.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shqiptarėt, festė pėr njėvjetorin e Pavarėsisė Empty Shqiptarėt, festė pėr njėvjetorin e Pavarėsisė

Tue Feb 17 2009, 12:16
Shqiptarėt, festė pėr njėvjetorin e Pavarėsisė Flamujt-shqiptareBota uron Kosovėn: Gėzuar!Nė pėrvjetorin e parė tė Pavarėsisė, Presidenti i SHBA-sė, Barack Obama, Presidenti i Konfederatės Zvicerane, Hans-Rudolf Merz, Mbretėresha Elizabet II dhe Sekretari i Jashtėm britanik, David Miliband, i kanė dėrguar mesazhe urimi Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu.

Presidenti amerikan, nė letrėn drejtuar Sejdiut, thotė se SHBA do tė vazhdojnė ta mbėshtesin edhe mė tej Kosovėn. "Ndėrsa populli i Kosovės punon drejt njė ardhmėrie tė pėrbashkėt, unė dua tė theksoj qė SHBA-tė do tė vazhdojnė tė mbėshtesin njė Kosovė multietnike, tė pavarur dhe demokratike, nė pėrpjekjet e saj qė tė zėrė vendin e merituar si anėtare e plotė e bashkėsisė sė shteteve", thuhet nė letrėn e Obamės.

Edhe Presidenti i Konfederatės Zvicerane, Hans-Rudolf Merz, e ka uruar pėrmes njė letre Presidentin e Republikės sė Kosovės, ku ka uruar: "Ėshtė kėnaqėsi pėr mua t‘i pėrcjell Shkėlqesisė Suaj urimet tona mė tė pėrzemėrta me rastin e pėrvjetorit tė parė tė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės dhe t‘ju shpreh dėshirat mė tė sinqerta pėr mirėqenien tuaj personale si dhe prosperitetin e vendit dhe tė gjithė qytetarėve tuaj".

Me rastin e njėvjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės, Mbretėresha Elizabeta II i dėrgoi letėr Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, me pėrshėndetjet e saj mė tė ngrohta, si dhe dėshirat mė tė mira pėr mirėqenien dhe lumturinė e popullit tė Kosovės gjatė vitit nė vijim. Edhe Sekretari i Jashtėm britanik, David Miliband, e pėrgėzoi Presidentin Sejdiu.

Njėvjetori i Pavarėsisė sė Kosovės ėshtė uruar edhe nga Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, i cili pėrmes njė letre dėrguar homologut tė tij, Fatmir Sejdiu, ka shprehur urimet mė tė pėrzemėrta pėr pėrvjetorin e parė tė Kosovės sė pavarur. "Kam kėnaqėsinė e madhe qė, nė emėr tė popullit shqiptar dhe nė emrin tim personal, t‘ju uroj pėrzemėrsisht Juve, dhe nėpėrmjet jush, gjithė popullit tė Kosovės, pėrvjetorin e parė tė Ditės sė Pavarėsisė", ka qenė urimi i Presidentit Topi. Ndėr tė tjera, ai ka theksuar se gjatė kėtij viti, Kosova dėshmoi bindshėm angazhimin pėr tė ndėrtuar njė shtet sovran, tė lirė dhe demokratik. Topi e ka siguruar Presidentin Sejdiu pėr mbėshtetjen maksimale dhe pėr ruajtjen e marrėdhėnieve tė shkėlqyera midis dy vendeve dhe nė rrugėn e pėrbashkėt drejt sė ardhmes evropiane dhe euroatlantike.

Thaēi: Viti i parė, i suksesshėm

Ndėrkaq, nė njėvjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės, Kryeministri Hashim Thaēi e ka konsideruar si tė suksesshėm vitin e parė tė vendit. Ai deklaroi me bindje tė plotė se Kosova do tė bėhet shumė shpejt, anėtare e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe e Kombeve tė Bashkuara, ndėrkohė qė ka shtuar se Kosova e pavarur do tė njihet nga e gjithė bota. I pyetur pėr vendet qė e kanė njohur deri tani Kosovėn, Kryeministri u pėrgjigj se nuk janė tė rėndėsishėm numrat, por vlera qė kėto vende pėrfaqėsojnė.

Kushtetutė, himn dhe flamur

Qė nga shpallja e vendit, shtet i pavarur, demokratik dhe sovran mė 17 Shkurt tė vitit 2008, Kosova ka flamurin e tij, himnin kombėtar e, madje edhe Shėrbimin e Inteligjencės. Pavarėsia ėshtė njohur nga 54 shtete, duke pėrfshirė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Francėn, Britaninė e Madhe etj., ndėrkohė qė nuk ėshtė njohur nga Rusia apo Serbia.

Nderimi

Pulla postare me Pavarėsinė

Nė prag tė ditės sė madhe tė shpalljes sė Pavarėsisė, Filatelia e Kosovės lanēoi dy pulla postare me temėn "Pėrvjetori i Pavarėsisė". Kėto pulla, qė pėrmbajnė deklaratėn e Pavarėsisė dhe flamurin e Kosovės, u dedikohen tė gjithė atyre qė kontribuuan pėr ēlirimin dhe shpalljen e pavarėsisė. Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se shpallja e pavarėsisė ėshtė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme pėr popullin shqiptar. Kjo ėshtė arritur falė pėrpjekjeve dhe sakrificave tė shumė gjeneratave, prandaj me tė drejtė kjo datė ėshtė ditė kremtimi dhe secili mundohet ta shėnojė nė mėnyrėn e tij, tha Limaj nė ceremoninė e pėrurimit tė kėtyre pullave. Posta e Kosovės, pas 17 Shkurtit 2008, ka emetuar edhe pullėn postare rreth Ditės sė Pavarėsisė, si dhe pullėn postare pėr komandantin legjendar, Adem Jashari.

Programi

Si do tė festohet Dita e Pavarėsisė

Sipas programit pėr festimin e Ditės sė Pavarėsisė, tė hartuar nga Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca, sot, mė 17 Shkurt, nė orėn 11:00, do tė mbahet njė mbledhje solemne e Kuvendit tė Republikės. Me kėtė rast do t‘i drejtohen Kuvendit dhe qytetarėve, Presidenti, Kryeministri, edhe Kryeparlamentari. Nė mesditė do tė jetė njė tubim me nxėnėsit dhe pėr tė gjithė qytetarėt qė ėshtė titulluar "Ecja nė pavarėsi".

Ndėrkaq, nė orėn 18:00, do tė shfaqet njė koncert i Filarmonisė sė Kosovės, nėn pėrkujdesjen e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Nė orėn 21:00 do tė organizohet njė koncert madhėshtor nė Prishtinė, por edhe nė qytete tjera tė Kosovės.

Nė orėn 22:00 ėshtė parashikuar ndezja e fishekzjarrėve, nė kryeqytet, por edhe nė tė gjitha qytetet e Republikės sė Kosovės. Ky organizim do tė bėhet nėn protokollin e shtetit dhe njė komisioni ndėrministror, tė cilin e pėrbėjnė zėvendėskryeministrat Hajredin Kuēi dhe Ramė Manaj, ministrat Enver Hoxha, Valton Beqiri, Ahmet Shala. Pėr mbulimin e kėtyre aktiviteteve, Qeveria e Kosovės ka ndarė nga buxheti, njė shumė prej 150 mijė eurosh.

Mijėra qytetarė nga

Kukėsi drejt Prishtinės

Mijėra njerėz kanė kaluar dje nėpėr Kukės pėr tė shkuar nė Prishtinė e qytete tė tjera tė Kosovės, ku sot kremtohet me madhėshti pėrvjetori i parė i krijimit tė shtetit tė ri.

Tė parėt qė kanė shkelur nė Kukės pėr njė kafe dhe qė mė pas kanė udhėtuar drejt Prizrenit kanė qenė dy autobusė me njerėz nga Delvina. Pas tyre, dhjetėra e dhjetėra tė tjerė nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, tė organizuar ose nė mėnyrė spontane kanė shkuar nė Kosovė pėr tė ndarė bashkė me qytetarėt e Kosovės gėzimin e festės sė pavarėsisė. Nė njė nga autobusėt e Sarandės tė veshur me njė flamur tė madh me shqiponjė tė zezė kishte edhe njė grup tė rinjsh gjimnazistė, tė cilėt thanė se po udhėtonin pėr herė tė parė dhe ishin tepėr tė kėnaqur qė po e preknin Kosovėn e lirė e tė pavarur. Tė tjerė treguan se edhe njė vit mė parė kishin udhėtuar nė dimrin e ftohtė pėr tė pėrjetuar shpalljen e mėvetėsisė sė Kosovės. Nė qytetin e Kukėsit nuk kishte ndonjė pėrgatitje tė veēantė pėr kėtė rast, por qindra banorė kanė vallėzuar pėr 30 minuta nė sheshin e qytetit me pukjanėt dhe tė tjerėt qė kanė qėndruar pėr pak, para se tė hyjnė nė shtetin mė tė ri, qė siē tha njė grua nga Vlora, e ndjejnė si gjysmėn e trupit dhe tė shpirtit. Nė fasadėn e autobusit tė Vlorės ishte njė panoramė e madhe me fotografitė e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, nė shenjė respekti dhe vetėdijeje pėr rolin e Kosovės nė arritjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912. Tė tjerė mbanin flamuj tė Kosovės si dhe banderola me portretin e Adem Jasharit dhe fjalėt: Bacė, u kry!

S.Dida


Shkodėr


Atmosferė festive pėr

njėvjetorin e Kosovės-shtet


Njėvjetori i Pavarėsisė sė Kosovės ka vėnė nė lėvizje Bashkinė e Shkodrės, e cila pėr t‘u bashkuar me kėtė festė tė shqiptarėve nė Kosovė ėshtė munduar tė krijojė njė pamje festive nė rrugėt kryesore tė qytetit. Sipas drejtuesve tė bashkisė, janė duke u vendosur flamuj tė shtetit tė Kosovės dhe flamuj kombėtarė nė rrugėt kryesore. Gjithashtu, pjesė e dekorit do tė jenė dhe disa parulla qė do vendosen nė rrugė, ku i urohet popullit tė Kosovės pavarėsia e merituar dhe e fituar me aq sakrificė. Po sipas drejtuesve tė bashkisė, ditėn e nesėrme, me rastin e njė vjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės, banda muzikore e qytetit do tė interpretojė tingujt e himnit tė Kosovės dhe himnit tė Shqipėrisė nė qendėr tė qytetit. Nė axhendėn e Bashkisė sė Shkodrės pėr ditėn e sotme janė parashikuar dhe disa aktivitete nė shkolla.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Shqiptarėt, festė pėr njėvjetorin e Pavarėsisė Albuto10
edo
edo
Antar i Ri
Antar i Ri
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLeo Horse
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12
Ditelindja Ditelindja : 30/07/1966
Mosha Mosha : 57
Vendodhja Vendodhja : athine
Hobet Hobet : sporti muzika
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 1
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 31/10/2008

Shqiptarėt, festė pėr njėvjetorin e Pavarėsisė Empty Re: Shqiptarėt, festė pėr njėvjetorin e Pavarėsisė

Tue Feb 17 2009, 20:59
http://tbn0.google.com/images?q=tbn:8gasf4JBwV8cZM:http://www.besauk.com/images/gezuar_pavaresine.jpg

gezuar kosove dhe te shpresojm se nje dite do jesh me te vertete e pavarur



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi