.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

NENAT-shqipri tavolinash Empty NENAT-shqipri tavolinash

Wed Jan 07 2009, 05:05
NENAT

Nė tė njėjtėn ditė, nė njė krah u vranė dy njerėz, nėnė e bir, pėr punė droge, ndėrsa nė krahun tjetėr njė tjetėr nėnė qėndron nė burg po pėr punė droge. Tė parėt banonin nė mes tė Tiranės, nė mes tė mesit, prapa Presidencės, me kamera vėzhgimi, makina luksoze, apartamente ultra. Mirėpo, asgjė nga kėto nuk u vlejti. E dyta, nėna qė ėshtė nė burg, edhe ajo ka humbur djalin nė punė droge dhe tani qė ra edhe vetė nė burg, ka lėnė nė shtėpi dy jetimė tė vetmuar qė gatuanin vetė nė njė furnelė tė vėnė mbi dy tulla nė njė dhomė pėr tė vėnė kujėn.

Atė tė parin, shteti pati frikė ta arrestojė ndaj e la tė lirė t‘i rregullojė vetė punėt e veta. Ishte shumė i fortė ai djalė pėr njė shtet tė ngordhur si ky i yni. Nė rastin e dytė, shteti bėri siē bėjnė gjithmonė spurdhjakėt. Kur s‘ia mban me tė fortin, shkon e ia nxjerr inatin tė dobėtit. Arrestuan njė plakė 70 e kusur vjeēe dhe e shtunė nė burg. Po ta kishin bėrė kėtė punė edhe me atė fatziun e Tiranės, ndoshta do kishte shpėtuar e nuk do ta kishin vrarė. Ndoshta edhe do ish ndrequr nė burg, e do kish lėnė punėt e drogės. Nuk do ishte vrarė as e ėma. Nė krahun tjetėr, atje ku shteti spurdhjak u tregua i ashpėr, la nė rrugė tė madhe dy jetimė qė kishin gjyshen e tyre si mbėshtetje tė vetme.

Nė kohė tė vet, 250 vjet mė parė, Volteri denonconte shtetin feudal qė, kur shtinte nė burg pėr arsye tė ndryshme prindėrit, linte nė rrugė tė madhe fėmijėt. Qė nė kohė tė Napoleonit kjo punė u zgjidh duke parashikuar qė, nė rast arresti tė prindėrve, kur fėmijėt mbeteshin pa mbėshtetje shteti kishte detyrė t‘u gjente strehė, bukė e shkollė. Kanė kaluar mbi dyqind vjet qė atėherė. Kanė kaluar nė Evropė, se nė Shqipėri nuk ka kaluar ende asnjė ditė. Fėmijėt mbeten sėrish rrugėve si Kozeta dhe Gavroshi.

Duket krim tė futėsh nė burg njė gjyshe se mbjell drogė pėr tė mbajtur me bukė nipėrit e saj. Po nė krahun tjetėr, ata qė do ta konsumojnė atė drogė, a nuk janė edhe ata bij nėnash? A mund ta ndėrtosh fatin dhe mirėqenien tėnde mbi fatkeqėsinė e tė tjerėve? Askurrė.

Sa tė koklavitura kėto punė. Sikur kėto dy nėna t‘u kishin mėkuar bijve edukatė pune, qė tė mos i hynin udhės sė drogės, sikur nėna e Tiranės tė mos mburrej para shoqeve me pasurinė e tė birit, sikur nėna e fshatit tė mos kish dashur ta ndėrtonte fatin e nipėrve tė vet duke nxirė fatin e nipėrve tė tė tjerėve. Sikur shteti tė kish bėrė punėn pėr tė cilėn ekziston mbi faqe tė dheut qė prej 5000 vjetėsh, pra tė kish arrestuar atė djalin e Tiranės, sikur pastaj po shteti tė kish bėrė punėn qė ndėr vende tė tjera e bėn qė prej 200 vjetėsh, pra t‘u gjente strehė jetimėve, tė gjitha kėto nuk do kishin ndodhur. Do kishim dy nėna bijsh shqiptarė tė vlerė, qė do shihnin t‘u rriteshin bijtė, qė do plakeshin me nder krah nipėrve qė hedhin shtat, do kishim shtetin tonė tė pėrbashkėt qė kryen detyrat e veta, do kishim e ē‘nuk do kishim, ndėrsa kemi varre tė hapura, gra tė vrara, jetimė rrugėve, plaka burgjeve dhe njė shtet qė mė mirė mos e paēim.

DO VIJE NJE DITE

Azem Hajdarin e kam njohur personalisht. Ende nuk mė ikėn nga sytė dita e dytė e Protestave tė Dhjetorit, kur ai, i veshur me njė xhup tė zi, doli mes sheshit tė Qytetit Studenti dhe filloi t‘u japė zemėr e tė mbledhė sėrish rreth vetes studentėt qė ishin trembur e tėrhequr nga dajaku i policisė natėn e kaluar. Dhe pas atij guximi vetmohonjės, protestat morėn udhė sėrish.

Po sikur ta takoje nė ato ditė dhe t‘i thoje: Azem, do vijė njė ditė qė ministrat do vjedhin me miliona euro sa s‘do dinė as ku t‘i stivosin. Prandaj po rrezikojmė, do pėrgjigjej Ai, qė tė vijė koha e Demokracisė dhe qė tė mos kemi mė ministra tė tillė. Azem, do vazhdonit ju, nuk do t‘i vjedhin ministrat e Partisė sė Punės, po pikėrisht ministrat e Demokracisė. Le qė s‘bėn vaki kjo punė, do vazhdonte ai, po edhe nė vjedhshin, prandaj po i vėmė gjoksin shkopinjve tė policisė, qė nesėr tė vėmė gjykatės qė t‘ua nxjerrin nga sytė lekun e popullit nė vjedhshin. Nė kėtė pikė, a do kishit mė kurajė tė vazhdonit e t‘i thoshit, se do vinte njė ditė qė pikėrisht gruaja e tij, qė do bėhej gjykatėse nė shtetin e ri shqiptar tė demokracisė, do t‘i nxirrte nga thonjtė e drejtėsisė ministrat hajdutė.

Arben Broci ka qenė ndėr studentėt e Dhjetorit. Ata qė e kanė njohur, thonė se qe djalė i ndershėm, idealist e plot energji pėr Shqipėrinė e sė nesėrmes. Kėshtu qenė mė tė shumtit e atyre qė nė vitin ‘90 vunė gjithė shpirtin e tyre pėr demokracinė. Arben Broci dha edhe mė shumė. Dha jetėn si njė patriot i vėrtetė nė altarin e Atdheut.

Po sikur ta takoje sa ish gjallė e t‘i thoje: Arben, do vijė njė ditė qė prapė serbėt do komandojnė kėtu dhe, jo vetėm qė do vjedhin me tė dyja duart, por edhe duke vėnė nė rresht ministrat dhe gjeneralėt tanė. Punė qė s‘bėhet, do tė pėrgjigjej i nxehur ai, prandaj po pėrpiqemi sot, qė t‘ia ngremė kokėn lart Nanės Shqypni. Nė kėtė pikė, a do kishit mė kurajė t‘ia prishnit ėndrrėn, duke i thėnė se do tė vinte njė ditė qė pikėrisht i vėllai, qė falė gjakut tė tij u bė gjykatės, do nxirrte tė pafajshėm nė gjyq njė hajdut Serbie, si Fazliēi?!

Nė tė dy kėto raste, e nė shumė tė tjera si kėto, protagonistėt dhe shumė tė tjerė si ata, shkuan nga kjo botė pa ju parė sytė se ē‘u bė me gjakun e tyre.

KOMPJUTERI I GREKUT

Po bėn mbi dhjetė vjet qė, dy herė nė vit, pėr pushime dhe pėr Vit tė Ri, nė Kapshticė dhe nė Kakavije prishen kompjuterėt nė doganėn greke. Radhė tė gjata njerėzish buzėplasur, tė kallkanosur po qe dimėr dhe tė tharė nė diell po qe behar, presin e presin herė orė e herė ditė tė tėra, nė njė torturė tė pakuptimtė, qė tė rregullohen kompjuterėt e grekut. Kur ju soset durimi, me shpirtin majė hundės, bėjnė be se nuk do vijnė mė nė Shqipėri. Megjithatė, prapė vijnė vitin tjetėr, se dheu mėmė qenka i dhembur shumė. Megjithatė, njė sy i vėmendshėm e sheh se megjithėse sa vijnė e shtohen ata qė janė nė Greqi, ata qė vijnė pas pėr festa po pakėsohen vit pas viti.

Kushdo qė i hyn brenda kėtij mekanizmi pervers, do thosh: Po mirė, qė grekėrit e bėjnė me qėllim kėtė punė duket qė atje tej, po pse radhė pas radhe nuk sajojnė nga njė gėnjeshtėr tė re? Llafi qė bie, njė herė tė thonė se u kanė ikur dritat, njė herė se ėshtė bllokuar porta e doganės nga akulli, a ku di unė ē‘mund t‘u pjellė mėndja. Ndėrsa ata gjithmonė po njė llaf: "u prish kompjuteri".

Po pra, ka edhe kjo njė qėllim, vėrtet bizantin, por qėllim ama. Po tė ndėrronin gėnjeshtrėn vit pas viti, mund edhe tė gėnjeheshim e tė mendonim vėrtet u ndodhnin lloj-lloj defektesh e t‘u qanim hallin. Kėshtu qė nuk do mbarohej qėllimi i tyre qė, edhe shqiptarėt tė mos kthehen mė nė mėmėdhe, por edhe qė ta marrin vesh qė kjo e keqe ju vjen prej tyre, grekėrve. Dhe kjo mund tė realizohet vetėm duke thėnė radhė pas radhe tė njėjtėn gėnjeshtėr qė duket qė atje tej qė ėshtė gėnjeshtėr.

I ndodhi njė herė Nastradinit tė kish njė komshi qė nuk e donte. Nastardin efendi, ma jep ca hua litarin, se do lidh kalin. S‘ta jap dot se kam nderur grurėt. Po pse thahet gruri nė litar. Po si tė tė them qė, edhe tė mos tė ta jap, po qė edhe ta marrėsh vesh qė s‘dua tė ta jap?



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi