.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Naziskinėt shqiptarė (FOTO) Empty Naziskinėt shqiptarė (FOTO)

Mon Mar 29 2010, 23:02
Pamje qė pėr shumė njerėz asociohen me njė kohė tė errėt e tė pamėshirshme vrasjesh, pushtimesh, dhune dhe shfarosjeje nė masė, pėr disa tė tjerė, janė kujtimi i njė epoke tė lavdishme qė duhet rikthyer pėrsėri.
Jemi nė Tiranė. Kryeqytetin e njė vendi antifashist, ku tė drejtat e njeriut proklamohen dhe mbrohen me ligj. Por pikėrisht kėtu, do tė hyjmė nė zemėr tė njė celule naziskine. Njė grup tė rinjsh qė adhurojnė Adolf Hitlerin, Gestapon dhe qė nuk kanė frikė ta thonė kėtė.

Na presin ftohtė, atmosfera ėshtė disi e tendosur pasi ata e dinė se ajo cka ata pėrfaqėsojnė ėshtė e jashtėligjshme, por kanė pranuar tė flasin pėr ne, nė vendin e tyre tė takimeve nė hapėsirėn private tė njė lokali shumė tė veshtirė pėr t’u gjetur.

“Njoh mė shumė emrat e gjeneralėve nazistė psh Hernest Romel”, thotė njė prej tyre.

Drejtuesi i kėtij grupi tė vogėl ėshtė njė djalė 25 vjeēar, respekti ndaj tij ėshtė i dallueshėm sic ėshtė edhe flamuri me svastike qė mbulon tavolinėn e tij.

“Duke marrė parasysh gjendjen se si ka qėnė Shqipėria kėto kohėt e fundit, menduam se njė organizatė e tillė do tė ndihmonte sadopak nė rregullimin e disa gjėrave tė vogla, nėse do tė quheshin tė tilla. Pėr mendimin tim vetėm organizata tė tilla mund tė bėjnė ndryshime”, shprehet njė prej tyre.

E pyesim liderin e kėtij grupi pėr qėllimet dhe ideologjinė e tyre.

“A duhet tė pranohen nė Shqipėri romėt? Jo. Homoseksualėt? Jo. Serbėt? Jo dhe sidomos grekėt, vendi i tė cilėve po i trajton shumė keq bashkatdhetarėt tanė”, shprehet njė prej tė rinjve.

Djemtė janė shumė tė kujdesshėm ndaj aktualitetit dhe ėshtė pikėrisht revolta ndaj kėtij tė fundit qė i ka shtyrė tė mblidhen dhe tė gjejnė pika tė pėrbashkėta me njeri-tjetrin dhe me tė shkuarėn.

“Pėr mua homoseksualet janė tė sėmurė dhe duhet tė hapet njė spital i posacėm pėr ta”, thotė njė prej tyre.

Mirėpo fenomeni “Klodi” ka prekur dhe dashamirėsit e kryqit tė thyer.

“Klodi tė shkojė andej nga ka ardhur”, shprehet ata.

Nė njė rrugicė tė errėt tė Tiranės ai qė na tregoi rrugėn pėr tek nazistėt e rinj, pranon gjithashtu tė prononcohet pėrjashto identitetin.

“Pak a shumė kam edhe unė ata personazhet e preferuar, por nuk besoj se identifikohem me ata”, thotė ai.

Ēdo filozofi pėrcillet nėpėrmjet veprave dhe Adolf Hitler ka lėnė pas trashėgiminė e shkruar tek libri i tij.

“Po e kam lexuar librin dhe fraza qė mė pėlqen mė shumė ėshtė: ‘shteti ėshtė njė organizatė pėr rezervimin e racės’ dhe mua kjo mė duket e drejtė”, shprehet i riu.

Pėrpjekjet e tyre pėr organizim kanė qėnė shumė pranė finalizimit po tė mos ishte pėr legjislacionin shqiptar.

“Pėrpjekjet janė bėrė, por mesa duket nė Shqipėri nuk lejohen tė regjistrohen organizata tė tilla”, thotė njė prej tyre.

Dhe nė kėto pėrpjekje pėr tė dalė nė sipėrfaqe, kėta tė rinj kanė edhe mbėshtetje tė huaj.

“Nuk jam kaq i sigurtė se nė Shqipėri ka organizata tė tilla. Kontakte kemi me Italinė dhe pak me Anglinė”, tregon ai.

Karakteristikat e tyre, sikur tė mos mjaftonte svastika janė shumė tė qarta.

“Fansa tė alkoolit dhe vetėm tė alkoolit. Ndėrsa muzikė dėgjojmė ‘Norvegia black metal’, ‘Symphony extreme metal’, tė tilla qė i pėrshtaten ideve tona”, tregojnė tė rinjtė.

Ajo qė vėrtet tė bėn pėrshtypje tek kėta djem, pėrfshi ata qė nuk pranuan tė flisnin ėshtė artikulimi i tyre i qartė, racional aspak emotiv qoftė pėr jetėt e tyre tė dyfishta.

“Nėse i vesh ato dallohesh dhe njihesh menjėherė. Kėshtu qė ėshtė mė mirė tė fshihesh”, tregojnė tė rinjtė.

Nuk mund tė mos kalojmė te historia.

“Adolf Hitleri pėr mendimin tim ėshtė novator, i cili do ta bėnte botėn mė tė mirė sec ėshtė tani. Enver Hoxha ka thėnė se Shqipėria ėshtė fuci baruti, kurse ai pėr ne ishte fitili qė na ndezi”, thotė lideri i tyre.

Teksa largohemi marrin njė ftesė pėr njė nga festat e ditėlindjeve mė tė veēanta ku dikush mund tė shkojė nė jetėn e tij.

“Me 20 prill tė 1889-ės ka lindur Fyhreri jonė Adol Hitler. Kemi menduar ta festojmė”, shprehet njė prej anėtarėve tė grupit.

FOTO:
Naziskinėt shqiptarė (FOTO) Nazisk11

Naziskinėt shqiptarė (FOTO) Nazisk12



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi