.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Roberto Saviano: Ju rrėfej mafien shqiptare Empty Roberto Saviano: Ju rrėfej mafien shqiptare

Tue Dec 16 2008, 18:42
Roberto Saviano: Ju rrėfej mafien shqiptare Images17"Kamorra" e ka dėnuar me vdekje. Pasi botoi librin e tij "Gomorra", Roberto Saviano ėshtė kthyer nė njė lloj heroi kombėtar tė Italisė, siē e cilėson Umberto Eko. Ai ka guxuar dhe ka ējerrė maskėn e njė pėrbindėshi, mafias italiane, mė tė rrezikshme tė momentit. Dhe, tashmė jeton nėn kėrcėnim. I fundit kėrcėnim pėr Savianon ishte ai i 14 tetorit tė kėtij vitit. Ishte i shkoqur dhe i frikshėm: "Saviano, i gjallė deri nė Krishtlindje". Salman Ruzhdi, pas kėrcėnimeve ndaj Savianos u shpreh: "Mafia paraqet njė problem shumė mė serioz se ai me tė cilin jam pėrballuar unė. Saviano ėshtė nė njė rrezik tė tmerrshėm nga 'Kamorra'..." Saviano jeton i shoqėruar nga policia, qysh nga 13 tetori 2006. Nėn mbikėqyrjen e policisė ishte dhe ditėn kur dha kėtė intervistė ekskluzive pėr gazetaren Rudina Xhunga dhe emisionin e saj "Shqip", nė "Top Chanel". Saviano, nė kėtė rrėfim del pėrtej "Kamorrės". Ai flet pėr tentakulat e saj qė janė shtrirė nė Shqipėri qė nga koha e komunizmit e deri mė tani, me ėndrra tė mėdha pėr tė ardhmen dhe pretendime nė kėtė territor tė ri tė saj. Njė prej kėtyre pretendimeve ėshtė Kosova, ta kthejė atė nė Kolumbinė e re tė Europės.
"Gomorra" ėshtė libri yt i parė, suksesi yt. Tani je i famshėm, por vetmitar. Nėse do tė mundeshit tė ktheheshit pas, do ta shkruanit pėrsėri kėtė libėr?
Po, do ta shkruaja, sepse s'jam penduar kurrė pėr atė qė kam shkruar, por nė tė njėjtėn kohė, nuk ėshtė njė libėr qė mė pėlqen. Nuk e kam shumė pėr zemėr librin tim, sepse mė futi nė kėtė situatė. Por, do ta rishkruaja. Ėshtė njė ndjesi pak kontradiktore, por kėshtu ėshtė.
Unė, kur erdha kėtu, pashė policėt, dhe pata frikė. Po ti, ke frikė?
Jo, nuk kam frikė, sepse jam mėsuar tė jetoj kėshtu qė prej dy vjetėsh, dhe kam ndjesinė sikur i mbaj gjėrat nėn kontroll. Ka ēaste vėmendjeje shumė tė madhe, ka dhe ēaste qetėsie. Si nė ēastet e vėmendjes dhe ato tė qetėsisė, jetoj i shoqėruar nga shpura, nga pesė karabinierė. Nuk e di pse s'kam pasur kurrė frikė. Veē, kam ndjerė bezdi qė jetoj i blinduar.
As pesė policėt nuk patėn frikė, pavarėsisht kėrcėnimeve tė dhjetorit?
Herėn e fundit qė u zbulua njė plan eliminimi, pati njė ēast qė u ndjemė shumė tė vetmuar. Nuk e di nėse kjo ishte frikė.
Ēfarė plani ishte?
Plani u zbulua nga njė i penduar, qė u pėrpoq tė bėnte pakt. Ai i deklaroi policisė se duhej tė na hiqte qafe brenda dhjetorit, mua dhe njerėzit e mi.
Por shoqėruesit nuk u ndryshuan...
Jo, nuk iku asnjė. Njė gjest trimėrie.
Kjo do tė thotė qė njerėzit tė besojnė...
Po, historitė qė kam shkruar kanė mbėrritur tek shumė njerėz. Rrezikshmėria e vėrtetė e librit tim nuk qėndron te fakti qė e kam shkruar kėtė libėr, apo te historitė qė kam treguar, por te fakti qė libri im ėshtė lexuar. Po tė kisha shitur 80 mijė kopje, qė gjithsesi janė shumė pėr njė libėr, s'do tė kisha probleme. Kur libri u bė i njohur dhe e lexuan miliona njerėz, u bė njė problem i madh. Nė atė pikė u shndėrrua nė njė fenomen qė pėrfshiu televizionet, gazetat, median, kinematografinė, persona, shoqata. Tė gjithė dinė gjithēka. Ndėrkohė qė, mė parė e dinin vetėm njė grup gjykatėsish, militantėsh. Kjo gjė ngjalli frikė. Ata prej tė cilėve frikėsohen vėrtet organizatat kriminale, janė lexuesit, pa dyshim.
Flasim pak pėr librin. "Gomorra". Sapo ka ardhur nė shqip nga shtėpia botuese "Dudaj". Ėshtė njė libėr pėr "Kamorran". Ēfarė ėshtė "Kamorra"? Ku qėndron ndryshimi mes "Kamorrės", "Cosa Nostrės" dhe "Ndraghetės"?
Sot, dy organizatat mė tė mėdha kriminale nė Evropė, janė pikėrisht "Ndrangeta" nė Kalabri dhe "Kamorra" nė Napoli. "Cosa Nostra" ėshtė njė organizatė e rrezikshme, por s'ėshtė mė aq e rrezikshme sa dikur krahasuar me kėto tė dyja. "Kamorra" ka njė strukturė horizontale, jo piramidale, si e "Cosa Nostra"-s. Ėshtė njė organizatė e bėrė pėr konfederata. Janė familje, gjithsecila autonome, me bizneset e veta, por qė bashkohen nė federata, nė tė njėjtin nivel me familjet e tjera. Ėshtė organizata mė mizore, qė ka vrarė mė shumė se 4 mijė vetė 30 vitet e fundit. Ka vrarė mė shumė se ēdo organizatė tjetėr terroriste evropiane, mė shumė se IRA, ETA, Brigadat e Kuqe, mė shumė se terrorizmi islamik nė Evropė. Ėshtė njė organizatė qė bėn kryesisht biznese nė fushėn ligjore: ēimento, transport, nėnkontraktime tė ēdo lloji. Pastaj, bizneset e paligjshme janė kokaina dhe trafiku i armėve. Ėshtė njė organizatė qė ka lidhje tė forta ndėrkombėtare. Edhe "Ndrangheta" ka gjithashtu lidhje tė forta ndėrkombėtare, dhe mbi tė gjitha, investon nė Evropėn Perėndimore. Nga hetimet e prokurorisė sė Napolit, ėshtė zbuluar se "Kamorra" ka blerė tituj shtetėror nė vendet e Lindjes, ka investuar nė ferma dhe hotele, ka ngritur turizmin nė kėto vende dhe ka qenė e para qė ka investuar nė Rumaninė e pas Ēausheskut. Njė nga bosėt e Napolit, Pietro Liēiardi, u arrestua nė ish-Ēekosllovaki. Kjo do tė thotė shumė. Do tė thotė qė organizatat kriminale kanė ekonomi tė shtrirė nė shumė vende.
Vetėm nė vendet ish-komuniste? Apo, dhe nė Nju Jork, Londėr, Paris?
Prania e tyre atje pritet me vėshtirėsi. Nga njė hetim i vitit tė kaluar, i nisur nga prokuroria nė Romė, flitej pėr njė investim tė familjes Ruso nė rikonstruktimin e Kullave Binjake, nė Nju Jork. Londra ėshtė njė vend mė i privilegjuar, sepse nė Angli nuk ekziston krimi i organizatave mafioze dhe ėshtė mė e lehtė qė tė mos kapesh. Librit tim nė Angli i ėshtė hequr diēka, sepse duke qenė se nuk mund ta pėrcaktoje njė qytetar anglez, qė ishte cilėsuar si mafioz nga prokuroritė italiane, nė Angli, libri im u botua pa emrin e qytetarit anglez mafioz. Tė quash mafioz njė qytetar anglez, ėshtė njėsoj sikur ta fyesh. Shumė e ēuditshme, por kjo ndodh nė Evropė.
"Kamorra" ėshtė shteti apo antishteti?
Kur flitej pėr organizatat kriminale, u fol pėr shumė kohė pėr antishtetin. Nė tė vėrtetė, ata nuk konsiderohen aspak si antishtet. Nė njė intervistė bėrė njė tė penduari, Karmine Skiavone, ai ka thėnė: "Ne nuk ndihemi aspak antishtet. Pėrkundrazi, ne jemi shteti". Sipėrmarrės qė donin tė arrinin objektiva dhe i arrinin ato me ēdo kusht. Kjo intervistė mė bėri shumė pėrshtypje, sepse organizatat e sotme mafioze s'kanė asnjė dėshirė tė zėvendėsojnė shtetin. Duan njė organizatė qė tė paguajė pensionet, tė shtrojė rrugėt, tė rregullojė marrėdhėniet mes individėve, dhe ja ku ato janė gati ta bėjnė. Organizatat kriminale e quajnė veten njė pjesė e shtetit. Njė pjesė e shtetit, qė nė emėr tė biznesit mund t'i shkelė disa rregulla. Nė disa raste mund tė vrasė, mund tė imponojė njė rregull tė tregut, me qėllim qė tė fitojė ndėrmarrja e tij. Asnjė mafioz nuk synon tė dėmtojė vendin ku ndodhet. Pėrkundrazi, mendon se i bėn mirė dhe pjesėrisht i bėn, sepse qarkullon shumė para. Problemi ėshtė se paratė qė qarkullon nuk e zhvillojnė territorin, por pasurojnė dikė. Ky ėshtė ndryshimi i madh, por s'mund tė flasim pėr antishtet.
Atėherė, kush qeveris nė Itali, Berluskoni, "Kamorra", kush?
Tė gjithė bashkė. Kur sheh Italinė ose disa shtete evropiane, s'duhet menduar qė shteti ėshtė diēka unike dhe kompakte, qė ndjek njė drejtim. Shteti pėrbėhet nga rryma tė ndryshme. Shteti italian ka njerėzit e tij me shumė vlerė qė punojnė me pėrkushtim tė madh, e nė tė njėjtėn kohė, njerėz tė korruptuar, qė vijnė direkt nga interesat e organizatave kriminale. Kėta shpirtra bashkėjetojnė, shpesh nė zona gri dhe jo bardhė e zi. Organizatat kriminale janė mė tė dukshme nė vendet e origjinės, sepse duket e gjithė puna kriminale. Sa mė shumė largohesh, aq mė shumė zbehet ngjyra dhe aq mė e vėshtirė bėhet pėr tė kuptuar se ku ndodhet kapitali kriminal dhe ku ai ligjor.
Me kė bashkėpunon "Kamorra", pėrveē shtetit?
Me sipėrmarrjet dhe sipėrmarrėsit, sidomos nė Italinė e Veriut dhe nė shkallė ndėrkombėtare. Nė libėr unė tregoj pėr njė klan, "La Torre Di Mondragone", qė investon shumė nė fushėn e gatimit dhe restorantet e tyre ftohen nė panairet mė tė rėndėsishėm tė kuzhinės nė botė. Kjo ndodh me shumė organizata kriminale. Nė sheshin e Spanjės, nė Romė, ndodhet njė restorant qė i pėrket familjes Ndrangeti. Nė po tė njėjtėn rrugė ėshtė njė diskotekė, qė sipas disa prokurorėve, thuhet se i pėrket organizatave kriminale tė zonės sime. Dhe po flasim pėr kryeqytetin italian.
Kjo ėshtė "Kamorra". Po kamorristėt, ēfarė janė? Janė njerėz qė lindin tė tillė, apo bėhen?
Jo, kamorrist bėhesh. Sigurisht, nėse lind nė njė realitet tė tillė, tė shtyn shpesh drejt disa zgjedhjeve tė caktuara. Nė shumė raste, kjo zgjedhje nuk bėhet nga varfėria. Vendi nga vij unė ėshtė shumė i pasur. Asnjė bos nuk ėshtė bir i njerėzve tė varfėr. Janė tė gjithė bij pronarėsh tokash, blegtorėsh, pronarė sipėrmarrjesh ndėrtimi. Askush nuk ėshtė i varfėr. Tė hysh nė njė organizatė kriminale ėshtė njė zgjedhje borgjeze, pėr t'u bėrė njė menaxher, njeri me rėndėsi. Por, edhe mjerimi nė disa zona tė Napolit tė shtyn tė hysh nė disa organizata kriminale, qė tė paguajnė 500 euro nė javė. Ėshtė njė pagesė qė nuk duket dhe aq e madhe, por njė djaloshi 14-vjeēar i ndryshon jetėn. Nė njė organizatė kriminale futesh pėr shumė arsye. Njė prej tyre, ėshtė prestigji personal. Femrat tė shohin ndryshe, ndihesh ndryshe. Pastaj, vendos pėr vdekjen dhe jetėn e tė gjithėve. Edhe pse ėshtė njė punė e tmerrshme, sepse rri 18 orė duke punuar pėr ta, fle pak, nuk bėn pushim. Nėse nuk paraqitesh nė orar, pėr ēdo orė qė shkon me vonesė, tė heqin paratė. Shpeshherė nuk tė paguajnė pushimet, rrogėn e 13-tė e merr vetėm nėse je i zoti. Nuk ėshtė punė e lehtė dhe e rehatshme, por fiton njė vetėrregullim. Mbi tė gjitha, tė jep mundėsinė qė tė rritesh. Nėse punon nė njė ofiēinė, pas tre vjetėsh mund tė jesh pėrsėri aty. Nėse punon pėr "Kamorrėn" dhe je i zoti, pas tre vjetėsh drejton, ke njė post me pėrgjegjėsi. Nėse punon pėr "Kamorrėn", e di qė rritesh, kurse nėse punon nė ofiēinė, e di qė mbetesh njėsoj. Pastaj, ka dhe diēka tjetėr. Kur je pjesė e "Kamorras", vėrtet e di qė rritesh, por edhe qė vdes. Kjo s'ėshtė diēka qė nuk e dinė, apo e nėnvlerėsojnė. Tė gjithė kamorristėt e dinė qė mund tė vdesin. Vdekja s'ėshtė rrezik i zanatit, por pjesė e tij, diēka qė tė shtyn tė jesh kamorrist. Fakti qė do tė jetosh pak, por do tė bėsh jetė tė shkėlqyer. Askush nuk mendon t'ia hedhė paq. Nė telefonatat qė ata bėjnė, flasin pikėrisht pėr kėtė: "Para se tė vdes, dua..." "Kur tė vdes, duhet..." Pėrdorin gjithmonė kėto shprehje. Vdekja ėshtė e pėrhershme nė mendimet e tyre, janė tė sigurt qė do tė vriten, sepse kėshtu funksionon. Vdekja ėshtė njė prej karakteristikave tė njė pune tė rėndėsishme.
Ti ishe mes tyre, ishe njė 14-vjeēar qė jetoje nė kryeqytetin e "Kamorrės". Si ka mundėsi qė bėre zgjedhjen tėnde tė ndryshme?
Mendoj se mė ka mbrojtur shumė familja. Jam mbėshtetur shumė te mamaja ime, kam marrė njė edukim borgjez, qė mė ka mbajtur larg disa zgjedhjeve tė caktuara. Por, e kam parė dhe e kam ndierė gjithmonė praninė e tyre dhe gjithmonė mė ka tėrhequr, nuk e mohoj. Mė ka tėrhequr pushteti i kėtyre personazheve. Nė libėr nuk mundohem ta mohoj magjepsjen e tyre, por ta zbėrthej. Nuk dua tė bėj Majkell Korleonen, tė pėrshkruaj njė njeri epik, plot me vuajtje dhe nder. Dua tė tregoj magjepsjen e tyre, por dhe anėn tjetėr; qė s'ka asgjė, qė ėshtė e rreme. Magjepsjen e tyre tė rreme. Ata vishen si divat e kinemasė, flasin sikur tė kenė para njė telekamerė, lėvizin me kujdes. Sigurisht, qė kėtė e kam treguar tė gjithėn, por kam treguar dhe mėnyrėn si jetojnė; qė pėr vite tė tėra nuk dalin nga shtėpia, ose vetėm nė lagjet e tyre tė ndyra. Qė, gjithė paratė qė fitojnė nuk dinė as si t'i shpenzojnė. Disa blejnė 200 palė kėpucė dhe tė gjitha njėsoj, sepse e bėjnė porosinė me telefon, e nuk dinė ēfarė ju duhet vėrtet. Ėshtė dhe vetmia e tyre prej njerėzish madhėshtore. Pastaj, vjen burgu, tradhtitė. Jam pėrpjekur t'i tregoj tė gjitha kėto pėr tė zbėrthyer magjepsjen.
Dikur ti vendose tė thuash: "Po, unė e di dhe do tė flas". Ndodhi brenda njė dite apo gradualisht, marrja e kėtij vendimi?
Them se ka qenė njė ditė, dita kur vranė sindikalistin Federiko del Prete, qė ishte njė njeri i mirė, por qė nga agjencitė italiane tė shtypit u cilėsua si mafioz, vetėm se vdiq nė shtėpinė e Casal di Principe. Nėse vdes aty, s'mund tė mos jesh kamorrist. Por, ai nuk ishte. Pėrkundrazi, ishte njė njeri shumė i guximshėm. Aty mė lindi mendimi qė duhej tė bėja diēka. Ėshtė njė shprehje e bukur e Zhan Pol Sartrit, qė e cilėsonte Flobertin fajtor pėr regresionin e Komunės sė Parisit, sepse s'kishte shkruar asnjė rresht qė tė ndalonte rrėzimin e saj. Mė dukej sikur bėja faj nėse s'do tė pėrdorja atė qė dija dhe atė qė dija tė bėja mė mirė, pra tė shkruaja. Ndoshta mė kot, por duhej tė shkruaja, tė paktėn ta provoja. U zemėrova shumė dhe nga gjakderdhja nė Sekondiliano, pasi pati shumė viktima tė pafajshme. U vra Atilio Romano, njė djalė qė punonte nė njė dyqan. U vra, sepse ky dyqan telefonie ishte pronė e njė tė afėrmi tė njė bosi mafioz. Armiqtė e kėtij tė afėrmi hynė nė dyqan dhe e qėlluan, jo se donin tė vrisnin atė, por qė t'i dėrgonin njė mesazh pronarit tė dyqanit. Pastaj vranė Dario Skerilon, nė Kazavatore, njė djalė i ri. Qe e tmerrshme. Ai ishte me njė motor tė ngjashėm me personin qė duhej eliminuar. I qėllojnė nė shpinė, ai rrėzohet, e shikojnė qė s'ishte ai, dhe nuk i dhanė goditjen pėrfundimtare, qė ėshtė diēka mizore. E lanė tė vdiste nga humbja e gjakut. Pastaj, mė tronditi shumė dhe vdekja e Xhelsomina Verdes, njė vajzė e fejuar me njė "tė implikuar", Xhenaro Noturno. U kap, u torturua dhe u dogj e gjallė.
Tė flasim pak pėr Shqipėrinė. Keni shkruar aq shumė pėr Shqipėrinė, sa mbeta pa fjalė. Flisnit pėr mafien shqiptare. Sipas jush, ėshtė kaq e fuqishme?
Ekziston shumė fuqishėm, dhe pėr mendimin tim, ėshtė njė nga mafiet e panjohura mė mizore nė botė. Ėshtė mė pak e njohur, se bėn mė pak gjėra. Organet gjyqėsore, policia financiare, karabinierėt, antidroga, antimafia, kanė shumė dokumente pėr praninė e mafies shqiptare nė Itali. Duhet bėrė njė dallim i madh mes mafies shqiptare, kosovare, mafies shqiptare tė Shqipėrisė dhe mafies shqiptare tė Maqedonisė.
Nuk bashkėpunojnė?
Bashkėpunojnė, por s'ėshtė e njėjta gjė. Dhe, kanė lidhje shumė tė forta me organizata kriminale shqiptare nė Nju Jork. Mafia shqiptare qė njoh mė mirė ėshtė ajo qė kishte lidhje nė territorin tim. Klani i Kazalezėve, njė klan shumė i fuqishėm, ka qenė klani i parė i njė organizate mafioze italiane qė i ka hapur dyert njė tė huaji. Tė huajt e parė qė kanė hyrė nė organizatė kanė qenė shqiptarėt, sepse kanė njė strukturė sociale dhe familjare shumė tė ngjashme me atė italiane. Zbatojnė, nė njė farė mėnyre, kanunin, qė jep shumė siguri, sepse rregullat janė tė qarta, tė shkruara. Tė gjithė mund t'i mėsojnė dhe t'i respektojnė. Respektohen shumė "kapot e maleve", qė zbatojnė me pėrpikėri kanunin. Mbi tė gjitha, janė organizata qė kanė ardhur nė vitet '90. Ka qenė njė bos shqiptar qė i dhanė njė zonė tė tėrė, quhej ....
VAZHDON ME POSHTE...



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Roberto Saviano: Ju rrėfej mafien shqiptare Albuto10
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Roberto Saviano: Ju rrėfej mafien shqiptare Empty Re: Roberto Saviano: Ju rrėfej mafien shqiptare

Tue Dec 16 2008, 18:43
Ēfarė ėshtė ky?
Njė bos, tė cilit Kazalezėt i dhanė njė territor tė tėrė. S'kishte ndodhur kurrė nė historinė e kriminalitetit italian qė njė i huaj tė drejtonte aktivitetin kriminal tė njė territori.
Ēfarė ishte ky njeri? Me ēfarė merrej?
Me gjithēka. Zhvatje, drogė, por mbi tė gjitha, ēimento. Firmat e ndėrtimit qė ndėrtojnė dhe rikonstruktojnė. Mafia shqiptare nė kėtė territor jo vetėm ėshtė shumė e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe tė vdekur. Dy shqiptarė tė implikuar u vranė, sepse s'kishin paguar atė qė duhej tė paguanin pėr pėrqindjen e trafikut tė drogės qė drejtonin.
Kėtė mendoj gjithmonė kur dėgjoj pėr shqiptarėt qė vriten. Shqiptarėt kėtu janė shpėrndarės droge, qė marrin shumė pak para, hiēgjė. S'ėshtė kėshtu?
Mendoj se ka qenė kėshtu, por sot, mafia shqiptare dhe shpėrndarėsit shqiptarė tė drogės, kanė bėrė karrierė. Sot, djemtė qė shpėrndajnė drogė nė rrugė janė mė shumė afrikanė, nigerianė, rumunė. Tė gjitha ato organizata qė janė tė dobėta. Mafia shqiptare ka familje tė fuqishme qė lejojnė keqbėrėsit italianė dhe shqiptarė tė jetojnė tė qetė nė Shqipėri. Shqiptarėt qė kryejnė krime nė Itali dhe jetojnė qetėsisht nė Shqipėri, nė Itali janė kriminelė, sepse familjet arrijnė tė korruptojnė gjykatėsit shqiptarė, tė paktėn njė pjesė tė tyre. Mafiozėt shqiptarė dhe kamorristėt janė e njėjta gjė. Bėjnė dhe martesa mes tyre.
Martohen me njėri-tjetrin?
Njė bos i mafies nė Domiciana, nė zonėn bregdetare, u martua me njė shqiptare. Shqiptare nga fshati. Ėshtė diēka shumė e papritur, sepse bosėt e mafies, femrat nga Lindja i mbajnė si dashnore, por nuk martohen kurrė me to, sepse martesa ėshtė gjithmonė njė marrėveshje ekonomike. Sot kjo gjė po ndryshon. Kjo ka qenė e kaluara. Nė tė shkuarėn, femrat nga Lindja; polake, rumune, edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore perfekte, qė toleroheshin dhe nga gratė. Nėse njė bos kishte njė dashnore italiane, pėrbėnte problem. Kurse, njė dashnore nga Lindja tolerohej.
Si ka mundėsi qė dini kaq shumė gjėra pėr mafien shqiptare?
I kam parė gjithmonė. Bullgarėt, pėr shembull, i kam parė mė pak, qė janė njė mafie mė e pranishme nė Itali.
Ēfarė bėn mafia shqiptare?
Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qenė njė nga elementėt e parė. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga republika ēeke. Pastaj eci pėrpara. Nga trafiku i drogės, tani ka kaluar te ēimento. Kėshtu, dhe ata u futėn nė biznesin e madh.
Kur ka filluar kjo lidhje?
Qė nė fund tė viteve '80. Nė fund tė viteve '80 ėshtė parė prania e shqiptarėve nė Itali, por ka nisur qė nė vitet '70, me kontrabandėn. Shqipėria dhe Mali i Zi janė vende nė dorė tė organizatave kriminale.
Bėhet fjalė pėr njė periudhė kur nė Shqipėri ishte diktaturė...
Po.
Edhe nė atė kohė ka pasur mafie?
Po. Sigurisht. Si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Republikėn e ish-Jugosllavisė kanė qenė personazhe tė blerė nga organizatat kriminale.
Kush?
Drejtues komunistė qe paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parė qė investoi nė Rumaninė e pas Ēausheskut quhej "Albanova Eserel". Albanova ėshtė emri i vjetėr i Kazal Del Prinēipe, kryeqytetit tė "Kamorrės". Kjo firmė kishte marrėveshje tė bėra para rrėzimit tė murit, me tė gjithė drejtuesit komunistė, qė s'merrnin mė paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit tė Zi, paguheshin nga Sakra Korona Unita, pėr kontrabandė cigaresh. Kur u rrėzua komunizmi, tė parėt qė shkelėn nė kėto vende ishin organizatat kriminale, qė mė pas ndihmuan dhe sipėrmarrėsit e ndershėm tė huaj tė shkonin aty. Nėse njė napolitan ose milanez shkon nė Shqipėri tė investojė, ka njė mijė probleme me burokracinė. Nėse shkon nėpėrmjet organizatės kriminale italiane, gjithēka ėshtė e zgjidhur. Ata dinė me kė tė flasin pėr tė marrė autorizime, rroga tė qeta. Kjo ėshtė magjia e organizatave kriminale, qė funksionojnė si motor ekonomik.
Kuptoj ēfarė bėjnė shqiptarėt nė Itali. Po mafiozėt e "Kamorrės", ēfarė bėjnė nė Shqipėri?
Investojnė nė ēfarėdolloj ndėrmarrjeje. Pėr shembull: nė metalurgji, nė ndėrtimin e makinave, qė s'janė mė nė Itali, rroba, kėpucė dhe investojnė nė hoteleri. Nė ish-vendet komuniste nuk ka traditė tė turizmit, ka humbur. Ata vijnė dhe bėjnė turizėm.
Bėhet fjalė pėr po ata njerėz tė viteve '80, apo pėr njerėz tė tjerė?
Ka dhe njerėz tė tjerė. Tani kriminelėt e rinj po investojnė shumė nė Evropėn Lindore.
Keni dokumente pėr tė shkruar njė libėr tė ri pėr mafien shqiptare?
E shoh me kureshtje tė madhe mafien shqiptare, sepse ka njė ėndėrr tė madhe tek mafiozėt e mėdhenj shqiptarė. Ta bėjnė Kosovėn Kolumbinė e re tė Evropės. Tė mbjellin kokainė transgjenike, qė tė rritet nė temperatura tė ndryshme nga ato tė Amerikės sė Jugut. Tė mbjellin kokainėn transgjenike nė Kosovė dhe tė lejojnė mafien shqiptare tė ketė monopolin e kokainės. Sot nuk mund tė bėhet, sepse kokaina transgjenike, qė tashmė ekziston nė Kosovė, ėshtė shumė e kushtueshme. Prandaj, nuk ka leverdi. Ėshtė mė e leverdishme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por, pas njėzet vjetėsh, Kosova do tė jetė padyshim Kolumbia e re.
Do tė jetė vėrtetė?
Tė gjithė vėzhguesit ndėrkombėtarė mendojnė se do tė ndodhė kėshtu.
Po politikanėt, ēfarė bėjnė ndėrkohė? A kanė nevojė politikanėt pėr mafien? Apo ėshtė mafia ajo qė ka nevojė pėr politikėn?
Unė mendoj se ėshtė politika ajo qė ka nevojė pėr mafien. Nė tė shkuarėn nuk ka qenė kėshtu, kurse sot ėshtė. Pse? Sepse organizatat mafioze janė sipėrmarrje. Ėshtė njėsoj sikur njė vend tė hiqte dorė nga BMW-ja, Microsofti. Faturimi nė Itali i tre mafieve, sipas prokurorisė kombėtare antimafia, ėshtė 100 miliardė euro nė vit. Sipėrmarrja mė e madhe italiane. Si mund tė heqėsh dorė nga njė shifėr e tillė?
Ata janė tė armatosur. Ti ke vetėm fjalėt. Por, ata kanė frikė nga ti. Mund tė kihet frikė nga fjalėt?
Vetėm nėse dėgjohen. Unė ekzistoj pėr sa kohė mė dėgjojnė. Kur tė reshtin sė mė dėgjuari, nuk do tė ekzistoj mė.
Atėherė, uroj qė tė shkruani dhe qė t'ju dėgjojnė.
Faleminderit.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Roberto Saviano: Ju rrėfej mafien shqiptare Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi