.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Godo: Berisha-Rama kaluan lėmshin nė duart e Topit Empty Godo: Berisha-Rama kaluan lėmshin nė duart e Topit

Mon Feb 15 2010, 16:18
“Nuk e di pse kjo duhej tė kthehej nė njė lloj feste kombėtare, sepse rezultate nuk ka”Mazhoranca dhe opozita ia kanė kaluar pėrgjegjėsinė e negociatave Presidentit Bamir Topi dhe kjo e vėshtirėson edhe mė shumė pozicionin e tij. Ky ėshtė mendimi i presidentit tė nderit tė Partisė Republikane, Sabri Godo, nė njė prononcim pėr gazetėn “Shqip”. Nė vlerėsimin e tij, roli tė cilin partitė i kanė caktuar tashmė kreut tė shtetit, e bėn edhe mė tė vėshtirė gjetjen e njė zgjidhjeje nga negociatat mes palėve. “Presidenti tashmė ka njė lloj pėrpėlitje, i mbetet tashmė atij tė ēojė mė tej kėto negociata, sipas asaj qė pohuan palėt. Kjo e ndėrlikon edhe mė shumė rolin e Presidentit, sepse ai duhet tė shėrbente si ndėrmjetės qė palėt tė merreshin vesh. Tashmė partitė e kanė kaluar lėmshin nė duart e tij”, analizon republikani Godo. Sipas tij, Presidentit tashmė i ka mbetur vetėm tė hyjė nė tratativa sa me njė palė, sa me tjetrėn, pėr tė gjetur njė ujdi.

Nga ana tjetėr, Godo konsideron si mangėsi nė kėto negociata edhe faktin se palėt nuk kanė pėrpara njė dokument, mbi tė cilin tė debatohet dhe tė gjendet zgjidhja. Nė tėrėsinė e tij, Godo e cilėson takimin e mbajtur dy ditė mė parė nė Presidencė si tė pasuksesshėm. “Nga tryeza nuk doli ndonjė gjė e qartė, u brohorit mė shumė fakti se u bė njė takim dhe nuk e di pse kjo duhej tė kthehej nė njė lloj feste kombėtare, sepse rezultate nuk ka. Tė paktėn duhet tė ishte thėnė se kur do tė mbahej tryeza e radhės”, thekson ai.

Sipas tij, sukses do tė kishte nė rast se palėt do tė kishin lėnė qė takimin e radhės ta zhvillonin ekspertėt, tė cilėt mund tė binin dakord pėr detajet pėrfundimtare tė negociatave. Presidenti i nderit tė PR-sė thekson gjithashtu se, pavarėsisht atyre deklaratave qė pasuan takimin nė Presidencė, mbetet mister ajo qė palėt duan dhe ajo ēfarė kanė ndėrmend pėr tė bėrė, nė mėnyrė qė kjo krizė tė tejkalohet. Por, sipas Godos, negociatat mes palėve nuk mund tė vazhdojnė nė mėnyrė tė pafundme. Republikani shprehet se si datė e pėrfundimit tė tyre shihet edhe 4 marsi, moment nė tė cilin pritet edhe skadimi i mandateve tė deputetėve tė opozitės. “E keqja ėshtė se ditėt ikin, se ka edhe njė skadencė pėr kėto negociata, sepse ėshtė 4 marsi, dita kur do tė zgjidhet ēėshtja e mandatit tė deputetėve qė kanė munguar nė Kuvend, do tė kthehen apo jo”, shpjegon Godo.

Sipas tij, negociatat duhet tė shihen edhe si zgjidhje pėr kėtė problem, i cili sa vjen edhe po afron.
Sipas pėrfaqėsuesve tė lartė tė mazhorancės, si Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nė fillim tė muajt mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė bėjė tė pavlefshėm mandatet e deputetėve tė Partisė Socialiste, veprim qė sipas tyre mbėshtetet te Kushtetuta. Nga ana tjetėr, opozita shprehet se djegia e mandateve nuk ka pėr tė ndodhur dhe se lufta e tyre ėshtė politike dhe joligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar qėndrimin se pret njė shkresė zyrtare nga Kuvendi, nė tė cilėn tė kėrkohet kryerja e procedurės sė zėvendėsimit tė deputetėve, sipas listės pėrkatėse tė partisė qė ka marrė pjesė nė zgjedhjet e 28 qershorit.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi