.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Today at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

Tragjedia e Gėrdecit, merren tė pandehur 4 gjeneralėt e Shtabit Empty Tragjedia e Gėrdecit, merren tė pandehur 4 gjeneralėt e Shtabit

Thu Feb 12 2009, 01:51
Tragjedia e Gėrdecit, merren tė pandehur 4 gjeneralėt e Shtabit Predha-gerdecNėn akuzė zyrtare, edhe ish-ministri i Mbrojtjes dhe stafi i tij. Prokuroria firmos fletėthirrjet.Katėr gjeneralė, katėr zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tre punonjės tė firmave private, janė marrė tė pandehur pėr tragjedinė e Gėrdecit. Lista kryesohet nga ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Luan Hoxha, pasohet nga gjeneralėt Shpėtim Spahiu, Zija Bahja dhe Dashnor Ēaushi pėr tė vazhduar me ish-zyrtarėt e Ministrisė sė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Ardian Mullai e Adriatik Mema, si dhe ish-drejtorin ekonomik tė ministrisė, Shkėlzen Madani, pėr tė pėrfunduar me personat qė gjenden aktualisht nė qeli Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Ylli Pinari. Gjeneralėt dhe zyrtarėt e Ministrisė sė Mbrojtjes, gjatė kohės qė ndodhi tragjedia e Gėrdecit, do tė akuzohen pėr "shpėrdorim detyre", ndėrsa drejtuesit e firmave private janė nėn akuzė pėr "vrasje masive" dhe "shkelje tė rregullave mbi trajtimin e lėndėve plasėse". Lajmi bėhet i ditur nga burime konfidenciale pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, sipas tė cilave, personat e marrė tė pandehur do tė ftohen nė prokurori pėr t‘u njohur me akuzėn. Ndėrkohė, burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme as e mohuan dhe as e pohuan njė fakt tė tillė. Ata u mjaftuan duke deklaruar se "nuk jemi tė autorizuar tė japim detaje nga hetimi i ngjarjes".



Fletėthirrjet

Gjithsesi, burimet konfidenciale tė gazetės deklarojnė se grupi hetimor ka pėrgatitur fletėthirrjet e para. Mėsohet se ata do tė ftohen pėr t‘u njohur me cilėsinė e re qė do tė marrin, pas vlerėsimeve tė provave nga organi i akuzės. "Jeni tė ftuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nė orėn 10:00, datė 11.2.2009 pėr t‘u marrė i pandehur si pasojė e ngjarjes nė datėn 15.3.2008 nė fshatin Gėrdec, nė Tiranė, ku 26 persona humbėn jetėn dhe 300 tė tjerė u plagosėn", shkruhet nė fletėthirrjet e ēdo personi qė do tė njihet me akuzėn e re. Burimet nga prokuroria deklaruan se provat qė janė grumbulluar nė vendngjarje, por edhe nga verifikimi i dokumentacionit nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe nė Shtabin e Pėrgjithshėm janė verifikuar nė harkun kohor tė 11 muajve. Rezultatet e para flasin pėr njė pėrfshirje tė madhe tė personave qė kanė "ideuar" tragjedinė, duke filluar nga krerėt mė tė lartė tė ushtrisė dhe ministrisė. Por ata mund tė akuzohen vetėm pėr shpėrdorim detyre, pasi nuk kanė marrė drejtpėrdrejt nė procesin e demontimit nė terren dhe nuk kishin informacione mbi gjendjen e municioneve dhe rrezikshmėrinė e tyre nė fabrikė.



Hetimi nė liri

Prokuroria e Pėrgjithshme, nė njė hark kohor prej disa javėsh, ka vlerėsuar ēdo informacion mbi integritetin moral tė tė gjithė personave qė do tė merren tė pandehur pėr tragjedinė. Pas verifikimeve tė para, drejtuesit e hetimit pėr tragjedinė vendosėn qė ata tė hetohen dhe gjykohen nė liri, pasi nuk pėrbėjnė rrezik pėr shoqėrinė. "Tė akuzuarit janė persona me integritet tė lartė moral. Kanė drejtuar institucione tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar. Kemi marrė informacione se veprimtaria e tyre nuk ėshtė e rrezikshme dhe nuk ka informacione se mund tė ‘arratisen‘" deklaruan burimet nga akuza, duke shtuar se i gjithė procesi hetimor nė vazhdimėsi do tė kryhet nė gjendje tė lirė. Por, hetuesit e ēėshtjes nuk pėrjashtojnė idenė se ndaj tė pandehurve tė vendosen masa shtrėnguese, qė t‘u ndalohet kategorikisht udhėtimi jashtė shtetit ose njė tjetėr masė e mundshme ėshtė bllokimi i pasaportės.
Tė pandehurit:



Fatmir Mediu, ish-ministėr i Mbrojtjes

Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit tė Ushtrisė

Shpėtim Spahiu, ish-komandanti i Forcave tė Bashkuara
Zija Bahja, ish- komandanti i Forcės Mbėshtetėse

Ardian Mullai, ish-sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes

Adriatik Mema, ish-sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes

Shkėlzen Madani, ish-drejtori ekonomik nė Ministrinė e Mbrojtjes

Dashnor Ēaushi, ish-drejtor logjistike nė Ministrinė e Mbrojtjes

Mihal Delijorgji, bashkėpronari i "Albademil"

Ylli Pinari, ish-drejtuesi i MEICO

Dritan Minxolli, drejtuesi teknik i "Albademil"



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi