.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

serbia kerkon ndyshimin e mareveshjes se kumanoves ne 1999 Empty serbia kerkon ndyshimin e mareveshjes se kumanoves ne 1999

Thu Dec 04 2008, 02:50
Autoritetet serbe hapin arkivat e 1999-ės, por duket se ėshtė vetėm ėndėrr

Serbia, sikurse duket qartė, e inkurajuar nga fakti qė kushtet e saj u pranuan dhe u pėrfshinė nė planin 6-pikėsh tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun, pėr vendosjen e EULEX-it nė Kosovė, po bėhet gjithnjė e mė shumė e paturpshme nė kėrkesat e saj nė adresė tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Ashtu sikurse edhe nė proverbin popullor kur ndodh qė tė japin gishtin dhe ti tėrheq tė gjithė krahun, oreksi i Serbisė tani po vjen duke u rritur. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet deklarata e fundit e Presidentit tė Serbisė, Boris Tadiē, se ka ardhur koha edhe pėr ndryshimin e Marrėveshjes sė Kumanovės mbi tėrheqjen e ushtrisė dhe tė policisė jugosllave nga Kosova, e nėnshkruar mė 9 qershor tė vitit 1999, me pėrfaqėsuesit e lartė tė NATO-s.

"Nuk ka asnjė shkak qė, nė kėtė moment, kur Serbia e ka treguar veten si njė faktor paqeje nė rajon, tė mos ndryshojė Marrėveshja e Kumanovės. Ju kujtoj se, midis tė tjerave, marrėveshja nė fjalė pėrfshin edhe vendosjen e zonės sė ndalim-fluturimit. Mendoj se, objektivisht, tani nuk ka asnjė shkak sigurie se pėrse duhet tė ekzistojė ende diēka e tillė", vuri nė dukje, midis tė tjerave, dje Presidenti serb, Tadiē nė njė intervistė qė i dha njėrės prej gazetave kryesore tė pėrditshme tė Beogradit, "Politika", duke vazhduar mė tej se "Serbia nuk ėshtė faktor destabilizimi, Serbia nuk ka qėlluar kundėr askujt, as ushtarėt dhe oficerėt tanė nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė, pėrkundrazi, janė tė tjerėt qė kanė qėlluar kundėr qytetarėve me kombėsi serbe, kundėr ushtarėve dhe oficerėve serbė. Kėshtu, duke folur objektivisht, ne kėrkojmė sot ndryshimin e Marrėveshjes sė Kumanovės dhe unė, si President i Serbisė, qėndroj pas kėtij propozimi.

Serbia, po ashtu, sikurse e thamė edhe mė lart, duke ndierė se nga mbrapa tani po i fryn njė erė e favorshme, kundėrshton edhe krijimin e forcave kosovare tė sigurisė, tė parashikuar nė planin e Ahtisarit. "Qė nga fillimi i bisedimeve, qė kur, pėr herė tė parė, nė planin e Ahtisarit u parashtrua ideja pėr krijimin e tė ashtuquajturave forcave tė sigurisė tė Kosovės, e kam kundėrshtuar njė zgjidhje tė tillė, duke theksuar se njė zgjidhje e tillė ėshtė absolutisht e papranueshme sot dhe kėshtu do tė jetė vazhdimisht edhe nė tė ardhmen. Nuk janė kėto forca qė kėrcėnojnė sigurinė e Kosovės. Fjala ėshtė pėr pjesėtarėt e armatosur lehtė tė forcave tė sigurisė, pasi kėto janė forca qė, nė tė ardhmen, mund tė zėvendėsohen me forca ushtarake qė do tė pėrbėjnė njė faktor kėrcėnimi pėr sigurinė nė rajon", i tha Tadiēi gazetės "Politika, duke vazhduar mė tej se "do tė donte tė bėnte pyetjen se nga do tė rekrutohen pjesėtarėt e kėtyre forcave? Pėrvoja na ka treguar, tha ai, se ato, nė shumė raste, rekrutohen nga njėsitė terroriste".



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi