.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

Politika, ose panairi i marrezive.  Mustafa Nano Empty Politika, ose panairi i marrezive. Mustafa Nano

Wed Dec 17 2008, 21:09
Sali Berisha nė seancė plenare:

"Juve ju mban peng Edi Rama pėr lidhjet e tij familjare; ėshtė i biri i njė anėtari tė Komitetit Qėndror, qė gjithė pėrkushtimin e tij maksimal e kishte kur lustronte Enver Hoxhėn nė buste e statuja; po, po, dhe e merrte aty tė birin me vete, si kone, pėr tė lustruar bustet. Sė dyti, ėshtė nipi i Kolekės, i atij qė ēoi nė litar intelektualėt, vetėm e vetėm se ata ishin mė tė zotė se ai".

Sali Berisha pesė minuta mė pas:

"Edi Ramėn e njoh; prandaj i thashė tė gjitha kėto. E kam ftuar nė vitin 1991, mė 31 mars e kam ftuar, pėr ta bėrė kandidat pėr deputet. E kam bėrė atė dhe pėr kėtė kam dėshmitar. Kam Neritan Cekėn. Atij dhe Ardian Klosit u kam kėrkuar qė tė futen nė listėn e deputetėve tė Partisė Demokratike. Nuk merrem unė pra me punė gjenetike, me punė familjare".

Nė kėtė mes verifikohen dy sėmundje kronike tė Sali Berishės. Sėmundje tė rėnda e serioze. E para, ėshtė ajo psikike (t‘i bėsh tjetrit biografinė faqe botės me synimin pėr ta denoncuar atė, e vetėm pesė minuta mė pas tė thuash, po njėsoj faqe botės, se "unė nuk merrem me origjinėn e tij familjare", kjo ėshtė as mė pak, as mė shumė, njė ērregullim psikik). E dyta, ėshtė njė sėmundje - le ta quajmė kėshtu - politike; e nė kėtė kuadėr, njė sėmundje qė atij i vjen prej formimit bolshevik. Ka tetėmbėdhjetė vjet qė nuk merret me ēfarė thonė kundėrshtarėt e vet politikė; nuk merret as me vetė kundėrshtarėt politikė; pėrkundrazi, merret me tė shkuarėn e tyre, origjinėn e tyre familjare dhe me familjarėt e tyre, me synimin pėr t‘i bėrė me turp mbi faktin qė, nė vend tė kenė ruajtur dele e lopė nė tė ritė e tyre (gjė qė e ka bėrė ndershmėrisht e pafajshmėrisht Berisha, tok me tė atin e me tė atin e tė atit), kanė kaluar kohė nėpėr studio e atelier-ė arti; me synimin pėr t‘i bėrė me turp mbi faktin, qė nė vend tė kenė qenė komunistė fanatikė pėr 25 vite me radhė (kuptohet, ky ėshtė rasti i Berishės vetė), e kanė urryer komunizmin; dhe me synimin pėr t‘i bėrė me turp mbi faktin qė, nė vend tė kenė pasur pacipėsinė pėr t‘iu qurravitur krerėve tė nomenklaturės sė kuqe (siē ka bėrė Berisha vetė, dhe kjo ėshtė e dokumentuar), kanė pasur fatin tė jenė bij e pinjollė tė kėtyre krerėve.

Nėse ia pėrmend origjinėn e thjeshtė familjare, kėtė e bėj mė sė shumti pėr simetrizuar gomarllėkun e bartur prej tij, e kėshtu pėr ta bėrė atė tė kuptojė se kjo punė ėshtė edhe njė pesė me hiē, edhe fyese. Mirėpo, nuk ka asnjė gjasė qė ai ta kuptojė. Dhe kėshtu, ka rrezik qė tė vijojė tė bėjė me turp tė tjerėt qė babai i tyre nuk quhet Ramė, qė nė tė ritė e tyre kanė rendur pas femrave e jo pas deleve e dhive, qė kanė fjetur nė krevat e jo mbi kashtė ahuresh, qė kanė ecur mbi trotuare e nėn ndriēimin e llambave neon, e jo nė baltė, pyll e terr, etj., etj., etj.


***

Seanca e parmbrėmshme parlamentare, ku u diskutua projektligji mbi spiunėt e komunizmit, na dha dhe njė provė tjetėr tė faktit, qė Gėrdeci ėshtė njė tragjedi e markės "Berisha". Kemi pasur nė dorė deri tani njė numėr provash, qė dėshmojnė nakatosjen e Berishajve, jo vetėm nė tragjedinė e Gėrdecit, por edhe nė njė seri aferash korruptive tė pėrmasave tė padėgjuara. Cilat janė kėto prova? Nuk janė tė natyrės penale; janė tė natyrės gazetareske. Fjala vjen, broēkulla, sipas sė cilės, Sali Berisha nuk e dinte qė baxhanaku i punonte nė Gėrdec; ose broēkulla tjetėr, sipas sė cilės ai atje mbante arka; ose broēkulla tjetėr, sipas sė cilės ai nuk e kish dėgjuar asnjėherė fjalėn "Gėrdec", ose sjelljen e ēuditshme nė periudhėn postGėrdec (ndonėse kemi tė bėjmė me njė tragjedi, ku mbetėn tė vrarė gati 30 vetė, atij nuk i ka bėrė goja tė thotė qoftė dhe njė fjalė tė vetme kundėr mafies qė e polli atė tragjedi; e tė mendosh qė nuk ka lėnė mafie e mafiozė pa shpikur e pa denoncuar); ose blerjet e pronave tė bėra nga vajza e tij nė ndonjė cep tė humbur tė Shqipėrisė pak pėrpara se qeveria e tė atit ta shpallė kėtė cep si "zonė e lirė investimesh tė qindra milionė eurosh", gjė qė valorizon tak-fak kėto prona (ēfarė kusarėsh tė ndyrė!), ose mbrojtja qė i bėri atij serbit vulėhumbur, mikut pėr kokė tė tij e ortakut tė vajzės sė vet (nė "duelin" midis Prokurorisė sė Republikės dhe kėtij xhambazi ballkanas, kryeministri ynė, jo vetėm mori anėn e xhambazit, por edhe mobilizoi gjithė qeverinė nė mbrojtje tė tij), ose sulmi qė ėshtė i ėshtė bėrė gjatė gjithė kėsaj kohe Prokurorisė sė Pėrgjithshme (sulm verbal dhe konkret), e cila duket e vendosur pėr tė mos i mbyllur hetimet mbi korrupsionin e qeverisė e tė familjes "Berisha", ose sulmi qė i ėshtė bėrė Presidentit tė vendit, ngaqė ky i fundit ka lidhur "aleancė" me Prokurorinė e Pėrgjithshme.

Tani na vjen prova e fundit: po na bėn njė ligj, nėpėrmjet tė cilit synon tė penalizojė ata prokurorė, tė cilėt janė iniciatorėt e pėrgjegjėsit e kėtyre hetimeve.


***

Po si ėshtė e mundur qė kėto gjėra i bėn kaq hapur? I bėn, ngaqė nuk ka asnjė rezistencė serioze nga ana e opozitės politike dhe jopolitike. Tė gjithė janė ose tė lodhur, ose tė mėsuar, ose tė paaftė pėr t‘u marrė me njė si ai. Edi Rama pėrsėrit si papagall sloganin e "politikės sė re", pa e ditur nė fakt se ē‘do tė thotė politikė e re; nga ana tjetėr vazhdon tė besojė pa u lodhur e nė mėnyrė budallaqe tek njė appeasement gati didaktik e pedagogjik (me fjalė tė tjera, tė luash nė tėrheqje, plot kujdes e skrupull, me shpresėn e edukimit tė kundėrshtarit), gjė qė, ashtu siē po ndodh me Veltroni-n, mund tė sjellė njė tkurrje tė mbėshtetjes elektorale. Ilir Meta vazhdon pa u lodhur tė merret me Edi Ramėn. Pjesa jo politike e rezistencės ndaj Berishės ėshtė e pėrbėrė kryesisht nga njė numėr gazetarėsh, tė cilėt, edhe pse e ngrenė zėrin ndaj tė gjitha zullumeve tė kėsaj qeverie e tė kėtij kryeministri, kanė zėnė tė besojnė njė nga sendėrgjitė mė tė pabesueshme tė periudhės postkomuniste. Sipas kėsaj sendėrgjie, "Edi Rama ėshtė mė i ēmendur e mė i rrezikshėm se sa Sali Berisha".

Hė pėr hė, nuk para e thonė publikisht, por do tė vijė koha e do ta thonė. E nuk ėshtė se ėshtė vetėm njė koleg qė e thotė. Janė shumė, aq shumė, sa edhe unė e kam gjetur veten nė ndonjė rast nėn efektin dehės e shushatės tė shumicės (opinioni njėngjyrėsh i njė shumice njerėzish tė lirė, apo mė saktė, njerėzish qė jetojnė nė liri, ta bėn mendjen dhallė mė tepėr se sa makina propagandistike e njė regjimi totalitar): ore, mos e ka drejtė edhe Blendi Fevziu, edhe Fatos Lubonja, edhe Andi Bushati, edhe Artur Zheji, edhe Arjan Ēani, edhe Henri Ēili, edhe Fahri Balliu, tė cilėt vijojnė t‘ia pėshpėrisin sho-shoqit apo t‘ia thonė publikut me ngazėllim kėtė gjė? Mos vallė, kjo pjesa e qortueshme dhe e keqe qė unė arrij ta shoh tek Edi Rama (e qė, ndėrsa mė shqetėson, nuk ėshtė se mė fut tė ngjethurat) ėshtė nė fakt veēse njė nėnfish i asaj tė keqeje qė gjallon nė tė vėrtetė brenda tij, tė cilėn arrijnė ta shohin tamam e tė plotė kolegėt e mi?

Unė nuk e besoj kėtė; nuk jam dakord hiē fare me kolegėt e mi, mė tė ndershmit e mė tė zotėt e tė cilėve e besojnė, apo bėjnė sikur e besojnė, apo bėjnė tė tjerėt ta besojnė kėtė sendėrgji, ngaqė duan tė duken si tė paanshėm. Mirėpo, kjo paanėsi e kėrkuar dhe e ndjekur si njė modė, kjo paanėsi qė mbahet si kulmi i korrektesės dhe i ndershmėrisė profesionale, kjo paanėsi, nėpėrmjet sė cilės kėrkojmė reputacion e besueshmėri, kjo paanėsi pra nuk ka tė bėjė fare me objektivitetin e me tė vėrtetėn. Unė nuk uroj qė kolegėt e mi tė mbėshtesin Edi Ramėn, pasi ky i fundit ėshtė njė produkt par excellence i politikės sė vjetėr (e kėtė nuk e them - kolegėt e mi e dinė tanimė - pėr tė balancuar qėndrimin e mėsipėrm nėn trysninė e modės sė paanėsisė), por tė thuash se "Edi Rama ėshtė mė i rrezikshėm e mė i ēmendur se sa Sali Berisha" ėshtė nė fakt gjėja mė e rrezikshme e mė e ēmendur qė mund tė dėgjojnė veshėt. Me kėtė arrihet - edhe pa e synuar - pėrjetėsimi i pushtetit tė Sali Berishės, e kjo ėshtė pėrveē tė tjerash simptomė e njė mazokizmi tė pashembullt.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi