.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Doris Pack: Mos nxitoni pėr aplikimin nė BE Empty Doris Pack: Mos nxitoni pėr aplikimin nė BE

Fri Mar 20 2009, 11:42
Doris Pack: Mos nxitoni pėr aplikimin nė BE Pack-dorisEurodeputetja vjen pėr inspektim nė Tiranė"Mbyllni me sukses zgjedhjet dhe pastaj kėrkoni statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Evropian. Ky ka qenė mesazhi i qartė dhe i shkurtėr i delegacionit tė Parlamentit Evropian gjatė takimeve maratonė tė zhvilluara me krerėt e institucioneve dhe politikės shqiptare. Kryetares sė kėtij delegacioni, Doris Pack, i ėshtė kėrkuar nga anėtarėt e qeverisė "Berisha" tė mbėshtesė Shqipėrinė pėr statusin e vendit kandidat, pėr liberalizimin e vizave, por i ėshtė paraqitur edhe angazhimi i qeverisė pėr zgjedhjet e 28 qershorit. "Qeveria nuk duhet tė nxitohet me aplikimin dhe duhet tė ketė si prioritare zgjedhjet e 28 qershorit", tha Pack, duke shtuar se edhe situata brenda BE-sė nuk ėshtė shumė e favorshme, pasi jo ēdokush ėshtė nė favor tė zgjerimit. Sipas eurodeputetes, qeveria dhe klasa politike duhet tė kenė nė fokus tė parė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė fundit tė muajit qershor. Nė konferencėn qė u mbajt nė takimin e 16-tė ndėrparlamentar, Shqipėri-Parlamenti Evropian, eurodeputetja Doris Pack u shpreh se Shqipėria ėshtė e vendosur pėr aplikimin nė BE. Ajo bėri me dije se delegacioni i PE-sė ka zhvilluar ditėn e sotme diskutime me krerė tė lartė tė shtetit shqiptar. "Do tė pėrmbledhim konkluzionet qė kemi nxjerrė gjatė kėtyre diskutimeve nė njė deklaratė", theksoi ajo. Pack deklaroi se nė Bashkimin Evropian jo ēdo kush ėshtė nė favor tė zgjerimit tė unionit, duke i thėnė Shqipėrisė qė rrugėtimi i saj nė kėtė drejtim ėshtė i vėshtirė. "Ju duhet tė bėnin punėn tuaj", theksoi Pack, duke iu drejtuar autoriteteve shqiptare. Ajo ka shtuar se pėr zgjerimin do tė ketė njė tjetėr delegacion nga BE-ja. Pack uroi Shqipėrinė pėr anėtarėsimin qė do realizojė nė NATO. Delegacioni i Parlamentit Evropian zhvilloi takime me Presidentin Bamir Topi, zv/kryeministrin Genc Pollo, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrat Lulzim Basha, Bujar Nishani dhe Majlinda Bregu. Gjatė takimit, Presidenti Topi, duke u ndalur nė zgjedhjet e pritshme parlamentare tė qershorit 2009, theksoi se po bėhen pėrpjekje tė vazhdueshme pėr pajisjen e popullsisė me karta identiteti brenda afatit, dhe qė do tė synojė garantimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė pakontestuara. Zėvendėskryeministri Genc Pollo priti delegacionin e Parlamentit Evropian, tė kryesuar nga Doris Pack, me rastin e takimit ndėrparlamentar tė 15-tė midis Parlamentit shqiptar dhe atij tė Bashkimit Evropian. Gjatė takimit, delegacioni i BE u pėrqendrua nė procesin e pėrgatitjes sė zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe nė aplikimin e Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat nė BE. Pollo, pasi mori mbėshtetjen e europarlamentarėve pėr aplikimin e Shqipėrisė pėr statusin e vendit anėtar nė BE, kėrkoi mbėshtetjen e PE-sė, pasi Shqipėria ta ketė bėrė kėtė kėrkesė, nė mėnyrė qė procesi tė jetė sa mė i suksesshėm dhe i shpejtė. Pėr sa i pėrket procesit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit, Pollo i garantoi delegacionit evropian se qeveria do bėjė tė mundur qė kėto zgjedhje tė jenė mė tė mirat tė realizuara deri mė sot nė vend, dhe tė krahasueshme me standardet mė tė mira nė Evropė.


Zhvillohet nė Tiranė takimi i 15-tė ndėrparlamentar, Shqipėri-Parlamenti Evropian. Eurodeputetėt takohen me krerėt e shtetit


Bregu: Do aplikojmė pėr statusin para zgjedhjeve



Nė takimin e 15-tė ndėrparlamentar, Shqipėri-Parlamenti Evropian, eurodeputetja Doris Pack informoi klasėn politike me "leksionet" qė duhet tė ndjekė pėr tė shkuar drejt rrugės sė Bashkimit Evropian. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka shtuar se "qeveria shqiptare po punon ngushtė me strukturat e BE-sė dhe po koordinohet me Presidencėn Ēeke pėr tė paraqitur aplikimin pėr status brenda kėtij tremujori". Sipas saj, qeveria shqiptare po e merr kėtė hap tjetėr drejt Integrimit Evropian, pasi ka treguar njė "track record" tė mirė nė pėrmbushjen e detyrimeve qė rrjedhin nga Marrėveshja e Pėrkohshme. Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, deklaroi nė takimin me njė grup deputetėsh tė Parlamentit Evropian, tė kryesuar nga deputetja Doris Pak, se perspektiva evropiane ka qenė gur themeli pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendeve tė rajonit. Gjatė takimit, ministri Basha shprehu mirėnjohjen pėr angazhimin e tė gjithė aktorėve politikė dhe institucionalė tė BE-sė nė konsolidimin e paqes dhe stabilitetit nė rajon. Nė mėnyrė tė veēantė, europarlamentarėt shfaqėn mjaft interes pėr kėndvėshtrimin dhe analizat e shtetit shqiptar pėr zhvillimet nė Kosovė. Delegacioni i europarlamentarėve, i kryesuar nga deputetja Doris Pack, nė cilėsinė e kryetares sė Delegacionit pėr Marrėdhėniet me vendet e Evropės Juglindore, vlerėsoi arritjet e Shqipėrisė nė proceset e saj integruese dhe pėr anėtarėsimin e pritshėm muajin qė vjen tė Shqipėrisė nė NATO. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u shpreh se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do jenė tė lira dhe tė ndershme. Sipas saj, pėr herė tė parė Shqipėria ka njė regjistėr elektronik qė mundėson edhe pėrgatitjen e listave zgjedhore. "Minibashkitė pėrgatisin listat e zgjedhjeve nė bazė tė kėtij regjistri, dhe mundėsia pėr manipulim ėshtė shumė e pakėt", tha Bregu. Sipas ministres, Shqipėria ka arritur tė luftojė korrupsionin. "Lufta ndaj korrupsionit ėshtė suksesi i masave dhe reformave tė ndėrmarra", theksoi ajo. Arenca Trashani, anėtare e grupit parlamentar tė PD-sė, vlerėsoi se qeveria shqiptare ka bėrė progres nė reformat qė do ndihmojnė Shqipėrinė drejt integrimit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare ka bėrė reforma nė ekonomi. "Qeveria ka organizuar njė paketė stimuluese pėr masa ndaj krizės ekonomike", tha Trashani.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Doris Pack: Mos nxitoni pėr aplikimin nė BE Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi