.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Today at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Kuqezinjtė zhgėnjejnė, Hungaria ndėshkon sėrish Empty Kuqezinjtė zhgėnjejnė, Hungaria ndėshkon sėrish

Sun Mar 29 2009, 12:42
Kuqezinjtė zhgėnjejnė, Hungaria ndėshkon sėrish Images11Pėrsėritet refreni. Lala, Cana e Skela: Luajtėm mirė, na mungoi vetėm goli.Shqipėria humbet pėrsėri me Hungarinė. Skuadra qė mendohej si rivalja direkte nė grupin eliminator, konfirmohet si "macja e zezė" e skuadrės sė Han: dy humbje nė gjashtė ndeshje kanė ardhur pikėrisht pas pėrballjeve me skuadrėn e Ervin Kuman dhe hungarezėt janė tė vetmit qė kanė arritur tė shėnojnė nė portėn kuqezi. Nė kėtė mėnyrė, shuhen pėrfundimisht shanset pėr vendin e katėrt, pėrfundon ėndrra e largėt pėr kualifikim, ndėrsa pozita e trajnerit tė Kombėtares nuk ėshtė nga mė komodet.

Nė formacionin e hedhur nė fushė, Cana luan nė qendėr tė mbrojtjes pėrkrah Currit, ndėrsa Vangjeli zė vendin nė tė majtė. Niset titullar Besart Berisha, qė luan nė tė djathtė si sulmues i fshehur, nė ndihmė tė Salihit, ndėrsa pesha e mesfushės ėshtė mbajtur nga Lala, Skela e Duro. Skuadrat janė treguar agresive qė prej fillimit dhe nė dhjetė minutat e para nuk kanė munguar duelet e forta nė mesfushė. Momenti i parė i rrezikshėm kalon nga kėmbėt e Berishės, por topi i tij nuk shfrytėzohet nga Salihi. Miqtė reagojnė me Hanjal dhe Hushti, pa gjetur portėn e Hidit, ndėrsa pak minuta mė parė, Cana u ndėshkua me karton tė verdhė dhe ėshtė i pezulluar pėr sfidėn e 1 prillit nė Danimarkė. Njė ndėshkim qė ndoshta mund tė shmangej, pasi ky ishte faulli i parė i shkaktuar nga zėvendėskapiteni. Shqipėria kėrkon avantazhin me Salihin, qė nė harkun e pak sekondave tenton dy herė, duke shkuar fare pranė golit. Nė minutat e fundit tė pjesės sė parė, Kombėtarja jonė shfaq shenja lodhjeje dhe gjuajtjet e Hajnal e Torgeles paralajmėrojnė golin. Rrjeta e avantazhit tė hungarezėve erdhi nė tė 38-tėn, pas njė aksioni tė diskutueshėm ku protagonist bėhet edhe gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers. Pas njė kontakti me Vangjelin, nga i cili mbrojtėsi shqiptar mbetet i shtrirė nė fushė, Hushti harkon nė zonė. "Bilbili" lejon vazhdimin e lojės edhe pse Dallku, zhbalancohet nė ajėr nga njė kundėrshtar, duke mos e larguar topin nga zona. Sfera shkon nė kėmbėt e Sandor Torgeles, qė ka tė gjithė kohėn e mjaftueshme pėr ta kontrolluar dhe e dėrgon nė rrjetė. Fraksioni i dytė i lojės fillon me drithėrima, por pėr fat, Torgele shpėrdoron edhe pse shfaqet i vetėm me Hidin. Kuqezinjtė reagojnė dhe kanė shansin tė barazojnė. Lika devijon me kokė pas harkimit tė saktė tė Berishės, portieri Babosh largon dhe Skela qė gjendej nė trajektoren e topit nuk arrin ta shtyjė nė rrjetė. Njė tjetėr mundėsi e mirė ėshtė paraqitur edhe pėr Berishėn, por edhe pse nė pozicion tė afėrt me portėn, sulmuesi gabon. Miqtė mbrohen mirė e nuk harrojnė tė sulmojnė, gjithsesi gjuajtja e Hushtit nuk krijon probleme pėr Hidin. Nė tė 70-tėn, Han hedh kartėn Elis Bakaj, nė vend tė Likės, duke spostuar nė krahun e majtė Berishėn. Mesfushori i Dinamos bėhet menjėherė i rrezikshėm me njė gjuajtje nga distanca, por Babosh grushton. "Gardiani" hungarez reagon mirė edhe pas tentativave me kokė tė Skelės e Berishės dhe nuk e lejon prekjen e rrjetės. Gjithēka pėrfundon me fitoren 1-0 tė skuadrės sė Ervin Kuman, qė me kėto tri pikė ruan vendin e dytė nė grup, me dhjetė pikė, po aq sa edhe Danimarka kryesuese, kundėrshtari i Shqipėrisė mė 1 prill. Nė fund tė ndeshjes, lojtarėt kuqezi u shfaqėn dukshėm tė zhgėnjyer, duke pėrsėritur se skuadrės i mungoi vetėm goli. "Humbėm njė shans. Kėrkuam fitoren dhe pėr kėtė jemi tė zhgėnjyer. Vendimet e gjyqtarit, nga ku erdhi edhe goli i Hungarisė, ishin tė diskutueshme", tha kapiteni Lala pėr "SuperSport". Ndėrsa pėr Skelėn dhe Canėn, Shqipėria luajti mjaft mirė dhe nė mbrėmjen e djeshme mungoi vetėm goli. "Kishim disa raste, por nuk ia arritėm tė barazonim. Kėta tifozė duhen falėnderuar pėr mbėshtetjen. I kishim mundėsitė tė shėnonim dhe fati nuk na ka ndihmuar", deklaroi Cana. Ndėrsa Skela shtoi: "Kėrkuam nė ēdo kohė tė shėnonim, por fatkeqėsisht nuk ia arritėm. U ndėshkuam nė tė vetmin rast qė Hungaria kishte dhe mė pas ishte shumė e vėshtirė. Ēdo humbje ėshtė shumė e dhimbshme, mbi tė gjitha me njė kundėrshtar direkt nė grup". Nė kampin hungarez, trajneri Kuman u shpreh i kėnaqur: "Ishte njė ndeshje e rėndėsishme dhe e vėshtirė, pasi jo tė gjithė arrijnė tė fitojnė nė Shqipėri. Jam i kėnaqur me kėto tri pikė, pasi na konsolidojnė pozitat nė grup. Kualifikimi? Kemi ende edhe shumė rrugė dhe ndeshje tė vėshtira".



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Kuqezinjtė zhgėnjejnė, Hungaria ndėshkon sėrish Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi