.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

SHBA-OSBE dėrrmojnė Berishėn Empty SHBA-OSBE dėrrmojnė Berishėn

Fri Oct 17 2008, 13:24
SHBA-OSBE dėrrmojnė Berishėn Images10Ambasadori Uithers sulmon ashpėr qeverinė, mbron Ina Ramėn: Lufto krimin, hyr nė histori. Komisioni hetimor? Ēoroditje.Ambasadori amerikan nė Tiranė, Xhon Uidhers, ka pėrdorur njė gjuhė tė ashpėr ndaj qeverisė pėr ndėrhyrjet e fundit nė punėn dhe pavarėsinė e prokurorisė. Nė njė seminar pėr luftėn ndaj pastrimit tė parave tė pista, i zhvilluar nė Prokurorinė e Tiranės, diplomati amerikan e konsideroi njė ēoroditje dhe njėkohėsisht shqetėsues vendimin e Kryeministrit Berisha pėr njė hetim ndėrkombėtar pėr ēėshtjen "Fazliē". Uidhers mbėshteti punėn e Kryeprokurores Ina Rama nė mbrojtje tė pavarėsisė sė organit tė akuzės dhe e inkurajoi atė tė vijojė hetimet e ēėshtjeve tė rėndėsishme. Duke kujtuar faktin se Ina Rama u konsiderua nė fillim tė mandatit tė saj si Silvia Konti, ambasadori amerikan tha se Prokurorja e Pėrgjithshme ėshtė shumė mė tepėr se aq, pasi ajo pėrballet me realitetin e vėrtetė. Uidhers i bėri thirrje prokurorisė tė mos bjerė pre e presioneve tė politikės dhe tė zbatojė ligjin, pasi kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr t‘u integruar nė NATO dhe BE.


"Ina Rama nė histori"

Ambasadori amerikan, gjatė fjalės, ka shprehur urime dhe admirime pėr Prokuroren e Pėrgjithshme, Ina Rama. Ai tha se Rama ėshtė krahasuar me personazhin artistik Silvia Konti. "Siē e dini, znj. Konti ishte e pėrkushtuar dhe e vendosur tė luftonte krimin, pavarėsisht ēfarė pengesash i krijonin, pavarėsisht nga vėshtirėsia e rrethanave, apo kundėrshtitė ndaj saj. Ky krahasim ėshtė me vend, por nuk arrin lart sa duhet. Sepse personazhi i Silvia Kontit ishte artistik, ndėrsa detyrat qė znj. Rama ka marrė pėrsipėr janė shumė reale", tha Uidhers, duke shtuar se pėrgjegjėsitė e saj janė jo vetėm tė hetojė disa prej ēėshtjeve mė tė vėshtira dhe mė tė debatueshme, qė ka njohur ndonjėherė Shqipėria, por nė njė kuptim mė tė gjerė dhe mė tė thellė, tė japė njė kontribut me peshė nė ndėrtimin e demokracisė shqiptare, duke mbrojtur pavarėsinė e institucionit tė saj dhe tė gjyqėsorit nė pėrgjithėsi, ndaj presioneve politike dhe sulmeve politike. "Nuk mė duhet ndonjė menēuri e madhe pėr tė parashikuar qė kur tė shkruhet historia e demokracisė shqiptare, pėr njerėzit si Ina Rama do tė ketė njė kapitull tė veēantė", paralajmėroi ambasadori.


"Hetimi ndėrkombėtar?

Njė ēoroditje"

Diplomati amerikan shprehu edhe disa komente mbi zhvillimet e kohėve tė fundit nė Shqipėri. Ai tha se Parlamenti po shqyrton fillimin e njė komisioni hetimor pėr funksionimin e prokurorėve dhe Prokurores sė Pėrgjithshme kėtu nė Shqipėri. "Qeveria ka bėrė thirrje edhe pėr njė farė inspektimi ndėrkombėtar nė kėtė fushė, tė cilin, sinqerisht, e gjej tė pashpjegueshėm. Tė gjitha kėto i gjej shumė ēoroditėse dhe mjaft shqetėsuese", tha Uidhers. Duke bėrė krahasime me fatin e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ambasadori tha se "loja" ėshtė e njėjtė. "Tetorin e kaluar, pak pasi kisha ardhur kėtu, parlamenti kish filluar njė komision hetimor pėr ish-Prokurorin e Pėrgjithshėm. Tani, duket se synon tė bėjė tė njėjtėn gjė ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme aktuale. Po, parlamenti ka tė drejtė tė ngrejė komisione hetimore, por mos ėshtė kjo diēka qė parlamenti shqiptar e bėn ēdo tetor? Sinqerisht, nuk shoh asnjė arsye legjitime pėrse qeveria apo parlamenti t‘i ndėrmarrė kėto lėvizje", pohoi Uidhers, duke shtuar se nxit si qeverinė, ashtu edhe parlamentin, tė rishqyrtojnė kėto lėvizje impulsive, qė duken se ndėrhyjnė nė pavarėsinė e njė institucioni, qė ka nevojė tė jetė i pavarur. "Kėshilla ime dhe e qeverisė sime ėshtė qė prokurorėt tė lejohen tė bėjnė punėn e tyre si aktorė tė pavarur qė janė", tha ambasadori.


Pėrgėzohet Task-Forca

Ambasadori amerikan ka vlerėsuar me nota pozitive strukturėn e Task-Forcės nė Prokurorinė e Tiranės, duke iu referuar raporteve ndėrkombėtare. "Task-Forca ėshtė pėrgėzuar kohėt e fundit nga dy organizata ndėrkombėtare pėr punėn e saj tė shkėlqyer. Organizata jofitimprurėse ‘Freedom House‘ vėrejti qė korrupsioni vazhdon tė jetė njė problem i kudondodhur nė Shqipėri, por veēoi Task-Forcėn si njė mekanizėm tė efektshėm pėr tė luftuar korrupsionin", tha Uidhers. Mė tej, pohoi se Indeksi i Perceptimit tė Korrupsionit i organizatės "Transparency International", pėr vitin 2008, e renditi Shqipėrinė nė vendin e 85-tė, njė kapėrcim prej 20 vendesh nga renditja e mėparshme globale, kur ishte e 105-a. Raporti vėrejti qė Shqipėria mbetet njė vend shumė i korruptuar, por njohu meritat aty ku duhej: te prokurorėt dhe oficerėt e policisė gjyqėsore nė kėtė sallė.

Prokurorė, keni ligjin

Nė tė njėjtėn frymė me Ina Ramėn, ambasadori tha se prokurorėt duhet tė veprojnė nė bazė tė ligjit. Duke folur pėr prokurorėt, Uidhers pėrmendi njė histori tė shkurtėr. "Nė historinė e hershme tė Shteteve tė Bashkuara, kur skllevėrit qė mbaheshin tė lidhur nė plantacionet e jugut kėrkonin lirinė e tyre, nuk kishin as busulla, as harta. Shumica as nuk lexonin dot. Mes tyre dhe lirisė nė veri qėndronin kėneta, lumenj, male e shumė pengesa tė tjera. Ajo qė kėta skllevėr kishin, ishte vendosmėria e tyre pėr tė qenė tė lirė dhe njė copė dije. Kjo copė dijeje ishte qė ekzistonte njė yll, Ylli Polar. Dhe pėr sa kohė qė ndiqnin atė yll, ishin nė shtegun drejt lirisė. Tė gjithė ju nė kėtė sallė keni njė Yll Polar. Dhe ky yll ėshtė Ligji. Pėr sa kohė qė ndiqni ligjin, pavarėsisht nga kritikat qė merrni, pavarėsisht nga presionet qė iu bėhen, edhe ju, do ta arrini objektivin tuaj pėrfundimtar", pėrfundoi ambasadori.



Takimi "privat"
Kryeprokurorja Ina Rama dhe ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, pas fjalėve pėrshėndetėse nė "sy" tė prokurorėve dhe gazetarėve, kanė preferuar tė diskutojnė privatisht pėr 10 minuta situatėn e krijuar nga sulmet e qeverisė



"Pastrimi i parave, njė murtajė"


Ambasadori bashkė me Kryeprokuroren trajnojnė hetuesit e Task-Forcės


Prokuroria e Pėrgjithshme, nė bashkėpunim me Ambasadėn Amerikane po zhvillojnė njė seminar nė Prokurorinė e Tiranės rreth pastrimit tė produkteve tė veprės penale. Tematika e seminarit ėshtė cilėsuar nga ambasadori amerikan si njė murtajė. "Duke mbledhur bashkė ekspertizėn qė pėrfaqėsohet nė kėtė sallė; duke mbledhur bashkė prokurorė, oficerė tė policisė gjyqėsore, zyrtarė tė zbatimit tė rregullave nga bankat, kemi mbledhur bashkė ekipin qė nevojitet pėr tė luftuar njė murtajė. Kjo murtajė ėshtė pastrimi i parave, ēka pėrfaqėson shtyllėn kurrizore pėr krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin", tha Uidhers. Mė tej, sqaroi se kėto janė krime qė ndikojnė jo vetėm Shqipėrinė, por tė gjithė botėn. Nga ana e saj, Kryeprokurorja ka falėnderuar ambasadorin pėr tė gjitha ndihmat e ofruara ndaj institucionit qendror tė akuzės.




Prokurorėt tė "gėzuar" pas deklaratės sė Uidhers


"Hetimi ndėrkombėtar? Nė Task-Forcė ėshtė njė prokurore amerikane"


Atmosfera nė Prokurorinė e Tiranės ka qenė dje mėse "gazmore". Punonjės tė akuzės deklarojnė nėn zė se tashmė "drejtėsia" duhet tė vihet nė vend. Sipas tyre, deklaratat e diplomatit amerikan kanė qenė njė "dush i ftohtė" pėr qeverinė dhe mazhorancėn, e cila po i sulmon me pa tė drejtė. Zyrtarė tė prokurorisė pohojnė se dosjet, qė kanė nė dorė, do t‘i ēojnė deri nė fund, pavarėsisht ēdolloj presioni politik. "Tashmė tė gjithė e dinė pėr sulmet dhe ēoroditjet e politikanėve rreth dosjeve qė po hetojmė. Idetė e tyre janė qesharake", pohojnė prokurorėt. Duke dashur tė sqarojnė idenė pėr hetimin ndėrkombėtar pėr ēėshtjen "Fazliē", ata pohojnė se struktura e Task-Forės i ka tė gjitha kapacitetet, qoftė njerėzore pėr hetimin e dosjes sė "politizuar". Sipas tyre, nė kėtė strukturė punon njė prokurore amerikane, e cila ėshtė e aftė tė hetojė kėtė ēėshtje.



OSBE: Qeveria, kontroll mbi drejtėsinė


"Rrėzimi i anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė ishte votė politike"


Ylli Pata


OSBE konstaton se mazhoranca aktuale kėrkon tė vėrė nėn kontroll gjyqėsorin, si njė nga pushtetet e pavarura nė vend. Pas Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, OSBE ėshtė organizmi i tretė ndėrkombėtar qė i bashkohet shqetėsimit pėr vėnien e drejtėsisė nėn kontrollin e pushtetit politik. Nė raportin vjetor tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, tė lexuar dje nė Vjenė nga kreu i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Robert Bosh, theksohet tejet qartė kritika ndaj qeverisė dhe mazhorancės. Nė dokumentin qė analizon zhvillimet politike nga shtatori 2007 deri nė shtatorin 2008, theksohet se "nė korrik 2008, Ministria e Drejtėsisė pėrfundoi pėrgatitjen e projekt-ndryshimeve pėr ligjin pėr Prokurorinė dhe nė shtator 2008, Kuvendit iu dėrgua pėr shqyrtim njė projektligj pėr administratėn gjyqėsore. Deri mė sot, dy projektligjet, tė cilat synojnė tė luftojnė korrupsionin brenda gjyqėsorit, duket se forcojnė kontrollin e ekzekutivit mbi gjyqėsorin, duke ngritur pyetje mbi ndarjen e pushteteve dhe ato nuk u diskutuan si duhet me aktorėt kyēė pėrpara se tė paraqiteshin zyrtarisht. Nė pėrgjigje tė kritikave nga bashkėsia kombėtare, tani po zhvillohen konsultime". Gjithashtu, OSBE paraqet objeksione jo tė vogla edhe pėr disa vendime tė miratuara nė mbledhjet mė tė fundit tė qeverisė nė lidhje me drejtėsinė. Nė raportin e lexuar nga ambasadori Bosh, thuhet ndėr tė tjera se "nė tetor 2008, Kėshilli i Ministrave miratoi njė sėrė projektligjesh pėr profesionin e avokatit dhe noterit, Gjykatat Administrative dhe Shėrbimin e Pėrmbarimit me qėllim, siē pretendohet, qė ta pėrafrojė legjislacionin kombėtar me standardet e BE-sė. Megjithėse ėshtė ende herėt pėr tė komentuar mbi hollėsitė e kėtyre ligjeve, mund tė vėrehet se ato u miratuan ose pa iu nėnshtruar njė procesi tė plotė konsultimi publik ose duke shpėrfillur komentet e bėra nga bashkėsia ndėrkombėtare".

Presidenti

Nė raportin vjetor tė Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, i cili u paraqit nė Kėshillin e Pėrhershėm tė organizatės dje nė Vjenė, nuk ka lėnė pa u pėrmendur edhe pėrplasja e fortė institucionale e fillimit tė verės sė shkuar mes mazhorancės dhe Presidentit pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė. Nė raport theksohet se "nė qershor 2008, gjashtė vendet vakante pėr Gjykatėn e Lartė ngjallėn debat. U zhvilluan debate tė ndezura nė lidhje me ēėshtjen nėse Presidenti veproi nė mėnyrė kushtetuese nė procedurat e emėrimeve pėr Gjykatėn e Lartė. Qeveria argumentonte se Presidenti paraprakisht duhet tė kishte hyrė nė diskutime joformale me Kuvendin. Nė tė vėrtetė, shumė vetė e panė votėn pasuese kundėr kandidaturave tė Presidentit nga ana e Kuvendit, si njė votė politike pėrkundrejt vendimit tė Presidentit pėr tė mos hyrė nė konsultime. Ēėshtja u zgjidh vetė, pasi Presidenti ngriti njė grup ekspertėsh pėr tė pėrcaktuar njė paketė kriteresh qė duheshin pėrmbushur nga grupi i kandidatėve tė ardhshėm, tė cilėt mė pas u miratuan. Ngritja e grupit tė ekspertėve qetėsoi situatėn dhe pėr kėtė i duhet dhėnė meritė e madhe Presidencės qė e propozoi kėtė ide".


Katastrofa


Nė dokumentin vjetor theksohet kėrkesa pėr zbardhjen e tragjedisė sė 15 marsit dhe gjetja e pėrgjegjėsve


"Gėrdeci, Prokuroria e Pėrgjithshme tė lihet e lirė tė hetojė"


Nuk kishte si tė mos ndodhte qė ngjarja mė e rėndė e vitit 2008 tė mos trajtohej nga raporti vjetor i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė. Pikėrisht, katastrofa e tmerrshme e Gėrdecit. Pėr tė cilėn, ambasadori Robert Bosh dėrgon njė thirrje tė fuqishme ndaj qeverisė shqiptare dhe mazhorancės, qė tė lėnė tė lirė Prokurorinė e Pėrgjithshme tė vazhdojnė hetimet pėr Gėrdecin, pa u bėrė presion. Tragjedia e 15 marsit zė njė vend tė rėndėsishėm nė raportin e Prezencės sė OSBE-sė, e cila pėrbėn njė nga dokumentet e rėndėsishme ndėrkombėtare, qė zakonisht kanė njė koordinim edhe me raportin progres tė Komisionit Evropian pėr vitin 2008. Nė dokumentin e paraqitur nė Vjenė nga ambasadori Bosh theksohet se "nė mars 2008, njė sėrė shpėrthimesh nė njė depo municionesh ushtarake pranė Tiranės (Gėrdec) vranė 26 persona dhe lėnduan 300 tė tjerė, ndėrsa u shkatėrruan edhe mijėra shtėpi. Prokuroria e Pėrgjithshme nisi njė hetim tė plotė, i cili ėshtė nė vazhdim. Prokuroria e Pėrgjithshme duhet tė vijojė hetimet pa ndėrhyrjen e politikės. Nė korrik 2008, imuniteti parlamentar i ish-ministrit tė Mbrojtjes u hoq pėr t‘i hapur rrugė hetimeve mbi rolin e tij. Nė pėrpjekjet pėr rindėrtimin e zonės, qeveria ndėrmori masa madhore, duke zhvilluar njė strategji koherente pas-rindėrtim. Sa i pėrket sigurisė sė zonės, bashkėsia ndėrkombėtare, nė mėnyrė tė pėrsėritur, ka bėrė thirrje qė perimetri i sigurisė prej 800 metrash pėrreth zonės sė shpėrthimit tė respektohet si zonė e ndaluar, pėr aq kohė sa tė certifikohet si zonė e sigurt nga ekspertė tė huaj tė pavarur".

Ekonomia

Nė lidhje me zhvillimin ekonomik, OSBE-ja thekson se korrupsioni dhe moszgjidhja e ēėshtjeve tė pronave ndikon nė rritjen e ēmimeve. Nė raportin vjetor bėhet e ditur se "ekonomia ka vazhduar rritjen me njė pėrqindje tė shėndetshme prej 5.0% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, megjithėse rritja e ēmimeve tė karburantit dhe energjisė elektrike shtoi trysninė e inflacionit. Nisma si adoptimi i taksės sė sheshtė dhe sistemi i regjistrimit tė bizneseve nė one-stop-shop, ndėrthurur me veprimin dinamik pėr tė formalizuar tregun e zi, ka sjellė pėrfitime pėrmes rritjes sė nivelit tė mbledhjes sė taksave dhe rritjes sė investimeve tė huaja. Nė shtator 2008, raporti i Bankės Botėrore e renditi Shqipėrinė nė vend tė dytė mes vendeve qė kanė ndėrmarrė reforma nė vitet 2007-‘08 pėr tė lehtėsuar biznesin, duke parė reforma qė kanė thjeshtėzuar dhe zbutur rregullat. Rezultati i saj i pėrgjithshėm e poziciononte Shqipėrinė nė pozitė tė barabartė me vende tė tjera tė rajonit tė Evropės Juglindore. Megjithėkėtė, shtrirja ekonomike dhe modelet shoqėruese tė migrimit vazhdojnė tė ndikojnė nė ekuilibrin mes rritjes ekonomike dhe zhvillimit tė qėndrueshėm. Potenciali pėr tregti dhe investim tė huaj gjithashtu ėshtė ndrydhur nga shqetėsimet qė rrjedhin nga siguria ligjore dhe fizike e pronės, korrupsioni dhe ēmimet e larta tė operimit.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



SHBA-OSBE dėrrmojnė Berishėn Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi