.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Firmosen 5 milion euro pėr piramidėn tek "Skėnderbej" Empty Firmosen 5 milion euro pėr piramidėn tek "Skėnderbej"

Sat Apr 04 2009, 11:28
Firmosen 5 milion euro pėr piramidėn tek "Skėnderbej" Tirana-cityDuhet tė fillojė puna, por nuk janė zgjidhur problemet.Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, ka nėnshkruar dje kontratėn me qeverinė e Kuvajtit, pėr fondin prej 5 milion euro, qė ėshtė vėnė nė dispozicion prej tyre, pėr rindėrtimin e sheshit "Skėnderbej". Kreu i bashkisė Rama, nė prani tė pėrfaqėsuesit tė qeverisė kuvajtiane Ismail Alshati dhe atyre tė kompanisė MAK - Albania, si kontraktore pėr fillimin e zhvillimit tė punimeve nė sheshin "Skėnderbej" e konsideroi kėtė kontratė si njė pėrmbyllje tė suksesshme tė punės qė do tė bėhet.

Kryebashkiaku Rama nė ceremoninė e nėnshkrimit tė kontratės u shpreh: "Ėshtė njė kėnaqėsi shumė e madhe qė edhe procesi i mbylljes sė kontratės me kompaninė qė do tė rindėrtojė sheshin "Skėnderbej" u krye me sukses. Sot ne themi me plot gojėn se puna ėshtė gati e pėrfunduar dhe nga ana tjetėr shpresojmė qė qeveria nuk do tė bėhet mė tutje pengesė pėr ēlirimin e fondeve qė do tė mundėsojnė hapjen e Unazės sė Vogėl, pėr tė mos e kthyer kėtė kantier tė madh nė zemėr tė Tiranės nė njė problem pėr qytetarėt dhe pėr qarkullimin e tyre nė kryeqytet".

Por ende nuk ėshtė dhėnė njė pėrgjigje lidhur me kapėrcimin e pengesave qė e kanė mbajtur peng rindėrtimin e qendrės sė kryeqytetit. Ata qė vazhdojnė tė konsumojnė automjetet dhe tė kapėrcejnė gropat me ujė nė ditėt me shi janė vetėm qytetarėt e Tiranės. Shefi i bashkisė, Rama qė prej njė viti ka sulmuar pushtetin qendror dhe vetė kryeministrin se po pengojnė fillimin e punimeve tė sheshit pėr shkak tė mosakordimit tė fondeve pėr shpronėsimin e pronarėve, banesat dhe pronat e tė cilėve do tė preken nga ndėrtimi i segmentit tė fundit tė unazės sė vogėl. Ndėrtimi i saj konsiderohet si strategjik nga drejtuesit e bashkisė pėr zhvendosjen e trafikut dhe tė lėvizjes sė kėmbėsorėve pas fillimit tė punimeve pėr sheshin Skėnderbej. Nga ana tjetėr, nė listėn e prishjeve tė ndėrtesave qė prek gjurma pėrmbyllėse e unazės sė vogėl ėshtė edhe godina e INSIG-ut e privatizuar vetėm pak kohė mė parė. Por ndėrsa pėr fondet e shpronėsimit pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Transporteve dhe asaj tė brendshme janė shprehur se ēėshtja ėshtė thuajse e mbyllur pasi fondi nuk ėshtė shumė i madh dhe mund tė lėvrohet nė ēdo kohė, problem pėrbėn godina e sigurimeve. Zyrtarisht ministria e Punėve Publike pak kohė mė parė ka bėrė tė ditur se nuk ėshtė marrė ende njė vendim pėr kėtė ēėshtje dhe dilema ėshtė e madhe pėr shkak tė privatizimit tė saj. Punimet nė sheshin "Skėnderbej" kur tė fillojnė, do tė kryhen sipas njė projekti tė hartuar nga studioja belge 51 N4E, e cila fitoi konkursin ndėrkombėtar e organizuar pėr kėtė qėllim, njė vit mė parė. Ky projekt e ngre nė nivel qendrėn e sheshit "Skėnderbej", nė formėn e njė piramide, nga kulmi i sė cilės mund tė shihet i gjithė sheshi.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Firmosen 5 milion euro pėr piramidėn tek "Skėnderbej" Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi