.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

BE, 300 faqe me pyetje pėr Shqipėrinė Empty BE, 300 faqe me pyetje pėr Shqipėrinė

Thu Mar 12 2009, 13:50
Message reputation : 100% (1 vote)
BE, 300 faqe me pyetje pėr Shqipėrinė Flamuri-beAmbasadorja ēeke flet pėr zgjerimin: Evropa, e shqetėsuar pėr krizėn. Para aplikimit duhet angazhim serioz.Evropa ėshtė e lodhur nga zgjerimi dhe tepėr e preokupuar pėr krizėn ekonomike qė ka pllakosur botėn. Aspiratat e qeverisė shqiptare pėr tė bėrė brenda qershorit kėrkesėn pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat nuk ka gjasa tė pėrkrahen as nga shtete qė kanė vuajtur njėsoj si nė izolimin prej "Perdes sė hekurt". Tė paktėn ky konkluzion doli dje nga fjala e ambasadores ēeke nė Tiranė, Marketa Fialkova, gjatė njė fjalimi tė mbajtur para studentėve dhe pedagogėve nė universitetin "Aleksandėr Xhuvani" tė qytetit tė Elbasanit. Tryeza ishte organizuar nga Lėvizja Evropiane nė Shqipėri dhe kishte tė bėnte me sfidat e presidencės ēeke tė Bashkimit Evropian. Ambasadorja preferoi tė flasė me tone diplomatike, por u ka mėshuar standardeve qė Shqipėria duhet tė pėrmbushė pėrpara se tė pretendojė tė hedhė njė hap tjetėr drejt anėtarėsimit nė BE. "Shqipėria duhet tė plotėsojė tė gjitha kushtet e vėna nga Bashkimi Evropian dhe kėtė e pohoj nė emėr tė shtetit tim, qė sikurse mban kryesinė e radhės, ka edhe dėshirėn e mirė pėr anėtarėsimin e vendit tuaj", pohoi ambasadorja ēeke. Por sipas saj, Evropa duket e lodhur ndaj zgjerimit me anėtarė tė rinj, pa mohuar kėtė pėrjetim edhe pėr vetė Ēekinė. "Bashkimi Evropian ėshtė pėrballė sfidave tė reja, pėr shkak tė krizės ekonomike globale, ndaj edhe po projektohen politika tė reja zhvillimi brenda vendeve anėtare dhe po synohet shtrirja e forcimi i marrėdhėnieve edhe me shtete tė forta nė botė nė lėmin ekonomik, tė energjisė dhe mbrojtjes sė mjedisit", shtoi Fialkova. Sipas ambasadores se Republikės Ēeke nė Tiranė, anėtarėsimi i Shqipėrisė mbetet shumė i rėndėsishėm, sikundėr ėshtė anėtarėsimi nė kėtė organizėm i tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Ndėrkohė, ajo deklaroi se "Pėr Shqipėrinė janė edhe 300 faqe me pyetje qė kėrkojnė angazhim serioz tė qeverisė dhe politikės shqiptare pėr t‘u dhėnė atyre pėrgjigje pozitive para se tė nisė aplikimi shumė i dėshiruar pėr anėtarėsim nė kėtė organizėm tė rėndėsishėm". Ambasadorja nuk ka fshehur admirimin pėr pėrpjekjet dhe dėshirėn e Shqipėrisė pėr anėtarėsimin, duke pohuar se priste nga presidenca e vendit tė saj qė ta prezantojė Shqipėrinė me notat e optimizmit tė saj, por edhe me notat "kaluese" tė plotėsimit tė standardeve. Ndėrkohė, ambasadorja ēeke ka nėnkuptuar nė fjalėn e saj edhe dukurinė e shfaqjeve proteksioniste nga vendet e forta si Franca apo Gjermania nė kėtė bashkim, por "Slogani ynė si vend kryesues mbetet njė Evropė pa kufij", ka deklaruar ajo. Duke iu referuar problemit tė liberalizimit tė vizave, ambasadorja ēeke e ka konsideruar njė procedurė teknike qė shkon paralelisht me pėrgatitjet dhe plotėsimin e kushteve tė vendit kandidatit. Takimi i djeshėm i ambasadores ēeke konsistonte ndėrkohė edhe me pėrzgjedhjen e Elbasanit si njė ndėr shtatė qytetet universitare ku do tė ngrihen qendra tė informimit evropian. Mė pas takimi i ambasadores Fialkova u shoqėrua me pyetje-pėrgjigje nga ana e studentėve tė kėtij universiteti. Pak ditė mė parė, komisioneri evropian pėr zgjerimin, Olli Rehn, deklaroi se "zgjedhjet nė Shqipėri janė kushti kritik kur t‘i vijė koha vlerėsimit se sa i gatshėm ėshtė vendi pėr t‘i dhėnė statusin kandidat". Nė vlerėsimin e tij, Shqipėria gėzon perspektivėn evropiane me qėllimin pėrfundimtar tė anėtarėsimit, gjė qė kėrkon qė nė njė moment tė jetė logjike dhe e natyrshme qė Shqipėria tė aplikojė pėr anėtarėsim nė BE. Por, shtoi ai, ne kemi kritere shumė tė qarta pėr kėtė dhe njėsoj si nė rastin e ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė vendi duhet tė plotėsojė kriteret politike, dhe numri njė i kėtyre ėshtė mbajtja e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme sipas standardeve ndėrkombėtare. "Konkluzionin nga kjo mund ta nxirrni ju", insistoi Rehn. Sakaq, ministri i Jashtėm ēek, Karen Schwarzenberg kishte deklaruar para Rehn se "nėse ju do mė ftoni nė shtėpinė tuaj, unė e pranoj ftesėn dhe i bie ziles, e pikėrisht nė atė moment janė ēarė tubat dhe shtėpia noton nė ujė, ju nuk do jeni aq mikpritės sa do ishit nė njė moment normal". "Nga kriza ekonomike BE-ja ėshtė tashmė si njė shpi e mbushur me ujė. Pra nxirrini vetė pasojat e kėsaj", tha Schwarzenberg.

Berisha-Basha


Tė vendosur pėr aplikim


Diplomacia shqiptare nuk ka pėrfillur deri mė tani sugjerimin e faktorit ndėrkombėtar pėr tė mos u nxituar nė aplikimin drejt statusit kandidat nė BE. Kreu i qeverisė shqiptare, Sali Berisha, iu pėrgjigj deklaratave tė funksionarėve evropianė duke thėnė se "tani mund tė shtyhet pak, sa tė thahet uji, kjo ėshtė normale, ne miqtė i mirėkuptojmė, por brenda presidencės ēeke ne duam qė ta paraqesim". Sakaq, ministri i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, ka insistuar gjithashtu se aplikimi do tė kryhet brenda mandatit tė presidencės ēeke tė Bashkimit Evropian. Ekspertėt mendojnė se njė aplikim i tillė, nėse ndodh, nuk ka gjasa tė shqyrtohet pėrpara vitit tė ardhshėm. Kjo nisur nga problemet me tė cilat ndeshet vetė Bashkimi Evropian dhe zgjedhjet qė pritet tė zhvillohen sė shpejti nė strukturat drejtuese tė unionit.

Besim Dybeli



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



BE, 300 faqe me pyetje pėr Shqipėrinė Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi