.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Video - Portugalia e "vjedh" fitoren nė Tiranė (VIDEO) Empty Portugalia e "vjedh" fitoren nė Tiranė (VIDEO)

Sun Jun 07 2009, 12:40
Video - Portugalia e "vjedh" fitoren nė Tiranė (VIDEO) Kombetarja-ronaldooMeritonim mė shumė se njė humbje 1-2 nė shtesė, por fituam njė Kombėtare premtuese.Luajtėm si tė barabartė, zbehėm yjet e futbollit evropian, por nė fund Portugalia na e "vodhi" fitoren. Rezultati 1-2 mashtron. Kjo Shqipėri meritonte mė shumė se kaq. Nė minutat e para kuqezinjtė janė tė vendosur mirė nė fushė dhe e qarkullojnė topin falė aftėsive tė mira teknike tė Skelės e Duros, por zona portugeze ėshtė tabu pėr momentin. Shpėrndarja e skuadrės nė mėnyrė tė njėtrajtshme dhe nė njė distancė jo tė largėt nga njėri-tjetri ua vėshtirėson kundėrshtarėve avancimin drejt portės sonė. Zona me mė shumė trafik ėshtė mesfusha, ku pėrqendrohet loja e tė dyja skuadrave. Njeriu mė i rrezikshėm i luzitanėve nė atė fillim ėshtė ylli i Manēester Junajtid, Kristiano Ronaldo, i cili bėn disa numra, pretendon edhe pėr njė 11-metėsh tė paqenė, por nuk e gjen dot hapėsirėn pėr tė shėnjestruar portėn. Emocionet mė tė mėdha tė tė gjithė ndeshjes u pėrkasin minutave 25-30. Cana i provokon kundėrshtarėt me njė gjuajtje tė fortė nga distanca. Loja rinis me shpejtėsi dhe kundėrsulmi i Ronaldos gjen tė papėrgatitur mbrojtjen, por nė momentin final ėshtė vendimtare ndėrhyrja e Canės, qė neutralizon gjithēka. Njė gabim i pafalshėm (si zakonisht) i tre mbrojtėsve tanė nė njė kros nga e djathta e sulmit portugez dhe Almejda kalon Portugalinė nė avantazh 1-0 nė minutėn e 27-tė. Por vetėm 2 minuta e ndajnė kėtė disavantazh nga shpėrthimi i "vullkanit" "Qemal Stafa" pėr festėn e ēmendur tė golit tė barazimit. Dhe nė minutėn e 28-tė Shqipėria provon tė luajė nga krahėt, Skela lė nė vend njė kundėrshtar, kroson pėr Bogdanin, i cili shėnon njė gol tė mrekullueshėm, me njė goditje tė bukur me kokė. Si i ēmendur feston edhe trajneri Kuzhe. Pas 1-1 loja ėshtė disi mė e qetė. Muri qė ndal vazhdimisht Ronaldon quhet sėrish Lorik Cana. Mbyllet pjesa e parė nė barazim, por shqiptarėt luajnė si tė barabartė ndaj "brazilianėve" tė Evropės. Edhe nė pjesėn e dytė ka shumė pak hapėsira pėr portugezėt. Ronaldo ekzekuton njė goditje dėnimi, por Hidi ėshtė aty pėr tė mos e lejuar ta gjejė golin. Pesė minuta mė vonė Bogdani i rrėmben topin Karvajos, futet nė zonė, por portugezi i ndėrhyn nė mėnyrė tė parregullt dhe gjyqtari i mohon Shqipėrisė njė penallti. Mė pas, sulmuesi i Kievos (me probleme nė kofshė, i lė vendin Salihit). Kalimi i minutave shton tensionin te kundėrshtarėt. Kueiroz tenton tė rrezikojė gjithēka dhe heq njė mbrojtės (Karvajon) e fut njė mesfushor me tipare sulmuese (Nanin). Por Portugalia sėrish nuk ėshtė agresive, dhe kjo pėr meritė tė kuqezinjve tė Kuzhesė. Rastet e rrezikshme tė kundėrshtarit janė sporadike, ndėrsa Deko ėshtė plotėsisht nė hije, Ronaldo nuk mundet ta kalojė kurrsesi Canėn. Duro del pėr Berishėn, Skela pėr Bylykbashin. Vetėm pak minuta na ndanin nga festa, por pikėrisht atėherė vjen edhe goditja fatale: nė minutėn e tretė shtesė, vendosja e mbrojtjes ėshtė e keqe nė njė kros tė gjatė nė minutėn e 93-tė dhe Bruno Alvesh na ndėshkon. Kemi njė fitore "tė vjedhur", por edhe njė kombėtare tė fituar. Kjo e Kushezė premton pėr tė ardhmen, edhe pse i duhet tė kujdeset mė shumė pėr ato gabime tė pafalshme nė mbrojtje.