.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Gjykimi i shkurtuar pas ndryshimeve ligjore tė viteve 2017 dhe 2021 Empty Gjykimi i shkurtuar pas ndryshimeve ligjore tė viteve 2017 dhe 2021

Thu Feb 15 2024, 11:12
Gjykimi i shkurtuar ėshtė njė nga katėr gjykimet e posaēme qė parashikon K.P.Penale i Republikės sė Shqipėrisė, sė bashku me gjykimin e drejtpėrdrejtė, gjykimin pėrmes urdhrit penal dhe gjykimin pėrmes marrėveshjes pėr pranimin e fajėsisė dhe caktimin e dėnimit. Gjykimi i shkurtuar normohet nga nenet 332/c, 332/dh, 334, 402, 403, 405, 406 dhe 406/ē tė K.P.Penale.
Ndryshimet e viteve 2017 dhe 2021 kanė qenė me rrėnjėsoret, duke qenė se, kanė rikonceptuar procedurėn dhe efektet e gjykimit tė shkurtuar. Nė kėtė kontekst, do tw trajtohet gjykimi i shkurtuar pas ndryshimeve te viteve 2017 dhe 2021.

1. Karakteristikat e gjykimit tė shkurtuar.
Gjykimi i shkurtuar ėshtė procedurė e posaēme gjyqėsore penale, nė tė cilėn nuk ka pretendime pėr pavlefshmėri tė akteve tė fazės sė hetimeve paraprake, si dhe nuk ka pretendime pėr papėrdorshmėri tė provave. Pėrmes gjykimit tė shkurtuar, tė dhėnat e mbledhura gjatė fazės sė hetimeve paraprake marrin cilėsinė e provės, nė dallim nga procedura e zakonshme gjyqėsore penale, nė tė cilėn provat formėsohen gjatė gjykimit.
Pėrmes gjykimit tė shkurtuar bėhet pranimi “a priori” i akteve tė grumbulluara gjatė fazės sė hetimeve paraprake dhe evitohet marrja e provave nė seancė gjyqėsore, si dhe debati kontradiktor lidhur me to. Me pranimin e kėrkesės pėr tė proceduar me gjykim tė shkurtuar, dosja e fazės sė hetimeve paraprake, kthehet nė dosje gjyqėsore dhe shėrben pėr t’u bazuar nė parashtrimin e konkluzioneve pėrfundimtare tė palėve dhe pėr dhėnien e vendimit nga gjykata.

Gjykimit tė shkurtuar, nė dallim nga gjykimi i zakonshėm, i mungon faza e marrjes sė provave dhe i kėrkesave lidhur me papėrdorshmėrinė e tyre. Nė rast se, palėt kanė pretendime lidhur me vlefshmėrinė e akteve, qoftė pavlefshmėri absolute apo relative, duke kėrkuar konstatimin apo deklarimin e saj dhe/ose kanė pretendime pėr papėrdorshmėrinė e provave, gjykata nuk mund ta pranojė kėrkesėn pėr gjykim tė shkurtuar, ose nėse e ka pranuar, duhet tė revokojė vendimin dhe tė urdhėrojė vazhdimin e procedimit me gjykim tė zakonshėm.
Sipas nenit 405, pika 6, tė K.P.Penale, gjykata vendos tė procedojė me gjykim tė shkurtuar, nėse vlerėson se, ēėshtja mund tė zgjidhet nė gjendjen qė janė aktet. Pra, gjykata ka detyrimin qė, pėrpara se tė marrė vendim pėr pranimin e kėrkesės sė tė pandehurit, pėr tė proceduar me gjykim tė shkurtuar, tė shqyrtojė me imtėsi aktet.

Gjithashtu, nėse gjykata konstaton kryesisht, pavlefshmėri tė akteve apo papėrdorshmėri tė provave, qė e venė pėrpara pamundėsisė objektive pėr tė dhėnė vendim pėrfundimtar, nė kuptim tė nenit 405, pika 7, fjalia e dytė, tė K.P.Penale, kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar duhet tė rrėzohet.
Nė fund, pėr kėtė pikė, duhet shtuar se, nė dallim nga gjykimi i zakonshėm, nė gjykimin e shkurtuar, nuk lejohet shqyrtimi edhe i padisė civile. Ndaj, “kur gjykata pranon kėrkesėn pėr gjykim tė shkurtuar, padia civile nuk shqyrtohet”.

Kerkesa e te pandehurit per te proceduar me gjykim te shkurtuar, nuk nėnkupton qe ai pranon fajesine (pervec rasteve kur ai e ka pranuar akuzen gjate pyetjeve te zhvilluara ne fazen e hetimeve), por thjeshte kėrkon qe te gjykohet ne baze te provave te mbledhura nga organi i akuzes(prokuroria) gjate fazes se hetimeve, rezultati i gjykimit varet nga provat e mbledhura dhe ai mund te jete si vendim fajėsie, pafajėsie apo pushim i ceshtjes.

2. Procedura.
Kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar, nė bazė tė nenit 405, pika 5, tė K.P.Penale, duhet tė jetė me shkrim dhe e nėnshkruar nga i pandehuri, ose mbrojtėsi i posaēėm. Gjykata, pasi e lexon, pyet tė pandehurin, ose mbrojtėsin e posaēėm, nė rast se, i pandehuri nuk ėshtė paraqitur me vullnet nė gjykim, nėse i qėndron kėrkesės, e mandej merr vendimin pėr pranimin ose jo tė saj.
E drejta pėr tė kėrkuar gjykim tė shkurtuar ėshtė e drejtė personale e tė pandehurit, tė cilėn mund ta ushtrojė vetė ose pėrmes mbrojtėsit tė tij, nė rast se, ky i fundit ėshtė autorizuar nė mėnyrė tė posaēme.

Deri nė vitin 2017, kėrkesa pėr tė proceduar me gjykim tė shkurtuar paraqitej nė seancė gjyqėsore, deri sa nuk ishte deklaruar i hapur shqyrtimi gjyqėsor, nė kuptim tė nenit 355 tė K.P.Penale. Me ndryshimet nė K.P.Penale, me ligjin nr. 35/2017, datė 30.03.2017, u pėrcaktua se, kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar duhet tė paraqitet nė seancė paraprake. Ajo nuk mund tė paraqitet rishtazi, nė seancėn gjyqėsore.
Nga ana tjetėr, nė interpretim tė neneve 4; 332/c, pika 3; si dhe 405, pikat 5 dhe 6, tė K.P.Penale, kur i pandehuri, gjatė seancės paraprake, ka qenė nė kushte objektive (forcė madhore) ose subjektive tė pashmangshme (rast fator), pėr shkak tė tė cilave, pavarėsisht vullnetit tė tij, e ka pasur tė pamundur tė paraqiste kėrkesė pėr gjykim tė shkurtuar, kjo mund tė paraqitej rishtazi nė seancė gjyqėsore (themeli).

Raste tė tilla mund tw jenw ato kur i pandehuri, gjatė seancės paraprake, ka qenė nė kushte fizike (shėndetėsore) qė i kanė pamundėsuar mbrojtjen efektive (p.sh. vuante nga probleme tė rėnda nė dėgjim), ose ndodhej nė kushte pamundėsie pėr t’u paraqitur nė gjykatė dhe njėkohėsisht, nė kushte pamundėsie pėr t’i deleguar mbrojtėsit tė posaēėm, tagrin pėr tė kėrkuar gjykim tė shkurtuar (p.sh. sepse ndodhej nė territorin e njė shteti tė huaj, gjatė periudhės sė fillim-vitit 2020, nė tė cilėn pėr shkak tė masave kundėr pandemisė sė shkaktuar nga Covid-19, u ndalua lėvizja mes shteteve, si dhe u mbyllėn pėrfaqėsitė diplomatike dhe konsullore shqiptare).

Nė referim edhe tė qėndrimit tė mbajtur nga Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė nė disa vendime gjatė viteve 2020 dhe 2021 (shih Vendimin nr. 145, datė 15.05.2020 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte), gjyqtari i themelit ka tė drejtėn dhe detyrimin tė korrigjojė situatėn procedurale tė palėve, nėse gjatė seancės paraprake rezulton se, ato nuk janė njoftuar rregullisht, ose kanė qenė nė mungesė jo pėr shkak tė vullnetit tė tyre, e pėr pasojė nuk kanė pasur mundėsi tė ushtronin tė drejtat qė iu njeh K.P.Penale.

Sipas rregullimit normativ tė vitit 2017, kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar paraqitej gjatė seancės paraprake dhe gjyqtari i kėsaj seance vetėm e administronte, pasi verifikonte elementet formale. Ndėrsa, pranimi ose rrėzimi i saj, bėhej nga gjykata e seancės gjyqėsore.  
Mė 30.05.2021 ka hyrė nė fuqi ligji nr. 41/2021, datė 23.03.2021, i cili ka ndryshuar qenėsisht procedurėn dhe vendimarrjen gjatė seancės paraprake, nė procesin penal. Tanimė, kur i pandehuri paraqet kėrkesė pėr gjykim tė shkurtuar, gjyqtari i seancės paraprake jo vetėm verifikon aspektet formalo-procedurale tė kėrkesės, por edhe shprehet lidhur me pranimin ose jo tė saj.

Nėse kėrkesa pranohet, ēėshtja nuk kalon pėr shqyrtim nė seancė gjyqėsore (nė themel), por zgjidhet pėrfundimisht nė seancėn paraprake. Pėr kėtė arsye, sipas nenit 332/dh, pika 1, shkronja “c”, tė K.P.Penale, tė ndryshuar me ligjin nr. 41/2021, datė 23.03.2021, gjyqtari i seancės paraprake, pasi pranon kėrkesėn pėr gjykim tė shkurtuar shndrrohet ne gjyqtar themeli dhe administron aktet e hetimeve paraprake, duke i dhėnė fund hetimit gjyqėsor, vendos kalimin e ēėshtjes nė diskutime pėrfundimtare, duke iu dhėnė kohė palėve, deri nė 15 ditė, pėr t’u pėrgatitur.
Pėr akuzat pėr vepra penale pėr tė cilat parashikohet dėnim me burgim, mbi 10 vite, tė cilat nė kuptim tė nenit 13, pika 3, tė K.P.Penale, gjykohen me trup gjykues me tri gjyqtarė, vendimi pėr pranimin ose jo tė kėrkesės pėr gjykim tė shkurtuar merret nga gjyqtari (i vetėm) i seancės paraprake. Mandej, bėhet plotėsimi i trupit gjykues, i cili merr pjesė vetėm nė diskutime pėrfundimtare dhe nė vendimarrjen pėrfundimtare.

3. Efektet e gjykimit tė shkurtuar.
Gjykimi i shkurtuar ka vlerė pėr ekonomi gjyqėsore, sepse thjeshton dhe shkurton procedurat, rrit shpejtėsinė dhe efektivitetin e gjykimit dhe sjell pėrfitim pėr tė pandehurin, pėr tė cilin ligji parashikon se, nėse shpallet fajtor, ulet detyrimisht masa e dėnimit me 1/3-ėn. Nga ana tjetėr, nuk lejohet zbatimi i procedurės sė gjykimit tė shkurtuar, nė rast se, vepra pėr tė cilėn akuzohet i pandehuri, parashikon edhe dėnim me burgim tė pėrjetshėm.

Nė njė gjykim me disa tė pandehur ose me disa akuza, parimisht nuk mund tė procedohet pėr disa me gjykim tė shkurtuar dhe pėr disa me gjykim tė zakonshėm. Vetėm nėse vendoset ndarja e ēėshtjes, lejohet gjykimi i shkurtuar pėr disa nga tė pandehurit (qė e kanė kėrkuar dhe pėr tė cilėt ėshtė pranuar kėrkesa), ose pėr disa nga akuzat. Ēėshtja veēohet pėr tė pandehurit e tjerė, ose pėr veprat penale pėr tė cilat nuk lejohet gjykimi i shkurtuar, ose pėr tė cilat nuk ėshtė kėrkuar ky lloj gjykimi.

Konsensusi i prokurorit nuk ėshtė kusht pėr pranimin e kėrkesės sė tė pandehurit pėr tė proceduar me gjykim tė shkurtuar.
Kundėr vendimit tė gjykatės pėr pranimin ose rrėzimin e kėrkesės pėr gjykim tė shkurtuar, bėhet ankim bashkė me vendimin pėrfundimtar. Nė kushtet kur pėr vendimin pėr dėrgimin e ēėshtjes nė gjyq, nuk lejohet ankim, kundėr vendimit tė gjyqtarit tė seancės paraprake, me tė cilin nuk ėshtė pranuar kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar, nėse ky qėndrim ėshtė konfirmuar edhe nga gjykata e themelit, mund tė bėhet ankim bashkė me vendimin pėrfundimtar tė gjykatės sė themelit.

Lidhur me mėnyrėn e aplikimit tė uljes sė masės sė dėnimit me 1/3-ėn, fillimisht caktohet dėnimi pėr veprėn penale dhe mė pas aplikohet zbritja. Kur i pandehuri deklarohet fajtor pėr disa vepra penale, fillimisht caktohet dėnimi pėr ēdonjėrėn prej tyre, mandej aplikohet bashkimi i dėnimeve sipas nenit 55 tė Kodit Penal dhe nė fund bėhet zbritja nga dėnimi (i bashkuar), me 1/3-ėn.

Nėse kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar ėshtė rrėzuar nga gjykata e shkallės sė parė dhe gjykata e apelit konstaton se, ēėshtja mund tė zgjidhej nė gjendjen qė ishin aktet dhe kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar ėshtė refuzuar pa tė drejtė, ajo mund dhe duhet ndryshojė vendimin nė lidhje me masėn e dėnimit, duke aplikuar nenin 406, pika 1, tė K.P.Penale. Ndėrsa, procedura e gjykimit tė shkurtuar ėshtė e parikuperueshme nė apel.
Gjithashtu, ėshtė me shumė rėndėsi tė vihet nė dukje se, nė rast se gjatė gjykimit nė shkallė tė parė, janė marrė prova tej akteve tė administruara gjatė hetimeve paraprake, apo shqyrtimi i provave, pėrmes debatit gjyqėsor, ėshtė i rėndėsishėm pėr cilėsimin ligjor tė fakteve, gjykata ka tė drejtė tė refuzojė gjykimin e shkurtuar. Ndėrsa, nė rast se shqyrtimi i provave nuk i ka sjellė ndonjė tė re procesit, pėrveē se, humbjen e tė drejtės sė tė pandehurit pėr tė pėrfituar uljen e 1/3-ės sė masės sė dėnimit (nė rast se do tė ishte pranuar kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar), gjykata e apelit duhet tė aplikojė nenin 406, pika 1, tė K.P.Penale, duke zbatuar vetė uljen e masės sė dėnimit me 1/3-ėn, pavarėsisht se, kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar nė shkallė tė parė ėshtė rrėzuar, duke ndrequr pasojat e njė vendimi tė marrė nė kundėrshtim me ligjin.

Gjykimi i shkurtuar sjell pėrfitim edhe pėr sa i takon parashkrimit tė ekzekutimit tė dėnimit, nė kuptim tė nenit 68 tė Kodit Penal. Ky nen gjen zbatim nė referim tė dėnimit tė dhėnė nė vendimin e formės sė prerė. Kur zbatohet gjykimi i shkurtuar, afatet e parashkrimit tė parashikuara nga neni 68 i Kodit Penal, lidhen me masėn e dėnimit tė dhėnė pėrfundimisht, pra, pas uljes sė 1/3-ės sė masės sė tij.

4. Gjykimi i shkurtuar dhe gjykimet e tjera tė posaēme.
Gjykimi i shkurtuar mund tė gjejė zbatim njėherazi me gjykimin e drejtpėrdrejtė (neni 402, pikat 3 dhe 5, tė K.P.Penale). Nė njė rast tė tillė, nėse pranohet kėrkesa pėr gjykim tė drejtpėrdrejtė nga prokuroria, merret nė shqyrtim kėrkesa e tė pandehurit pėr tė proceduar me gjykim tė shkurtuar.
Sa i takon gjykimit pėrmes urdhrit penal, nė bazė tė nenit 406/ē, pika 3, fjalia e dytė, tė K.P.Penale, nė rast se, i pandehuri kundėrshton vendimin e gjykatės (nė dhomė kėshillimi), pėr miratimin e urdhrit penal tė dėnimit, ēėshtja shqyrtohet nė seancė gjyqėsore, nė tė cilėn i pandehuri mund tė kėrkojė gjykim tė shkurtuar. Pra, edhe ky gjykim gjen zbatim edhe nė rastin e urdhrit penal.
Nga ana tjetėr, pėr gjykimin tjetėr tė posaēėm qė parashikon K.P.Penale (gjykimi pėrmes marrėveshjes pėr pranimin e fajėsisė dhe caktimin e dėnimit), nuk mund tė gjejė zbatim edhe gjykimi i shkurtuar.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Gjykimi i shkurtuar pas ndryshimeve ligjore tė viteve 2017 dhe 2021 Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi