.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

raportet etike politike sipas meje Empty raportet etike politike sipas meje

Sat Dec 06 2008, 10:58
Ajo ēfarė ėshtė paradigmatike tek Makiaveli dhe filozofia e tij, dhe qė nė fakt ky i kushton njė rėndėsi mjaft tė madhe, ėshtė edhe raporti ndėrmejt politikės dhe etikės.
Antropologjia dhe Filozofia politike e Nikolo Makiavelit, ėshtė rrėnjėsisht antipod i qasjeve respektive (Antropologjise dhe Filozofisė) tė Aristotelit, dhe pa ekuovike mund tė konkludohet se qasja makiaveliste dhe veēanėrisht ajo pjesė qė ka tė bėjė me raportin e etikės me politikėn, ėshtė nė thelb njė antiaristotelizėm tipik. Ndryshe nga veprat e tij Aristoteli ku nė fakt trajtohej konstelacioni i lidhjes sė pashkoqitshme nė mes etikės dhe politikės, dhe ku etika konsiderohej si pjesė ndėrsubjektive dhe e pėrbrendėsuar e shpirtėsisė sė njeriut nė raport me botėn materiale, dhe ku njeriu konsiderohej si "qenie e mirė", e "arsyeshme", dhe "politike", Makiveli pėr tė mos thėnė se e flak nė tėrėsi Filozofinė Aristoteliane, e merr nė shqyrtimin vetėm kontekstin e njeriut si "qenie politike". Pra logjikisht mund tė konkludojmė se Makiaveli pajtohej me Aristotelin vetėm sa i pėrket pikėpamjes sė Aristotelit, se njeriu ėshtė “qenie politke” dhe asgjė mė tepėr. Madje edhe kjo ka tė bėjė vetėm formalisht me kauzėn e shtruar, dhe diagnostifikimin e njeriut si qenie e tillė, ngase nė pėrmbajtje, koncepcioni Aristotelit me atė tė Makiavelit sėrish ndryshon, pėr faktin se krejtėsisht tjera pikėpamje mban Aristoteli pėr njeriun si “qenie politike” e krejtėsisht tjera Makiaveli.
Makiaveli pėr sa i pėrket natyrės antropologjike tė njeriut, si paradigmė e spjegimit individual nė parim tė etikės, ėshtė i mendimit, dhe thekson faktin se njeriu ėshtė qenie me pėrplot dobėsi e tė meta, i pabesė, mashtrues, i pasigurt, gėnjeshtar, lakmues, dhe pėrgjithėsiht njė egėrsirė. Kjo ishte etika e njeriut sipas Makiavelit ! Kėto ishin tiparet e tij sipas Makiavelit (!) Ishte ky sinonim i njė nėnēmim tė rėndė , ndoshta mė I rėndi qė ndokush I kishte bėrė ndonjėherė krijesės NJERI, por njėkohėsisht edhe FESĖ dhe ZOTIT, ngase nėse njeriut ėshtė krijesė e Zotit dhe megjithatė ėshtė kaq i keq, atėherė pėr kėtė nuk ėshtė fajtorė vetėm njeriu, por edhe krijuesi i tij.
Njė ndėr koncepcionet shumė tė rėndėsishme tė Makivalelit, ėshtė edhe e ashtuquajtura prishėsia e njerėzve, qė nė fakt derivon nga pabarazia midis tyre, dhe pikėrisht nė kėtė konstelacion shkėputet edhe ajo ana e praktike e Filozofisė sė Makiavelit pėr sa i pėrket raportit tė njeriut me etikėn. Pra u pa ajo se ēfare na qenka natyra njeriut, andaj tani e tutje Makiaveli kalon nė prakticitet (!). Kėtu definitivisht zė fill realizmi apo siē ndyrshe pragamtizmi i Makiavelit.
Makiaveli ėshtė i vetėdijshėm se nuk mund tė ketė ameliorizim (reformim tė brendshėm) tė pėrnjėhershėm tė njerėzve, andaj preferon qė tė shkohet kah realja, kah definimi real i konstelacionit njeri-politikė, perkatėsisht etikė-politikė. Duke qenė shkoqitės i politikės, nga multilaterizmi i filozofisė doktrinore tė Platonit rrespektivisht paradigmės platoniste, Makiaveli megjithėse angazhohet pėr njė elborim tė purifikuar tė politikės, dhe megjithėse e ēliron njeriun nga vlerat etiko-morale e religjioziteti, ai nuk i PĖRJASHTON, kėta faktorė, por vetėm siē theksuam e ĒLIRON njeriun nga ta, dhe pikėrisht kur jemi kėtu, duhet theksur faktin se shpeshherė qasja e Makiavleit mbi etikėn ėshtė etabaluar njėtrajtshmėrisht, dhe si e keqkuptuar, ku Makiaveli gabimisht ėshtė konsideruar si pėrjashtues i etikės dhe i vlerave morale, gjė qė nuk pėrkon me realitetin. Kanė eksistuar edhe ekstreme tė tilla qė Makiavelin figurativisht e kan krahasuar edhe me figurėn e djallit(!). Interpretime tė tilla, ka pasur nga ēdokush, nga ēdo bastion ēoftė edhe qė ndoshta fare nuk ka pasur tė bėjė me politkėn.
Por realiteti qėndron nė atė se Makiaveli, duke u nisur nga fakti se politika e fundamentuar si pjesė e doktrinės apo paradigmės moraliste tė Platonit konkludonte se ajo, nuk mund tė gjente zbatim assesi nė terren, dhe si profesion, ngase ishte drejtpėrsėdrejti e influancuar nga multiralaterizmi i dogmave, etiko-morale qė ingėrthente Filozofia e Platonit, dhe qė edhe politikėn e vėnte inkorporcionalisht nė lidhje me to, andaj duke e ndarė politikėm nga filozofia, Makiaveli i flakė dogmat, i flakė abstraksionet e tilla ēfarė ishte ajo e Platonit (nga e cila dolėn dy religjionet mė tė mėdha dominuese : Krishterimi dhe Islami), dhe pasi qė e bėn tė ēartė nonsensin e doktrinės platoniste mbi politkėn si tė lidhur ngusht me etikėn, pra pas qė i vė themelet e teorisė sė tij, ai i pėrvishet ekskluzivisht modaliteteve tė teorisė sė tij.
Kur jemi te teoria, pėrmledhėsisht ajo ēfarė nė fakt qė na sugjeron Makiaveli, ėshtė: qė tė mund tė ketė politikė, duhet qė liria tė paraqitet nė sytė e shumicės si vetė ajo qė kėrkohet pėrjetėsisht, si kushtet e egzistencės sė saj, tė drejtat, mundėsia pėr tė patur pronė, tokė, dhe mundėsinė pėr tė marrė pjesė nė ēėshtjet publike, por duke qėnė se njėkohėsisht, jemi larg nga arritja e saj, ajo do tė pėrbėjė, objektin e vetė “protestes”, tė pakėnaqėsisė, tė rezistencės. Do tė mund tė thonim nė kėtė sens qė liria pjesė konstitutive pėr natyrė e politikės, nė sensin qė ajo ėshtė kjo e mirė qė kėrkohet gjithmonė, dhe nuk plotėsohet asnjėherė, dhe pėr kėtė populli fomohet si trup politik. Apo mė shumė akoma, do tė mund tė thonim se liria ėshtė themeluese e politikės nė sensin ku ajo ėshtė vetė objekti i diferencės sė pazgjidhshme mes zotėrinjve dhe shėrbyesve: dosido cilado palė e kupton kėtė fjalė sipas mėnyrės sė saj, dhe asnjėherė ata nuk do tė mund tė mirėkuptohen pėr njė sens tė pėrbashkėt tė kėtij termi.
Nga e tėrė kjo ēka u potencua mund tė shihet ēartė se Makiaveli vė theksin, nė lirinė si formė e patjetėrsuar e natyrės sė njeriut, ku ky i fundit ka nė duart e tij mundėsinė qė ti qaset politikės pa kurfarė pengese, por qė paradigma shekullore e Platonin e rrimarrė deri diku edhe nga Aristoteli, e ka pamundėsuar njė gjė tė tillė, dhe ka krijuar njė frymė tė atillė qė edhe nėse ka qasje nė politikė, politikbėrėsi prapėseprapė do tė oscilojė dhe do tė gjunjėzohet pėrpara dogmave etiko-morale dhe religjioze tė paradigmave qė i kultivuan kėto koncepte.
Duke qenė i lire njeriu, si qenie dhe si individ nė parim vendos pa u penguar nga askush qė tė merret me politikė, gjė qė ėshtė katėrcipėrisht, nė kundėrshtimin me pikėpamjen proto-utopiste tė e Platonit qė ishte i bindur se udhėheqjen duhet besuar vetėm filozofėve. Kjo gjithashtu, antagonizon edhe me pikėpamjen aristoteliane pėr njeriun si "qenie e mirė". Duke e definuar nė kėtė menyrė natyrėn e njeriut Makiaveli, vazhdon me definimin e modaliteteve dhe formaliteteve tjera, karakaterizuese tė njeirut pushtetar nėse mund ta quajmė nė kėtė formė njeriun qė ka pushtet (Princin), ku pėrmend figurativisht njė gjė shumė ineteresante, faktin se prakticiteti dhe pragmatizmi i pushtetarit duhet t'i pėrgjasojė fuqisė se LUANIT, dhe dinakėrisė sė DHEPLPRĖS. E para ka tė bėjė me rastet kur pushtetari, dėshiron qė aribitrarisht tė ndėrhyjė nė ndonjė situatė pėr tė qenė promotorė i dhėnies sė kahjes, apo pėrfundimit tė ndonjė ēėshtjeje, problemi, a situate nė menyrėn se si do ai vetė. Kjo gjithashtu ka tė bėjė edhe me skrupullin e pushtetarit(!), me rastet kur pakėnaqėsia e tij apo inati i tij ekzalton nė menyrėn mbase mė tė keqe tė mundėshme nė kurrizė tė sė sunduarve. Pra ktu kemi tė bėjmė me pėrdorim tė eksplicit tė FUQISĖ, por prapėseprapė as kėtu as morali e as vlerat etiko-religjioze nuk janė tė pėerjashtuara(!), ngase pikėrisht kjo FUQI mund tė pėrdoret pikėrisht "nė emėr" dhe nė "mbrojtje" tė vlerave tė lartėcekura. E dyta : Figura e DHELPRĖS, thamė se simbolizon DINAKĖRINĖ e pushtetarit (Princit), ku ky i fundit, duke u nisur edhe nga vetė natyra e tij si i pabesė, i pasigurtė etj, mund tė monopolizojė dinakėrisht me forma dhe mėnyra tė ndryshme pėr ta impelemntuar dhe pėr ta bėrė tė mundshėm synimin e tij ! Por ndoshta pa e tepruar, vlen tė potencohet se as kėtu as morali e as vlerat etiko-religjioze nuk janė tė pėrjashtuara, pėr faktin se pikėrisht DINAKĖRIA mund tė pėrdoret "nė emėr" dhe "nė mbrotje" tė vlerave.


etc 29/11/08



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi