.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
Visi
Visi
Moderator
Moderator
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009
http://WWW.FORUMISHQIP.NET

I denuari perjete kerkon te shpetoje vellain Empty I denuari perjete kerkon te shpetoje vellain

Sun Mar 07 2010, 14:27
Rihapet hetimi pėr njė krim tė ndodhur nė vitin 2001 nė Shkodėr. Njė grup pune ėshtė ngritur nė Shkodėr, i pėrbėrė me prokurorė dhe oficerė tė policisė gjyqėsore, pas njė kėrkese qė ka bėrė njė i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. Bėhet fjalė pėr tentativėn e vrasjes sė Albert Kolės, pikėrisht mė 3 korrik tė vitit 2001, pėr tė cilėn janė dėnuar vėllezėrit Valmir dhe Gentjan Hoxha. Por, Valmir Hoxha, i cili ėshtė dėnuar me burg tė pėrjetshėm pėr njė sėrė vrasjesh, pėr tė shpėtuar vėllain e ka marrė pėrsipėr kėtė krim, duke kėrkuar medoemos rihetimin e ēėshtjes. Pėr kėtė ka hyrė nė grevė urie nė Burgun e Fushė-Krujės, ku vetėm pak ditė mė parė ka pasur njė takim me drejtues tė lartė tė Krimeve tė Rėnda. Nė njė bisedė telefonike ai ka treguar se vazhdon grevėn, me qėllim qė vėllai i tij tė lirohet, pasi ėshtė i pafajshėm dhe qė kėtė atentat e kishte kryer vetėm.
Valmir Hoxha, aktualisht 35 vjeē, i arrestuar qė nė vitin 2003, nė mes tė muajit shkurt ka hyrė nė grevė urie. Ai ndodhet nė Burgun e Fushė-Krujės, ku vuan dėnimin me burg tė pėrjetshėm, pasi mbi tė rėndojnė disa vrasje. Ai kishte deklaruar se nuk do dilte nga greva derisa tė takonte drejtues tė policisė, gjė qė i ėshtė mundėsuar pikėrisht mė 26 shkurt. Atė ditė ai ka pasur njė takim me dy zyrtarė tė lartė tė policisė, njė prej tyre drejtues i hetimit tė Krimeve tė Rėnda. Gjatė bisedės ai ka shpjeguar se vėllai i tij, Gentjani, i dėnuar me 21 vjet burg pėr plagosjen e Albert Kolės, ishte i pafajshėm. Duke dashur tė lirojė vėllain, ai ka shpjeguar se atė vrasje e kishte kryer vetėm dhe vėllai i tij nuk ka qenė i pranishėm. Pėr kėtė ka dhėnė edhe pretendimet e veta, duke i bindur drejtuesit e policisė qė ta rishikonin kėtė ēėshtje. Nė kėto kushte, drejtuesit e policisė kanė marrė kontakt me Prokurorinė e Shkodrės, ku ėshtė ngritur njė grup pune edhe me oficerė tė policisė gjyqėsore, pėr ta rishikuar kėtė ēėshtje, e cila kishte marrė vendim nga gjykata.
Sipas dosjes penale, mė datė 3 korrik tė vitit 2001, pikėrisht rreth orės 18:00, Albert Kola ka dalė nga banesa e tij, me qėllim pėr tė shkuar nė punė, tek ish-shkolla veterinare nė Shkodėr. Nė distancė rreth 10 metra larg banesės ai ėshtė qėlluar me breshėri automatiku, duke u plagosur nė shpatullėn dhe krahun e djathtė. Qitja ėshtė realizuar nga njė distancė rreth 50 metra nga tre persona, prej tė cilėve ai ka deklaruar se ka mundur tė identifikojė vėllezėrit Valmir Hoxha dhe Gentjan Hoxha, ndėrsa personin e tretė nuk ka arritur ta njohė. Pas kryerjes sė krimit, i dėmtuari ėshtė ēuar nė Spitalin rajonal Shkodėr nga Arben Camaj, me njė furgon nė pronėsi tė tij. I pyetur nė lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe nė veēanti nė lidhje me motivin e plagosjes sė tij, Albert Kola sqaron faktin se familja e tij ėshtė nė “gjak” me familjen e vėllezėrve Valmir dhe Gentjan Hoxha. Kjo, pasi ata i kanė vrarė atij tė atin, tė quajtur Ejll Kola dhe e kanė plagosur atė vetė dhe vėllain e tij Paulin Kola, nė dhjetor tė vitit 1999. Kėto deklarime tė Albert Kolės pėrputhen me deklarimet e bėra gjatė hetimeve paraprake edhe nga Entela Kola. Sipas tė dhėnave, pas vrasjes sė Ejll Kolės, qė e kanė thirrur Lush, mė 14 dhjetor tė vitit 2000, Paulin Kola, qė e kanė thirrur Lin, ka vrarė Nedim Hoxhėn, djalin e xhajės sė Valmirit. Pėr kėtė arsye mendohet se ėshtė bėrė edhe atentati nė vitin 2001 ndaj Albert Kolės. Kėto kanė qenė hetimet e asaj kohe, ndėrkohė qė dy vėllezėrit janė dėnuar me 25 vjet burg pėr Valmirin dhe 21 vjet burg pėr Gentjanin. Tashmė nuk dihet nėse do ndryshojnė kėto vendime pas rihetimit tė ēėshtjes, ku Valmiri pretendon se vėllai i tij nuk ka marrė pjesė nė vrasje.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi