.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
so
so
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitVirgo Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 887
Ditelindja Ditelindja : 07/09/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : itali
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 495
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 01/10/2008

Shtatzania Empty Shtatzania

Tue Apr 28 2009, 22:18
Gjate nente muajve te shtatzanise nena dhe trupi i saj do te kaloje ne disa faza dhe ndryshime. Shtatzania eshte nje ngjarje normale ne jeten e nje femre, prandaj ajo mund te kaloje shume mire nese ju kujdeseni per vehten tuaj duke ju nenshtruar kontrolleve te rregullta tek mjeku.Me duket se jam shtatzane, por nuk jame e sigurte.

Nese doni te vertetoni a jeni shtatzane, ju mund ta zbuloni kete me ane te testit per shtatzani. Ekzistojne testi i urines dhe ai i gjakut, i cili bazohet ne ndryshimin e sasise se hormoneve ne trupin e shtatzanes.
Me cfare shenjash shfaqet shtatzania.

• shfaqet me mungese te menstruarcionve apo gjakderdhje te vogla ne kohen e ciklit menstrual.
• mund te shfaqet me te perziera ose te vjella
•aktivizon gjendrrat e gjoksit dhe i ben te ndjeshem
•jep ndryshim ne oreks
•mund te jape urinim te shpeshte

Kujdes: Keto shenja mund te jene rrjedhoje e ndonje semundje tjeter apo ndryshimi ne organizem. Megjithate kur keto shenja jane prezente eshte mire te perjashtohet shtatzania.

Kujdesi shendetesor gjate shtatzanise, qe nga momentin qe zbulohet shtatzania deri ne lindje eshte shume i rendesishem.. kjo mundeson qe te kesh shendet te mire per vete dhe njekohesisht edhe per foshnjen.Qe te arrini keto ju duhe te dine qe:
Shtatzania normalisht zgjate 40 jave
Shtatzania ndahet ne tremujorin e pare qe zgjat 12 jave; i dyti zgjat 15 jave dhe i treti 13 jave.

Kontrollet tek mjeku jane shume te rendesishme

Kontrollet duhet te behen 1 here ne muaj deri ne muajin e tete. Nje here ne 2 jave gjate muajit te tete dhe 1 here ne jave gjate muajit te nente te shtatzanise.
Gjate kontrolleve te rregullta mjekesore shtatzania duhet ti nenshtrohet ketyre ekzaminimeve:
• Ekzaminimi gjinekologjik ku percaktohet madhesia e mitres dhe rritja e e mbrionit dhe me pas fetusit.
• Pasqyra e gjakut tek shtatzania
• Percaktimi i grupit te gjakut dhe faktorir Rhesus
• Presioni i gjakut
• Analiza e urines (per proteina, glukoze, bakterie, qe mund te jene pasoje e diabetit, preeklampsise apo ndonje semundje tjeter tek shtatzania)
• Testin e pastertise (per ndonje infeksion te mundshem)

Shtatzania mund te kete keto ankesa shendetesore
• lodhje
• te vjella dhe mundim
• probleme me tretjen
• zgjerim te venave te kembeve (varice)
• veshtiresi ne frymemarje
• lodhje dhe pagjumesi
• hemorroide
• kruarje
• ngerce ne kembe dhe ne shputa
• gjakderdhje te vogla nga hunda dhe organi riprodhues.






Edituar pėr herė tė fundit nga so nė Wed Apr 29 2009, 18:33, edituar 1 herė gjithsej



________________________________
Firma e Antarit/Antares:


lumturia nuk ekziston,eshte nje UTOPI,me mire te jesh i QETE...
so
so
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitVirgo Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 887
Ditelindja Ditelindja : 07/09/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : itali
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 495
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 01/10/2008

Shtatzania Empty Re: Shtatzania

Wed Apr 29 2009, 07:47
Shtatzania, cfare ndodh me bebin dhe nenen ne muajt e shatzanise bazuar ne javet e shtatzanise.

Tremujori I pare

Java 3

Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet te mbahet mend mend. Veza eshte sa nje maje gjilpere dhe po merr rrugen per ne miter.

Java 4

Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”

Java 5

Embrioni eshte tashme 2-3 mm , rreth tij eshte formuar shtresa mbrojtese.

Menstruacionet te nena jane vonuar, megjithese ka shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje koke

Java 6

Dallon ndryshimet ne trup.
Shfaqet perzierja-me shpesh ne mengjes ose kur ndjen ere gatimi.
Ndihet e lodhur sepse metabolizmi i saj eshte shpejtuar per te perballuar ndryshimet ne organizmin e saj. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke i ulur volumin, keshtu qe ndjen nevojen per te shkuar ne tualet me shpesh.
Megjithese embrioni eshte akoma I vogel, 4 dhomat e zemres se tij jane formuar, zemra I rreh me 180 rr/min, gjithashtu eshte formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.

Java 7

Truri i fetusit eshte ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka eshte shume e madhe ne krahasim me pjesen tjeter te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor.
Nena ndjehet gjithmone e me keq (te perzjera ne mengjes, te vjella, te cilat mund te zgjasin gjate gjithe dites).

Java 8

Ne kete moment , fetusi eshte 2,5 cm i gjate. Dallohet fytyra, maja e hundes, goja dhe dy vija ne vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kane zene vendin e tyre.
Barku i nenes rritet ngadale dhe ajo fillon te kete neps, hormonet do te ulin tensionin e gjakut, do ndieje marrje mendsh nese do ngihet pernjehere nga krevati.

Java 9

Fetusi rritet shpejt dhe ka permasat e nje “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen syte, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne perfundim te kesaj jave do kete qepalla, dhe mushkeri. Melcia fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal. 
Mishrat e dhembeve te nenes behen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet.Gjate shtatzanise eshte shume e lehte te krijohet infeksion ne mishrat e dhembeve.

Java 10

Mitra fillon te rritet sa nje portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashme eshte sa nje kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet..

Java 11

Ne tre javet ne vazhdim bebi do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate per zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndersa rreziku per te humbur shtatzanine eshte me I vogel.
Sasia e pergjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin e nenes eshte rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Per kete arsye floket tani kane me shume shkelqim dhe thonjte jane me te shendetshem.

Jave 12

Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila eshte zmadhuar shtyhet perpara. Tani mund te ndihet me mire nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bere ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra e nenes punon me shume sepse duhet te pompoje nje sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersije me shume dhe temperatura e trupit do rritet.

Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe eshte 6,5 cm I gjate. Gishtat e kembes i ka te ndara dhe fytyra eshte formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.

Tremujori i dyte


Java 13

bebi ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit te pare, te gjitha organet e tij jane komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nje njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.

nena shpeton nga te perzierat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kane probleme me tretjen gjate kesaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi i sa me shume frutave dhe perimeve dhe te pihen 2 liter uje pa gaz cdo dite.


Java 14

Ne tremujorin e dyte, shumica e femrave ndihen me mire. Plaēenta tani kujdeset per ushqimin dhe prodhimin e hormoneve.

Lekura e nenes erresohet dhe nje vije ne ngjyre te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.
Bebi tani pergjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.

Java 15

Bebi tani eshte 10 cm I gjate. Pas cdo dite I qartesohen syte, veshet, buzet dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kete refleksin e thithjes.

Lekura e nenes eshte e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojne te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj eshte e rendesishme te ndiqet nje diete me shume kalcium, per mos u konsumuar rezervat e nenes.


Java 16


Gjymtyret e bebit jane formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kembes.
Ndjen levizjet e para-shume fine, si disa buleza gazi. Ekografia e pare eshte per te caktuar diten e lindjes, ndersa te tjerat ne vazhdim per te pare zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Nena ka shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17

Barku eshte gjithmone e me I dukshem. Per arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet i ka te zena dhe mund te kete rrjedhje gjaku nga hundet. Floket behen me yndyre shume me shpejt se zakonisht.

Bebi tani eshte me i rende sesa placenta; eshte i gjate i dobet, ne kete periudhe lekura e gishtave ka marre rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.

Java 18

Nena ka shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram nuk fle dot mire ne jasteke..
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do te jene shume te nevojshme gjate lindjes.

Bebi eshte 20 cm i gjate dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)

Java 19

Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Mund te kete dhimbje kurrrizi sepse mitra eshte zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses.
Bebi leviz shume dhe mund te ndieje goditjen e pare.

Java 20

Bebi rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe eshte 25 cm i gjate. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne nje ane ne tjetren dhe ben akrobaci te vogla.

Per shkak te zmadhimit te barkut,nena mund te kete djegie te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumesht dhe caj mente. Duhet te haje shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadale, kjo do te beje te ndihet me mire.

Java 21

Lekura e barkut eshte zgjeruar shume dhe prandaj eshte e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhet sa me shpesh me krem hidratant ose vaj per beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nese kruarja eshte ne te gjithe trupin duhet te shkosh tek mjeku.

Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pergjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore per ti mbrojtur lekuren.

Java 22

Bebi jot eshte I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kete. Qe ne kete moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kane vertetuar se veshet e bebit jane formuar komplet ne kete periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme.
Java 23

Bebi tani eshte si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nepermjet prekjes se barkut tend.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilet eshte familjarizuar.
Nena ka shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet i ka te fryra, ndonjehere ndjen nje dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, jane muskujt te cilet zgjaten.


Java 24

Fillon te ndiehen kontaktimet Braxton Hicks. Keto jane kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjate shtazanise dhe ndihmojne trupin gjate lindjes.

Bebi eshte 33 cm I gjate dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit jane te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marre fryme” vete.
Nese do ta lindte tani, mundesia per te mbijetuar eshte e ulet.


Java 25

Bebi tani ka arritur peshen 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra eshte bere sa nje top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj nena ka nevoje te urinoj gjithmone e me shpesh.


Java 26

Bebi rritet me ritm te shpejte godet fuqishem ne barkun e nenes,kycet e kembeve dhe fytyra e se ciles do te fryhen sepse trupi mban uje.
Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Eshte koha te perdoret nje krem special per te hidratuar lekuren.

Java 27

Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Per here te pare do hapi syte, qepallat nuk jane me te ngjitura.
Nena mund te pesoje lehte infeksione urinare ne kete periudhe, keshtu qe duhet te pije shume uje.
Mund te ndieje tension ne gjoks i cili mund ta bezdise.

Java 28

Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi I nenes do prodhoje kolostru. Ky permban faktor imunitar te cilet mbrojne bebin sidomos ne kete periudhe kur sistemi I tij imunitar eshte I pazhvilluar.
Mund te kete nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si permasa dhe behet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kete edhe preferenca.

Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zerin.


Edituar pėr herė tė fundit nga so nė Wed Apr 29 2009, 10:51, edituar 2 herė gjithsej



________________________________
Firma e Antarit/Antares:


lumturia nuk ekziston,eshte nje UTOPI,me mire te jesh i QETE...
so
so
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitVirgo Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 887
Ditelindja Ditelindja : 07/09/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : itali
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 495
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 01/10/2008

Shtatzania Empty Re: Shtatzania

Wed Apr 29 2009, 07:48
Tremujori i trete

Java 29


Bebi peshon tani rreth 1100 gram dhe eshte afersisht 40 cm I gjate.
Gjate gjithe kohes zgjatet dhe godet me fuqishem barkun e nenes e cila ndonjehere do ndieje kontraktime te perseritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ka pse shqetesohet: eshte bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shume leng amniotik nga cduhet.

Per shkak te peshes te cilen mban,nenes i dhembin kembet dhe mund te kete probleme me ekuilibrin.

Java 30

Shumica e femijeve kthehen me koken poshte gjate kesaj jave, duke u pregatitur keshtu per lindjen.

Hapesira ne miter tani eshte e pamjaftueshme, nuk i le vend bebit per levizje te teperta.

Tani nena lodhet me lehte dhe ka dhimbje kurrizi. Eshte koha per te filluar ushtrimet per forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve


Java 31


Bebi rritet ne peshe, tashme ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Nena ka probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te beje disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.


Java 32

Bebi tani eshte I gjate 41 de cm.

Nena ka shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mire. Duhet te kthehet ne nje ane dhe te mbeshtetet ne shume jasteke.


Java 33

Bebi eshte plot energji dhe godet fuqishem e barku i nenes vazhdon te rritet gjithmone e me shume .

Java 34

Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe eshte 44 cm I gjate. Truri dhe sistemi nervoz jane formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut te nenes ndryshon.


Java 35

Bebi  i afrohet dimensioneve te nje bebi “gati per tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.

Java 36

Bebi eshte 2750 gram dhe 49 cm I gjate. Koka e tij I afrohet daljes dhe nena mund te marre fryme me lehte.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines.

Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jene javore


Java 37

Bebi mund te marre fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Nena ndjehet gjithmone e me shume ne siklet.


Java 38


Bebi jot eshte gati per te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise eshte 266 dite, dmth 38 jave qe nga momenti I krijimit.

Bebi mund te marre fryme vetem, thonjte e tij ne duar edhe kembe forcohen cdo dite.


Java 39

Tani bebi do shtoj shume pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jete rreth 3500 gram.
Kockat e kokes jane gati per lindje, per te kaluar me lehte ne kanalin riprodhues.

Nena ka kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.


Java 40


Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen e mitres
Bebi tani eshte 50 cm i gjate.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:


lumturia nuk ekziston,eshte nje UTOPI,me mire te jesh i QETE...
Sponsored content

Shtatzania Empty Re: Shtatzania




________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi