.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shqipėria e quan Maqedoninė FYROM Empty Shqipėria e quan Maqedoninė FYROM

Tue Sep 16 2008, 12:13
Shqipėria e quan Maqedoninė FYROM S10Shqipėria ka bėrė njė kthesė tė fuqishme diplomatike nė marrėdhėniet me Maqedoninė. Pas njė periudhe disavjeēare, Tirana zyrtare ka vendosur ta riquajė vendin fqinj FYROM, siē e quan edhe Organizata e Kombeve tė Bashkuara.
Pa asnjė shpjegim, ky veprim ka ardhur nė deklaratėn pėr shtyp, tė shpėrndarė nga Departamenti i Informacionit i Kėshillit tė Ministrave, pėr takimin mes Kryeministrit Sali Berisha dhe zv/kryeministrit tė Maqedonisė, Abdilaqim Ademi.

Takimi mes Berishės dhe Ademit u karakterizua nga njė frymė e ngrohtė bashkėpunimi mes dy vendeve, ku u diskutua edhe pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit, por etiketimi i Maqedonisė nga ana e Shqipėrisė me emrin FYROM duket se lidhet direkt me Shkupin.

Mė 19 shkurt tė 2008-ės, nė takimin mes Kryeministrit Berisha dhe homologut tė tij, Nikolla Gruevski, pėr ēėshtjen e liberalizimit tė vizave me Shqipėrinė, njoftimi pėr shtyp i Kėshillit tė Ministrave e cilėsoi Gruevskin si Kryeministėr tė Republikės sė Maqedonisė dhe jo si Kryeministėr tė ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė (FYROM).

Nė njoftimin pėr shtyp tė shtatė muajve mė parė, citohej se “Kryeministri i Republikės sė Maqedonisė, Nikolla Gruevski, ndodhet nė Tiranė dhe do tė takohet me homologun e tij, Sali Berisha, ku edhe do tė firmosin marrėveshjen e re pėr regjimin kufitar mes dy vendeve”.

Ndryshimi i qėndrimit pėr mėnyrėn e drejtimit tė emrit tė Maqedonisė ka ardhur befasisht pas pėrfundimit tė njė takimi tė djeshėm mes Berishės dhe numrit dy tė qeverisė maqedonase.

Maqedoninė me emrin FYROM e njohin edhe organizmat ndėrkombėtare, si Bashkimi Evropian dhe NATO, ku Shqipėria pret tė anėtarėsohet. Dihet qė detajet janė tė rėndėsishme nė fushėn e diplomacisė dhe vlen tė theksohet se Shqipėria, pas disa vjetėsh e konsideron sėrish shtetin fqinj me emrin FYROM.

Ndryshimi i qėndrimit tė qeverisė shqiptare lidhet me kėrkesėn e kahershme pėr anėtarėsimin e plotė tė Shqipėrisė nė NATO dhe BE. Misteri i kėtij qėndrimi tė qeverisė “Berisha” lidhet edhe me faktin se vendi ynė pret ratifikimin e protokollit tė NATO-s nga Greqia, e cila ėshtė kundėrshtare e fortė e Maqedonisė pėr emrin e saj.

FYROM

Emri FYROM ėshtė “molla e sherrit” mes dy vendeve fqinje, Greqisė dhe Maqedonisė. Athina nuk do tė lėshojė pe nė insistimin e saj se fjala Maqedoni ėshtė 100 pėr qind fjalė greke.

Pėrmes njė pėrkushtimi tė madh, qeveria greke i ka detyruar shumė institucione ndėrkombėtare qė tė mos e pranojnė kėtė emėr. Kėto organizata pėrfshijnė edhe OKB-nė dhe BE-nė. Nė NATO, vetėm Turqia, rivali historik i Greqisė, e ka njohur Republikėn Maqedonase me kėtė emėr.

Athina e kundėrshton ekzistencėn e shtetit fqinj tė quajtur Maqedoni, pasi beson se mund tė komprometohet tradita e maqedonasve klasikė si Aleksandri i Madh. Rajoni verior i saj gjithashtu quhet Maqedoni.

Prandaj, dy Maqedonitė nuk ndajnė vetėm kufirin, por edhe emrin, dhe pėr shumė grekė kjo situatė ėshtė e patolerueshme.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Shqipėria e quan Maqedoninė FYROM Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi