.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Pakti me Greqinė, Kushtetuesja zbardh vendimin Empty Pakti me Greqinė, Kushtetuesja zbardh vendimin

Thu Apr 15 2010, 13:49
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin me ane te te cilit rrezoi nje muaj me pare Marrėveshjen e nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr ujrat detare. Nė rreth 46 faqe, Gjykata Kushtetuese ka dhėnė argumentat e saj per papajtueshmerinė e kėsaj marrėveshjeje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
Nė rreth 46 faqe, Gjykata Kushtetuese ka dhėnė argumentat e saj per papajtueshmerinė e kėsaj marrėveshjeje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
Njė ndėr arsyet mė tė forta qė detyruan Gjykatėn tė merrte kėtė vendim, ka qenė fakti se anėtarėt e grupit negociator tė palės shqiptare nuk e kishin marrė lejen speciale nga Presidenti i Republikės pėr tė negociuar me palėn greke.
Lidhur me pretendimin pėr zhvillimin e bisedimeve pa pasur plotfuqinė nga Presidenti i Republikės, Kolegji Penal shprehet se ky pretendim eshte i bazuar dhe duhet pranuar. Gjykata vlereson se mosmarrja e plotfuqise nga Presidenti i Republikes per lidhjen e marrėveshjes bie ndesh me nenin 7 te kushtetues i cili garanton ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
Gjykata vlereson me tej se mospajisja e delegacionit shqiptar me plotfuqi te rregullt nga Presidenti ka sjelle si pasoje cenimin e komptences se kreut te shtetit si organi kompetent per pėrfaqesimin e shteti shqiptar ne marrdheniet me jashte.
Si rrjedhojė, kjo papajtueshmeri prek edhe thelbin e marrėeshjes se lidhur nga shteti shqiptar, i cili ne cdo rast, duhet te shprehe vullnetin e tij ne pėrputhje me keėkesat e legjislacionit tė brendshėm.

Dhe e gjithė kjo sipas Kushtetueses do te thotė se marreveshja eshte firmosur ne kundershtim me nenet 4,7,92 te Kushtetutes. Bazuar nė kėto pika konstatohet se para zhvillimit tė bisedimeve duhet te ishin percaktuar qarte hapesirat detare qe duhet te dėelimitoheshin, po ne kete kuader nga pala shqiptare duhet te saktesohej baza e brendshme ligjore per te gjitha keto arsye Gjykata kushtetuese e deklaron te papajtueshme me kushtetutetn kete marreveshje

Pakti, GSH e denoncoi, Kushtetuesja e rrezoi
Nė 1 Mars tė kėtij viti Gjykata Kushtetuese rrėzoi me votim unanim 9-0 Marrėveshjen e pėrcaktimit tė kufirit detar me Greqinė. Nėntė anėtarėt e Kushtetueses pranuan kėrkesėn prej 13 faqesh qė Partia Socialiste depozitoi nė datėn 20 tetor 2009 pranė kėtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmėrisė me ligjin themeltar tė shtetit tė paktit detar shqiptaro-grek. Neni 4 i ligjit Nr.8371, datė 9.7.1998 "Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare", sanksion se dokumenti i plotfuqishmėrisė nė rastin kur subjekt i marrėveshjes ėshtė shteti shqiptar, lėshohet nga Presidenti i Republikės. Subjekt i Marrėveshjes me Greqinė pėr pėrcaktimin e kufirit detar ėshtė detyrimisht shteti shqiptar, sepse kufijtė territorialė tė Republikės sė Shqipėrisė i pėrkasin shtetit dhe jo qeverisė. Pra ekspertėt nuk kanė pasur plotfuqishmėrinė pėr tė negociuar nė emėr tė shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrėveshja nga pikėpamja ligjore ėshtė quajtur nul nga Gjykata Kushtetuese.
"Gazeta Shqiptare" ka qenė e para e pėrditshme nė vendin tonė qė arriti tė zbardhė qysh nė 28 prill 2009 (dita e nėnshkrimit tė paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditės qė fshihet nė marrėveshjen shqiptaro-greke "Pėr delimitimin e zonave pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė i pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare". Nė disa numra rresht, GSH vėrtetoi asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisė nėpėrmjet nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje njė sipėrfaqe tė madhe ujore nė detin Jon. Fakti i pretenduar do tė vėrtetohej vetėm pak muaj mė vonė nga ish-drejtori i Institutit tė Tipografisė Ushtarake tė Shqipėrisė, koloneli Myslym Pasha, njėherėsh profesor me gradėn shkencore "Kandidat i shkencave", i lauruar me titullin "Mjeshtėr kėrkimesh".



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi