.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Vizat, KE ‘Ok’, por vendos kushte Empty Vizat, KE ‘Ok’, por vendos kushte

Tue May 25 2010, 17:53
Kolegji i Komisionereve pritet te miratoje te merkuren, ne mbledhjen e radhes, rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine e Bosnjen. Ashtu sic eshte bere e ditur edhe ne te kaluaren, sipas burimeve te Top Channel, rekomandimi i Komisionit pritet te jete pozitiv, por i kushtezuar nga permbushja e kritereve te mbetura.
Nderkohe qe formulimi perfundimtar do te behet i ditur vetem pas mbledhjes se Kolegjit, permes nje komunikate per shtyp, qe kabineti i Komisioneres Cecilia Mallmstrom pritet te leshoje te merkuren pasdite ose te enjten, ne versionin e fundit te draft-rekomandimit te zbuluar nga Top Channel percaktohet se si Shqiperia ashtu edhe Bosnja do te kene nga tre kushte secila per te plotesuar, ne menyre qe keto vende te mund perfitojne nga heqja e regjimit te vizave.

"Zhvillimi i nje politike dhe strategjie per te mbeshtetur riintegrimin e te riatdhesuarve shqiptare.

Forcim i kapaciteteve te zbatuesve te ligjit dhe implementimin efikas te kuadrit ligjor per luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, ku perfshihet dhe percaktimi i burimeve te duhura njerezore dhe financiare.

Zbatim efikas i ligjit te ri, miratuar ne 2009, ne fushen e konfiskimit te aseteve kriminale."

Pa dallime ne kushtin e 2-te qe per Bosnjen eshte i pari ne listen e Komisionit, per vendin tjeter te prapambetur ne kete proces, kushtet e tjera jane specifike per sistemin boshnjak.

" Forcimi i kapaciteteve dhe zbatimi efikas i kuadrit ligjor per luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Zbatim efikas i planit te aksionit per shkembimin elektronik te te dhenave mes prokurorise dhe policise.

Harmonizim i kodit penal i entiteteve dhe distriktit Brcko me ate ne nivel shteteror."

Formulimi per kushtet e paplotesuara ende mbetet subjekt ndryshimi deri ne diten e publikimit te rekomandimit nga Komisioni, por sipas zyrtareve europiane te perfshire ne kete proces, Shqiperia dhe Bosnja nuk pritet t'i shpetojne rregullit te ndjekur per Serbine dhe Malin e Zi nje vit me pare, te cilat perfituan liberalizim te vizave vetem pasi Brukseli vleresoi se kushtet e mbetura ishin plotesuar.

Pas miratimit te merkuren nga Kolegji i Komisionereve, rekomandimi do t'i kaloje per miratim Parlamentit Europian e me pas Keshillit te Ministrave te Brendshem te BEse per vendimin perfundimtar. Me hyrjen ne fuqi te traktatit te Lisbones, parlamentet nacionale te 27 vendeve anetare kane te drejte te shprehen, duke ndryshuar ose jo, cdo inisiative ligjore perpara votimit nga Parlamenti Europian, i cili ne skenarin me te mire parashikohet te ndodhe ne mes te shtatorit.
Shqyrtimi i rekomandimit te Komisionit nga dy institucionet e tjera europiane shoqerohet me verifikimin ne terren te kritereve te mbetura per Shqiperine dhe Bosnjen nga ekspertet e BEse per vizat.

Ajo qe mbetet e paqarte dhe e papercaktuar ende eshte se cili nga takimet e Ministrave te Brendshem te BE-se, ai i muajit tetor, nentor apo dhjetor, do te diskutoje kete rekomandim gjate presidences Belge. Shqiptaret do te kene te drejte te levizin pa viza ne vendet ‘Schengen’, 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare europiane te vendimit te 27 ministrave te brendshem.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi