.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
Visi
Visi
Moderator
Moderator
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009
http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Vrasja e 17-vjecarit per adresat e “Facebook” Empty Vrasja e 17-vjecarit per adresat e “Facebook”

Sun Jul 11 2010, 15:58


Adresat e rrjetit social “Facebook” dyshohet se kanė qenė “molla e sherrit” qė ēoi nė vdekjen e 17-vjeēarit nga Patosi, mbrėmjen e sė martės. Pa kaluar as 12 orė nga ngjarja, policia ka identifikuar dhe vėnė nė pranga katėr adoleshentė, qė dyshohet se janė autorėt e plagosjes pėr vdekje tė tė riut. Sipas burimeve tė policisė mėsohet se janė zbardhur detaje tė ngjarjes. 17-vjeēari Daniel Rrapushi ėshtė qėlluar me thikė nė zemėr nga Mateo Pasha. Ndėrsa bashkėpunėtori i tij, Marjus Muskaj, ka plagosur me thikė shokun e viktimės, Rauf Bregun, i cili ndodhet nė spital nėn kujdesin e bluzave tė bardha.
Arrestimet
Mbrėmjen e sė martės dhe orėve tė para tė sė mėrkurės, policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė autorėve tė ngjarjes. Arrestimi i autorėve ėshtė finalizuar mesditėn e sė mėrkurės me prangosjen e autorit tė katėrt, ndėrsa tre autorėt e tjerė u arrestuan rreth orės 05:00 tė mėngjesit tė djeshėm. Duke qenė se ngjarja ndodhi nė njė vend publik, identifikimi ka qenė fare i lehtė pėr policinė. Ajo nisi kontrollet nė tė gjithė lokalet dhe dyqanet e qendrės, e mė pas nė banesat e katėr autorėve. Policia ndėrkohė rrethoi qytezėn dhe ngriti postblloqe nė tė gjitha rrugėt hyrėse dhe dalėse jo vetėm tė Patosit, por edhe nė rrugė tė tjera dytėsore qė tė nxjerrin nė akset kombėtare me drejtim Ballshin, Beratin si dhe Fierin. Nė orėn 05:00 tė mėngjesit tė sė mėrkurės, forcat e policisė pas hetimit special, duke vėnė nė pėrgjim telefonat e autorėve, kanė mundur tė arrestojnė fillimisht 17-vjeēarin Marjus Muskaj. Marrja nė pyetje e tij bėri arrestimin e dy bashkėpunėtorėve tė tjerė, Skedion Pashės si dhe Sonjiel Nakos, pėrkatėsisht 17 dhe 16 vjeē. Rreth gjashtė orė mė pas, mesditėn e sė mėrkurės, policia ka arrestuar edhe autorin e katėrt Mateo Pashėn, 17 vjeē. Dy nga autorėt, Mateo dhe Skedion Pasha janė kushėrinj tė parė dhe mėsohet se familja e tyre ka njė hasmėri tė vjetėr tė trashėguar nga viti 1997, ku xhaxhai i tyre Gjon Pasha, ėshtė masakruar nė qendėr tė qytetit. 
Arrestimi i katėr autorėve ėshtė bėrė tek tė afėrmit e tyre, ku ata ishin fshehur nė tentativė pėr t’u larguar ditė mė vonė drejt Greqisė. Akuzat e ngritura pėr ta janė “vrasje me dashje e kryer nė bashkėpunim” si dhe “plagosje e rėndė e kryer nė bashkėpunim”. Tė katėr autorėt kanė pranuar pėrfshirjen nė sherr me viktimėn dhe shokun e tij qė ėshtė plagosur. 
Daniel Rrapushi, 17 vjeē, i cili sapo kishte pėrfunduar vitin e tretė tė gjimnazit tė qytetit, ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nė orėn 15:00 tė sė mėrkurės. Dhjetėra tė rinj, banorė tė qytetit, familjarė, tė afėrt dhe tė njohur tė familjes sė tij i kanė dhėnė lamtumirėn e fundit, ndėrkohė qė kanė dėnuar aktin e rėndė qė i mori jetėn adoleshentit. Ndėrkaq pėr tė parandaluar ndonjė pėrplasje tė mundshme, policia ka vėnė shėrbim nė katėr banesat e autorėve, ndėrsa po mbahen nėn vėzhgim edhe kushėrinjtė e viktimės, si dhe ata tė tė plagosurit qė ndodhet nė spital.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi