.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shqipėria hap burgjet pėr kriminelėt serbė tė luftės Empty Shqipėria hap burgjet pėr kriminelėt serbė tė luftės

Fri Nov 07 2008, 11:43
Shqipėria hap burgjet pėr kriminelėt serbė tė luftės Kuvendi-shqiptarParlamenti shqiptar injoron reagimet e Serbisė. Firmos me Gjykatėn e Hagės. Nenet e "nxehta" tė marrėveshjes.Me 81 vota pro, asnjė kundėr dhe 1 abstenim, Kuvendi shqiptar i ka hapur rrugė dje marrėveshjes sė firmosur mė 19 shtator 2008 mes Shqipėrisė dhe Hagės pėr zbatimin e vendimeve tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Krimeve pėr ish-Jugosllavinė. Qė do tė thotė, tashmė nė burgjet e Shqipėrisė mund tė vuajnė dėnimin e tyre me burg tė gjithė ata tė burgosur serbė, tė cilėt janė dėnuar pėr krime lufte nga Haga. Kjo marrėveshje ėshtė firmosur para dy muajve nė Holandė nga ambasadori ynė Roland Bimo dhe sekretari i Gjykatės Ndėrkombėtare, Hans Holthaus. Nė marrėveshje pėrcaktohen qartė hapat qė duhet tė ndjekė shteti shqiptar pėr tė kėrkuar qė nė burgjet shqiptare tė vuajnė dėnimin tė dėnuar pėr krime lufte nė ish-Jugosllavi. Nė nenin 1 tė kėsaj marrėveshje thuhet se "shteti shqiptar, me njė kėrkesė zyrtare drejtuar Tribunalit, ka tė drejtė tė kėrkojė qė njė apo disa kriminelė lufte, pa dallim nacionaliteti, tė vuajnė dėnimin nė burgjet shqiptare". Ndėrsa nė nenin 2 pėrcaktohen procedurat konkrete, tė cilat janė, sė pari njė kėrkesė e Kėshillit tė Ministrave tė Shqipėrisė pėr tė zbatuar vendimin, e cila duhet bėrė mbi bazėn e kryesekretarit tė Gjykatės Ndėrkombėtare, me miratimin e Presidentit tė gjykatės.

Sė dyti, kryesekretari duhet tė sigurojė dokumentet e mėposhtme pėr shtetin nė fjalė, qė bėn kėrkesėn: njė kopje tė certifikuar tė vendimit pėrfundimtar, njė deklaratė qė tregon se sa prej kėtij dėnimi ėshtė kryer, pėrfshi kėtu edhe informacionin pėr burgimin para gjyqit, kur ėshtė e mundur, ēdo raport mjekėsor apo psikologjik pėr personin e dėnuar, ēdo rekomandim pėr trajtimin e tij nė tė ardhmen nė shtetin qė bėn kėrkesė dhe ēdo faktor tjetėr qė ka lidhje me zbatimin e dėnimit. Shteti kėrkues duhet tė paraqesė kėrkesėn tek autoritetet kompetente kombėtare, nė pėrputhje me ligjin kombėtar tė shtetit kėrkues. Autoritetet kompetente kombėtare tė shtetit kėrkues duhet tė vendosin menjėherė pas kėrkesės sė kryesekretarit, nė pėrputhje me ligjin kombėtar. Nė nenin 3 pėrcaktohen mėnyrat se si zbatohet kjo marrėveshje. Sė pari, duke zbatuar dėnimin e dhėnė nga Gjykata Ndėrkombėtare, autoritetet kompetente kombėtare tė shtetit duhet tė informohen pėr kohėzgjatjen e dėnimit. Kushtet e burgimit duhet tė saktėsohen nga ligji i shtetit kėrkues, subjekt i mbikėqyrjes nga Gjykata Ndėrkombėtare. Presidenti i Gjykatės Ndėrkombėtare duhet tė vendosė nė konsultim me gjykatėsit e kėsaj gjykate, se kur mund tė zbatohet lirimi i parakohshėm. Kushtet e burgimit duhet tė jenė nė pėrputhje me rregullat standarde minimale pėr trajtimin e tė burgosurve, organizimin e parimeve pėr mbrojtjen e tė gjithė personave nga burgimi, apo dėnimi dhe rregullat themelore pėr trajtimin e tė burgosurve.


Nenet e marrėveshjes


Neni 4

Transferimi i personit tė dėnuar. Kryesekretari duhet tė marrė masat e pėrshtatshme pėr transferimin e tė dėnuarit nga Gjykata Ndėrkombėtare nė autoritetet kompetente tė shtetit kėrkues dhe duhet tė sigurojė njė deklaratė tė rifreskuar pėr shtetin kėrkues.


Neni 5

Personi i dėnuar nuk duhet tė gjykohet nga njė gjykatė e vendit kėrkues pėr aktet qė pėrbėjnė shkelje tė ligjit, sipas statutit tė Gjykatės Ndėrkombėtare, pėr tė cilat ai ėshtė dėnuar nga Gjykata Ndėrkombėtare.


Neni 6

Autoritetet kompetente tė shtetit kėrkues duhet tė lejojnė inspektimin e kushteve tė burgimit dhe trajtimit tė tė burgosurit nga Komisioni Evropian pėr parandalimin e torturės dhe ndėshkimin jonjerėzor nė ēdo kohė dhe mbi njė bazė periodike, shpeshtėsinė e vizitave qė duhen pėrcaktuar nga CPT.





Neni 8

Nėse nė bazė tė ligjit kombėtar tė zbatueshėm, personi i dėnuar mund tė klasifikohet pėr falje ose shkurtim tė dėnimit, atėherė shteti kėrkues duhet tė njoftojė kryesekretarin. Nėse Presidenti vendos se falja apo reduktimi i dėnimit nuk ėshtė i pėrshtatshėm, atėherė shteti kėrkues duhet tė veprojė mbi bazėn e kėtij vendimi.


Neni 9

Zbatimi i dėnimit pėrfundon kur: Dėnimi ka pėrfunduar; me vdekjen e tė dėnuarit; me faljen e tė dėnuarit; pas njė vendimi tė Gjykatės Ndėrkombėtare sipas paragrafit 2. Gjykata Ndėrkombėtare mundet qė nė ēdo kohė tė vendosė pėr pėrfundimin e zbatimit tė dėnimit nė shtetin kėrkues.


Neni 10

Nėse nė ndonjė kohė, pas vendimit qė ėshtė marrė pėr zbatimin e ligjit, pėr arsye praktike dhe ligjore, zbatimi ėshtė i pamundur, shteti kėrkues duhet tė informojė menjėherė kryesekretarin. Kryesekretari duhet tė marrė masat e duhura pėr transferimin e tė dėnuarit.


Neni 11

Gjykata Ndėrkombėtare duhet tė paguajė shpenzimet qė lidhen me transferimin e personit tė dėnuar drejt dhe nga shteti kėrkues, vetėm nėse palėt bien dakord pėr njė marrėveshje tjetėr. Shteti kėrkues duhet tė paguajė tė gjitha shpenzimet e tjera qė rrjedhin nga zbatimit i dėnimit.






Kundėrshtimi i Serbisė


"Nuk do t‘i lejojmė serbet tė vuajė atje dėnimet"


Pak ditė pas bėrjes publike tė nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje mes Shqipėrisė dhe Hagės, ka ardhur edhe reagimi i shtetit serb. Serbia ėshtė shprehur kundėr kėsaj marrėveshjeje dhe qėndrimin e saj ia ka bėrė tė ditur edhe Gjykatės sė Hagės, me argumentin se Shqipėria ka probleme pėr gjendjen e burgjeve. Drejtori serb i zyrės sė bashkėpunimit me Hagėn, Dusan Ignjatovia, ka theksuar para njė muaji se nė raportet e Departamentit amerikan tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut nė Shqipėri, si dhe nė raportin e "Amnesty International" pėr vitin 2007, njė nga problemet kryesore nė Shqipėri ėshtė gjendja e keqe e burgjeve. Ndaj, ka theksuar ai, Beogradi nuk do tė lejojė asnjė qytetar tė vetin tė dėnuar nga gjykata qė ta vuajė dėnimin nė Shqipėri. Veē kėsaj, Serbia argumentoi se Shqipėria ėshtė pėrfshirė nė konfliktin e Kosovės dhe drejtori serb ka sjellė nė vėmendjen e tė gjithėve akuzat e ngritura nga ish-kryeprokurorja Karla del Ponte nė njė libėr tė saj, ku pretendon se nė Shqipėri ėshtė kryer trafik organesh gjatė kohės sė luftės. Po kėshtu, pėrfaqėsuesi serb ėshtė pėrpjekur tė argumentojė qėndrimin e Beogradit, duke sjellė, sipas tij, edhe shembuj tė tjerė, tė cilat dėshmojnė qartė se Shqipėria nuk mund tė presė tė dėnuar serb. Duke u mbėshtetur te disa dėshmi tė bėra nė gjyqet e Hagės, sipas tė cilave UĒK-ja ėshtė furnizuar me armė nga Shqipėria dhe se UĒK-ja ka pasur depo nė Shqipėri, dėshmon, sipas tij, mbėshtetjen qė Shqipėria i ka bėrė luftės nė Kosovė. Kjo marrėveshje pėr tė burgosurit pėr krime lufte mes Hagės dhe Shqipėrisė ėshtė firmosur mė 19 shtator 2008 dhe nė listėn e vendeve qė kanė nėnshkruar marrėveshje tė tilla janė gjithsej 16 shtete evropiane.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Shqipėria hap burgjet pėr kriminelėt serbė tė luftės Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi