.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

LDK tėrhiqet nga Qeveria, tani zgjedhje tė jashtėzakonshme  Empty LDK tėrhiqet nga Qeveria, tani zgjedhje tė jashtėzakonshme

Sun Oct 17 2010, 09:58
Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) ka vendosur tė largohet nga Qeveria. Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e Kryesisė sė LDK’sė, e cila ėshtė mbajtur nė mesditė.
"Ka qenė vendim unanim i Kryesisė sė LDK’sė. Duke analizuar zhvillimet e fundit dhe duke dashur qė tė hap proceset normale tė zhvillimit tė demokracisė", ka thėnė kryetari i LDK-sė, Fatmir Sejdiu.
"Absolutisht LDK asnjėherė nuk ka qenė pengesė dhe do tė jetė kontribuuese nė tė gjitha proceset e rėndėsishme pėr shtetin", tha Sejdiu pėr gazetarėt, pas pėrfundimit tė mbledhjes.
Partneri kryesor nė koalicion, Partia Demokratike e Kosovė, ka paralajmėruar konferencė pėr gazetarė nė orėn 15.


Haraqija konfirmoi i pari prishjen e koalicionit
Express ka raportuar pėr prishjen e koalicionit, derisa mbledhja e Kryesisė po vazhdonte ende.
"Po. Kemi vendosur tė tėrhiqemi nga koalicioni me PDK'nė. Vendimi ėshtė marrė me shumicė votash", i tha Expressit, Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė.
Shumica e anėtarėve tė Kryesisė kanė pėrkrahur daljen e LDK-sė nga Qeveria, ka treguar njė burim nga mbledhja.
Mbledhja e Kryesisė ka filluar nė orėn 12 dhe rreth orės 13:30 po vazhdonte ende.

Komunikata e LDK-sė
Kryesia e LDK-sė, nė mbledhjen e mbajtur mė 16.10.2010, duke analizuar thellė zhvillimet e fundit nė Kosovė, merr kėtė:

Vendim
1. Nga dita e hėnė, 18 tetor 2010, LDK tėrhiqet nga Koalicioni qeverisės, pėrkatėsisht nga Qeveria e Republikės sė Kosovės.
2. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e LDK-sė: Zv/Kryeministri, ministrat dhe zv/ministrat, pėrfundimisht nė ditėn e hėnė - 18.10.2010, bėjnė dorėzimin e detyrave nga postet qė kanė pasur.
3. LDK mbetet e pėrkushtuar tė jetė kontribuese e fuqishme nė tė gjitha proceset e rėndėsishme demokratike e shtetėrore nė interes tė vendit dhe gjithė qytetarėve tė tij.
Vendimi ėshtė nėnshkruar nga kryetari i LDK-sė, Fatmir Sejdiu.



Kuēi: Tani zgjedhje tė jashtėzakonshme
Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, njėherėsh zėvendėskryeministėr i Kosovės, Hajredin Kuēi, tha se Lidhja Demokratike e Kosovės e futi Kosovėn nė krizė, me vendimin e saj pėr tė dalė nga koalicioni qeverisės.
Nė njė prononcim pėr Radion Evropa e Lirė, Kuēi tha se tani duhet tė gjenden zgjidhje emergjente dhe tė jashtėzakonshme.
“Momentalisht vendi ėshtė vėnė nė krizė institucionale. Nuk ka nevojė qė tė shkojė mė tutje. Tani duhet tė dalė nga kjo krizė dhe zgjedhjet e jashtėzakonshme mund tė jenė dalje nga kriza sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur”, tha Kuēi.

Thaēi s’e komenton ende vendimin
Kryeministri Hashim Thaēi, deri mė tani nuk e ka komentuar vendimin e LDK-sė pėr tėrheqje nga koalicioni qeveritar.
“Nuk kam informacione zyrtare pėr vendimin e LDK’sė”, ka deklaruar Kryeministri Thaēi, kur ėshtė pyetur nga gazetarėt pėr largimin e LDK’sė nga Qeveria.
Kėto komente, Thaēi i bėrė gjatė njė vizite nė Ferizaj.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



LDK tėrhiqet nga Qeveria, tani zgjedhje tė jashtėzakonshme  Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi