.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Today at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shefer: Mirė se vini nė NATO Empty Shefer: Mirė se vini nė NATO

Tue Mar 24 2009, 18:54
Shefer: Mirė se vini nė NATO Images10Nuk ka mė dilema pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Organizatėn e Atlantikut tė Veriut. Samiti i Strasburg/Kėlnit, qė zhvillohet nė datat 3-4 prill, do t‘u japė shansin shqiptarėve tė shohin flamurin e tyre kombėtar teksa valėvitet nė selinė qendrore tė NATO-s nė Bruksel. Sekretari i Pėrgjithshėm i Aleancės, Jap de Hup Shefer (Jaap de Hoop Scheffer), e konsideron kėnaqėsi qė nė fundin e mandatit tė tij do t‘i urojė mirėseardhjen Shqipėrisė dhe Kroacisė. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip", Shefer rrėfen se ka qenė pėrkrahės i vazhdueshėm i idesė sė zgjerimit, kohė pėrpara se tė merrte drejtimin e organizatės. Pranimi i Shqipėrisė dhe Kroacisė, vijon Shefer, do tė jetė njė hap i madh nė drejtim tė ndėrtimit tė njė Evrope tė bashkuar e tė lirė. Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, nė rrėfimin e tij pėr "Shqip" thotė sakaq se Shqipėria ka nevojė tė vazhdojė zbatimin e reformave, duke vėnė theksin nė forcimin e ligjit dhe luftėn kundėr korrupsionit. Anėtarėsimi nė NATO, paralajmėron ai, nuk ndryshon prioritetin me tė cilin kėto reforma duhen vazhduar. Sinjal i qartė ky pėr klasėn politike dhe qėndrimin e saj nė raport me momentin post-integrim nė NATO, pasi, siē e cilėson Shefer, reformimi ėshtė njė proces qė nuk ndalon nė momentin e anėtarėsimit. Nė vlerėsimin e numrit njė tė aleancės, privilegjet e anėtarėsimit kanė tė bėjnė me uljen nė tavolinėn ku merren vendimet mbi ēėshtje tė sigurisė euro-atlantike. Sekretari garanton se pas kėtij momenti Shqipėria do mund tė ketė aleatė me tė cilėt tė ndajė problemet e sigurisė, sikurse garanci mė tė madhe pėr sigurinė nė bazė tė nenit pesė tė marrėveshjes sė Uashingtonit. NATO vlerėson reformat e ndėrmarra pėr modernizimin e Forcave tė Armatosura, por pret qė vendi ta vazhdojė mė tej kėtė proces. Aleanca insiston te ritrajnimi i personelit aktual sikurse eliminimi i arsenalit tė vjetėr ushtarak nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe sipas standardeve tė sigurisė. "Tragjedia e Gėrdecit, qė ndodhi vitin e kaluar, flet pėr rreziqet e mėdha me tė cilat njė proces i tillė po pėrballet. Ky ėshtė njė problem qė duhet adresuar si prioritet dhe ku Aleanca ėshtė e gatshme tė japė asistencė dhe kėshillim", thotė Shefer nė intervistėn pėr "Shqip". Teksa flet pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai thotė se anėtarėt e rinj tė NATO-s duhet tė luajnė njė rol konstruktiv brenda Kėshillit tė Aleancės Veriore, niveli mė i lartė politik, nė mėnyrė qė tė arrihet konsensusi. Nė tė njėjtėn kohė, vijon ai, anėtarėt e rinj duhet tė arrijnė standardet politike tė cilat e bėjnė NATO-n njė simbol tė bashkėpunimit, demokracisė dhe bashkėjetesės nė paqe. "Ne shpresojmė dhe presim qė zgjedhjet qė po vijnė do tė tregojnė jo vetėm maturimin nė rritje tė demokracisė nė Shqipėri, por edhe vendosmėrinė pėr tė pėrmbushur detyrimet ndėrkombėtare, pėrfshirė reciprocitetin me NATO-n", nėnvizon Shefer.

Zoti Shefer, njė vit pas ftesės, Shqipėria pret tė bėhet anėtare e NATO-s me tė drejta tė plota. Ēfarė do tė thotė kjo pėr ju dhe pėr Aleancėn e Atlantikut tė Veriut?

Personalisht kam qenė pėrkrahės i zgjerimit tė NATO-s shumė kohė para se tė mė jepej drejtimi i organizatės. Pesė vjet mė parė, njė ndėr detyrat kryesore si Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s ishte t‘u uroja mirėseardhjen shtatė anėtarėve tė rinj tė aleancės, dhe ėshtė kėnaqėsi pėr mua qė nė fundin e mandatit tim tė jem nė gjendje t‘u uroj mirėseardhjen edhe dy anėtarėve tė rinj. Ndėrtimi i njė Evrope qė qėndron si njė e tėrė dhe e lirė, e bashkuar nė paqe, demokraci dhe vlera tė pėrbashkėta, ka qenė njė synim strategjik pėr NATO-n qė para gjashtė vitesh. Pranimi i Shqipėrisė dhe Kroacisė nė Aleancėn Veriore do tė jetė njė hap i madh qė i shėrben kėtij synimi.

Shqipėria ende pėrballet me sfida tė mėdha nė reformat politike dhe ekonomike, por edhe nė sistemin gjyqėsor, sundimin e ligjit, luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit etj. Ndėrsa tė gjitha kėto fusha duhet tė trajtohen plotėsisht, pse mendoni ju se vendi ynė e meriton anėtarėsimin e plotė nė NATO?

Unė pajtohem me konstatimin se Shqipėria ka nevojė tė vazhdojė zbatimin e reformave, duke vėnė theksin nė forcimin e forcės sė ligjit dhe luftėn kundėr korrupsionit. Anėtarėsimi nė NATO nuk ndryshon prioritetin me tė cilin kėto reforma duhen vazhduar. Reformimi ėshtė njė proces qė nuk ndalon nė momentin e anėtarėsimit nė NATO. Sidoqoftė, ka vite qė Shqipėria ka vepruar sikur tė ishte anėtare e NATO-s, duke ndėrmarrė reforma tė thella nė bashkėpunim me Aleancėn; sikurse duke u konsultuar me Aleancėn pėr problemet e sigurisė sė pėrbashkėt jo vetėm nė kufijtė e Aleancės Euroatlantike, por mė gjerė, duke qenė aktive me kontingjente ushtarake pėrkrah trupave tė NATO-s nė Ballkan dhe Afganistan. Nėpėrmjet kėtij bashkėpunimi, Shqipėria e ka bėrė tė qartė se kėrkon tė jetė ofruese e sigurisė dhe jo vetėm njė konsumatore e saj. Vendi juaj ka njė histori tė angazhimit politik dhe praktik me Aleancėn. Ky angazhim meriton tė shpėrblehet, duke qenė se Shqipėria ka mundėsinė dhe aftėsitė tė plotėsojė kėrkesat e tjera tė Aleancės dhe tė cilat me tė drejtė ju i pėrmendėt.

Cilat do tė jenė pėrfitimet konkrete tė Shqipėrisė nga anėtarėsimi nė NATO?

Anėtarėsimi nė NATO pėr Shqipėrinė sjell privilegje tė tilla siē janė: njė vend nė tavolinėn ku merren vendimet mbi ēėshtje tė sigurisė Euro-Atlantike; aleatė me tė cilėt Shqipėria do mund tė ndajė problemet e sigurisė, sikurse garancinė mė tė madhe pėr sigurinė nė bazė tė nenit pesė tė marrėveshjes sė Uashingtonit. Pėrmbledhtazi, anėtarėsimi nė NATO do tė thotė tė mos pėrballesh i vetėm me probleme tė sigurisė. Pėr NATO-n, pėrveē faktit se zgjerimi i kufijve tė anėtarėsisė na sjell mė pranė realizimit tė synimit pėr njė Evropė tė bashkuar dhe tė lirė, argument tė cilin e pėrmenda mė lart, anėtarėsimi i Shqipėrisė dhe Kroacisė do t‘i japė aleancės mė shumė peshė ushtarake dhe politike qė tė mund tė ndikojmė pozitivisht mbi tė ardhmen dhe mjedisin ku jetojmė.

Pėr sa u takon reformave nė ushtri, zoti Shefer, cilat janė drejtimet kryesore ku shteti ynė duhet tė punojė?

Sikurse gjithė anėtarėt e tjerė tė Aleancės, Shqipėria ėshtė pėrballur me modernizimin e Forcave tė Armatosura dhe bėrjen e tyre sa mė efektive nė pėrballjen me sfidat e sigurisė nė shekullin XXI. Shqipėria ka bėrė progres tė kėnaqshėm nė reformėn e mbrojtjes kėto vitet e fundit, por ne presim qė kėto reforma tė vazhdojnė mė tej duke ofruar ndihmėn tonė aty ku mundemi. Kombinimi i forcave dhe pajisjeve tė duhura ėshtė njėra anė e reformės nė fushėn e mbrojtjes. Ndėrkohė qė ana tjetėr e medaljes ėshtė ritrajnimi i personelit aktual, sikurse eliminimi i arsenalit tė vjetėr ushtarak nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe sipas standardeve tė sigurisė. Tragjedia e Gėrdecit, qė ndodhi vitin e kaluar, flet pėr rreziqet e mėdha me tė cilat njė proces i tillė po pėrballet. Ky ėshtė njė problem qė duhet adresuar si prioritet dhe ku Aleanca ėshtė e gatshme tė japė asistencė dhe kėshillim.

Zoti Shefer, Shqipėria do tė futet nė zgjedhjet e radhės parlamentare si njė anėtare e NATO-s. Ēfarė prisni prej vendit tonė nga ky proces i rėndėsishėm pėr demokracinė?

Sė bashku me privilegjet e anėtarėsimit nė NATO, tė cilat i pėrmenda mė lart, vijnė edhe pėrgjegjėsitė. Anėtarėt e rinj tė NATO-s duhet tė luajnė njė rol konstruktiv brenda Kėshillit tė Aleancės Veriore, niveli mė i lartė politik, nė mėnyrė qė tė arrihet konsensusi. Ato duhet tė jenė nė gjendje qė tė kontribuojnė ushtarakisht nė mėnyrė konkrete dhe nė bashkėpunim me anėtarėt e tjerė. Nė tė njėjtėn kohė, anėtarėt e rinj duhet tė arrijnė standardet politike, tė cilat e bėjnė NATO-n njė simbol tė bashkėpunimit, demokracisė dhe bashkėjetesės nė paqe. Ne shpresojmė dhe presim qė zgjedhjet qė po vijnė do tė tregojnė jo vetėm maturimin nė rritje tė demokracisė nė Shqipėri, por edhe vendosmėrinė pėr tė pėrmbushur detyrimet ndėrkombėtare, pėrfshirė reciprocitetin me NATO-n.

Demontimi


"Gėrdeci", tragjedi qė

vuri nė dukje rreziqet


Kėshilla e parė publike e Aleancės sė Atlantikut tė Veriut pėr ushtrinė shqiptare i referohet tragjedisė sė Gėrdecit. Nė intervistėn pėr "Shqip", Sekretari i Pėrgjithshėm, Shefer, vlerėson se kjo "tragjedi qė ndodhi vitin e kaluar, flet pėr rreziqet e mėdha me tė cilat njė proces i tillė po pėrballet". Ky ėshtė njė problem, vijon ai, qė duhet adresuar si prioritet dhe ku Aleanca ėshtė e gatshme tė japė asistencė dhe kėshillim. Aleanca vlerėson sakaq progresin qė ka bėrė Shqipėria nė reformėn e mbrojtjes, teksa siguron se do tė ndihmojė aty ku mundet. Njė tjetėr kėshillė ka tė bėjė me ritrajnimin e personelit aktual, sikurse eliminimin e arsenalit tė vjetėr ushtarak nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe sipas standardeve tė sigurisė.



Misioni


Ēfarė ėshtė Aleanca e Atlantikut tė Veriut


NATO u krijua nga Traktati i Uashingtonit tė prillit 1949, si njė sistem i mbrojtjes kolektive perėndimore. Tre anėtarė tė rinj hynė nė organizatė nė mars tė 1999-ės, duke ngritur nė 19 numrin total tė vendeve anėtare. Qė nga fillimi i viteve ‘90, aleatėt e NATO-s kanė reduktuar forcat ushtarake tė rėnda dhe kanė adaptuar strukturėn e komandės ushtarake tė Aleancės pėr pėrmbushjen e roleve dhe misioneve tė reja nė tė ardhme nė pėrballimin e krizave, ruajtjen dhe mbėshtetjen e paqes. Ata bashkėpunojnė aktivisht me vendet jo-anėtare tė NATO-s nė Evropė nėpėrmjet Partneritetit pėr Paqe. Nė vitin 2004 u bėnė pranimet e tjera dhe numri shkoi nė total nė 26 vende anėtare. Dy anėtarėsimet e reja e ēojnė kėtė numėr nė 28 shtete.



Vendet anėtare


Amerika

Anglia

Belgjika

Bullgaria

Kanadaja

Republika Ēeke

Danimarka

Estonia

Franca

Gjermania

Greqia

Hungaria

Islanda

Italia

Letonia

Lituania

Luksemburgu

Holanda

Norvegjia

Polonia

Portugalia

Rumania

Sllovakia

Sllovenia

Spanja

Turqia

Sekretarėt e Pėrgjithshėm tė NATO-s


Lord Ismay 4 prill 1952 - 16 maj 1957

Paul-Henri Spaak 16 maj 1957 - 21 prill 1961

Dirk Stikker 21 prill 1961 - 1 gusht 1964

Manlio Brosio 1 gusht 1964 - 1 tetor 1971

Joseph Luns 1 tetor 1971 - 25 qershor 1984

Lord Carrington 25 qershor 1984 - 1 korrik 1988

Manfred Wƶrner 1 korrik 1988 - 13 gusht 1994

Sergio Balanzino 13 gusht 1994 - 17 tetor 1994

Willy Claes 17 tetor 1994 - 20 tetor 1995

Sergio Balanzino 20 tetor 1995 - 5 dhjetor 1995

Javier Solana 5 dhjetor 1995 - 6 tetor 1999

Lord Robertson 14 tetor 1999 - 1 janar 2004

Jaap de Hoop Scheffer 1 janar 2004 - nė detyrė



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Shefer: Mirė se vini nė NATO Albuto10
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi