkrim pėr inspiratorėt dhe drejtuesit e grevės sė urisė, ku tregohen inicialet e disa personave, midis tyre janė edhe inicialet e Azem Hajdarit, i cili akuzohet se ėshtė njė ish-oficer i Sigurimit tė Shtetit.

Nė njė fejton tjetėr, tė botuar dy ditė mė pas, po nė faqen e parė tė organit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdarit i jepet grada "kapiten" i Sigurimit tė Shtetit.

Sulmi i PD-sė ndaj Azem Hajdarit nė periudhėn kur ai ishte futur nė grevė urie; mė 14 gusht, Azem Hajdari, pėr PD-nė ėshtė njė "ushtar qė do tė bėhet gjeneral, por qė i ka hyrė lepuri nė bark dhe grevėn kėrkon ta pėrdorė si imunitet tė dytė pėr t‘i shpėtuar pėrgjegjėsisė, qė thuhet se ka pėr armatosjen e disa pjesėtarėve tė tij".

Mė tej, zėdhėnėsja e Partisė Demokratike, gazeta RD, vazhdon ta cilėsojė, nė kryeartikujt e saj, Azem Hajdarin si "komandant pa ushtarė, gjatė kohės kur ai u angazhua me BSPSH-nė.

Akuzat e PD-sė ndaj Azem Hajdarit nuk kishin kufij. Ai akuzohet edhe si terrorist. Dėshmi pėr kėtė ėshtė njė nga numrat e gazetės "Rilindja Demokratike", ku Azem Hajdari akuzohet si njė deputet qė pėrzihet nė terrorizėm. Nė kėtė shkrim, Hajdari cilėsohet si njė aventurier qė hyn nė grevė urie i armatosur. "Terrorizmi ėshtė i destinuar tė humbė betejėn me demokracinė", shkruan mė pas RD pėr Azemin.

Heroit tė demokracisė, figurėn e tė cilit e kanė shfrytėzuar sa herė kanė dashur, i ėshtė hequr imuniteti vetėm pėr njė pėllėmbė qė i dha S.Qiriazit. Madje, pėr kėtė veprim, ėshtė marrė edhe njė vendim gjykate qė e ka dėnuar Azem Hajdarin me qortim shoqėror, momente kėto qė nuk mund t‘i shpėtonin pasqyrimit nė gazetėn RD.

Nėse shfleton ndėr vite RD-nė, mė tej do tė lexosh njė titull: "Enigma e njė vetėvrasjeje politike". Kėshtu ėshtė thėnė edhe pėr Mehmet Shehun, i cili vrau veten me dy plumba pas shpine, kėshtu u tha edhe pėr Azem Hajdarin kur hyri nė grevė urie.

Disa vite pas vrasjes sė tij, bėhet edhe njė gjyq pėr vrasjen e shekullit. 105 ditė zgjati gjyqi dhe pėrfundoi me konkluzionin se ishte njė vrasje ordinere. Por a mund tė qėndrojnė tė dyja: edhe heroi i demokracisė, dėshmori i idealeve tė dhjetorit, edhe viktimė e njė hakmarrjeje ordinere? Kėtė hile e ka lėnė pėr brezat e ardhshėm vetė kryetari i PD-sė, sepse dokument mbetet ajo qė ėshtė shkruar e zeza mbi tė bardhė, gazetat RD nė vite dhe vendimi i gjykatės.

Ndonėse Berisha ka premtuar se do tė rihapė dosjen "Hajdari" kur tė vinte nė pushtet, deri mė sot njė gjė e tillė nuk ėshtė bėrė. Madje bėn sikur nuk dėgjon, kur gazetarja e "Fiks Fare" e pyeti, mė 12 shtator tė kėtij viti, se a do ta mbajė premtimin pėr rihapjen e dosjes "Hajdari".



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi