.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

OMONIA, shoqate kulturore apo politike?  Lorenc Rabeta Empty OMONIA, shoqate kulturore apo politike? Lorenc Rabeta

Wed Dec 17 2008, 21:21
Tashmė jemi mėsuar qė pas ēdo provokimi tė lėshuar nga OMONIA dhe sidomos kreu i saj, Vasil Bollano, tė bėhemi dėshmitarė tė efektit ortek qė krijojnė deklaratat, veprimet, kėrkesat apo reagimet e tij. Skema ėshtė thuajse e njėjtė: Bollano lėshon deklaratėn, ndėrhyn njė politikan i lartė grek, pastaj dalin nė skenė PBDNJ-ja e nė mėnyrė tė veēantė OMONIA, e cila nuk pėrton as tė lėshojė deklarata nga mė tė ashprat. Pėr njė farė kohe jehona e kėtij orteku bartet nga zėrat antishqiptarė pėrtej kufirit, nga politika e Athinės, nga organizatat me bazė etnike greke brenda kufirit tonė dhe gjatė gjithė kėsaj hapėsire kohore nga opinioni publik shqiptar - thuajse asnjėherė nga Tirana zyrtare.

Ndodh kėshtu sa herė qė kryetari i Bashkisė sė Himarės kėrkon numėrimin e popullsisė me etni greke, shkolla pėr fėmijėt e kėsaj etnie, mė shumė tė drejta tė mohuara, tabela rrugėsh qė flasin vetėm greqisht, deri edhe gafa e dikurshme, kur nė njė intervistė tha pa iu dridhur syri se himarjotėt nuk kėrkojnė asgjė mė shumė nga ē‘kėrkojnė kosovarėt - pėr fat tė mirė vijat paralele mes dy rasteve tė hequra shumė tinėzisht nga numri njė i OMONIA-s bėnė efektin e kundėrt, jo vetėm nuk gjetėn jehonė nga zyrtarėt grekė (ndėr tė paktat raste) dhe ligjėruan gjithė stuhinė qė opinioni ynė ngriti mbi deklaratėn e mbi tė personalisht, por mbi tė gjitha nxorėn nė pah amatorizmin politik tė vetė Vasil Bollanos.

Po aq absurd ishte edhe incidenti i fundit, qė e vuri pėrsėri Vasil Bollanon dhe OMONIA-n, organizatėn qė pėrfaqėson, nė qendėr tė indinjatės sė opinionit shqiptar. Pėrmes njė memorandumi drejtuar mė 25 nėntor Parlamentit dhe Ministrisė sė Jashtme greke, organizata i kėrkonte shtetit fqinj tė refuzonte nga ana e tij ratifikimin e Marrėveshjes sė Asociim-Stabilizimit mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian. Nė memorandum i kėrkohej Athinės tė mos e jepte miratimin e saj deri nė ēastin kur "Shqipėria tė mos njohė zyrtarisht si zonė minoritare ato treva qė pala shqiptare nuk i njeh si tė tilla: Saranda, Gjirokastra, Delvina, Korēa, bashkė me 99 fshatra tė kėtij pellgu".

Siē ėshtė bėrė tani rutinė, ngacmimi i radhės i OMONIA-s tėrhoqi mbi vete mėrinė e opinionit shqiptar. Kryeministri Sali Berisha e konsideroi veprimin "klithmė ekstremistėsh", ndėrkohė qė deputeti Spartak Ngjela kėrkoi sėrish ndjekjen penale tė Vasil Bollanos.

Por reagimi mė i drejtė dhe mė i studiuar ndaj provokimit tė radhės sė OMONIA-s erdhi nga njė tjetėr zė i panoramės sė faktorėve shqiptarė dhe pikėrisht nga pretendenti pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė. Nė njė prej deklaratave tė rralla publike, Leka II nėnvizoi "mosmirėnjohjen dhe fyerjen flagrante tė radhės ndaj kombit dhe popullit shqiptar" dhe "bukėshkalėn e pėrsėritur e tė pėrhershme" nga ana e OMONIA-s. Por ajo qė e bėn mė tė goditur qėndrimin e pretendentit pėr fronin shqiptar ėshtė vėrejtja qė organizata duhet t‘i pėrmbahet statusit ligjor tė saj si "shoqatė kulturore".

Dhe me tė vėrtetė, sa do t‘i lejohej pėrpilimi i memorandumeve tė tilla shoqatave me karakter kulturor, tė cilat nė pjesėn dėrrmuese kanė qėllim ekzistencial krijimin e urave lidhėse mes popujve e etnive e kurrsesi tė kundėrtėn? Si ėshtė e mundur qė njė shoqatė kulturore e shohim tė veprojė e tė sillet nė njėqind pėr qind tė rasteve si subjekt politik, madje si subjekt radikal politik. Mos tė harrojmė qė nga organizata OMONIA kemi dėgjuar reagimet mė tė ashpra politike lidhur me pretendimin grek pėr tė ashtuquajturin Vorio-Epir: skandali i videos sė ushtarėve grekė, tė cilėt kėndonin njė kėngė antishqiptare gjatė stėrvitjes, shkaktoi reagime shumė tė ashpra nė mjedisin shqiptar - nė disa qytete tonat u dogjėn e u grisėn flamuj grekė - lidhur me tė cilat OMONIA deklaroi se "nuk duam qė akte tė tilla tė na shtyjnė nė situata konfrontimesh etnike, por paralajmėrojmė se nuk do t‘i tolerojmė dhe nė qoftė se kėto akte do tė vazhdojnė, do tė na detyrojnė tė reagojmė nė mėnyra tė tjera".

E, megjithatė, nė kuadrin e panoramės gjithėpėrfshirėse politike duket sikur OMONIA-s i ėshtė pėrcaktuar nga qarqet qė luftojnė pėr Vorio-Epirin thjesht roli i provokatores. Sepse, si shoqatė kulturore nuk i lejohet tė bėjė mė shumė, veē tė ndezė shkrepėse. Pamė se memorandumi nė fjalė ishte aq absurd, sa detyroi reagimin e menjėhershėm edhe tė qeverisė greke, e cila pėrmes zėdhėnėsit tė Ministrisė sė saj tė Jashtme deklaroi se distancohej nga pretendime tė tilla dhe se shumė shpejt do tė nėnshkruante MSA-nė pėr Shqipėrinė.

Ajo qė i komplikon vėrtet gjėrat, ėshtė se deklaratat e OMONIA-s artikulohen nė mė tė shumtėn pėrmes gojės sė kreut tė saj, Vasil Bollanos, i cili, pėrveē tė qenit kryetar i Bashkisė sė Himarės, ėshtė edhe eksponent i njė force politike me emėrtim mjaft fisnik, Partisė sė Bashkimit pėr tė Drejtat e Njeriut. Vetėm pak kohė mė parė, kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, deklaroi publikisht se nuk pėrjashtohej aspak mundėsia qė nė legjislacionin tjetėr Vasil Bollano tė bėhej deputet i Parlamentit shqiptar (edhe kjo shkaktoi reagime tė ashpra nė opinionin shqiptar). Nė rast se do tė ndodhė vėrtet kėshtu, efekti zinxhir i deklaratave tė OMONIA-s do tė ketė simbolikė mė domethėnėse pėr elementin ekstremist antishqiptar - nė tė dyja rastet, edhe sikur Bollano tė vazhdojė tė mbetet kryetari i saj pas zgjedhjes si deputet, edhe nė rastin kur vendos tė dorėhiqet.

Kėshtu, nė rast se tani kemi kėrkesa, qėndrime, apo deklarata tė lėshuara nga njė shoqatė kulturore, me kryetar kreun e Bashkisė sė Himarės, me rastin e hyrjes sė Bollanos nė Parlament do tė kemi deklarata tė bėra nga njė organizatė, kryetari apo ish-kryetari i sė cilės ėshtė pjesė e Parlamentit shqiptar. Rrethi i ri veē do t‘u jepte edhe mė shumė ngarkesė politike deklaratave tė OMONIA-s. Qarqet qė qėndrojnė pas OMONIA-s e pas ēėshtjes sė Vorio-Epirit do kishin kėshtu edhe mė shumė shanse pėr t‘i shitur qėndrimet absurde tė OMONIA-s si deklarata tė mirėfillta politike dhe jo si lajthitje, ndonjėherė edhe tė sikletshme, tė njė shoqate kulturore qė kalon pėrtej caqeve ku e kufizon ky status.

Por duket se, tė paktėn pėr momentin, njė prej qėllimeve kryesore tė tė gjitha kėtyre qarqeve - duke parė se si vend i Bashkimit Evropian, brenda kufijve tė tė cilit njė ditė do tė pėrfshihemi edhe ne, pėr Athinėn ėshtė paksa absurde ngritja e problemeve territoriale me fqinjėt - ėshtė lėnia nė harresė e njė ēėshtjeje qė vėrtet pėrbėn shqetėsim pėr Greqinė: ajo e pronave tė komunitetit ēam tė pėrzėnė me dhunė nga trojet e veta pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė cilėsinė e shpatės sė Demokleut mbi qeveritė shqiptare, ēėshtja e Himarės ka shėrbyer mrekullisht pėr grekėt si mjet presioni qė Tirana ta zėrė shumė pak nė gojė problemin e gjenocidit ēam, nė fakt thuajse fare, dhe nė ato pak herė si ēėshtje teknike.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi