.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Afera, si ruajti qeveria Fierzėn pėr t'ia shitur energjinė Damir Fazlliē Empty Afera, si ruajti qeveria Fierzėn pėr t'ia shitur energjinė Damir Fazlliē

Sat Jan 16 2010, 11:54
Fakte tė reja dalin nė drite ne lidhje me mbushjen me ujė tė hidrocentralit tė Fierzės me qėllim shitjen e energjisė. Gjatė gjithė muajit nėntor e deri mė datė 30 dhjetor, sasia e energjisė sė prodhuar nga turbinat e Fierzės nuk i kalon tė 6000 MW/h nė ditė ndėrkohė qė kapaciteti maksimal i kėtij HEC-i ėshtė edhe njėherė sa kaq.

Ajo qė bie mė shumė nė sy ka tė bėjė me ecurinė e energjisė sė prodhuar gjatė fillimit tė muajit nėntor. Mė datė 6 nėntor Fierza ul ndjeshėm prodhimin nga 2600 MW/h qė ishte njė ditė mė parė nė vetėm 300 MĖ/h nė njė moment ku nuk ka tė dhėna pėr avari apo remont nė agregatet prodhues. Ky ritėm prodhimi ndiqet edhe nė ditėt nė vazhdim. Mė datė 7 nėntor Fierza ka prodhur po 300 MW/h energji nė ditė, ndėrsa kulmi arrin mė datė 8 nėntor ku nga ky HEC nuk ėshtė prodhuar asnjė kilovat energji elektrike.

Sipas tė dhėnave qė "Shekulli" ka nė dorė, gjatė kėtyre ditėve ku prodhimi ėshtė nė minimumin e tij, nuk raportohet asnjė defekt qė mund tė ketė shkaktuar probleme. Pėr shkak se nuk ėshtė nxjerrė asnjė metėr kub ujė nga turbinat, mė datė 8 nėntor kuota e Fierzės u rrit me 1.1 metra duke arritur nė 284.57 metra. Mė datė 9 nėntor Fierza rifillon prodhimin e energjisė por me njė kapacitet vetėm 200 MW/h.

Mė datė 11 nėntor, Fierza do tė rriste ndjeshėm prodhimin e energjisė krahasuar me ditėt e mėparshme duke arritur nė 3200 MW/h nė ditė. Kjo rritje prodhimit ndodh pikėrisht nė ditėn kur nė tregun vendas hyn kompania serbe e energjisė RUDNAP, ku ėshtė aksioner Damir Fazlliē, miku i familjes sė Kryeministrit Berisha, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga ai vetė gjatė njė seancė parlamentare. Kompania nė fjalė ka blerė energji nga KESH-i deri nė fund tė muajin nėntor me njė kapacitet 2400 MW/h nė ditė.

Gjatė gjithė kėsaj periudhe kompania serbe RUDNAP ka qėnė blerėsi mė i madh i energjisė shqiptare.
Megjithėse sasia e ujit nė hidrocentralet e vendosura mbi lumin Drin kishte arritur nivele tė kėnaqshme, madje duke kaluar edhe kuotat e sigurisė, ēuditėrisht vėrehet ulje e sasisė sė energjisė sė prodhuar nė vend. Nga dita nė ditė sasia e energjisė sė prodhuar nga HEC-et e Drinit vjen nė ulje ndėrkohė qė ky boshllėk fillon tė mbushet nga rritja e importit. Kėshtu, mė datė 26 nėntor prodhimi total i energjisė nga HEC-et e vendit ishte 16.334 MW/h nė ditė.

Mė datė 27 nėntor sasia e energjisė sė prodhuar zbret nė 15472 MW/h, ndėrsa njė ditė mė pas kjo shifėr ulet edhe mė tej duke arritur nė 14937 MW/h ndėrkohė qė nevojat e vendit pėr energji vazhdojnė tė rriten. Kjo gjendje do tė vazhdojė deri nė javėn e dytė tė muajit dhjetor ku vėrehet njė rritje e lehtė e sasisė sė energjisė sė prodhuar nga HEC-et vendase.

Pėr t'u theksuar ėshtė fakti se megjithėse prodhimi i energjisė nė vend gjatė gjysmės sė dytė tė nėntorit varionte mesatarisht nė 16.000 MW/h nė ditė, mė datė 1 dhjetor ajo pėsoi njė ulje tė fortė duke arritur nė 10.676 MW/h nė ditė. Kjo datė pėrkon edhe me ditėn kur kompania RUDNAP nuk rezulton mė tė ketė blerė energji nga Shqipėria.
Duket se agregatet e HEC-it tė Fierzės janė vėnė nė punė vetėm pėr tė plotėsuar nevojat e RUDNAP-it pėr energji dhe me pėrfundimin e marrėveshjes ato kanė vazhduar nė "regjimin" disa javor tė prodhimit tė ulėt nė pritje tė klientit tė radhės megjithėse niveli i ujit kishte kaluar edhe kuotat e sigurisė. Mė datė 1 dhjetor uji nė Fierzė ishte nė nivelin 285.3 metrave duke vijuar rritjen nė ditėt nė vazhdim.


Ja si u ruajt uji nė Fierzė
TIRANĖ- Nėse turbinat e HEC-it tė Fierzės do tė kishin punuar me kapacitet normal gjatė muajve nėntor-dhjetor, sot nuk do tė flitej pėr pėrmbytje nė Shkodėr. Sipas tė dhėnave zyrtare, niveli i prurjeve nė kėtė hidrocentral pėr kėtė periudhė ka qenė mė se i menaxhueshėm. Por uji duhej ruajtur pėr tė rritur sa mė shumė pėrfitimet nga shitja e energjisė. Duke mbajtur Fierzėn tė mbyllur, vetėm brenda njė muaji qeveria rriti rezervėn energjetike nga 979.4 GĖh nė 1353.9 GĖh.

Tė dhėnat tregojnė se nga data njė deri nė mes tė muajit dhjetor, niveli i prurjeve nė liqenin e Fierzės ka variuar nga 63 m³/s mė datė tetė nė 234 m³/s mė datė 10. Ndėrsa pas datės 17 dhjetor deri nė 23 dhjetor prurjet kanė qenė nė nivelin mesatar tė 250 m³/s. Kulmi ka arritur me 1055 m³/s mė 28 Dhjetor dhe mė pas niveli i prurjeve ėshtė ulur sėrish.

Nėse krahasohen niveli i prurjeve me kuotėn e liqenit vėrehet se puna e agregateve pėr prodhimin e energjisė nė kėtė HEC nuk ka vijuar normalisht. Nėse punojnė me kapacitet tė plotė, tė katėr turbinat e e Fierzės derdhin mė shumė se 450 m³/s. Mė datė 1 prurjet nė liqen kanė qenė 131 m³/s dhe kuota 285.3 metėr. Ndėrsa mė datė 5 prurjet kanė rėnė nė 128 m³/s kurse kuota e liqenit ka vijuar tė rritet nė 285.45 metra.

Nėse turbinat e Fierzės do tė ishin vėnė nė punė, me kėtė nivel prurjesh duhet tė kishte njė ulje tė kuotės tė paktėn me disa centimetra. Por turbinat kanė qėndruar tė fikura pėr tė kursyer ujin dhe pėr pasojė ėshtė rritur niveli i liqenit duke bėrė tė detyrueshme hapjen e portave mė datė 2 janar, e cila shkaktoi edhe pėrmbytjet masive nė Shkodėr.
Vetem tre dite me pare, qeveria shqiptare ka rinisur shitjen e energjisė ndaj kompanisė serbe ku ėshtė aksioner Damir Fazlliē. Dokumentet zyrtare tregojnė se mė datė 13 janar, shteti shqiptar i ka shitur kompanisė sė Fazlliē 1200 megavat energji elektrike pėr orė.

Deri mė 13 janar ne vetėm kemi marrė energji nga kompania "RUDNAP-GSA". Mesatarisht janė transferuar nga 192 megavat pėr orė. Ndėrkohė dje ka reaguar edhe djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkėlzeni, i cili ka deklaruar se nuk ėshtė takuar me Damir Fazlliē pėr tė diskutuar nė lidhje me shitjen e energjisė elektrike, duke shtuar qė kamerat e sigurisė le tė publikojnė darkėn e tij me Fazlliē nė restorantin nė fjalė.


Darka sekrete e Damir Fazlliē me Shkėlzen Berishėn
Roli i qeverisė si shkaktare e pėrmbytjeve nė Veri tė vendit rėndohet edhe mė shumė nga zbulimi i njė takimi sekret tė mbajtur nė njė prej restoranteve luksoze tė kryeqytetit.

Protagonistė tė kėtij takimi ishin djali i kryeministrit Berisha, Shkėlzeni, Damir Fazlliē, "miku i familjes" dhe njė nga importuesit e energjisė elektrike nė vend, si dhe njė nga ministrat e kabinetit.

Ēdo ditė Shqipėria blen energji elektrike nga kompania "Rudnap" ku ėshtė aksioner Fazlliē si dhe kryen veprime shit-blerje me dy kompani tė tjera serbe pas tė cilave mendohet se qėndron sėrish Fazlliē.

Takimi nė fjalė ėshtė zhvilluar mė datėn katėr janar, vetėm dy ditė pasi ishin hapur portat e hidrocentralit tė Fierzės dhe kishte nisur derdhja masive e ujit. Serbo-boshnjaku i njohur per lidhjet e deklaruara miqesore me familjen Berisha, perfaqesues dhe ndermjtes i interesave financiare et disa kompanive serbe ne Tirane, eshtė shoqėruar nga djali i kryeministrit Berisha, Shkėlzeni.

Tė dy janė ngjitur nė katin e 24-rt tė pallatit nė fjalė, qe ndodhet prane redaksise se Shekullit ne zemer te ish-Bllokut. Pak minuta pas tyre ka mbėrritur edhe njė nga ministrat e qeverisė Berisha 2.
Fazlliē ka qenė shumė aktiv muajt e fundit nė vendin tonė. Qė nė tetor tė vitit tė kaluar, atėherė kur situata hidrike nisi tė kthehej nė njė temė tė nxehtė pėr shkak tė rezervės sė konsiderueshme tė energjisė qė kishte krijuar Shqipėria nga fryrja e kaskadės sė Drinit. Gjatė tė gjithė kėsaj kohe ai ka qėndruar nė hotel Sheraton nė Tiranė. Kjo ėshtė konfirmuar edhe nga regjistrat e hotelit nė fjalė.

Ndėrkohė nė postėn kufitare tė Rinasit janė shėnuar tė gjitha hyrje-daljet e biznesmenit serbo boshnjak nė vendin tonė. Vizitat e tij nė Shqipėri janė shpeshtuar sidomos gjatė muajit dhjetor dhe gjithmonė ėshtė parė nėn shoqėrinė e Shkėlzenit.
Fazllic ėshtė favorizuar hapur nė tė gjitha rastet duke blerė prona me ēmim tė lirė e mė pas duke i shitur ato me ēmime shumė mė tė shtrenjta. Nė tė gjitha rastet firma qė bėn konsulencėn juridike si dhe pėrgatit referencat qė pranohen nga qeveria ėshtė e vajzės sė kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit.

Aferat e Fazlliē me energjinė elektrike janė denoncuar qė nė vitin 2008 nga ish-drejtori i KESH-it Andis Harasani. "Miqtė e mikut qeveritar Fazlliē, kompania serbe Rudnap nė 2006, shiti energji nė Shqipėri me 30 deri nė 35 pėr qind mė shtrenjtė. Arriti tė shesė energji, kur ndryshe nga sa thotė ligji i prokurimeve publike, nuk kishte asnjė eksperiencė tė mėparshme nė Shqipėri. A thua se konsulenca dhe referencat e shkėlqyera legale tė firmosura nė zyrėn e Argitės, vlenin mė shumė se ajo qė kėrkon ligji",- ka thėnė Harasani.
Ne nje interviste televizive ne kanalin proqeveritar TV Klan, ai ka deklaruar s eka bere nje pasuri prej rreth 50 milione euro gjate kohes se shkurter te aktivitetit en Shqiperi.

Shit-blerja e energjisė elektrike nga kompania e Fazlliē apo kompanitė e tjerė tė mbėshtetura prej tij ėshtė objekt hetimi i prokurorisė shqiptare.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Afera, si ruajti qeveria Fierzėn pėr t'ia shitur energjinė Damir Fazlliē Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi