.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Mishel, njė Zonjė e Parė nė "Vogue" Empty Mishel, njė Zonjė e Parė nė "Vogue"

Sat Feb 14 2009, 09:19
Mishel, njė Zonjė e Parė nė "Vogue" Michel10Fotot e rralla tė Obamės, qė ėshtė shndėrruar tashmė edhe nė ikonė mode.Gjysmė e shtrirė nė njė divan, e veshur me njė fustan ngjyrė rozė qė thekson mė sė miri format e saj elegante trupore, Mishel Obama duket mė e ėmbėl se kurrė nė kopertinėn e "Vogue", revistės mė tė madhe nė botė kushtuar modės dhe tendencave tė saj. Edhe ajo, mė pak se njė muaj pas tė shoqit, ėshtė kurorėzuar si pėrfaqėsuesja e feminilitetit amerikan, pas gjithė dyshimeve dhe sekreteve tė fillimit mbi "afrikanen e parė" nė Shtėpinė e Bardhė. Slogani tani ka ndryshuar, nuk ėshtė mė "Yes, you can", por "Yes, Vogue can". Ishte pikėrisht "Vogue" ajo qė mendoi pėr tė ndryshuar imazhin e Zonjės sė Parė. Mishel ėshtė zgjedhur nga drejtoresha e "Vogue", 60-vjeēarja Ana Vintour, e cila qė nga 1988 u mėson stilistėve dhe modeleve sekretet e modės. Si mbėshtetėse e flaktė e Barak Obamės, Ana, "djalli i veshur me Prada", londinezja qė nuk pėrfundoi universitetin pėr shkak tė dėshpėrimit tė tė atit, duhet ta ketė kuptuar se duhej bėrė diēka pėr tė ringritur imazhin e Zonjės sė Parė dhe pėr tė ndihmuar tė shoqin qė prej 20 janarit merret me problemet mė tė mėdha me tė cilat ėshtė ndeshur Amerika ndonjėherė. Me pak fjalė, gra qė ndihmojnė meshkujt nė nevojė, Ana dhe Mishel. Pikėrisht, kėshtu bėri edhe 11 vjet mė parė vigania e "Vogue", kur bindi njė tjetėr Zonjė tė Parė tė pozonte pėr kopertinėn e "Vogue", me njė fustan tė gjatė tė zi deri nė fund tė kėmbėve, ndėrsa bashkėshorti Bill po kalonte njė nga periudhat e tij mė tė vėshtira, nė Krishtlindjen e vitit 1998. Edhe atėherė, Ana Vintour, qė ndryshe e quajnė "Nuklear Wintour", pėr shkak tė karakterit tė saj shpėrthyes, arriti ta zhvishte Hilarin nga kostumet e saj me xhaketa dhe pantallona, e ta vishte me njė fustan tė mrekullueshėm "Ralph Lauren". "Feminizmi" i pėrkohshėm i Hilarit funksionoi pėr tė ringritur imazhin e njė martese nė ferrin e Shtėpisė sė Bardhė nė vitin 1998 dhe pėr ta shpėtuar Billin nga "dėnimi". Tė njėjtin operacion "Vogue" po bėn sot me Mishelėn, gjithmonė e kritikuar pėr gardėrobėn e saj, qė nga fustanet shumė agresive qė veshi ditėn e fitores, deri te kostumi i verdhė i veshur ditėn e betimit. Pikėrisht kėtė tė fundit stilistėt dhe ekspertėt e modės e cilėsuan si copė pėr mbulesė divani. Madje edhe fustani i bardhė deri nė fund tė kėmbėve qė veshi nė darkė pėr ballon zyrtare nuk i la shije tė mirė askujt. Nė foton e zgjedhur pėr kopertinėn, avokatja shumė e zonja dhe e diplomuar shkėlqyeshėm, Mishel Lavaugh Robinson Obama, pėr njė ēast shfaqet larg diplomave, masterave apo specializimeve. E ėmbėl, e bukur dhe pak agresive njėkohėsisht, Mishel rrezaton mė shumė elegancė se gjithė zonjat e tjera tė para qė kanė qenė nė Shtėpinė e Bardhė. Laura Bush nuk arriti dot ta bėnte kėtė qė po bėn Mishel Obama. As Barbara Bush, Nensi Regan, apo Rozalin Karter, qė edhe pse nė moshė tė re, nuk mundi kurrė tė bėhej pjesė e ndonjė kopertine reviste mode, edhe pse me njė bukuri tė brishtė dhe modeste, si vajzė provinciale. Pėr tė risjellė stilin do tė duhej qė nė Shtėpinė e Bardhė tė shkelte Zhaklinė Kenedi. Ishte pikėrisht ajo qė u bė Zonja e Parė mė e dashur nė botė pėr stilin dhe mėnyrė e tė veshurit dhe njėkohėsisht bashkėshortja qė e ēmendte tė shoqin me pazaret e saj tė shfrenuara. Stili barok i Mishelės ėshtė shumė larg nga ai gotik i Zhaklinė Kenedisė, por kontributi politik i kėtyre grave nė politikė sigurisht qė ėshtė i rėndėsishėm. Tė gjithė e kujtojnė rolin e Hilari Klintonit nė skandalin e tė shoqit me Monika Levinskin. Edhe Mishel e ka treguar mė sė miri kėtė. Nė momentet mė tė rėndėsishme tė jetės sė tyre nė ēift, ajo kurrė nuk e ka braktisur tė shoqin, veēse i ka dhėnė mbėshtetje tė vazhdueshme. Ndoshta shumė pak e dinė, por njė nga stilistėt qė ka bėrė pėr vete edhe Zonjėn e Parė amerikane me ngjyrė ėshtė Thakon Panigul. Ai ėshtė me origjinė aziatike, ka lindur nė Tajlandė, ėshtė 34 vjeē dhe jeton nė Shtetet e Bashkuara qė kur ishte tetė vjeē. Thakon ėshtė krenar qė vesh Mishel Obama-n dhe nė celularin e tij ruan fotot e saj me veshjet e thjeshta dhe elegante, me copa me trėndafila dhe lule shumėngjyrėshe. Ai stilon nė Nju Jork, ku ka edhe njė numėr tė madh fansash dhe ka bashkėpunuar me "Hogan", firmė e drejtuar nga Diego Della Valle. Pasionin pėr modėn e ka pasur nė gjak qė kur ishte i vogėl. Mamaja dhe gjyshja e tij kanė qenė rrobaqepėse profesioniste dhe ai luante gjithmonė mes rrobave dhe fustaneve. "Duke i parė ndėrsa punonin, i mėsova tė gjitha hilet e zanatit", tregon stilisti. Madje jo vetėm kaq. Duke qėndruar pėrkrah tyre mėsoi tė qepte aq mirė, saqė sot ėshtė nė gjendje tė bėjė njė veshje nga fillimi deri nė fund. Pėr t‘u specializuar ka ndjekur studimet nė shkollėn "Parsons", njė nga mė tė famshmet e Nju Jorkut. Debutimi i tij i parė nė botėn e modės ishte nė vitin 2004, me njė koleksion veshjesh qė u pėlqyen shumė nga butikėt amerikanė me famė. Mishel i ka zgjedhur vetė fustanet qė i kanė sjellė fat gjatė fushatės elektorale. I ka marrė nga "Ikram", butiku mė i hijshėm i Ēikagos, qė Zonja e Parė e ka frekuentuar gjithmonė pėr tė bėrė pazare, duke alternuar veshjet firmato me ato tė blera me ēmim mė ekonomik, ashtu siē bėjnė shumė gra amerikane. Por, Thakon nuk ėshtė i vetmi. Pėr tė dalė nė kopertinėn e "Vogue" ajo mund tė zgjidhte veshje nga stilistėt dhe firmat e saj tė preferuara mes tė cilėve Vu, ai qė krijoi kostumin e saj ditėn e betimit tė Obamės, Narēiso Rodriguez, stilisti i fustanit tė natės sė zgjedhjeve dhe J.Kruj, veshjet e sė cilit i pėrdor shpesh bashkė me vajzat. Shumė modeleve qė dalin nė kopertinėn e revistės, veshjet ju zgjidhen nga vetė "Vogue", ose nga kėshilltarėt e saj. Por jo kėsaj here. "Ajo nuk ka nevojė pėr ndihmė. Mishel e do modėn dhe e di se ēfarė i shkon", tregon njė nga botuesit e revistės, Andre Leon Tallej. Ajo kurrė nuk mė pyeti se ēfarė mendoj, mė shkon kjo apo ajo veshje. Ėshtė kaq paqėsore, natyrale dhe normale. Kjo ėshtė kopertina mė e bukur qė kemi parė ndonjėherė nė historikun e "Vogue". Modelet pozojnė, aktoret po ashtu. Kėtu Mishel ėshtė njė grua e vėrtetė, ėshtė origjinale".



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Mishel, njė Zonjė e Parė nė "Vogue" Albuto10
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi