.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Rreziku pėr shqiptarėt nga kriza e bankave nė SHBA Empty Rreziku pėr shqiptarėt nga kriza e bankave nė SHBA

Thu Sep 18 2008, 11:29
Rreziku pėr shqiptarėt nga kriza e bankave nė SHBA Para-shumiceFlet eksperti i fushės, Elvin Meka: Zhvillimi ekonomik "shpėton" Shqipėrinė.Zhvillimi ekonomik dhe mungesa e bazės krahasuese mes dy vendeve e pėrjashton Shqipėrinė nga "virusi" i falimentimit tė bankave nė SHBA. Edhe pse thelbi lidhet me kreditė e kėqija, rritja e tė cilave sjell pasoja tė rėnda pėr bankėn, ekspertė tė fushės nuk e shikojnė me shqetėsim rastin e falimentimit tė njėrės prej bankave mė tė mėdha nė Amerikė. Sekretari i Pėrgjithshėm i Shoqatės sė Bankave nė vend, Elvin Meka, ka paraqitur disa argumente, pro apo kundėr rrezikut qė mund tė kanosė konsumatorin shqiptar falimentimi i bankave, sikundėr ndodhi nė SHBA. "Jemi krejt ndryshe, nė ēdo aspekt. Tregu financiar nė SHBA ėshtė mė i zhvilluar dhe ka specifikė tjetėr, kundrejt tregut evropian, e mandej atij shqiptar", shprehet Meka. Megjithatė, eksperti i bankave nė vend shton nė fund njė "por": Ėshtė herėt pėr tė parashikuar pasojat e radhės ndaj njė banke apo shteti tjetėr.

A mund tė na thoni se ē‘po ndodh realisht nė SHBA?

Falimentimi i njėrės prej bankave mė tė mėdha nė SHBA, "Lehman Brothers", si dhe problemi me bankėn "Merrill Lynch", etj., tregojnė qartė se problemet pėr ekonominė amerikane nuk kanė mbaruar ende. Ajo qė tronditi tregjet, duke krijuar pasiguri, nuk ėshtė thjesht falimentimi i kompanive tė mėdha, se sa ankthi se kur do tė pėrfundojė i gjithė problemi pėr sistemin financiar amerikan. Aktualisht nuk dihet ende se cila ėshtė shkalla e problemeve dhe deri ku do tė arrijnė kėto efekte negative qė erdhėn nga kreditė e kėqija. Tregu ndėrkombėtar po mban ende frymėn pėr tė mėsuar se cili do tė jetė problemi i radhės, pra se cili do tė jetė institucioni i radhės qė mund tė pėsojė fatin e keq si bankat e mėsipėrme. Duhet them se kėto banka nuk janė institucione modeste, por veprimtari shumė miliardėsh, tė cilat nė rastin mė tė keq kanė shtrije deri nė 25 shtete tė botės. Problemet e kėtyre bankave nuk shfaqen vetėm nė SHBA, por edhe nė ato shtete ku shtrihen degėt e tyre, pėrfshi dhe partnerėt me tė cilėt kanė punuar pėr vite me radhė. Kjo ėshtė frika qė shfaqin tregjet.

Konkretisht, nga erdhi falimentimi i kėsaj banke?

Shkaku kryesor lidhet me rėnien e cilėsisė sė portofolit tė investimeve. Ndryshe nga vendet e tjera, nė SHBA ka njė specifikė sipas sė cilės, kreditė kolateralizohen nė letra me vlerė. Kėto letra me vlerė shiten nė bursa dhe blihen nga banka tė tilla investimesh. Nė kėtė pikė, moskthimi i kredive nė banka ka sjellė njė reaksion zinxhir dhe efekt domino mosshlyerjen ose mospagimin e kėtyre letrave me vlerė. Humbja nga shitja e letrave me vlerė dhe rėnia e cilėsisė sė portofolit tė investimeve nė nivele minimale sollėn efektet qė tashmė dihen: falimentin e kėtyre bankave.

A e rrezikojnė kėto banka ekonominė evropiane?

Mė e ekspozuar nga tė gjitha vendet evropiane mbetet Mbretėria e Bashkuar, Anglia. Kjo pasi qendra e dytė financiare pas SHBA-sė, vjen Anglia. Shumė nga kėto banka qė kanė pasur probleme financiare kanė shtrirė degė kryesisht nė Londėr. Nė kėtė pikė mund tė them se tregu financiar i Londrės mbetet mė i godituri. Natyrisht, mbetet pėr t‘u parė sesa janė tė ekspozuara bankat evropiane ndaj kėtij fenomeni. Njė tjetėr vend qė rrezikon seriozisht ėshtė edhe Japonia, kjo pėr vet raportet e ngushta financiare qė ky vend ka lidhur me SHBA-nė. Konkretisht nuk mund tė them asgjė pėr bankat evropiane, kur falimenti i bankave nė SHBA ka ndodhur vetėm tri ditė mė parė. Ēdo gjė do tė mėsohet me kalimin e kohės. Nėse bankat e mėdha evropiane i kanė dhėnė hua bankės amerikane "Lehman Brothers", nė varėsi edhe tė vėllimit tė shkėmbimeve mes tyre, natyrisht qė ato do tė jenė tė parat qė kėrcėnohen nga rreziku i falimentimit. Ajo qė shqetėson nė tė vėrtetė kontinentin evropian ėshtė mungesa e likuiditetit, kjo si rrjedhojė e mungesės sė dollarit nė treg. Kjo ka sjellė dhe rritje tė normės sė interesit nė dollar.

Po Shqipėria...?

Shqipėria nuk ėshtė e integruar nė sistemin bankar evropian, e pėr mė tepėr nė atė amerikan. Nė kėtė pikė frika pėr njė kolaps financiar nė vendin tonė nuk duhet tė ekzistojė. Natyrisht qė Shqipėria ėshtė pjesė e ekonomisė globale, ku njė tronditje e madhe do tė sillte pasoja dhe te ne, mė tepėr nė aspektin makroekonomik.

Pa dashur tė ekzagjerohet, bankat nė Amerikė po falimentojnė pėr shkak tė moskthimit tė kredisė nga ana e klientėve, kur ndėrkohė e njėjta gjė po ndodh edhe te ne, ndoshta jo nė ato pėrmasa. Fenomeni ėshtė i njėjtė...

Unė gjykoj se nuk ka bazė krahasimi midis problematikės qė po shfaqet nė SHBA dhe pjesėrisht nė Evropė me Shqipėrinė. Nė vendin tonė kemi njė rritje, jo shumė tė madhe tė kredisė sė keqe, pra tė borxheve. Kjo vjen minimalisht nga dy faktorė. E para, ka ardhur si pasojė e rritjes sė kreditimit pėr ekonominė nė pesė vitet e fundit, me njė mesatare prej 50 pėrqindėsh, e si rrjedhojė edhe tė kredive tė kėqija, pra tė pakthyera. Sa mė shumė kredi tė jepet, aq mė tepėr do tė rritet niveli i atyre klientėve qė nuk shlyejnė detyrimet dhe kjo deri diku ėshtė normale, pra ndodh nė ēdo vend tė botės. Faktori i dytė lidhet me "regjistrin e kredive", i cili ka nisur punė qė nė janar 2008, duke ndaluar nė mėnyrė kategorike qarkullimin e fshehtė tė klientėve tė kėqij. Mė parė, bankat qarkullonin klientin, ku ky i fundit njė kredi, pra njė borxh tė marrė nga njė bankė e shlyente me njė kredi tė marrė nga njė bankė tjetėr dhe kjo situatė vazhdonte deri nė pėrkeqėsim tė situatės. Regjistri i kredive nuk e lejon njė gjė tė tillė. Fenomeni i kredisė sė keqe nė Shqipėri do tė jetė njė proces i pėrkohshėm, deri sa ata klientė do tė mbesin nė "rrjetėn" e regjistrit tė kredive, duke mos u sjellė problem bankave. Si pėrfundim mund tė them se pėr tė analizuar ēėshtjen e kredive tė kėqija nė Shqipėri na duhet tė presim fillimin e vitit qė vjen, i cili pėrkon me pėrvjetorin e krijimit tė regjistrit tė kredive. Pas mbylljes tė kėtij cikli mund tė nisim analizėn e plotė pėr tė kuptuar nga se vjen realisht ky nivel i kredive me risk. Megjithatė mund tė them se, niveli qė paraqet aktualisht Shqipėria, ėshtė tepėr i ulėt nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit ose pėrtej saj.


Asnjė impakt nga luhatja e dollarit


Ekspertėt e kanė tė vėshtirė tė pėrcaktojmė nėse do tė kemi njė riforcim tė dollarit nė muajt qė vijojnė. "Nėse SHBB do tė tregojė shenjat e rritjes ekonomike dhe uljes sė inflacionit, sikundėr ka ndodhur nė muajt e fundit, do tė mund tė flasim pėr njė riforcim tė mėtejshėm tė dollarit. Nėse kriza financiare do tė pasojė me falimentime tė tjera, natyrisht qė dollari nuk do ta pėrballojė dot kėtė gjendje, duke reflektuar rėnie tė vlerės sė tij. Pra, me kėtė qė ndodhi u stopua rritja e vlerės sė dollarit", thotė Meka. Sipas tij, impakti pėr ekonominė tonė ndaj luhatjes sė dollarit ėshtė tepėr i vogėl pėr aq kohė sa tregtia dhe shėrbimet bankare kryhen nė valutėn euro.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Rreziku pėr shqiptarėt nga kriza e bankave nė SHBA Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi