.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

TE GJITHE SE BASHKU TE NDALOJME GREQIZIMIN E SHQIPERISE Empty TE GJITHE SE BASHKU TE NDALOJME GREQIZIMIN E SHQIPERISE

Mon Jan 12 2009, 00:52
TE GJITHE SE BASHKU TE NDALOJME GREQIZIMIN E SHQIPERISE Images12DUKE MARRE SHKAS NGA KY ARTIKULL LE TI FTOJME TE GJITHA FAQET SHQIPTARE E TE GJITHE ANETARET E KETYRE FAQEVE TE BASHKOHEMI E TE NGREME ZERIN KUDO QE TE NDODHEMI SEBASHKU ME KETO 64 SHOQATA NE EMER TE NJE VENDI QE NA LINDI E NA RRITI SHQIPERISE. E TE KERKOJME ZBATIMIN E LIGJIT NDAJ KETYRE DY BAZHIBOZUKEVE.
JU FALEMINDERIT

ME RESPEKT ETC
MODERATOR I FORUMISHQIP.NET



64 shoqata atdhetare, lėtėr drejtuesve tė shtetit: Tė shkarkohen Ksera e Bollano! Tė lirohen dy tė rinjtė nga Toēi i Tepelenės

Plot 64 shoqata kulturore atdhetare u mblodhėn dje nė njė tubim, ku i kanė kėrkuar Presidentit tė vendit, Kryeministrit dhe Kryetares sė Kuvendit, qė tė mos heshtin dhe tė mos lejojnė cenimin e integritetit territorial shqiptar. "Tė ndalet greqizmi i vendit", kanė deklaruar ata. Pėrfaqėsuesit e kėtyre shoqatave atdhetare kanė reaguar fuqishėm kundėr deklaratave qė i cilėsuan tėrėsisht antishqiptare tė prefektit tė Gjirokastrės, Spiro Ksera, si dhe tė kryebashkiakut tė Himarės, Vasil Bollano, pėr tė ashtuquajturin Vorio-Epir. Por ata kanė kėrkuar gjithashtu nga autoritetet qė tė lėnė tė lirė, tė vlerėsojnė dhe respektojnė si atdhetarė tė vėrtetė, dy tė rinjtė nga fshati Toē i Tepelenės, qė u arrestuan vetėm pse organizuan nė fshat njė miting me flamuj shqiptarė, kundėr kėrkesave tė prefektit Ksera. Ky arrestim u krye ndonėse ata kishin kėrkuar lejen e policisė, e cila i ėshtė pėrgjigjur se "nuk jemi nė gjendje tė garantojmė rendin". "Si ka mundėsi qė nuk garantohet rendi nga policia kur ėshtė fjala pėr tė mbrojtur interesat tona kombėtare, kur po kjo polici nuk kryen asnjė veprim kur bėhet thirrje pėr bashkim tė viseve tona me Greqinė?", kanė ngritur pyetjen pėr krerėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar, pėrfaqėsuesit e kėtyre shoqatave. Nuk ka si tė mos indinjohemi, kanė shtuar ata, kur dėgjojmė deklarata pėr "Autonomi tė Shqipėrisė sė Jugut" njėlloj si nė vitin 1914, kur u shpall e ashtuquajtura "Autonomi e Vorio-Epirit", apo kur u nėnshkrua "Protokolli i Korfuzit". Ata kanė kujtuar se kėto akte shqiptarėt i kundėrshtuan jo vetėm shpirtėrisht, por edhe me armė, si dhe theksuan se Bollano e Ksera duket se kėrkojnė tė ringjallin "shtetin epirot" tė Zografos dhe tė zėnė vendin e tij, duke harruar se kėtė "shtet" virtual e varrosi koha. "Ne qytetarėt e thjeshtė jo vetėm qė nuk harrojmė, por u kujtojmė kėtyre zotėrinjve, si dhe zyrtarėve tė shtetit shqiptar, qė i mbėshtesin, tė zbatojnė ligjet e shtetit ku jetojnė dhe tė respektojnė vullnetin e patjetėrsueshėm tė popullit shqiptar! Minoritarėt grekė kanė qenė dhe janė pjesė e pandarė e shoqėrisė sonė, si dhe kanė gėzuar tė gjitha tė drejtat qė u takojnė", kanė vijuar mė tej nė kėtė qėndrim.

"Bėhet fjalė pėr cenimin e integritetit territorial tė Shqipėrisė, theksuan ata mė tej, duke shtuar se, heshtja qė ka pushtuar qeverinė dhe parlamentin shqiptar mendojmė se ėshtė e pafalshme". Sipas tyre, deputetėt dhe pushtetarėt tė shkunden e tė ēlirohen nga ndjenja e pėrunjėsisė dhe e servilizimit pėrballė diplomacisė greke pėr hir tė njė vize, burse studimi apo mbajtjes sė kolltukut, nė dėm tė interesave tona kombėtare.

"Historia na bėn apel tė kujtojmė se Greqia nė sajė tė pėrpunimit tė opinionit zyrtar e qytetar tė kohės arriti tė shkėpusė nga trungu i viseve tona zona tė tėra shqiptare si Prevezėn, Artėn, Paramithinė, Igumenicėn, Filatin, Dhodhon, Janinėn, Mecovėn, Grebenenė, Konicėn, Kosturin, Follorinėn e mė gjerė. Ndėrsa pas vitit 1913 dhe deri nė ditėt tona vazhdon punėn e saj me tė gjitha mjetet tradicionale e sidomos "bashkėkohore" pėr tė rrėmbyer jo vetėm Himarėn, por tėrė prefekturėn e Gjirokastrės e tė Korēės", janė shprehur pėrfaqėsuesit e 64 shoqatave kulturore- atdhetare. Ndėrsa pohojnė se "kemi falėnderuar popullin grek pėr pritjen e emigrantėve shqiptarė nė kėtė periudhė tranzicioni jo tė lehtė pėr ne. Por nuk mund tė pajtohemi me mungesėn e reciprocitetit nė marrėdhėniet dypalėshe, ku shteti fqinj vetėm kėrkon dhe ne vetėm duhet tė bindemi. Nuk pajtohemi me heshtjen ndaj ēėshtjes ēame e tė pronave shqiptare nė tė cilat duhet tė gjėmojė e tė zgjidhet nė bazė tė normave ndėrkombėtare".

Gjithashtu, ata kėrkuan nga shteti shqiptar tė mbahet qėndrim duke vėnė nė lėvizje tė gjithė mekanizmat ligjorė pėr shkarkimin e prefektit tė Gjirokastrės Ksera, si dhe tė kryebashkiakut tė Himarės, Bollano, tė cilin e etiketuan si njė "shqiptar gjakprishur, qė pėr nga origjina e tė parėve nuk e lidh asgjė me Greqinė"



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

TE GJITHE SE BASHKU TE NDALOJME GREQIZIMIN E SHQIPERISE Empty Re: TE GJITHE SE BASHKU TE NDALOJME GREQIZIMIN E SHQIPERISE

Mon Jan 12 2009, 11:56
Sikur shteti yne ti ishte shtet dhe jo nje bashkim ipokritesh interesaxhinjsh ky ambasador grek qe ka funksionin e kryebashkijakut te himares duhet te ishte shkarkuar me kohe per akte antikushtetuese dhe te ishte denuar,mir po intereset e berishes shkojne pertej interesave te Shqiperise!



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



TE GJITHE SE BASHKU TE NDALOJME GREQIZIMIN E SHQIPERISE Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi