.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Fatos Nano : “Ramizi nuk ishte strateg, Si e refuzova hyrjen e tij nė PS" Empty Fatos Nano : “Ramizi nuk ishte strateg, Si e refuzova hyrjen e tij nė PS"

Mon Feb 08 2010, 00:45
“Ramizi mė bėri shantazh tė

hynte nė PS, unė e refuzova”

“Mė tha: Po pėr mua ke ruajtur ndonjė teserė rezervė? I thashė: Do na lėsh tė punojmė tani? Ai kėrkoi tė jetė pjesė e PS-sė, pasi dha dorėheqjen si president, me pak shantazh...”

Blendi Fevziu


-Zoti Nano, si ka qenė fėmijėria juaj nė njė lagje tė dominuar nga tiranas tė vjetėr, tradicionalė, dibranė tė ardhur nė Tiranė pas Luftės sė Parė, apo gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nė njė lagje ku nuk ndihej shumė gjurma e pushtetit komunist tė kohės ose ndihej mė e lehtė...

Ndihej shumė mė pak se nė Bllok, sigurisht. Unė jam lindur dhe rritur nė njė lagje pranė xhamisė sė vjetėr, me teneqe, tė Derhemėve, midis sheshit “Avni Rustemi” dhe rrugės “Bardhyl” tė sotme, nė rrugicėn e njė shkolle tė njohur pėr periudhėn dhe historinė e arsimit shqiptar, qė ishte shkolla “Hoxha Tahsin”...

-Njė prej shkollave mė tė vjetra tė Tiranės...?

Po, unė e kalova fėmijėrinė dhe rininė nė shtėpinė e njė ish-tregtari kėpucėsh dibran, tė sekuestruar nga pushteti i pasluftės, pėr arsye se nuk kishte paguar tatimin e jashtėzakonshėm tė luftės. Jetova aty, (pa tri vjet qė i kalova nė njė apartament nė Elbasan (1975-1978)), deri nė njė periudhė qė mė lėshoi nė jetėn publike, nė moshėn 39 vjeē, pra, deri nė vitin 1991, kur u bėra drejtues i Qeverisė Shqiptare pėr herėn e parė. Nė atė lagje tė vjetėr tiranase, sigurisht krijova shoqėritė e para tė fėmijėrisė, bėra arsimin parashkollor dhe fillor, njoha zėnkat dhe dashuritė e para, u rrita dhe ndesha vėshtirėsitė e para tė jetės. Mė duhet tė mos harroj qė, pėrgjithėsisht, arrita tė krijoj marrėdhėnie tė shėndosha njerėzore me shumė personazhe tė njohura sot, qė kanė qenė shokė tė lagjes sime...

-Dy herė nė javė ju punonit turni i tretė, siē quhej nė atė kohė...

Po. Kjo pėrfundoi papritmas dhe pa parashikuar, nė detyrėn time tė kryeministrit pėr herė tė parė, kur mua m’u desh tė merrja nė dorėzim shtetin nė shkurt tė vitit 1991. Ėshtė njė episod unikal, kur pasi u mor vendimi, tani unė nuk dua ta pėrmend nė kėtė rrėfim pėr jetėn aspektin zyrtar tė historisė qė njihet, por dua tė them sesi u bė dorėzimi i detyrės sė kryeministrit nga Adil Ēarēani tek unė.

Si u bė, Adil Ēarēani ishte nė detyrė prej 9 vitesh...

“...Nė fakt, qė prej para lindjes sime. Ishin njerėz tė luftėrave qė nuk e dorėzonin kurrė pushtetin. Papritur unė u ndodha nė momentin qė (rrethanat do t’i shpjegoj mė pas), do tė merrej detyra nga Adil Ēarēani dhe kisha hyrė nė Qeverinė e Adil Ēarēanit disa muaj mė parė, me kėrkesė tė Ramiz Alisė, i cili mė njohu si njė nga ekonomistėt me prirje liberale. Kjo pėrkoi me momentin qė Ramiz Alia nga halli, donte tė merrte disa masa, tė cilat ai nuk i dinte se cilat ishin, dhe u hap ndaj disa ekonomistėve liberalė qė nga unė tk Gramoz Pashko.

-Masa qė nuk i mori dot kurrė.

“Nuk i mori plotėsisht dhe nuk pati kohė ta mbyllte kėtė cikėl. Unė e kushtėzova pranimin pėr tė hyrė sekretar i Pėrgjithshėm dhe pastaj zėvendėskryeministėr nė qeverinė “Ēarēani”, me njė mandat tė pėrcaktuar qartė pėr reforma dhe ndryshime ekonomike.

-Meqė jemi kėtu, njė ndėrhyrje tė vogėl. Si funksiononte? Ju ishit njė ekonomist qė vinit nga njė rini kryesisht moderne, ishit njeri qė, sikurse thatė, kishit kaluar 3 vjet duke psonisur vetė nė 2 tė natės; moderne pėr kohėn qė ishte sidomos nė kontrast me klasėn drejtuese komuniste, e cila ishte krejtėsisht e atrofizuar, ju vetė thatė, kishin dalė nga lufta dhe nuk u pėrshtateshin mė zhvillimeve tė kohės. Si funksiononte kontakti ose marrėdhėnia juaj me Adil Ēarēanin, qė ishte pėrfaqėsues i njė klase krejtėsisht jashtė realitetit?

Dua tė rrėfej kėtu thjesht pjesėn e panjohur tė marrėdhėnieve brenda zyrave qė kanė shkruar historinė e njohur publikisht. Kur hyra nė qeverinė “Ēarēani”, unė konstatova qė kjo klasė e atrofizuar politike, te personazhi i kryeministrit tė kohės, (ju studentėt i thoshit atėherė “Tao-Tao”, sipas njė personazhi kartonėsh kineze tė kohės), funksiononte nė njė mėnyrė ēuditėrisht vulgare, sepse i fundit qė hynte nė zyrėn e Adilit formonte mendimin dhe vendimin e tij. Unė fillova me pėrkushtimin e njė ekonomisti me prirje...

Merrte vendime Adil Ēarēani?

Ishte i detyruar brenda zyrės dhe orarit tė tij zyrtar qė tė merrte vendime tė cilat shkonte i konsultonte tek godina pėrballė, tek Ramiz Alia. Unė isha sekretar i Pėrgjithshėm i njė kabineti qė kishte filluar tė ndryshonte me disa personazhe apo me personalitete aspak tė sė njėjtės kategori me byroistėt tradicionalė, si pėr shembull, Skėnder Gjinushi, Ismail Ahmeti, Farudin Hoxha apo Pajtim Ajazi, etj. Pra qė vinin nga teknicienėt dhe shkencėtarėt jo detyrimisht tė politizuar dhe qė kuptuan qė jo vetėm regjimi, por edhe Tao -Tao ishte nė fund tė resurseve. Natyrisht politika ėshtė edhe njė mjedis ku tė gjithė ndoshta bėjnė llogari personale dhe kėtu llogaritė personale nuk ishin aq tė trasha sa sot, por ishin nė funksion tė njė karriere nė kushte tė vėshtira. Gjithsekush synonte qė tė hynte i fundit nė zyrėn e Adilit pėr tė marrė favore dhe diktuar pėr dikasterin a veten e tij. Unė pas njė muaji, - dhe Taoja mė thėrriste nga mėngjesi deri nė mbrėmje pėr tė kuptuar mė mirė ato qė i thoshin gjatė gjithė ditės, - vendosa tė shkoj tek ai gjithmonė i fundit, nė mbrėmje, se kisha avantazhin qė e kisha zyrėn ngjitur.

-A kuptonte Adil Ēarēani se ēfarė kishte ndodhur?

Nuk kuptonte asgjė dhe ishte e vėshtirė tė kuptonte ndokush ndonjė gjė nė ato momente, pėrfshirė edhe Ramiz Alia. Do tė vij te figura e Ramiz Alisė. Gjendja ishte katastrofike dhe unė kėtė e kuptova plotėsisht ditėn kur mora nė dorėzim kasafortėn e Kryeministrit.

-Qė kishte brenda?

Qė kishte brenda dosjen e rezervave valutore tė shtetit, jo ndonjė gjė tjetėr tė madhe. Pra, unė isha nė dijeni dhe po menaxhoja pėr shkak tė detyrės si sekretar i Pėrgjithshėm i Qeverisė sė fundit komuniste, situatėn e vėshtirė tė sigurimit tė ushqimeve pėr popullin, pėr tregun, kryesisht vaj, grurė, sheqer, pra nga vaj gatimi deri te vajguri etj.

-Pastaj le tė mos flasim pėr vezėt, qė ishin njė luks qė po zhdukej...

Ajo ėshtė njė histori qė lidhet me tė gjitha aventurat e sektorit agrar, pasi rrallė janė importuar vezė apo djathė, ose nuk kanė pėrbėrė peshėn kryesore tė importeve, por vaji, sheqeri, mielli ose gruri filluan tė sigurohen duke prekur rezervėn shumėvjeēare valutore tė shtetit. Kur unė mora dosjen e kryeministrit nė dorėzim, pashė qė rezervat valutore tė shtetit ishin vetėm 8 milionė dollarė.

-Pėrse ka njė pėrshtypje qė ju ishit nga tė preferuarit e Ramiz Alisė diku rreth vitit 1987?

Historia e fundit tė viteve 1980 dhe viteve 1990 ėshtė shumė mė intensive se e gjithė historia e 50 vjetėve tė komunizmit. Pėr pasojė, dominon me ngjarje qė kanė krijuar efekte, qė do tė thotė se unė kam punuar rreth e rrotull institucioneve tė kohės dhe i tillė ishte edhe... kombinati metalurgjik.

-Takimi i parė i juaj me Ramizin? Cila ishte pėrshtypja juaj pėr tė?

Nuk mund tė krijohej qė nė kėtė takim pėrshtypja, sepse pastaj filluan njė numėr kontaktesh, kur m’u kėrkua nė fund tė vitit 1990 tė krijoja njė grup ekonomistėsh, qė do tė shkonin pėr tė marrė pėrvojėn e reformave ekonomike, nė tri vende tė ish-Bllokut Lindor: Poloni, Hungari dhe Ēeki dhe unė krijova grupin qė do tė kryesoja vetė. Nė pėrbėrje tė tė cilit ishin, pėrveē meje, Bakllamaja, Cuci, Shehu dhe Angjeli. Ditėn qė grupi do tė nisej, mua mė thonė: “Ti nuk do tė nisesh dhe kėta do tė ikin vetėm”. Kjo sepse u ftova tė hyj nė qeveri dhe udhėtimi i tyre do tė ishte tri javė. Unė jam bashkuar me ta nė javėn e fundit nė Budapest, nė detyrėn e sekretarit tė Pėrgjithshėm, pėr tė na pritur zėvendėskryeministri hungarez. Njė takim shumė instruktiv, ku unė nisa tė kuptoj se ku ishte dallimi mes Ramiz Alisė dhe udhėheqėsve tė tjerė tė Bllokut Lindor.

-Ku ishte dallimi?

Po ky ishte njė jurist, qė nuk ishte anėtar i nomenklaturės apo Partisė Komuniste dhe kishte mbėrritur nė udhėheqjen e qeverisė, zėvendėskryeministėr, pas rėnies sė Murit tė Berlinit, me formatin e parė tė liberalėve, qė me njė revolucion tė kadifenjtė, arritėn tė zėvendėsojnė regjimin e Janosh Kadarit. Dallimi ishte se ky ishte shumė mė reflektues ndaj pėrvojės dhe historisė, gabimeve tė regjimit komunist dhe nevojės pėr tė ruajtur asetet e krijuara, si njė mundėsi pėr konkurrencė dhe ekonomi tė hapur. Te Ramizi unė nuk i gjeta dot kėto gjėra, as te pėrfaqėsuesit e tjerė. Ramiz Alia ishte produkt i njė historie tė gjatė nė komunizėm, qė solli shumė skartime nė radhėt e brezit qė bėri luftėn dhe dorėzoi pushtetin nė pluralizėm. Valėve tė spastrimeve dhe grupeve armiqėsore, Ramizi u kishte shpėtuar mirė. Nuk e paragjykoj kėtė gjė dhe nuk jam as nė pozitėn, as si familje dhe as nė moshė, tė njohjes sė tė gjitha detajeve sesi ka ndodhur kjo gjė, por Ramizi u shpėtoi tė gjitha kėtyre dhe unė di nga babai dhe historia qė lidhet me kėtė brez, qė Ramizi kishte arritur tė kristalizohej si njė takticien i shkathėt, qė pas vdekjes sė Hysni Kapos i shpėtoi ndėshkimit tė Mehmet Shehut dhe doli mė afėr Enver Hoxhės se konkurrentėt brenda shtresės sė dytė tė udhėheqjes, ku u konsolidua me vetėvrasjen e Mehmet Shehut. Me vdekjen e Enverit, Ramizit i ngeli nė dorė si i vetmi i mundshėm, e gjithė trashėgimia problematike e 40 viteve komunizėm. Kjo ndodhi nė njė periudhė kur nevoja e ndryshimit kishte nisur qė tė shfaqej jo vetėm nė tė gjithė lindjen komuniste, por edhe nė Shqipėri, jo vetėm te njė brez i tėrė njerėzish qė jetonin nė tė gjitha mjediset e shoqėrisė komuniste, por edhe intelektualėsh dhe administratorėsh qė nga kooperativa nė industri, qė nga fakultetet, ku kishte njė brez tė shkėlqyer nė atė kohė, qė nga Ministria e Jashtme dhe diplomatėt, qė kishin nisur tė flisnin dhe tė shtronin e tė pėrcillnin idetė dhe nevojėn pėr ndryshim. Nė kėtė kohė, Ramiz Alia kishte shanset qė t’i merrte vendimet mė parė sesa tė tjerėt. Nuk i mori. Nuk ishte strateg, por takticien, historia nuk e bėri dot as lider komunist, prandaj mbeti hezitant, i dyzuar dhe u shmangej vendimeve strategjike, kur koha i shtroi ato si imperativa historike dhe kombėtare.

-Ishte i lirė Ramiz Alia nė vendimet e veta? Ka njė teori se ishte i kontrolluar nga e veja e Enver Hoxhės.

Ai ishte mjeshtėr i manipulimit tė mendjeve. Bėnte atė qė vendoste tė bėnte. Askush nuk e kufizonte dot, as Nexhmie Hoxha nuk e kufizonte dot, sepse ka pasur mė shumė kulturė dhe bonsens se Ramiz Alia apo anėtarėt e tjerė tė byrosė, si Lenka, Pali etj. Nexhmie Hoxha, pasi i vdiq i shoqi, sidomos me largimin nga data e vdekjes sė tė shoqit, me afrimin ndaj viteve ‘90, u zhvesh nga nostalgjia e humbjes sė themeluesit tė shtetit komunist dhe nisi tė dėgjojė me vėmendje zėra tė rinj tė nevojės pėr ndryshim. Pėr shembull, kur unė dhashė intervistėn nė 2 gusht 1990 te “Zėri i Amerikės”, tė nesėrmen, dokumenti i parė ku u pasqyrua intervista ishte buletini rezervat i ATSH-sė. Harilla Papajorgji, zėvendėsdrejtori i Nexhmies, i shkon nė zyrė asaj tė nesėrmen: “Ja ēka thėnė ky revizionisti”! Pėr ēudi, Nexhmija pėrgjigjet: “Ore, ėshtė larg koha kur burgosnim dhe largonim njerėz pėr krime verbale. Nė fund tė fundit, ėshtė nevoja pėr ndryshime dhe reforma dhe nėse ke ti ndonjė mendim tjetėr, dil e thuaje ti aty, se pale ta hapin ata”! Dhe me kaq u mbyll historia.

Dua tė pėrmend tani, atė qė unė njoh si kulm tė pavendosmėrisė dhe tė shanseve tė humbura qė lidhen me Ramiz Alinė dhe historinė e tranzicionit. Historia nė fund tė fundit ėshtė njerėzore, ėshtė kollaj tė gjykosh sot. Por unė kam jetuar dhe punuar, shyqyr Zotit, pa vrarė njeri politikisht, nė njė regjim ku ishin tė gjithė tė kufizuar, tė dėnuar pėr mbijetesė gjithashtu, dhe jam munduar e pėrpjekur tė bėj maksimumin e mundshėm pėr vendin tim, nė limitet e asaj ēka ka sjellė jeta edhe fati. Mua mė solli jeta nė periudhėn e fundit tė komunizmit, te mundėsia profesionale pėr tė ofruar dhe marrė pėrsipėr, duke kushtėzuar madje nevojėn qė kishte regjimi pėr fytyra tė reja, me njė mandat pėr reforma tė ekonomisė sė tregut. Nė kėtė proces, nė fillim tė vitit 1988, caktohem si pjesėtar i njė grupi pune, drejtuar nga Abdyl Backa, sekretar pėr Ekonominė i Ramiz Alisė, pėr tė pritur nė Tiranė drejtorin pėr Marrėdhėniet me Europėn nė Ministrinė e Ekonomisė tė RFGJ. Nė njė javė pune, tek ish-protokolli i tregtisė sė jashtme, ai na shpjegoi mekanizmat, principet dhe programet e politikės sė Bashkimit Europian pėr vendet mesdhetare. Ishte njė oportunitet qė na ra qielli papritmas!

-A pati ndonjė ofertė nga Gjermania Perėndimore nė atė kohė pėr t’u bashkuar me BE-nė, sidomos nė rrafshin ekonomik?

Unė isha i familjarizuar dhe i njohur me problematikėn qė po pėrcillte drejtori gjerman. Ai krijoi afrimitet me mua, se ia merrja fjalėn nga goja kur shpjegonte. Mė thotė veē: “E shoh qė nuk jeni tė panjohur me kėtė gjė dhe ju duhet tė merrni njė vendim politik. Unė pėr kėtė kam ardhur, qė ju tė merrni njė vendim politik, ta pranoni kėtė gjė dhe ne t’ju mbėshtesim qė tė ecni mė tutje”. Pas tre muajsh vjen ftesa qė ne tė vizitonim Republikėn Federale Gjermane. Meqė unė nuk kisha asnjė status zyrtar, nuk mund ta kryesoja unė atė delegacion dhe vendosėn zėvendėskryetarin e Komisionit tė Planit tė Shtetit - Luan Shahollarin nė krye. Ishte njė udhėtim pune i jashtėzakonshėm dyjavor, nė pesė lande-shtete tė RFGJ-sė, nga Munihu nė Hamburg, nė takime me botėn akademike, me drejtuesit e kompanive mė tė mėdha gjermane, dhe me zyrtarėt e ekonomisė dhe Ministrisė sė Jashtme. Mesazhi politik i Bonit zyrtar pėr Shqipėrinė, qė ne e pėrcollėm nė zyrėn e Ramiz Alisė me njė raport prej 20 faqesh, pasi u kthyem, ishte: “Merrni njė vendim politik pėr tė vendosur marrėdhėniet me Brukselin, ne do t’ju marrim pėr dore dhe do t’ju tregojmė se nė cilėn zyrė duhet tė trokisni, do t’ju presin mirė dhe do tė keni akses nė programet mesdhetare tė Bashkimit Europian, sepse Gjermania e vlerėson si prioritar rolin dhe pozicionin e Shqipėrisė nė raport me Ballkanin dhe Europėn Lindore pėr hapjen e saj dhe BE-sė me rajonin!

-Ia referuat Ramiz Alisė kėtė?

Raporti shkoi nė duart e Ramiz Alisė nė fillim tė marsit 1989 dhe nė fund tė dhjetorit, kur takova pėr herė tė parė Ramiz Alinė, arrita ta pyes: “Ēfarė bėtė me raportin qė ju dorėzuam para gjashtė muajsh?”. Ai mė tha: “Kaq i rėndėsishėm ishte ai, se ma humbi Hekuran Isai nėpėr sirtarė”?! Mbaroi kjo histori me kėtė mesazh fatzi! Kjo pėr mua e mbyll gjithė eksperimentin e dėshtuar tė Ramiz Alisė. Do tė kishim kapur trenin europian para rėnies sė Murit tė Berlinit dhe nuk do tė kishim nevojė pėr ēarjen e ambasadave, duke ndėrtuar marrėdhėnie me BE dhe Perėndimin para vendeve tė tjera ish-komuniste!

-Zoti Nano, kur morėt propozimin pėr t’u bėrė kryeministėr, nė njė kohė qė gjysmėn e Shqipėrisė e dominonin vullnetarėt e Enver Hoxhės, njė pjesė tjetėr punėtorėt dhe intelektualėt e PD qė shpėrthyen nė greva, a hezituat tė bėheshit kryeministėr?

Ajo qė njihet publikisht si hezitimi im, ishte marrja e postit tė kryetarit tė Partisė Socialiste, jo tė kryeministrit. Unė priresha pėr karrierė ekzekutive, pra administrative dhe jo politike. Unė hyra nė qeveri me vullnetin e ekonomistit politik pėr reforma tė ekonomisė sė tregut. Meqenėse arrita ta krijoj kėtė hapėsirė qysh me mandatin e sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Qeverisė, nuk mund mos e pranoja organikisht ardhjen nė krye tė qeverisė. Unė pėrfaqėsova i pari Shqipėrinė nė Forumin Ekonomik Botėror tė Davos-it nė Zvicėr mė 1991. U nisa si sekretar i Pėrgjithshėm nga Tirana dhe mė priti sekretarja e Forumit Ekonomik, pėr tė mė dhėnė lajmin: “Mirė se erdhėt, zoti zėvendėskryeministėr”! Gjatė kohės qė unė udhėtoja, kishte dalė dekreti dhe unė nuk e dija. Ishte njė eksperiencė e jashtėzakonshme ky forum. Nė kėto kushte, nuk mund tė mos e pranoja mandatin e kryeministrit pėr tė vazhduar misionin e reformatorit.

-Pse ju refuzuat qė tė bėheshit sekretar i Parė dhe kryetar i Partisė Socialiste mė pas?

Ramizi la vendin bosh dhe nuk la asnjė gjė mbrapa. Gėrmadha do shembej, dhe nuk do tė doja tė isha drejtues i njė shtėpie tė prishur. Unė kisha idetė e mia dhe kisha rrethin dhe brezin tim qė punonin pėr tė siguruar njė koncept tjetėr pėr majtėn nė kuadėr tė shpalljes sė pluralizmit, pėr krijimin e njė tė majtė tė re socialiste. Ajo qė dominonte tek unė, pavarėsisht nga kjo koshiencė politike e brezit, ishte elementi profesional. Unė isha i arsyetuar qė mund t’i kontribuoja reformimit tė shoqėrisė sė tranzicionit me ekspertizė dhe reforma sa mė pak tė dhimbshme dhe profesionale. Kjo mė afronte mė shumė me administratė, sesa me partinė. Unė me tė ndjerin Gramoz Pashko kombinohesha shumė mirė, sepse ai njihte doktrinat dhe botėn mė shumė sesa unė dhe unė njihja jetėn dhe ekonominė shqiptare. Arritėm ta pėrfaqėsojmė Shqipėrinė nė mėnyrė dinjitoze nė Konferencėn e parė ekonomike rajonale nė Athinė mė 1989. Unė dhe Gramozi rrezikuam shumė, se flisnim hapur edhe me tė huajt, nė kafenetė e hotel “Dajtit”, ku pėrpunoheshin opinione, nė prani tė sigurimit dhe pinjollėve tė nomenklaturės. Unė isha i prirur qė, nė kundėrshtim me afinitetin profesional dhe social, apo tė gjeneratės qė kisha me Pashkon, tė qėndroja nė tė majtė, kur Gramozi iku shumė kollaj djathtas bashkė me tė tjerėt dhe me shumė dinjitet gjithashtu shkroi programin e PD-sė, sepse isha i bindur qė intelektualėt e pakėt qė kishin arritur tė krijonin njė alternativė arsyetimi, tė paktėn ndaj regjimit komunist para dhjetorit 1990, duhet tė ruanin edhe balancėn politike nė kushtet e pluralizmit. Mbi kėtė bazė refuzova ftesėn e Ramizit pėr tė drejtuar partinė.

-Ia propozuan atė dikujt tjetėr pėrpara jush?

Po, Maqo Lakrorit, pastaj u futėm nė njė zhvillim tė panjohurash. Maqo Lakrori sikur nė fillim e pranoi, mė pas pyeti tė ndjerin tė atin e vet dhe refuzoi. Nuk e di pse. Ishim nė njė terren tė panjohurish, partia nuk dinte kujt do t’i ngelte. Ėshtė fryt i papėrgjegjshmėrisė dhe i reformave tė munguara tė asaj klase politike.

-Dhe si qėlloi qė ju ngeli juve?

Nė Kongresin e 10 tė partisė, zgjedhjet dhe propozimet pėr kryetar do tė bėheshin pasdite. Nė momentin qė dola nga shtėpia pas drekės, mė pėrcjell nėna nė korridor me lot nė sy dhe mė thotė: “ Bir, nė duart e kujt do tė na lėsh?”.

Ajo ka qenė partizane, ish-mėsuese dhe vetėm ajo mė theu. Unė me lotėt e nėnės mora vendimin. Mora vendimin qė kishte koshiencėn e sakrificės, pėrfshirė dhe burgun brenda. U ndava nga lotėt e nėnės dhe iu dorėzova koshiencės dhe inkoshiencės se eksklamacioneve tė sallės, qė thėrriste “Fatos Nano! Fatos Nano!”. Seanca u ndėrpre pėr tė formuluar propozimet. Nė kėtė ndėrprerje mua mė rrethuan shumė pėrfaqėsues tė delegatėve nė rrethe. Ramizi nuk afrohej. Unė, tashmė me vendim tė marrė, u pėrpoqa tė ruaj nacionalitetin e arsyetimit dhe tė vė kusht se me kė do tė punoja.

-Me kė biseduat?

Nuk mbaj mend kush ka qenė rrotull, por ishin pak nga ata qė ishin tė pėrfshirė nė listėn e kandidatėve pėr forumet drejtuese. Unė thashė se pranoj qė tė jem kryetar, me kushtin qė nėnkryetarė tė jenė Servet Pėllumbi, Spiroja (Dede) dhe Ismaili (Lleshi). Nuk u kontestua.

-Pati njė bisedė me Ramizin kokė mė kokė nė kėtė moment?

Jo, nė kėtė moment nuk kishte as vend, as kohė. Ramizi u ēlirua nga ankthi i vakumit qė kishte krijuar vetė dhe papritur po mbushej.

-Ėshtė e vėrtetė qė Ramiz Alia kėrkoi tė bėhej anėtar i PS-sė pasi iku si president?

Po, dhe ma kėrkoi mua. Mė tha: “Po pėr mua ke ruajtur ndonjė teserė rezervė”? I thashė: “Do na lėsh tė punojmė tani”? Ai kėrkoi tė jetė pjesė e PS-sė, pasi dha dorėheqjen si president me pak shantazh, nė njė bisedė tė drejtpėrdrejtė me mua, nė vilėn e presidentit. Mė kėrkoi qė tė mbaj qėndrim nėse duhet tė jepte dorėheqjen ose jo, nė prill tė vitit 1992.

-A ju kėrkoi garanci pėr veten Ramiz Alia?

Natyrisht ai garancinė nuk mund ta kėrkonte nga opozita, do ta kėrkonte nga qeveria. I ka pasur dyert tė mbyllura nga qeveria, me presidentin e ri gjithashtu. Marrėdhėniet e Berishės me Alinė kanė qenė tė vėshtira, mos them tė pamundura.

-Por grupi i bllokmenėve qė u dėnuan nė kongresin e 10-tė, ēfarė reagimi patėn ndaj transformimit tė Partisė sė Punės?

Unė mora vendim si kryeministėr pėr t’i nxjerrė nga blloku. Ikėn me bisht ndėr shalė nė shtėpi tė tjera, me pėrjashtim tė Spiro Kolekės dhe ndonjė tjetri. E kini parasysh, Spiro, ndėrtuesi i tė gjitha “kutive” 50 m2 tė strehimit nė komunizėm, qė kishte njė vilė super tė bollshme. Me thėnė tė drejtėn nuk e di se kush e ka sot. Mė shkruan njė letėr, fletore aritmetike me katrorė, 16 faqe me shkrim dore, ku mė thoshte se jo vetėm se nuk duhet tė dilte, por kishte nevojė pėr strehim suplementar, se ishte bėrė gjysh dhe po i rriteshin fėmijėt e fėmijėve. Si pėrfundim, nė bashkėpunim me gardėn e shtetit, me hir e me pahir, u shoqėruan nė apartamentet e reja normale, ku u futėn edhe familje tė persekutuara nė tė njėjtėn kohė. Njė nga kuriozitetet nė kėtė histori, ėshtė se shkresėn e firmosur nė vendimin e qeverisė nga unė, ma kthejnė me shėnimin e Pali Miskės, ku thoshte se nuk lėviz nga shtėpia, edhe sikur topat tė bien. Vetėm topa s’kishte Pali, se duhen topa pėr tė pėrballuar topa.

Marrė me shkurtime nga “Opinion”



________________________________
Firma e Antarit/Antares:


PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi