.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

vazhdueshmeria e nje kaste dhe mutacioni i paprincipte i te rinjve Empty vazhdueshmeria e nje kaste dhe mutacioni i paprincipte i te rinjve

Wed Feb 18 2009, 00:46
Sepse me angazhimin e "te rinjve" nuk ndodhi ndryshimi i politikes prej tyre, por ndryshimi i tyre prej politikes. Kur degjon ata, zere se ke degjuar Ramen apo Berishen, dhe ngjashmeria shkon deri tek perzgjedhja fillestare qe u eshte bere

Alqi Kociko

Nuk ka qene shume e larget ajo kohe kur, te lodhur e te deshperuar per vdekje nga rrotacioni monoton dhe raporti i stazhionuar dashuri-urrejtje qe ne opinionin publik u pagezua me "binomin Nano-Berisha", ajo pjese aktive e shqiptareve nisi te ngreje zerin gjithnje e me fort per "te rinjte ne politike". Shumekujt mund t'i kujtohet mire edhe takimi i ish kryeministrit Nano me perfaqesues te medias, diku nga viti 2004, kur analistit Mustafa Nano i doli nga fundi i mushkerive kerkesa direkte per qeveritarin Nano: "Me thoni, kur do largoheni nga politika ju dhe Berisha?".

Ne fakt pjeserisht kjo ka ndodhur. Fatos Nano ka kohe qe nuk behet i gjalle, kurse Sali Berisha eshte me prezent se kurre. Po gjate kesaj kohe, madje per hir te se vertetes gjate gjithe ketyre koherave, elektorati e shoi here pas here kureshtjen per te rinjte ne politike, duke nisur qe nga kryeministrat si Pandeli Majko e Ilir Meta. Ne fakt, Majko e Meta nuk jane shembulli tipik, sepse me perjashtim te kriterit te moshes, angazhimi i tyre politik ishte i vjeter. Per po keto arsye tipik nuk eshte as shembulli i Genc Pollos, megjithate si detyrat qeveritare te te rinjve te majte, edhe shkeputja e Pollos nga PD-ja e asfiksuar prej Berishes, ngjalli nje lloj kurioziteti e shprese se kishte ardhur koha qe e djathta te mos identifikohej me thjesht me Berishen.

Fluksi i madh i elementeve te rinj ne vitin 2005, perzier me eksponentet e rikthyer u duk si nje shperthim dyersh e dritaresh te selise blu, qe me kohe do ta spostonte kryetarin Berisha drejt nje pozicioni honorifik, duke e freskuar ate organizem te gjalle politik te vitit 1992. Ishte pikerisht periudha kur, kombinuar edhe me ndryshimet ne kupolen e Partise Socialiste, u krijua ndjesia se po jetonim ne momente ndryshimesh radikale ne skenen politike; pra, se te rinjte qe kerkonim prej vitesh kishin mberritur.

Por vetem tre vjet me pas, keta te rinj jane me te vjeter se te vjetrit. Dhe me zhgenjyes se ata. Ne te dyja partite kryesore, ata jane shnderruar ne tellalle e marioneta te kryetareve. Dikush do te thoshte se e kane humbur personalitetin, por me i sakte do te ishte konstatimi se nuk e krijuan kurre ate. Dhe nuk e kam fjalen thjesht per zedhenesin e PD-se Bogdani, qe se fundi u padit nga kreu i G99 Veliaj pasi e akuzoi publikisht kete te fundit se i kishte ofruar te ndjerit Kosta Trebicka 500 mije euro per te deklaruar cka i leverdiste PS-se. Te vjeter, te lodhur e te keqperdorur jane ministra e anetare te ish KOP-it, ish mjaft-iste te shperndare tek e majta, zedhenes, sekretare e nensekretare seksionesh te Partise Socialiste qe nderrojne njeri-tjetrin neper konferenca shtypi.

Sepse me angazhimin e "te rinjve" nuk ndodhi ndryshimi i politikes prej tyre, por ndryshimi i tyre prej politikes. Kur degjon ata, zere se ke degjuar Ramen apo Berishen, dhe ngjashmeria shkon deri tek perzgjedhja fillestare qe u eshte bere "te rinjve": Dishepujt e Rames jane te artikuluar, anti-rryme dhe me prirje populiste, ata te Berishes me konservatore ne veshje e sjellje, te matur ne fjale dhe robotike ne qendrime. Ashtu si dikur elementet e rinj te qeverisjes Nano filluan te imitonin ne qendrime, intonacion dhe frazeologji kryetarin e tyre.

"Atehere ishim te rinj, idealiste", degjon sot te thone veteranet e luftes antifashiste. Kete fare mire mund ta thone qe sot edhe te rinjte e vjeteruar te politikes, qe u pragmatizuan brenda nates. E qe ashtu si te vjetrit, vijojne karrieren e brockullave dhe gafave. Duke lundruar ne internet, lexova nje koment te Erjon Veliajt ne blogun e famshem amerikane "huffingtonpost.com" me rastin e vizites se presidentit Bush ne Tirane. Thoshte as me pak e as me shume, se "luften e Kosoves e provokoi hapja e depove shqiptare te armeve ne 97-en, e pastaj NATO-s iu desh te shpenzonte 45 miliarde usd per nderhyrjen ushtarake, e cila mund te ishte shmangur nese korrupsioni i Berishes nuk do kishte sjelle firmat piramidale". Konkluzioni qe del: Korrupsioni i Berishes solli luften e Kosoves, pra edhe lirine e saj!

Epo, nuk eshte cudi qe ka ende demokrate e socialiste qe i mbajne syte nga Eduard Selami dhe Fatos Nano.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi